Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
A mbeti Kosova pa ushtri ‘falë’ LDK-së?!
Publikuar më 18 mars, 2018 në orën 02:49 ( ) Ilir Sefaj | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në pranverën e 2014-ës ishte aktualizuar më shumë se kurrë debati rreth mundësisë së shndërrimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës. Në një dokument ekskluziv, që kishte arritur ta siguronte një gazetë ditore e vendit nga Këshilli Ndërinstitucional për Rishikimin e Sektorit të Sigurisë që funksiononte në kuadër të zyrës së ish-kryeministrit Hashim Thaçi, thuhej se për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, qeverisë së vendit i kërkohej të bënte disa kompromise me të të ashtuquajturit “miq ndërkombëtarë’ .

Ish-kryeministri i asaj kohe, tashmë presidenti i vendit, Hashim Thaçi shumë shpejt kishte bërë me dije se njëri nga këto të ashtuquajtura kompromise që duhej të bënte vendi për formimin e ushtrisë, ishte që pakicave kombëtare t’i vazhdoheshin edhe për një mandat vendet e rezervuara në Parlamentin e Kosovës. Kjo kërkesë e pakicave kombëtare, që në fakt ishte kërkesë e pakicës serbe, mbështetej edhe nga partnerët strategjikë të vendit, dhe e gjithë kjo, në këmbim të votës për krijim e Ushtrisë së Kosovës. Sado irracionale që ishte, në fakt kjo kërkesë po i hapte rrugë një procesi shumë të rëndësishëm në përpjekjet tona për shtetndërtim.
Dihet se sipas Planit të Ahtisaarit, i cili është integruar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, vendet e rezervuara për pakicat do të vlenin për dy mandate, ndërsa më pas ato do të shndërrohen në vende të garantuara. Mirëpo, kur kihet parasysh fakti se po bëhej fjalë për një vendim kaq të rëndësishëm për vendin, vazhdimi edhe për një mandat i vendeve të rezervuara për pakicat kombëtare, e të cilin e përkrahte kryeministri i vendit, e që në atë kohë ishte Hashim Thaçi ishte tejet i akceptueshëm.
Sidoqoftë, në opinionin publik kishin dalë zëra se kjo ide nuk gjente përkrahje nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Pra, sipas asaj që thuhej në atë kohë e që me gjasë po del të jetë e vërtetë, Isa Mustafa ishte kundërshtari më i fuqishëm i kësaj iniciative, e cila në njëfarë mënyrë kundërshtohej edhe nga Lëvizja Vetëvendosje!
Kujtojmë se pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, që ishte mbajtur në prillin e 2014-ës, në të cilën ishte diskutuar rreth mundësisë së krijimit të Forcave të Armatosura të Kosovës, Ismet Beqiri i LDK-së dhe Visar Ymeri i Vetëvendosjes, kishin dalë kategorikë kundër vazhdimit të vendeve të rezervuara për pakicat, ndërsa Adem Grabovci nga PDK dhe Ardian Gjini nga AAK-ja kishin dalë pro këtij vendimi, duke shpjeguar se dobia që do të sillte votimi i shndërrimit të FSK-së në FAK, ishte e madhe në krahasim me dëmin që do të sillte vazhdimi edhe për një mandat i vendeve të rezervuara për pakicat kombëtare që zhvillojnë veprimtari politike në Republikën e Kosovës.
Sidoqoftë, kaluan vite e vite dhe debati për mundësinë e krijimit të ushtrisë së Kosovës përplaset herë në njërin e herë në vendin tjetër, ndërkaq zgjidhja për këtë temë kaq të rëndësishme ende nuk duket në horizont. Gjithashtu, jemi dëshmitarë se kohëve të fundit pati një përplasje rreth ushtrisë së Kosovës mes kryeministrit aktual të vendit, Ramush Haradinaj dhe deputetit të LDK-së, Arben Gashi.
Kryeministri Haradinaj ia tha troç deputetit Gashi se ishte pikërisht hezitimi i partisë së tij që Kosova mbeti pa ushtri. Në gjithë këto akuza e kundër-akuza, kuptohet se qytetari i rëndomtë është vështirë t’i jep emër e mbiemër arsyes që edhe pas kaq vitesh të transformimit të TMK-së në FSK, Kosova vazhdon të mbetet pa ushtri, ngase siç dihet pak mund të flitet për parime në politikën e Kosovës.
Megjithatë këtë dileme ‘hamletiane’ do ta zgjidh vet deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i cili në një studio televizive, indirekt do ta pranojë së partia e tij e la Kosovën pa ushtrinë e saj, dhe vërtetë kjo është e turpshme.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Ilir Sefaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 1 vizitorë
Lexuar: 255 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi