Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Rrëmbimi i 6 shtetasve turq u bë për 60 milionë euro dhe për asgjë tjetër
Publikuar më 29 prill, 2018 në orën 19:43 ( ) Isa Mulaj | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Më 29 mars 2018 u bë rrëmbimi sekret i gjashtë shtetasve turq të Kolegjit “Mehmet Akif”, dhe sigurisht se do të ketë pasoja pasi hetimet ende nuk kanë filluar. Institucionet e Kosovës nuk dinin gjë se si ndodhi rrëmbimi. Filluan hamendjet se kush mund të ketë konspiruar në rrëmbimin e tyre. Dyshimi kryesor ra vetëm tek kryetari Kosovës, Hashim Thaçi. Këtu nuk kishte aq vend për dyshim meqenëse rrëmbimin e kishte organizuar dhe realizuar policia sekrete turke dhe Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës së Turqisë (MiT). Aty-këtu ndonjë kosovar, qoftë ai edhe kryetari i shtetit, ka qenë vetëm spektator ose argat i tyre sipas rastit në atë ditë. Institucionet e Kosovës njëra pas tjetrës dhe personat në krye të tyre filluan të shfajësohen se nuk dinin gjë, ose rrëmbimi është bërë pa dijeninë e tyre. Shumë bukur. Ju jeni në ato pozita dhe fryheni si gjeldeca kinse jemi dikushi, por në fakt nuk dini gjë, pra jeni injorantë. Mirë që po e pranoni. Ju si injorantë shiteni dikushi vetëm përballë qytetarëve të gjorë të Kosovës. Ku nuk i shkon mendja Turqisë me iu rrëmby juve, e me t’ia u humbë fijen diku njëherë e mirë dhe përgjithmonë. Bota do të kishte më pak probleme nga mungesa e juaj.

U dhanë edhe arsyetimet pse Turqia bëri rrëmbimin e kundërligjshëm të gjashtë shtetasve të saj që kishin leje qëndrimi në Kosovë për vite të tëra, madje disa prej tyre për më shumë se 15 vite jetonin në Kosovë, çka i bënte ata qytetarë më të natyrshëm të Kosovës se shumë kosovarë. Në shumicën e shteteve tjera, mjafton të qëndroni 5 vite dhe u takon nënshtetësia. Edhe pa pasur nënshtetësi por vetëm leje qëndrimi, ju nuk mund të rrëmbeheni nga shteti prej të cilit keni ardhur. Nëse kjo ndodhë, atëherë të dy shtetet bien në konflikt të madh diplomatik. Qeveria e Turqisë deklaroj se rrëmbimi u bë për shkak se 6 shtetasit e saj në Kosovë i përkisnin organizatës FETO, dhe se ata paskan pasur rol në grusht-shtetin e dështuar të 15 korrikut 2016 në Turqi, dhe në mes tjerash, i përkisnin Lëvizjes së Gylenit. Njëri prej të rrëmbyerve ose kryesori, Osman Karakaya, si mjek që ishte, më herët kishte refuzur presionin nga MiT për ta fallsifikuar vdekjen e një pacienti. Po e zëmë që rrëmbimi i tij nuk është hakmarrje e qartë për shkak se nuk deshi ta diskreditoj dhe përdhos detyrën e tij si mjek për fallsifikimin e një vdekje. Po e lëmë se është rrëmbyer si Gylenist.

Çka është Lëvizja e Gylenit?

Pse dhe për çfarë qëllimi Turqia e bëri rrëmbimin? Në arsyetimin e saj, Qeveria e Turqisë thotë se të rrëmbyerit i përkisnin Lëvizjes së Gylenit dhe një organizate që e ka shpikur vetë Qeveria të quajtur si FETO (Fethullahçı Terör Örgütü). Askush nuk e njeh këtë organizatë pos Qeverisë së Turqisë dhe makinës propaganduese të saj. Ç’është e vërteta, Lëvizja e Gylenit e ka mbështetur dhe sjellë në pushtet Partinë për Drejtësi dhe Zhvillimi (AKP) dhe kryetarin e saj Rexhep Tajip Erdogan. Tani, Erdogani the partia e tij, në shenjë mirënjohje, duket se po zhvillojnë një luftë të shenjtë kundër Lëvizjes së Gylenit. Çka në të vërtetë është Lëvizja e Gylenit?
Ajo e ka marrë emrin në bazë të mbiemrit të një kleriku musliman të moderuar nga Turqia, Fetullah Gylen. Vetë Gyleni është një person që nuk ka kurrfarë pushteti në lëvizjen e decentralizuar pasi ai jeton si azilant në SHBA. Lëvizja Gylen është thjeshtë model i civilizimit, i cili bazohet në këto shtylla, ku në rend të parë theksohen armiqtë: 1) Injoranca; 2) Varfëria; dhe 3) Konfliktet. Sigurisht, secili njeri, e cilëson injorancën si armik. Nëse ti si lexues mendon se injoranca është diçka e keqe që duhet luftuar, qarqet e regjimit totalitar në Turqi u shënjestrojnë si Gylenist, pavarësisht se çfarë race, kombi apo feje jeni. Armiku i dytë i Lëvizjes së Gylenit është varfëria. A u duket juve diçka tragjike apo e rrezikshme veprimtaria e dikujt që e lufton varfërinë? Sigurisht se jo. Nëse ju bashkëpunoni me dikë që e lufton varfërinë, për shembull me ndonjë organizatë turke jashtë qarqeve totalitare, ju etiketoheni nga regjimi i tanishëm si Gylenist. Armiku i tretë dhe më i rrezikshmi i Lëvizjes së Gylenit janë konfliktet, ku përfshihen luftërat dhe terrorizmi. Të jesh kundër këtyre armiqve apo të mos i parnosh ata, regjimi totalitar i Turqisë menjëherë u vë në listën e Gylenit, pavarësisht se ju mund të mos keni ide çka është Lëvizja e Gylenit.
Si i lufton armiqtë Lëvizja e Gylenit? Të parën ose injorancën e lufton përmes arsimimit dhe shkencës. Lëvizja ka rreth 300 shkolla në Turqi dhe mbi 1 000 të tjera nëpër botë. Mësimi dhe studimi në ato shkolla bëhet në gjuhë të ndryshme, më së shumti në gjuhët popujve ku janë të vendosura shkollat, si për shembull, në shkollat Mehmet Akif që janë të pranishme nëpër Kosovë e Shqipëri, mësohet në gjuhën shqipe, e nëse ka kërkesë dhe të interesuar, edhe në gjuhën angleze dhe turke. Ky sistem i arsimimit duke respektuar kulturën e popujve tjerë nuk i pëlqen aspak nacionalizmit të sëmurë të regjimit në Turqi, i cili shkon aq larg sa ta akuzoj Lëvizjen Gylen si anti-turke. Sipas regjimit, respektimi i diferencës ose kulturës së tjetrit do të thotë anti-tuqizëm. Sigurimi i bursave për studentë që nuk kanë mundësi të shkollohen me mjete vetanake ose të prindërve, sipas regjimit nënkupton formë të terrorizmit.

Të dytën ose varfërinë e lufton përmes bizneseve dhe fondacioneve bamirëse. Këtu përfshihen edhe elementet e grupit të parë siç është ofrimi i bursave për nxënësit dhe studentët e varfër. Konsideron se injoranca mund të jetë shkaktar edhe i varfërisë materiale, prandaj përparësi para të mirave materiale duhet të jetë sigurimi i të mirave mendore ose luftimi i injorancës. Në bazë të bisedave të mia me disa femra nga Turqia, por edhe nga Kosova, të cilat janë pjesë e shkollave Maarif të Erdoganit, ato mundoheshin ta paraqisnin Gylenin si dreqin e kësaj bote. Me fjalë tjera, emri satan që haset në Bibël dhe shejtan në Kuran, sipas tyre, identifikohet vetëm me Fetullah Gylenin. Kështu e kishin bindjen ato. Me vinte inati nga një shqiptare që ishte veshur me farmerka dhe dukej klasike. Mendova se kjo, për dallim nga ato me shamija, mund të ketë mendim dhe diskutim më të moderuar, por ajo doli edhe më katastrofë. Kur unë ia sqaroja pak se si nxënësit e kolegjit Mehmet Akif (që i përket Lëvizje së Gylenit) arrijnë rezultatet më të mira në krahasim me të tjerët në Kosovë, dhe ku dreqin janë tjerët me cilësi, ajo reagonte: “Eeee, nuk e din ti se çfarë tragjedie e katastrofe fshihet prapa atyre shkollave të Gylenit!” Kështu përfafërsisht i kishte thënë edhe Erdogani Hashim Thaçit në Ankara, ku i kishte kërkuar të mbyllë shkollat e Gylenit në Kosovë. Në pyetjen time se çka konkretisht fshihet, ajo nuk ishte në gjendje të specifikoj diçka, pos që llapke në hava se rreziku i tmerrshëm dhe apokalipsa vjen nga shkollat e tilla. Nga cilat shkolla? Nga ato që nxjerrin nxënësit më të aftë! Po supozojmë se ti je shqiptar. A do ta dërgoje ti fëmijën tënd në shkollën ku arrin suksesin më të madh të mësimit, apo në shkollën ku mbetet budalla dhe bëhet i degjeneruar vetëm për të urrejtur të tjerët, të mësohet se si të mos e heq shaminë ose ferexhën nga fytyra (nëse është femër), ta martosh me ndonjë “vëlla” musliman nga Lindje e Mesme përkundër se ajo nuk do ta donte atë po të arsimohej ndryshe? Apo, nëse është mashkull, të “arsimohet” se si të luftoj për vëllëzërit muslimanë në Siri, ndërsa në Kosovë të vijnë serbët për t’ia dhunuar nënën dhe motrën? Sigurisht se jo, pos nëse je i krisur. Kjo është apokalipsa e vërtetë dhe me fakte.
Për zgjidhjen e problemit ose armikut të tretë, konfliktet, Lëvizja Gylen angazhohet për dialogun ndërfetar, sidomos ndërmjet feve monoteiste. Vetë Fetullah Gylen si klerik musliman takohet me Papën, Rabinët, Patriarkët dhe udhëheqësit tjerë fetar. Thelbi i këtij sektori të Lëvizjes Gylen është i ngjashëm sikur me rastin e kulturave të ndryshme të popujve tjerë, që do të thotë se unë për vete jam musliman dhe i respektoj të gjithë ata që janë të krishterë dhe hebrenj, për dallim nga shumë muslimanë dhe të krishterë që bëjnë përjashtime kategorike të njëri-tjetrit ose nxisin urrejtje në baza fetare. Kështu Lëvizja mendon se mund të zbuten konfliktet ndërmjet feve të ndryshme. Për t’ia arritur këtij qëllimi, Lëvizja ka themeluar Aleancën për Vlera të Përbashkëta (Alliance for Shared Values) me seli në Nju Jork. A ka diçka të keqe ose të rrezikshme këtu? Po supozojmë se ti je shqiptar dhe i njërit besim fetar por nominal ose sa për të thënë se i përket njërit. A do të thotë kjo se ti duhet të ikësh ose në një far forme duhet të mbash një qëndrim radikal kundër besimit tjetër, pavarësisht se je i të njëjtit popull dhe jeton brenda të njëjtit shtet? Nëse je musliman i tillë ose i moderuar që nuk të intereson fort besimi fetar i tjetrit por thjeshtë a është njeri i mirë dhe ka vlerë në një lëmi të caktuar, ti automatikisht cilësohesh nga regjimi i Turqisë si Gylenist, terrorist, FETO, etj. Nuk ka kurrfarë rëndësie a je shqiptar, arab, i krishter, musliman, çifut. Në momentin që u shohin duke ndenjur ose punuar bashkë (për Vlera të Përbashkëta), ju e keni marrë etiketën Gylenist. A mendoni se Gyleni si turk është njeri i keq nëse takohet me Papën dhe Rabinët? A mund ta akuzosh ti një musliman si terrorist nëse takohet e pin kafe me një të krishterë ose çifut?

Inskenimi i grusht shtetit të dështuar më 15 korrik 2016 në Turqi nga regjimi

Për tentim grusht-shtetin në Turqi në mesin e korrikut 2016 ka pasur edhe ende ka dyshime nëse ishte inskenuar dhe nxitur nga regjimi aktual me synime krejtësisht të qarta, e që ishin hakmarrja përtej çdo logjike ose spastrimi i institucioneve të Turqisë nga Vlerat e Përbashkëta për ta ndërtuar një regjim totalitar dhe të sëmurë ideologjikisht. Propaganda e regjimit thotë se organizata fantazmë ose joekzistente të cilën e ka emërtuar si FETO, ka rrëmbyer aeroplanë, helikopterë e mjete tjera dhe ka sulmuar, se ushtarët janë gjetur të pozicionuar në vende të caktuara. Pretendimet e tilla të qeverisë u kuptuan nga qëllimi i veprimit të saj të mëvonshëm deri në ditët e sotme, por edhe nga përvojat e ngjashme të sulmeve inskenuese nga qeveria në shtetet tjera, sidomos më 11 shtator 2001 në SHBA. Edhe në SHBA ishin rrëmbyer aeroplanë për sulme nga Lëvizja e Gylenit, ups, më falni, nga Al Kaida. Terroristëve, shumica nga Arabia Saudite, u ishte ofruar ushtrimi për pilot nga vetë qeveria amerikane. Arabia Saudite dhe SHBA kanë marrëdhënie shumë të mira. Vetë pamjet, pa llogaritur procedurat e gjata deri te rrëmbimi i aeroplanëve civil në SHBA, treguan për dyshimin se sulmet ishin disi të planifikuara dhe lejuara nga qeveria. Kullat binjake në Manhatan të Nju Jorkut me beton të armiruar dhe struktura të çelikut shembeshin si të ishin prej letre. Një ndërtesë tjetër aty pranë nuk u godit as nga miza por ajo u fundos “vetvetiu.” Pentagoni, ndërtesa më e ruajtur në planetin e tokës u godit nga një aeroplan civil, edhe pse atë nuk mund ta godisnin as një grup grejzash se lërë më ndonjë predhë ose raketë, e aq më pak një aeroplan civil. Mbetjet e shembjes së kullave binjake u larguan për t’ua humbur fijen dëshmive me shpejtësi marramendëse. Kjo ishte arsyeja pse publiku amerikan më të drejtë e quajti “an insider job” (një punë/akt i brendshëm) ose punë e qeverisë amerikane për t’i dhënë shkas pushtimit të Afganistanit, Irakut, më pas për ta sulmuar Libinë, tash Sirinë, nesër Iranin, e kështu me radhë. Për çudi, qeveria e SHBA-së së paku nuk e fajësoj me fjalë Arabinë Saudite prej nga vinin më së shumti rrëmbyes, por vazhdoj t’i shes armatim si kurrë më parë. A ka ende të atillë që po dyshojnë se sulmet e 11 shtatorit 2001 nuk ishin terroriste dhe se qeveria amerikane nuk e luajti lojën prej fillimit e deri në fund rreth saj për qëllime gjeopolitike?

Kthehemi te tentim grusht-shteti në Turqi. Humbën jetën rreth 300 persona ose 10 herë më pak se në SHBA. I hangër palla SHBA-së për afër 3 000 vetë që humbën jetën? Absolutisht jo. As për kullat binjake dhe dëmtimin e Pentagonit, sepse plani i kundër-sulmit kishte qëllime gjeopolitike në përmasa rajonale e globale, sidomos në Lindjen e Mesme, pra përfitimet ishin të shumëfishta përmes pushtimit të shteteve të pavarura. Qëllimi dhe rezultati flasin vetvetiu. Përmes 3 000 viktimave më 11 shtator 2001, SHBA deri më sot ka shkatuar rreth 3 milionë viktima në Lindjen e Mesme ose 100 herë më shumë. Të tjerat janë dokrra. Por cili ishte qëllimi dhe rezultati në rastin e Turqisë. Edhe këtu rezultatet flasin vetvetiu, e ato janë: 48 222 zyrtarë dhe nëpunës të qeverisë të suspenduar, 15 846 të burgosur, janë mbyllur 16 kanale televizive, 23 radio stacione, 45 gazeta, 15 revista dhe 29 shtëpi botuese, dhe rreth 50 000 profesorë, akademikë dhe personel arsimor ishin përndjekur. Përveç kësaj, 22 persona të arrestuar kishin vdekur në burg, me siguri nga tortura. Koxha shpagim i mirë ku viktimat (të vrarë, burgosur, supsenduar, përjashtuar dhe përndjekur) i ofrohen shifrës 300 000 ose 100 herë më shumë (sikur në SHBA), por ende i pamjaftueshëm për regjimin, i cili ka filluar të godasë edhe jashtë Turqisë si në rastin e Kosovës për të cilin do të bëjmë fjalë pak më vonë. Ky ishte rezultati (ende i pakompletuar sepse ofenziva vazhdon). U kuptua qëllimi i tentim grusht-shtetit nga rezultati, por nuk u kuptua se si dhe kush e planifikoj atë si në rastin e SHBA-së. U propagandua nga regjimi se si populli doli për ta ndalur ushtrinë, ku edhe bënte arrestime të ushtarëve. A ishin në të vërtetë ushtarët që arrestoheshin duke bërë puç? Ushtarët kanë detyrat e tyre të zakonshme. Mos respektimi i tyre rezulton në gjyqin ushtarak dhe ndëshkime të rëbda. Shqiptarëve të Kosovës dhe popujve tjerë që e kanë kryer shërbimin ushtarak në ish-Jugosllavi, u kujtohet se çka ishte “vojni sud” (gjyqi ushtarak). Edhe në Turqi ka gjyq ushtarak për mos respektim ose shkelje të rregullave dhe urdhërave. Ushtarët e FSK-së në Kosovë bëjnë ushtrime të rregullta. Atyre thjeshtë u jipet urdhëri kohë pas kohe të lëvizin nga kazerma në Prishtinë deri në Gërmi, ata në Istog i sheh shpesh duke udhëtuar këmbë në batalione nga kazerma deri në male dhe bjeshkë me armatim dhe pajisje. Është pjesë normale e ushtrimeve dhe lëvizjeve të tyre sikur e çdo ushtrie tjetër. Po që se të njëjtit i keni hasur diku në bjeshkë ose fushë, ju si civilë mund të dilni masovikisht për t’i arrestuar ata me preteksin se janë vendosur aty si pjesë e grusht-shtetit, ashtu siç ndodhi me shumë ushtarë turq të cilët nuk kishin ide se për çfarë qëllimi po arrestoheshin nga civilët. Aty ku kanë dalur, ata i kanë pasur urdhërat të dalin, siç i kanë pasur edhe urdhërat që të mos guxojnë të shkrepin asnjë plumb ndaj civilëve pa urdhërin e eprorëve dhe komandantëve. Derisa nuk kishin urdhëra për të shkrepur asnjë plumb, civilët kanë mundur t’i arrestojnë. Po të shkrepej në drejtim të civilëve, ata do të përballeshin me gjyqin ushtarak. Sikur të ishin vendosur aty për qëllime grusht-shteti, ushtarët e armatosur do t’i korrnin civilët duarthatë, e jo të lejojnë arrestimin. Ky pra është lloji i inskenimit të puçit ushtarak. Kur duan të bëjnë puç, ushtarët janë në ofenzivë, e jo duke ndenjur për të pritur të arrestohen nga civilët duarthatë. Propaganda e regjimit për grusht-shtet u eksportua edhe në Kosovë, ku kam dëgjuar një deputet tek përmendi rrëmbimin e helikptorëve nga puçistët. Nuk bëhet fjalë për rrëmbim por inskenim, pas të cilit 8 ushtarakë turq (2 majorë, 4 kapitenë, dhe 2 tetarë) me helikopterin Black Hawk të ushtrisë turke, kërkuan leje dhe ateruan në Greqi për t’i ikur skenarit të qeverisë. Ata kërkuan azil politik sepse kishin frikë nga regjimi i Turqisë. Ani ku? Në Greqi, ose shtetin me të cilin ushtria turke është në një lloj konflikti të ngrirë, e nganjëherë përfshinë edhe incidente luftarake. Oficerët, pavarësisht frikës nga Greqia, nuk kishin zgjidhje më të afërt për të ikur. Kur edhe oficerët e këtyre rangjeve (kapiten dhe major) kanë ikur se nuk deshën të marrin pjesë në “puç”, atëherë çfarë të bënin ushtarët e thjeshtë? Tani, pyetja pikante për të gjithë ata që mendojnë se me të vërtetë ajo ngjarje e mesit të korrikut më 2016 në Turqi ishte tentim grusht-shteti nga Lëvizja e Gylenit, është: A ikën oficerët në Greqi se ishin bashkëpunëtorë të grekëve dhe tradhtarë të ushtrisë turke, apo se nuk deshën të marrin pjesë në puçin e orkestruar? Nëse nuk kanë dashur të marrin pjesë në puç, atëherë paskan qenë besnik të Erdoganit. Mirëpo, vetë fakti se pas dështimit të “grusht-shtetit”, ata kërkuan azil politik në Greqi, ku Gjykata Supreme e Greqisë vendosi kundër ekstradimit të tyre në Turqi për shkak të rrezikut se ata do të burgosen dhe torturohen (siç ka ndodhur me qindra e mijëra të tjerë), tregon për farsën e të ashtuquajturit grusht-shtet. Përse regjimi i Turqisë kërkon ekstradimin e tyre? Për t’i shpërblyer se kanë refuzuar të marrin pjesë në grusht-shtet, apo për t’i torturuar pse nuk kanë ndërmarrë ndonjë veprim të dhunshëm atë ditë? A ishin këta oficerë Gylenistë që rezufuan tentimin për grusht-shtet apo Erdoganistë? Sille e pshtille në çfarëdo këndvështrimi, këtu ekziston një kundërthënie shumë e fortë ndërmjet akuzave të regjimit dhe veprimit konkret të oficerëve që dezertuan tek vendi thuajse më armik i Turqisë, pra në Greqi, sepse për ta, armiku më i madh është regjimi aktual i Turqisë i cili me luftën e fjalëve mundohet t’ia shpërlajë trurin shumëkujt. Unë e njoh fort mirë këtë luftë fjalësh të këtij regjimi. Prandaj, u rekomandoj që të shikoni ngjarjet në realitet dhe të gjykoni në bazë të tyre, dhe mos u helmoni nga propaganda e këtij regjimi të sëmurë. Se sa i sëmurë është ky regjim, mund ta vërtetojnë edhe shtetet tjera të cilave u është ofruar me rekomandimin për t’i luftuat Gylenistët. Kështu për shembull, prefekti i Berlinit, Mihajl Myller, tregon publikisht se si zyrtarët e regjimit të sëmurë nga Turqia, i kanë kërkuar atij ta konfrontoj në mënyrë kritike (të dhunshme) Lëvizjen e Gylenit në Berlin, dhe nëse është e nevojshme, “t’i mbështesë masat kundër saj”, që do të thotë për t’i japur regjimit turk lejen të veprojë dhunshëm kundër Gylenistëve në zemër të Gjermanisë. Prefekti i Berlinit ua kishte bërë tepër të qartë se konfliktet e Turqisë nuk guxojnë të eksportohen në kryeqytetin gjerman. Ka edhe infinit shembuj se si ky regjim pa fije turpi dhe në kundërshtim me çdo koventë dhe ligj ndërkombëtar e kombëtar, kërkon të bëjë manovra në shtete tjera në emër të kinse luftimit të Lëvizjes Gylen. Në fakt, kjo është strategji afatgjatë e tyre për shtrierjen e ndikimit, pavarësisht a je Gylenist apo Erdoganist. Është lojë ose një lloj sherr budallakie turke.
A keni ende dyshim dhe paqartësi rreth tentim grusht-shtetit në Turqi? A hyjmë vetëm pak më në thellësi se si regjimi po e përdorë këtë si kartë hakmarrëse për ideologjinë e tij të sëmurë në afat të gjatë? Po hyjmë pak brenda regjimit para se të ndodhte i ashtuquajturi tentim për grusht-shtet. A keni dëgjuar për Uikiliksin (Wikileaks)? Me siguri po. Çka boton Wikileaks? Opinione të veta, komplote të Erdoganit, Gyleni, e përralla turke? Jo. Boton dokumente dhe raporte sekrete të qeverive. Ende pa përfunduar i ashtuquajturi grusht-shtet, pra më 17 korrik 2016, Wikileaks boton 300 000 emaila dhe 500 000 dokumente lidhur me atë ngjarje, duke i përfshirë edhe ato të partisë së regjimit AKP. Menjëherë, Bordi për Telekomunikim dhe Komunikim i Turqisë e kishte bllokuar qasjen në faqen e internetit të Wikileaks. A thua pse? Se aty do vërtetohej fajësia e Gylenistëve për grusht-shtet, apo e Qeverisë turke që e bllokoj qasjen në dokumente? Po të njëjtën ditë pas botimit, Wikileaks njoftoj se është nën sulme të parreshtura kibernetike jo vetëm nga Turqia por edhe nga jashtë saj (në shtetet ku jetojnë Erdoganistët). Wikileaksi kishte botuar 294 548 emaila të partisë AKP (partia e regjimit). Brenda 10 orëve, regjimi e kishte bllokuar qasjen në faqen e Wikileaks-it në tërë Turqinë. Kjo nuk don kurrfarë komenti se kush qëndron prapa dhe si u organizua grusht shteti në Turqi. Po të kishte dorë diçka Lëvizja e Gylenit në të, regjimi me kënaqësi dhe shpejtësi do t’i jepte publicitet të hatashëm dokumenteve të Wikileaks-it, për t’u arsyetuar: “Ja, e shihni se kush e organizoj.” Dhe faktikisht do ta shihnim, por e pamë se bllokimi me zemërim i qasjes në dokumente origjinale, vetvetiu ia çjerri maskën këtyre të sëmuerve që përpiqen të ndërtojnë totalitarizëm duke u munduar me dokrrat e tyre të pakripa t’i hedhin pluhur syve njerëzve dhe të godasin tinëzisht.

Qëllimi i rrëmbimit të gylenistëve në Kosovë dhe lufta e regjimit turk për PP

Më 29 mars 2018 opinioni kosovar u trondit nga një ngjarje kur pjesëtarët e shërbimit sekret turk arrestuan në zemër të Kosovës gjashtë shtetas të Turqisë që kishin leje qëndrimi për vite të tëra. Të rrëmbyerit ishin menaxhmenti i kolegjit Mehmet Akif në Kosovë, ose kolegjit ku shumica e elitës politike të Kosovës i dërgojnë fëmijët e tyre për të studiuar, duke përfshirë edhe Kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi. Kolegji në fjalë shquhet për cilësi të arsimit, dhe për çmimin e shtrejtë të studimit. Sidoqoftë, cilësia ka edhe taksa të larta. Edhe institucionet tjera ku ka cilësi, për shembull spitalet private, kanë çmime të larta. A është zgjidhje mbyllja ose shkatërrimi i institucioneve të tilla? Sigurisht se jo. Shpesh herë, kur jeni të sëmurë, udhëtoni edhe jashtë vendit për shërim me çmime shumë të larta, si për shembull ish-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, që kishte shkuar në Gjermani për shërim. A më mirë ta kishim atë spital dhe ekspertizë mjekësore të Gjermanisë këtu në Kosovë, apo në Gjermani? Paratë nga veprimtaria e atij spitali në Gjermani mbesin në tërësi në Gjermani. Po të ishte në Kosovë, spitali do të paguante për objektet, tatime, kontribute dhe obligime tjera, që do të thotë se Kosova do të kishte përfitime. Edhe me kolegjin Mehmet Akif është situata e ngjashme, dhe këtu gjindet i tërë strumbullari i problemit me rrëmbimin e gjashtë shtetasve turq, pra paraja. Meqenëse është tema bosht, do të kthehemi më vonë tek kjo. Së pari po u sjellim akuzat ose thashethemet që kinse i paska bërë AKI (Agjencisë Kosovare për Inteligjencë) për veprimtarinë “kriminale të Gylenistëve.” Unë kam dhënë kundër argumentet në çdo akuzë të AKI-së (nëse ajo i ka bërë pa presionin e dikujt), e ju me siguri do të jepni edhe më shumë të tjera, sepse janë akuza në ajër ose në gjëra abstrakte. Prandaj, ju lutem analizoni me kujdes këto si vijon:

Qellimet e Gylenisteve te deportuare sipas raportit te AKI-se:
-Krijimin e një rrethi të fuqishëm shoqëror në të gjitha institucionet e Kosovës me qëllim që t’i përdorin për nevoja të veta.
KUNDËR ARGUMENT:
Për cilat nevoja? Për nevojat e regjimit në Turqi. Shtetasit turq të rrëmbyer i kanë mbledhur 60 milionë euro në Kosovë dhe ato i mbanin në BKT ose bankën e kontrolluar nga turqit, sepse kështu më lehtë këto 60 milionë përfundojnë në Turqi te regjimi.

-Identifikimin e studentëve që kanë përfunduar studimet në shkollat e tyre e që janë të punësuar apo kanë lidhje të çfarëdoshme me strukturat e sigurisë duke përfshirë pjesëtarë të PK-së, Gjykata, AKI-së dhe FSK-së. A mos deshte ti me i lanë nëpër gjykata, PK, AKI, FSK krejt injoranta e me vepru me urdhërin e dikujt nga Anadolli të bëjnë krime kundër shtetit të vet siç ishte rasti me kidnapimin e 6 shtetasve turq?

KUNDËR ARGUMENT:
Pse nuk i identifikoj kurrë AKI studentët që i kanë përfunduar studimet në shtetet e perëndimit, dhe sot punojnë nëpër PK, Gjykata, AKI dhe FSK?!!! Përkundrazi, thuajse të gjithë që janë vënë në krye të këtyre institucioneve, kanë studiuar ose janë trajnuar jashtë. Shumicën ishte dashur t’i burgosim, si për shembull, Atifete Jahjagën e shkolluar për milice në SHBA, krejt FSK-në, të gjithë prokurorët që janë mësuar nga ICITAP, krejt ata deputetë që mburren se kanë studiuar jashtë, krejt!

-Financimin e mediave kosovare
KUNDËR ARGUMENT:
Çka ka të keqe këtu? A mos po don mos me pasë media fare dhe kosovarët të jetojnë në terr informativ? Nëse ti e sheh këtë si terrorizëm, atëherë së pari duhet me i qi nanën Komisionit Evropian që e ka ngritur dhe financuar RTK-në, dhe USAID-it që i ka themeluar dhe ngritur KTV-në dhe TV-21.

-Rekrutimin e informatorëve në MPB, PK dhe në FSK
KUNDËR ARGUMENT:
Këtë janë duke e bërë ilegalisht vetëm injorantët e Erdoganit. Përndryshe, në MPB, PK, dhe në FSK mund të ia mësyesh kur të duash për t’u punësuar, vetëm nëse i plotëson kriteret sipas ligjit.

-Identifikimin e zyrtarëve të PK-së që merren me sigurimin e objekteve të ambasadave në Kosovë
KUNDËR ARGUMENT:
Edhe...Çka po don me thanë me këtë punë? Te cila do ambasadë që të shkosh, rojet duken, njihen, e kryejnë punën e rojës. S’ki nevojë t’i identifikosh hiç. Të tregojnë vetë kush janë. Si ta mbaron orarin e punës, pinë kafe me ty dhe të tregon: “Punoj si roje në ambasadën e Gjermanisë.” Tjetri të thotë: “Jam shofer i ambasadës.” E kështu me radhë. Përveç kësaj, ekzistojnë kamerat e sigurisë.

-Realizimi i ndonjë akti në dëmtim të bizneseve turke me qëllim prishjes së marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Turqisë
KUNDËR ARGUMENT:
Pse po rren? Me cilësi të arsimit i dëmton bizneset dhe Turqinë, a po? Po të isha unë prokuror, i kishe pjellë ato akte, se ti po i dijshe.

-Marrja e kontrollit të edukimit dhe arsimimit përmes korruptimit dhe joshjes me favore për zyrtarët e shtetit duke i mundësuar bursa për fëmijë dhe duke ju bërë privilegje
KUNDËR ARGUMENT:
Prej kujt me marrë atë kontroll? Prej pedofilëve, a po? Mos je edhe ti pedofil i UDB-së që e ke sjellë arsimin e Kosovës në këtë gjendje dhe po lufton kundër përmirësimit të gjendjes.

-Depërtimi në institucione relevante, në njërën anë duke joshur zyrtar aktual dhe në anën tjetër duke krijuar frymën për një rend të ri politik në Kosovës përmes indoktrinimit të gjeneratave të reja.
KUNDËR ARGUMENT:
Kur janë në pyetje bursat, mos deshe ti t’i lësh nxënësit e talentuar rrugëve ose për t’i shfrytëzuar për pedofili?

- Inflitrimin e studentëve të devotshëm në institucione dhe OJQ të ndryshme që veprojnë në Kosovë si dhe përfshirja e tyre në bizneset kosovare që janë të lidhur me bizneset në Turqi.
KUNDËR ARGUMENT:
Studentë të devotshëm, të punojnë në OJQ, biznese kosovare të lidhura me Turqi! Çka ka të keqe këtu? Unë e di fort mirë se çka ka të keqe për juve: studentët nuk duhet të jenë të devotshëm, duhet të jenë budallë si ju, bizneset të vuajnë nga mungesa e fuqisë së shkathtë punëtore. Kështu planifikoni ju ta shkatërroni shkencën dhe ekonominë, ose t’i dëmtoni për t’i bërë për vete, pra heqjen e kontrollit nga të tjerët dhe vënien e kontrollit tuaj. Se s’po e kupton as lope këtë sherr budallakinë tuaj.

-Mbledhja e informacioneve për misionet e huaja në Kosovë posaqërsisht për ambasadën e Turqisë dhe instuticonet dhe bizneset turke që zhvillojnë veprimtarinë e tyre në Kosovë.
KUNDËR ARGUMENT:
S’ke nevojë të mbledhesh. T’i japë unë të gjitha. Për kë po të intereson? Për ambasadën e Turqisë dhe ambasadoren e saj të cilën e njoh edhe personalisht? Për TiKA-n dhe Yunus Emren që financojnë terrozimit? Vetëm urdhëro dhe kërkoni nga unë. Do të keni me bollëk.

Vlen të theksohet se si rrjedhojë e gjithë këtyre, shefi i AKI-së i është drejtuar me shkresë me datën 22.03.2018 Ministrisë së MPB-së.
KUNDËR ARGUMENT:
Çfarë shefi të AKI-së, çfarë bakrraqi. Këto janë akuzat e regjimit të Turqisë të transmetuara përmes tij.

Vazhdojmë aty ku ishim ose qëllimin e rrëmbimit të gjashtë shtetasve turq me leje qëndrimi thuajse të përhershme në Kosovë. Qëllimi i rrëmbimit të tyre nga regjimi turk është PP, shkurtesë ku “P” e parë qëndron për paratë, ndërsa “P” e dytë për femrat. Ky është misioni i regjimit aktual të Turqisë në Kosovë. A shkojmi me fakte? A dini ju ta bëni dallimin ndërmjet fakteve dhe ngjarjeve në realitet nga dokrrat e regjimit të Turqisë? A u ngopet me dokrrat “inflitrimi, studentët e devotshëm me punu në OJQ, Qeveri, arsim, përcjellja, mbledhja e të dhënave” e të tjera? Seriozisht po u pyes a u ngopët, sepse kjo është strategjia e tyre – t’u bëjnë budalla me fjalë të thata sikur të ishin sehire turke? Nëse po, atëherë hapi sytë në realitet dhe gjyko në bazë të fakteve dhe ngjarjeve nga realiteti që kanë ndodhur dhe pasojat në vijim, e mos u frikëso nga dokrrat e tyre “qëllimet e Gylenistëve sipas raportit të AKI-së.”

Rrëmbimi i gjashtë shtetasve turq është fakt. Ka ndodhur, në kundërshtim me konventat dhe të drejtën ndërkombëtare e kombëtare. AKI dhe institucionet e Kosovës, sidomos Qeveria, janë zënë në mat pozicion ose sikur të mos ishin fare për qëllimin në të cilin thirren se ekzistojnë. Shpesh herë, është e mundur të jeni viktimë e sulmit të befasishëm, madje edhe pushtimit të plotë. Mund edhe të zhdukeni nga sulmi i befasishëm. Ndodhë. Mirëpo, pas sulmit kur shpëtoni, ju keni mundësi, nëse jo të hakmarrjes, së paku të ndërgjegjes, të jepni sqarim dhe të merrni masa ndëshkuese si ndaj personave që i keni vënë në pozita për punët përkatëse, ashtu edhe ndaj sulmuesve të drejtpërdrejtë. Institucionet e Kosovës nuk e bënë as njërën, e as tjetrën. Ani me i ni do torollakë katunarë e analfabetë tek mundohen të llapallapin pse Qeveria, AKI, MPB, MPJ nuk e ka ndërmarrë këtë apo atë masë, ta merr mendja se jo vetëm regjimin aktual të Turqisë, por edhe atë të Millosheviqit duhet kthyer në Kosovë, se më mirë do të ishte të na sundonin. Kot përpiqesh t’ua sqarosh se: “Ti je ministër, e ke këtë detyrë, s’e ke bërë dhe nuk po e bënë, ec var bythën prej asaj pozite.” Mandej, “për çka je ti Kryeministër, shef i AKI-së, ti ministër transporti, ai i MPB-së? Thjeshtë, për çka?”
Portalet e ndryshme të internetit u mbushën me titullin e lajmeve se të gjashtë Gylenistët akuzohen për krim të organizuar dhe 60 milionë euro. U tronditën egërsira katunare dhe analfabete të Kosovë nga befasia, duke mos ditur gjë më shumë. Për t’ua mbushur mendjen këtyre budallenjve, propaganda e regjimit të Turqisë lajmëroj se të arrestuarit kanë pranuar fajin, dhe se kanë financuar media në Kosovë si Express, Zëri, KOHA, etj., ose ato që njiheshin për qëndrimin e tyre disi anti-turk. Kur je i arrestuar nga një regjim si ky i Turqisë, pranon gjithçka që do regjimi. Kjo ishte arsyeja pse oficerët e ushtrisë turke u detyruan të dezertonin në Greqi. Oficerët e dinin se, Greqia edhe pse armike e Turqisë, së paku nuk ia mban fytyra për t’i trajtuar të arrestuarit ashtu si i trajton regjimi i Turqisë. Oficerët turq ishin të vetëdijshëm për këtë. Përndryshe, do të detyroheshin të pranojnë fajësi nga më të ndryshme sikur këta gjashtë Gylenistët që ranë në duar të regjimit. Ta sqarojmë pak këtë “tragjedinë” me 60 milionë euro të kolegjit Mehmet Akif dhe Gylenistëve.

Shkolla, kolegje, dhe universitete në Kosovë hapin ata që i kanë xhepat bosh, dhe kur rriten, zhvillohen dhe dallohen, duhet t’i kenë xhepat bosh, a po? Jo, jo. Këto, pos arsimit, janë formuar edhe për të krijuar para ose fitime. Janë organizata private dhe dihet. Madje, në kohën e sotme, ju do të thuani se shumica e tyre ekzistojnë vetëm e vetëm për të shpërlarë sa më shumë para, e jo aq edhe për të ofruar cilësi të arsimit dhe studimit. Kolegji gjithsesi ka para. Nuk janë vetëm këta Gylenistët që paskan bërë para përmes arsimit. A doni emra të personave tjerë, menaxherë kolegjesh në Kosovë që i kanë milionat? Për shembull, Ilir Tafa e ka kolegjin AAB. Ai ka miliona, siç ka edhe Edmond Hajrizi i UBT-së, e shumë të tjerë. Të gjithë këta, sipas regjimit turk, janë Gylenistë, deshën e s’deshën këta. Problemi është se këta nuk janë shtetas të Turqisë dhe nuk janë turq, se po të ishin, rrëmbimi i tyre nga regjimi turk do të ndodhte hiç më pak se 100%. Përse do të rrëmbeheshin? Për 60 apo më shumë miliona euro, siç u rrëmbyen gjashtë shtetasit turq. Ilir Tafën dhe Edmond Hajrizin nuk mund ta rrëmbej regjimi turk në Kosovë. I rrëmbej gjashtë shtetas të vet sepse këta i kishin bërë koxha do para në Kosovë, dhe tani ishte koha që regjimi i Turqisë ta cilësonte misionin e tyre si të mjaftueshëm. Paskan bërë 60 milionë euro. Çok gyzel (shumë bukur). Është koha t’i sjellim ato para në Turqi. “Gylenistët” e mençur nuk kanë bërë aq biznes me bankat ProCredit ose Raifeissen sepse e para është e Gjermanisë, kurse e dyta e Austrisë, apo të dyja të çifutëve. As me Bankën Ekonomike dhe Bankën për Biznes Privat sepse këto janë të kosovarëve, por me Bankën Kombëtare Tregtare (BKT) ku aksionarët janë turqit dhe e menaxhojnë. Konfiskimi i atyre parave nga BKT është më i lehtë, që në këtë rast nuk është konfiskim por vetëm transfer drejt Turqisë. Po t’i kishin në Raifeissen, nga kjo bankë nuk do të mund t’i merrnin, dhe mu për këtë shkak, rrëmbimi i gjashtë shtetasve turq nuk do të ndodhte kurrë. Sa për ilustrim, u sjelli plot shembuj nëpër botë, sidomos nga Anglia. Disa oligarkë rusë, si për shembull Boris Berezovski, Vladimir Gusinski, kanë pasur jo miliona, por edhe miliarda para në bankat e Anglisë. Rusia kërkonte me ngulm ekstradimin e tyre, por Anglia refuzonte. Refuzonte sepse miliardat e tyre ishin më të vlefshme për Anglinë. Dhe për shkak se miliardat e tyre vlenin për ekonominë e Britanisë së Madhe, as ata nuk ekstradoheshin. Edhe sikur të ekstradoheshin, Qeveria e Rusisë nuk do të mund t’ua merrte paratë sepse një gjë të tillë nuk do ta lejonte Qeveria dhe bankat e Britanisë. Kur e pa Rusia se e ka të pamundur t’a merr kapitalin financiar, njerëzor, dhe informatat nga shtetasit rusë në Angli, atëherë filloj me likuidimin e disave prej tyre në Angli përmes helmimit. Kjo edhe u bë shkas i acarimit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Britanisë dhe Rusisë, sepse kjo e fundit po ia shkelte rëndë sovranitetin të parës duke i mbytur qytetarët rusë me leje qëndrimi në Britani, në shtetin e Britanisë (Mbretërisë së Bashkuar). Mbretëria e Bashkuar si shtet e ka për obligim mbrojtjen e të gjithë atyre shtetasve të huaj që kanë leje qëndrimi, deri në atë masë sa që edhe i acaron marrëdhëniet diplomatike me një shtet të madh e të fuqishëm siç është Rusia. Po Turqia e Kosova si vepruan?
Regjimi i Turqisë nuk kishte nevojë t’i helmojë ose t’i vrasë shtetasit e saj me leje qëndrimi në Kosovë, pasi ata jo që nuk ishin të rrezikshëm për Turqinë, por edhe të dashur dhe me mision nga Turqia në Kosovë. Është krejtësisht tjetërgjë se si e propagandon regjimi kauzën e tyre dhe si e pranoni ju atë nëse bazoheni në luftën e fjalëve të thata me të cilat veprojnë ata. Shikoni vetëm gjërat konkrete dhe çka ndodhë përmes gjërave të prekshme në realitet. Pra, ato 60 milionë euro nuk ishin në duar të kosovarëve por të turqve dhe në bankë të turqve. Përveç kësaj, ndikimi turk ishte dhe është i pranishëm edhe në aeroportin e Prishtinës, ku një firmë nga Turqia dhe një nga Franca e kanë marrë këtë aeroport me koncesion për 20 vite. Aeroporti ishte vendi prej nga të rrëmbyerit u transportuan në mënyrë klandestine në Turqi, dhe fajtorë për këtë skandal është Ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit, katoliku Pal Lekaj. Përse nuk është shkarkuar ky ministër bashkëpunëtor i regjimit të Erdoganit?

Cilat janë organizatat e regjimit turk që mbështesin terrorizimin?

Derisa regjimi akuzon kolegjin Mehmet Akif për terrorizëm, është pikërisht regjimi përgjegjës për rekrutimin e qindra shqiptarëve muslimanë nga Kosova në luftën e Sirisë, ku dhjetëra prej tyre janë vrarë, ndërkohë që nënat dhe motrat e tyre në Kosovë i kanë lënë nën okupim. A ka shpërlarje më të tmerrshme të trurit se kjo? Ju si shqiptarë, a mund të na tregoni sa terroristë i ka rekrutuar Lëvizja e Gylenit nga Kosova, Shqipëria, ose Maqedonia në Siri? Asnjë të vetëm. Që të gjithë terroristët nga këto vende kanë kaluar nëpër Turqi me ndihmën e regjimit. Po flasim me fakte, dhe kur të doni i hyjmë hetimit konkret. Ju keni dëgjuar për ISIS-in (Shtetin Islamik të Irakut dhe Sirisë). Është organizatë terroriste që bënë krime makabre sa që u rrënqethet trupi kur i shihni krimet e tyre që i postojnë në video të ndryshme. ISIS-i është tepër anti-njerëzor. Ju me siguri e dini këtë. Por, a e dini ju se Erdogani publikisht u ka kërkuar shteteve perëndimore ta njohin ISIS-in si shtet të pavarur? Me siguri e dini. Ju mund t’ia bëni pyetjen Presidencës dhe Qeverisë së tashme të Turqisë, se a është ende duke lobuar në perëndim për njohjen e ISIS-it si shtet të pavarur, pavarësisht se është organizatë terroriste dhe bënë krime kundër njerëzimit?
Regjimi i Turqisë ka organizata të cilat merrem me veprimtari dhe projekte të ndryshme në vendet e Ballkanit. TiKA merret më së shumti me renovimin dhe ndërtimin e xhamijave, Instituti Yunus Emre me çështje të kulturës, ndërsa shkollat Maarif sapo kanë filluar në Kosovë. Dy të parat, TiKA dhe Yunus Emre, në mes tjerash, merren edhe me promovimin e trashëgimisë otomane, trashëgiminë e Mehmet Akifit, Islamit, dhe janë përgjegjësit kryesor për joshjen e shumë të rinjëve kosovarë që i janë bashkangjitur radhëve të ISIS-it. Qindra të rinjë shqiptarë ende janë në Siri në kuadër të ISIS-it, ndërkohë dhjetëra prej tyre janë vrarë. Ky është burimi dhe rreziku kryesor i terrorizmit. Propaganda e regjimit turk është aq e pakripë dhe palidhje sa që edhe mua si stërnip i Mehmet Akifit, përmes Institutit Yunus Emre, më akuzon si mbështetës i organizatave terroriste në Turqi. Unë nuk jam në kurrfarë pozite të mbështesë kurrfarë organizate në Turqi. Nëse regjimi i Turqisë mendon se unë kam bashkëpunuar me organizata terroriste, atëherë këto janë TiKA dhe Instituti Yunus Emre, dhe ai bashkëpunim ka qenë vetëm në suaza të ekspertizës sime shkencore.

Qëllimet e shkollave “Maarif” të Erdoganit: racizimi, esktermizmi fetar dhe terrorizmi

Shkollat Maarif kanë mision të ngjashëm me ato të Gylenit, pra mbledhjen e parave nga shtetet e Ballkanit dhe transferin e tyre në Turqi, plus gjahun pas femrave të bukura në Ballkan. Këto shkolla kontrollohen, siç më kanë treguar vetë menaxherët e tyre, nga regjimi i Erdoganit. Ju e dini se ky regjim mundohet të kthej shumëçka ose shumicën e përvojës së Perandorisë Osmane, kur sulltanët në mesjetë ua merrnin gratë ose femrat sundimtarëve të ndryshëm në Ballkan, pastaj, nëpërmjet sistemit devshirme i merrnin djemtë e bukur të krishterë nga Ballkani dhe i martonin me vajza turke, qoftë edhe me vajzat e sulltanit. Po këtë mentalitet dhe mision e kanë edhe shkollat Maarif, çka mund të vërehet edhe nga kjo fotografi e vajzave të reja e të bukura kosovare:
Regjimi i tanishëm i Turqisë me ideologji neo-otomane rekruton jeniçerë, por kësaj radhe të gjinisë së kundërt nga periudha otomane, ose femra. Mëshkujt kosovarë i indoktrinon dhe nxitë të shkojnë për t’u vrarë në Siri për llogari të ISIS-it, ndërkoqë që motrat e atyre mercenarëve kosovarë jetojnë në shtetin i cili ende nuk ka ushtri të veten, është thuajse i okupuar, dhe në të regjimi turk mund të bëjë çfarë të dojë, siç ishte rasti i rrëmbit të gjashtë shtetasve turq. Është momenti që Qeveria e Kosovës t’i mbyllë me forcë shkollat Maarif për shkak se këto nuk janë të lidhura me cilësi të arsimit por me racizëm dhe terrorizëm.
Qëllimi i regjimit turk është të përfitoj para nga vendet ku veprojnë shkollat e Gylenit, duke e përdorur strategjinë e dëmtimit të tyre për t’ia lëshuar vendin shkollave të Erdoganit, ose duke u thirrur në atë se shkollat e Gylenit janë të dëmshme, çka në fakt janë më të mirat në cilësi të arsimit, prandaj ne po u ofrojmë shkolla tjera ose tonat. Regjimi i Turqisë është kategorikisht kundër mbylljes së shkollave të Gylenit nëse në vend të tyre do të vinin shkolla nga vendet tjera pos Turqisë. Prandaj, edhe shkollat Maarif që janë të regjimit aktual të Turqisë, e kanë të njëjtin qëllim sikur ato të Gylenit, pra, që t’i mbledhin nga 60 milionë euro nëpër Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Bosnjë-Hercegovinë, e pastaj regjimi turk do të hidhet në aksion për rrëmbimin e tyre me arsyetimin se kinse kanë marrë pjesë në veprimtari terroriste ose i përkasin ndonjë organizate terroriste. Në bazë të kontakteve dhe përvojës sime me shkollat Maarif, përpos shpërlarjes ose vjedhjes së parave nga vendet e lartëcekura, këto vrapojnë edhe pas femrave të bukura shqiptare dhe cilësia e arsimit nuk u intereson. Cilësinë e arsimit e ofrojnë shkollat e Gylenit.

Gylenistët e rrëmbyer në Kosovë pranojnë fajin në Turqi!
Se “Gylenistët” dhe “Erdoganistët” kanë qenë, janë dhe do të mbeten aleatë për interesat gjeopolitike dhe gjeostrategjike, pavarësisht inskenimeve që i bëjnë se kinse janë armiq dhe po e luftojnë njëri-tjetrin, këtë ua dëshmoj kur të doni me shumë shembuj. Por mos të hyjmë në atë temë të gjerë sepse edhe ashtu jeni lodhur duke lexuar në këtë shkrim. Po munohemi t’i biejmë shkurt dhe ta përfundojmë rreth pranimit të fajit nga Gylenistët që u rrëmbyen në Kosovë pasi dolën para gjykatave turke në Turqi. Ata, në mes tjerash kishin pranuar se kanë financuar media e portale të ndryshme të shqiptarëve në Kosovë si, Gazeta Express, Zëri, dhe KOHA. Ta sqarojmë pak edhe këtë problem.
E para, është lehtë të pranosh çdo gjë ose edhe çka nuk të bie ndërmend para gjykatave turke të regjimit kur u rrëmbejnë dhe ekstradojnë në mënyrë klandestine. Përballesh me tortura nga të cilat edhe mund të vdesësh. Po të jipej mundësia e gjykimit të drejtë dhe të pavarur, ose të kërkoje azil politik në ndonjë vend tjetër, atëherë do t’i kuptonim nëse akuzat që u bëhën janë të bazuara apo të montuara.
E dyta, jo rastësisht janë përmendur Gazeta Express, Zëri, dhe KOHA të cilat kinse qenkan financuar nga Gylenistët e rrëmbyer. Vetëm këto të tri kanë qenë disi anti-turke në editorialet e ndryshme të tyre që mund të indetifikoheshin me tre persona kryesor: Berat Buzhala (Express), Arbana Xharra (Zëri) dhe Enver Robelli (Koha Ditore). Regjimit turk i duhej një hakmarrja kundër këtyre. Madje, për Berat Buzhalën i kishte bërë thirrje Qeverisë së Kosovës ta burgos, për shkak se ky, në një koment të tij në Facebook, u kishte bërë thirrje atyre shqiptarëve që po pushonin në Antalia, t’i bashkangjiten përpjekjeve të grusht-shtetit për rrëzimin e regjimit të Erdoganit. Nuk ka qenë aq shumë qëllimi i regjimit të Erdoganit t’i godasë me akuza këto tri media sa ka qenë vetë qëllimi i Gylenistëve. Si? Gylenistët ishin në pozitë për t’i shantazhuar dhe futur në grackë këto media përmes një kocke, e jo vetë regjimi drejtpërdrejtë.
E treta, që rrjedh nga e dyta, Gylenistët e rrëmbyer nuk ishin në gjendje të ofrojnë asnjë dëshmi se i kanë financuar këto gazeta. Berat Buzhala i përgenjështroj njoftimet se ai apo Gazeta Express kanë marrë financime nga Gylenistët. Dy mediat tjera as nuk kanë pohuar e as mohuar pranimin e financimit. E tëra gjerë më tani është vetëm në njoftimin nga gjykatat e regjimit në Turqi se Gylenistët e rrëmbyer kanë pranur financimin e këtyre tri mediave. Pse pikërisht të këtyre tri mediave që njiheshin për tonet e tyre kritike ndaj Turqisë? Sepse, kështu regjimi do t’i bindte shumë shqiptarë se rrëmbimi i gjashtë shtetasve turq ishte i pashmangshëm për ta ndalur të ashtuquajturin propagandën anti-turke dhe islamofobe që po e bënin të financuarit e Gylenistëve. Kjo mbase i kishte detyruar shumë muslimanë të devotshëm shqiptarë të shpreheshin: “Khuuu bre nanën e Gylenistëve; kta ishin kanë ma t’zi se shkijet! Merre me mend, edhe atë kaurrin islamofob Berat Buzhala e kishin pas financu. Paj kta jo me i rrëmby e burgosë, po edhe me i rrjepë Erdogani, pak osht!” Keni durim ju që mendoni kështu deri sa të lexoni pikën e katërt në vijim.
E katërta, është e mundur që këto tri media të kenë pranuar financime nga gylenistët, por nuk e kanë ditur se ato janë bërë me urdhër të regjimit të Erdoganit për t’i futur në grackë. Si është bërë dhe si ka funksionuar kjo strategji? Këto media janë bindur se Gylenistët janë armiq të regjimit. Kështu ka menduar edhe Berat Buzhala kur e ka bërë komentin në mbështetje të puçit, duke mos e ditur se ka qenë i orkestruar nga regjimi. Expressi, Zëri, dhe KOHA gabimisht janë bindur se Gylenistët janë kundër regjimit të Erdoganit, prandaj kanë pranuar ca para me dëshirë nga Gylenistët, për shembull, nga 200 euro secila, që gjithsej bëjnë 600 euro, për ndonjë emision apo dokumentar. Ky është financim, sado i vogël që është. Ose, për të mos u dukur shuma qesharake, secilën e kanë financuar me nga 2 000 euro, ose gjithsej 6 000 euro. Kjo shumë është 1 000 herë më e vogël se 60 milionë euro. Që të dy shumat e parave janë krijuar në Kosovë, por nga ato, 60 milionë shkojnë në Turqi, e 6 000 euro tek mediat me të cilat nuk mund t’i mbulojnë shpenzimet adiministrative dhe të energjisë as për 6 muaj. Gylenistët nuk kanë qare pa pranuar në gjykatat turke se kanë financuar anti-turqizmin dhe islamofobinë në Kosovë, prandaj edhe pajtohen se paratë e tyre duhet të konfiskohen nga regjimi. E këto janë 60 milionë euro të Kosovës. Kjo është strategjia e mjeljes dhe shpërlarjes së parave nga Kosova në Turqi.
E pesta, sa për informim, Gylenistët jo që nuk janë anti-turk, por në esencë janë turqit më të devotshëm, më profesionist, dhe më të civilizuarit. Ata e duan Turqinë dhe turqizmin më shumë se çdo kush tjetër. Përparësia e tyre është se ata nuk janë të vrazhdë, racistë e primitiv si regjimi i Erdoganit, dhe mbi të gjitha, e çmojnë diferencën e popujve tjerë, bashkëpunojnë me ta, angazhohen për vlera të përbashkëta si civilizim botëror, dhe kjo më së shumti i përshtatet regjimit për t’i shfrytëzuar kohë pas kohe me akuzat kundër tyre për terrorizëm, FETO, grusht-shtet, në mënyrë që vlerat e përbashkëta të grabiten dhe të centralizohen në një regjim totalitar, nacionalist, dhe racist. Kjo është loja dhe strategjia e sehireve turke që vazhdon. Me këso sehire i janë drejtuar edhe prefektit të Berlinit, Mihajl Myller, se kinse duan ta luftojnë Lëvizjen e Gylenit në Berlin dhe kanë kërkuar duar të lira për veprim (demek na turqit e regjimit u vijmë hakësh atyre të Gylenit, se ju gjermanët nuk dini gjë sa të rrezikshëm janë), ndërkaq qëllimi real dhe tepër i qartë ka qenë që fuqizimi i ndikimi turk ose rritja e kontrollit të tyre, duke menduar se edhe tërë kombin gjerman mund ta sjellin në një hipnozë sikur shqiptarët: “A jeni ju gjermanët me Gylenin apo Erdoganin.” Dhe natyrisht, të fillojnë me rrëmbimin e turqve në Gjermani që i kanë bërë milionat, dhe t’i akuzojnë ata për terrorizëm. Gjermania nuk i han këto fore të budallta. Nëse diçka me turqit ndërlidhet me terrorizëm, kjo ka të bëjë kryesisht vetëm e regjimin e Turqisë si burimi kryesor. Lëvizja e Gylenit ka krejtësisht tjetër kah. Këtë e shfrytëzon regjimi për qëllime strategjike të Turqisë. E përkrah të futet çdokund, ju e pranoni sepse vërtetë bënë punë civilizuese, e në fund ofrohet regjimi turk për ta luftuar kinse për terrorizëm vetëm sa për t’u qitur juve jashtë loje. Kështu funksionon strategjia e “armiqësisë” ndërmjet këtyre dy rrymave në shtetet tjera. Ndryshe nuk mundet dhe nuk ka sukses.
Si përfundim, shumëkujt në Kosovë i është imponuar dualiteti Erdogan dhe Gylen, që do të thotë se, sa herë është në pyetje Turqia dhe populli turk, duhet të jeshë ose me njërin, ose me tjetrin. Të jeshë me njërin krah, do të thotë se je armik i tjetrit automatikisht. Për këtë arsye, këto dy rryma paraqiten publikisht si armiq ndërmjet vete, për t’ua krijuar bindjen se, nëse je i sulmuar nga njëri, dihet se kë e ke aleat kundër tij. Këtij konspiracioni afatgjatë dhe të përditshëm mund t’i kundërviheni shumë lehtë; kushdo nga kampi i regjimit të Erdoganit që mundohet t’ua marrë mendtë që t’iu bind për rrezikun nga Lëvizja e Gylenit dhe të kërkoni shpëtim te kampi i parë, zuzjani shuplakë n’birë t’veshit pa u menduar aq. Sa do keni bindjen se nga ky shkrim u njohët me disa gjëra që nuk i keni ditur më herët, unë po u bëjë thirrje të gjithë atyre që mendojnë se vërtetë shkollat dhe organizatat e Lëvizjes Gylen akuzohen nga regjimi i Erdoganit se mbështesin terrorizmin, unë ua mbylli gojën me fakte se ato i financon edhe regjimi i Erdoganit. Unë nuk jam Berat Buzhalë, Arbana Xharrë apo dikush nga KOHA. Dua të përballem publikisht me këdo nga Kosova dhe Turqia që mendon se regjimi i Erdoganit realisht i lufton organizatat e Lëvizjes Gylen si terroriste apo mbështetëse të terrorizmit. Do t’u sjelli dëshmi se disa organizata të tilla që regjimi kinse në publik i ka shpallur si Gyleniste, i mbështet financiarisht nëpërmjet TiKA-s e cila po ashtu bashkëpunon me, dhe i mbështet, pedofilët e UDB-së dhe Gardën e Miliç Kërstës në Kosovë. A u bë?

28 prill, 2018
Podgur, te Mullini i Vjetër

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Isa Mulaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 451 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi