Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Praktika neo-maltusiane e Edi Ramës
Publikuar më 23 dhjetor, 2018 në orën 03:19 ( ) Dilaver Goxhaj | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Gjatë grevave studentore të këtyre dy javëve të para të muajit dhjetor 2018 , kryeministri Edi Rama, duke u munduar të sfidojë sa është e mundur kërkesat e studentëve, ndoshta nga padija apo pa dashje, ka nxjerrë në pah teoritë e tij neo-Maltusiane, duke u shprehur: “Sikur të mos ekzistonte emigracioni ekonomik shqiptar, sot shqiptarët do të hanin njeri-tjetrin”, thënë në Universitetin Bujqësor. Më këtë ai kërkon të na thotë: Ikni sa më shumë nga Shqipëria, se vetëm kështu nuk e hamë njeri-tjetrin. Ndërsa në Universitetin e Vlorës, në debat me një prej studentëve, tha: “Nëse s’të pëlqen të rrish këtu (në Shqipëri) ik në një vend tjetër”. Në të dy rastet ai kërkon të na thotë: sa më pak shqiptarë në Shqipëri, aq më mirë do të jetojmë.

Të dyja këto deklarata të tij shprehin teorinë e Maltusit të shekullit XIX, i cili formuloi ligjin sipas të cilit popullsia rritet në proporcion gjeometrik, ndërsa mjetet e jetesës në proporcion aritmetik. Kjo teori është në kundërshtim me pikëpamjen popullore të vendit tonë që e sheh rritjen e popullsisë si përmirësuese të jetës shoqërore dhe në parim si të përsosur.

Ndërsa Edi Rama e sheh rritjen e popullsisë në Shqipëri si shkakun kryesor e të pashmangshëm në pakësimin e mirëqenies, njësoj sikundër shprehej Maltusi: “Fuqia e popullsisë është për një kohë të pacaktuar më shumë se fuqia në tokë për të prodhuar mbijetesë për njeriun.” Pra, sipas Edi Ramës sa më shumë të rritet popullsia, aq më shumë ka premisa që shqiptarët të hanë njeri-tjetrin. Me këtë Ai kërkon të na thotë: ikni nga sytë këmbët, ndryshe rritet mjerimi. Prandaj dhe Edi Rama, si dikur Maltusi, rritjen e popullsisë në Shqipëri e shikon si shqetësim. Prandaj Ai si zgjidhje propozon pakësimin e popullsisë në Shqipëri, nëpërmjet emigrimit dhe rritjes së urisë, prej të cilës vinë sëmundjet. Kjo e fundit shihet edhe në mosfunksionimin e shërbimit shëndetësor të nevojshëm, të mjaftueshëm e në kohë në të gjithë vendin. Në asnjë rreth nuk ka mjekë të të gjitha specialiteteve; nuk ka kimikate për analiza mjekësore laboratorike, që qytetari atë pagë e pension të ulët që ka, ta lerë te laboratorët privatë, dhe nga ana tjetër i ka çuar fondet për mjekësinë të shpikja gjigante e vjedhjes së tyre, përmes Cek-Apit fisnor.

Ku qëndron ngjashmëria maltusiane e “Rilindjes” së Ramës sot dhe e PD-së së Sali Berishës dje? Maltusi propozonte luftën dhe urinë, të cilat shkaktonin pakësimin e popullsisë në shumë vende (shtete) njëherësh, ndërsa Edi Rama dhe Berisha stimulojnë për Shqipërinë emigracionin dhe urinë; kjo e fundit sjell sëmundjet.

E keni parë që këto 5 vjet të “Rilindjes” në pushtet të rriten pensionet ose pagat? Jo. Po çmimet? Po, janë rritur. Po taksat? Po, janë rritur e po rriten. Ç’do të thotë kjo? Uri, për të nxitur ikjen nga Shqipëria dhe sëmundje të pensionistëve, që do të thotë vdekje sa më të shumta.

Rritja e popullsisë mund të mbahet vetëm në përpjesëtim me rritjen e mjeteve të mbijetesës. Si mund të ketë rritje të popullsisë kur mjetet e mbijetesës, në vend që të shtohen, pakësohen?! Maltusi shkruante se “kur popullsia e punëtorëve rritet më shpejt sesa prodhimi i ushqimit, pagat reale bien sepse popullsia në rritje shkakton koston e jetesës”, që do të thotë koston e ushqimit. Rrjedhimisht, vështirësitë e rritjes së familjes shqiptare eventualisht zvogëlojnë shkallën e rritjes së popullsisë. Prandaj janë pakësuar martesat dhe lindjet dhe, nga ana tjetër po stimulohen martesat e bardha (martesat brenda të njëjtës gjinie). Madje për këto të fundit organizohen edhe parada e biseda televizive të paguara nga qeveria.

Mirëpo, kjo politikë ekonomike është nxitje për emigrim, nxitje për pakësim martesash e lindjesh, por edhe shkak për shtimin e sëmundjeve. Pra, me këtë politikë ekonomike Edi Rama i shkakton popullit shqiptar tre plagë tragjike: emigracionin galopant, rritjen e sëmundjeve dhe kufizimi e lindjeve, ngaqë shtyhen martesat dhe rritet beqaria. Që do të thotë pakësimin në propocion gjeometrik të popullsisë në Shqipëri.

Kjo lloj propagande dhe kjo lloj politike ekonomike të Edi Ramës janë bazë për modelet moderne matematikore neo-maltusiane të dinamikës historike afatgjatë.

20.12.2018

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Dilaver Goxhaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 277 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi