Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Eprorët si H. Berisha, historinë e bëjnë përrallë!
Publikuar më 09 shkurt, 2020 në orën 14:47 ( ) Sheradin Berisha | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
KOSHARJA NUK MOHOHET, POR AS NUK MUND TË ZMADHOHET!

“Në Koshare i kam përgatitur djemtë dhe përball e kemi pasur Vladimir Lazareviçin me 10 mijë ushtarë, me rekrutë të shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe i kemi sfiduar. Për luftë tokësore deri në Beograd i kishim çuar”, thotë Hisen Berisha në një intervistë me Astrit Gashin! / Gazeta Blic, 8 shkurt 2020.
Gjatë luftës në Kosovë (nga fundi i vitit 1998 - 1999), gjeneral major Vlladimir Llazareviçi ishte komandant i Korpusit ushtarak të Prishtinës, që vepronte në kuadër të armatës së tretë serbe, në krye me komandantin, gjeneral kolonel Nebojsha Pavkoviç.
- Korpusin ushtarak të Prishtinës (sipas raportit “Human Rights Watch”) e përbënin:
- pesë brigada,
- një njësi policore ushtarake dhe
- një regjiment aviacioni.
Korpusi ushtarak i Prishtinës kishte rreth 15 mijë trupa dhe ishin të dislokuar në Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Prizren, Gjakovë dhe në Pejë.
***
Nga këto të dhëna del se, Vladimir Lazareviçi nuk i kishte 10 mijë ushtarë (të Korpusit të Prishtinës) përballë njësive të UÇK-së në Koshare, siç thotë eprori Hisen Berisha! Ndërkaq pohimi i tij se, "Për luftë tokësore deri në Beograd i kishim çuar” është një përrallë me tupan!!!

KOSHARJA NUK MOHOHET, POR AS NUK MUND TË ZMADHOHET!

Kosharja është një nga luftrat më kulmore të UÇK, për faktin sepse u zhvillua në një kohë bashkveprimi me aleancën ushtarake të NATO's, dhe kulmoi me clirimin e Kosovës!
Kjo luftë me strukturën e saj komanduese (ku bënte pjesë edhe eprori Hisen Berisha) dhe luftëtarët e saj nuk mohohet, por as nuk mund të zmadhohet!

Përgjithësisht, ngjarjet e luftës nuk mund të ndryshohen, të tjetërsohen, të imagjinohen apo të improvizohen! Ato faktohen nga burime të ndryshme dhe shkruhen ashtu si kanë ndodhur, e jo ashtu si dëshirojmë ne të kishin ndodhur!

"Historia përbëhet nga ngjarjet dhe datat. Ajo nuk është një pikturë e vjetër a një ikonë që mund t’i shtosh disa penelata zbukurimi apo ta restaurosh. Jo! Historia ka lidhje me kohën dhe me veprat. Koha nuk mund të kthehet pas dhe veprat nuk mund të ribëhen me zbukurime". Citim i shkëputur nga parathënia e 'Helga's Secrets' për librin "Lufta shqiptaro - turke (1370 - 1530), Tiranë 2016.
____________________
SHERADIN BERISHA: OPERACIONI SERB 'PATKOI' - PLAN PËR SHFAROSJEN E SHQIPTARËVE!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10209109720676560&id=1125324528

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Sheradin Berisha
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 370 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi