Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Vepër e një modeli unik tematik e ligjërimor
Publikuar më 08 mars, 2020 në orën 20:12 ( ) Ilir Sefaj | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
‘Prozë urbane' titullohet libri më i ri me tregime i shkrimtarit e publicistit, Bajram Sefaj. Autor i sprovuar në shumë gjini e zhanre letrare, Bajram Sefaj qysh në përsiatjet e para krijuese të tij, që fillojnë këtu e dyzet vjet më parë, kur edhe e botoi librin me tregime të shkurtra 'Tri pika’ (1980), para opinionit lexues shpërfaqet tejet i artikuluar në këtë 'zeje' të moçme e cila 'nuk pensionohet kurrë', sikundër shprehet edhe vet autori në prologun e botimit të tij fundit.
Nëse librit më të ri të këtij autori i qasemi duke u mbështetur në atë që sugjeron metoda strukturaliste e studimit të artit letrar, themi se në botimin e tij të fundit, krijuesi BajramSefaj, me mjaft mjeshtëri ka pleksur brendapërbrenda një libri tregimin dhe reportazhin si lloje të shprehjes letrare, duke krijuar kështu një model unik tematik e ligjërimor.
Libri hapet me tregimin sinjifikativ 'Miza'. Është një kandërr fluturuese e cila me lëvizjet e saj në bordin e avionit jo vetëm që ngjallë kërshëri, por edhe mëri tek autori narrator. Themi mëri, ngase ky insekt për dallim nga “bashkudhëtarët” e tij nuk lodhet fare për formalitet e shumta që kërkon të udhëtarit me avion. Ajo sorollatet nga njëri te tjetri kënd i avionit, madje pa prerë biletë fare paraprakisht.
Edhe në ‘Prozë urbane’, sikurse pothuajse në tërë krijimtarinë e tij letrare e publicistike, Bajram Sefaj për asnjë çast nuk mbetet rob i stereotipive dhe metodave strikte të krijimit të artit letrat, pra arti i tij nuk kufizohet në forma të ‘ngurta’ të shprehjes letrare. Letërsia e Sefajt është letërsi e lirë.
Meqë është kështu, konsiderojmë se në prozën e tij shpërfaqen situata e personazhe jokonvencionale, të cilave autori u jep shpirt për t’u bërë pastaj të kuptueshme për të gjitha kategoritë e lexuesit.
Në krijimtarinë e tij në përgjithësi, e në veçanti në atë në prozë, krahas motiveve të tjera, ky autor trajton edhe motivin erotik!
Nuk janë të pakta pasazhet erotike që hasim në prozën e Sefajt, pasazhe këto që njërën ose në mënyrën tjetër ngjasojnëme ato të shkrimtarit të madh amerikan Çarls Bukovski. Megjithatë, përderisa Henk i Bukovskit është i involvuar direkt në afera dashurie, Nreci i Sefajt edhe pse lakmitar i papërmirësueshëm i së ‘çarës së qejfit’ më shumë shfaqet si ëndërrimtar për të mos thënë iluzionist.
Ani pse i dremitur nga mosha e jeta, i shtrirë në krevat për një seancë të radhës për masazhin që megjithatë i ndihmon në tejkalimin e dhembjeve të përditshme, protagonisti narrator i përfytyron në të gjitha pozicionet punëtoret e vyeshme e simpatike të spitalit, përderisa shtojzovallet mantelebardha vetëm se e kryejnë punën e tyre për t’i dalë në ndihmë këtij pacienti të ‘pashpresë’!
Ani pse libri titullohet ‘Prozë urbanë’ dhe në një perceptim fillestar krijohet përshtypja se temë bosht e tij mund të jetë një ambient me protagonistë e situata urbane, pjesa dërmuese e rrëfenjave të tij lidhen me një ambient tipik rural, e ngjarje që lidhen me jetën që bëhet në këto ambiente.
Në fakt, pjesa e tregimeve që lidhen me ambientin rural, për motiv kanë dukurinë e zoofilisë, motiv ky që në prozën e Sefajt trajtohet nga këndi i reminishencës ose si një rikujtuesë e njohurive që narratori i ka ruajtur nga fëmijëria.
‘Proza urbane’ e Bajram Sefajt është e ndarë në tri cikle tregimtare; ‘Tregime’, ‘Burrëri’ dhe ‘Anekdotike’, dhe ky klasifikim nuk është i rastësishëm, ngase këto cikle janë të ndërtuara sipas një porcedeu ligjërimor e tematik që mund të lexohen e kuptohen ndaras, por edhe si tërësi.
Si përfundim i kësaj përqasjeje të shkurtër, themi se, shkrimtari e publicisti Bajram Sefaj është sprovuar në lloje e kategori të ndryshme të artit letrar, dhe kujtoj se me krijimtarinë e tij ai e ka vënë në sprovë edhe lexuesin e ‘rëndomtë’, dashamir i fjalës së shkruar, por jo më pak edhe kritikën letrare, e cila për mendimin tim, me ose pavetëdije ka qëndruar ‘indiferente’ karshi veprës artistike të këtij autori.
Sidoqoftë, kjo vepër, kjo krijimtari edhe mund të ri-zbulohet një ditë, mbase edhe atëherë kur autori në fjalë do t’i takojë përjetësisë. Tekefundit, a nuk është ky fati edhe i shumë krijuesve të tjerë që njeh letërsia e përbotshme?!
Nëse jo për tjetër, ky konstatim mund të konsiderohet i përligjshëm edhe për faktin se vepra e tekste të njëjta, jo rrallë lexohen e kuptohen ndryshe nga persona të ndryshëm në kohë të ndryshme. E nëse është kështu, themi se krijimtaria letrare e publicistike e Bajram Sefajt nuk është vetëm e kohës, por edhe e kohërave!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Ilir Sefaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 125 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi