Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
ATA QË E LUFTUAN UÇK-në, NGA BRENDA E NGA JASHTË, PO E LUFTOJNË PDK-në, NGA BRENDA E NGA JASHTË
Publikuar më 26 mars, 2020 në orën 02:54 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Për lojërat e rrezikshme të LDK-së&Co, kemi shkruar tash e para 20 vitesh (dhe, atë, në vazhdimësi) dhe kemi tërhequr paralele shkencore për rrjedhat që po pasojnë nga virusi kancerogjen, që, tash e dy dekada pas lufte, po e shkatërron trurin dhe organizmin tonë shqiptar në trojet tona etnike.

Ky virus kancerogjen (ose, ta quajmë Covid-19, o me çfarëdo emri tjetër), po zhvillohet dhe po paraqitet sipas metodave “komuniste” e “demokratike” të një sistemi të rafinuar antishqiptar serbo-jugosllav, shqiptaro-titist e neotitist të LDK-së UDB-asho – KOS-iste&Co.
Virusit LDK-ist&Co, po ia shohim sherrin tash e sa dekada, në vijimësi, jo vetëm në trojet e pushtuara e të copëtuara shqiptare, por, edhe kudo që prania e tij “patriotike” e “kombëtare” ka mbërritur dhe është pozicionuar, në mekanizma vendorë e ndërkombëtarë, deri në OKB, ku, nga të gjitha pozitat e pritat, falë pozicionimit që i ka ofruar e mundësuar sistemi pushtues serbo-jugosllav e shqiptaro-titist, po e bën kërdinë antishqiptare!...

Ky virus “patriotik” e “shqiptar”, e ka goditur dhe po e godet pamëshirë trupin dhe trurin tonë shqiptar dhe kjo gjendje, fatkeqësisht, është shkak dhe pasojë e këtij virusi shqiptaro-titist e neotitist, LDK-ist&Co.

Po, a mund të fajësohet virusi, pse i ka lënë dhe pozicionuar larvat e veta virusologjike, kudo “institucioneve” dhe jashtë tyre. Duhet të jemi të qartë dhe të saktë, këtu, sepse, për këtë gjendje, fajet i ka antivirusi (UÇK&Co), që nuk ka treguar syçeltësi dhe largpamësi mendore e kombëtare, politike e atdhetare, për mundjen e virusit CoVid-19 të LDK&Co, si virus i njohur dhe i dëshmuar shqiptaro-titist e “kosovarist” i antishqiptarëve të orkestruar në pushtet.

Virusi LDK&Co, është virusi që e ka luftuar dhe po e Lufton në vazhdimësi luftën e lavdishme të UÇK-së dhe bartësit e saj, nga brenda dhe jashtë saj. Ai virus ka pas vetes edhe CoVid19-in tjetër të grupeve e grupimeve “politike” e “patriotike” të të “burgosurve politikë shqiptarë”, që i ka bërë “shqiptarët” pikepesë, sepse, shqiptarëve, nuk ua luan as qimet!...

Madje, për çudi, ka zgjedhur, virusologjikisht, në kor, të mos bashkëpunojë e të mos qeverisë me “krahun e luftës”, duke zgjedhur ta organizojë modelin karrabishtnor vetonsurroian të rrahjes së kusive, lugëve e tenxhereve…, nga ora tetë e mbrëmjes!...

Kur dikur, jo fort moti, rreshtimi krah LDK-së shpallej i pamoralshëm, si u bë që sot të jetë i “moralshëm” rreshtimi krah LDK-së së Ismutit, dhe, njerëz të saj, sot, thërrasin e pëllasin se nuk duhet të bëhet asnjë koalicion me PDK-në!?! Po, pse i pengon PDK-ja e Hashim Thaçi kaq shumë?... Nuk është e moralshme, as politikisht, as njerëzisht, as kombëtarisht, ta cilësosh dikë për tradhtar pse ka biseduar me Serbinë ose me aleatët e “Republikës së Kosovës”, për t’i marrë vetë në dorë ato bisedime e për t’u bërë “hero” e “patriot” me stafetën panserbe, pansllave e panjugosllave, antishqiptare, në dorë!...

Të gjithë virusët neotitistë “kosovarë” të LDK-së&Co, sorra e laraska të virusuara, duhet ta dinë dhe ta kuptojnë se ata janë virusët e radhëve të para “shqiptare”, “patriotike” e “kombëtare” që e kanë tradhtuar BETIMIN E UÇK-së, që në krye të herës ai ishte Dr. Ibrahim Rugova dhe tash ka dalë në krye njëfarë Ismuti me krroçkë!...

I njohim dhe i dimë të gjithë ata që e luftuan dhe shantazhuan UÇK-në nga brenda e nga jashtë, që, sot, po e luftojnë PDK-në, nga brenda e nga jashtë! Ndërsa, për ketë gjendje fajet i ka, pikërisht, “krahu i luftës”, që e rehabilitoi dhe e pozicionoi këtë virus “patriotik” e “kombëtar”, kudo “institucioneve të ‘Republikës së Kosovës’”…

Kjo, padashje, ma kthen në kujtesë atë thënien e njohur të popullit shqiptar, gjatë Luftës së Dytë Botërore: “Drenicë, ta hang’sha zhugën!”, siç e menduan dhe e thanë heshturazi, fare pa zë, edhe gjatë luftës së lavdishme të UÇK-së, duke organizuar zgjedhje “të lira e demokratike” (në fillim ’98) në Drenicë, dhe, tash, njëzet vjetë pas luftës së UÇK-së, po thonë fare hapur e me zë të lartë, sikurse edhe pas Luftës së Dytë Botërore: “Drenicë, ta lofsha nënën!”…

Kjo gjendje, nuk do as duron shpjegim tjetër.

Ky është kulmi i turpit i neotitistëve, që, vetëm shqiptarët nuk i duan dhe nuk mund t’i shohin e durojnë në pushtet, sidomos, drenishtarët, që, pas luftës shqiptare të UÇK-së, nuk i lanë të punojnë as në vendet e tyre të punës, siç ndodhi rasti me mua (autorin e këtij shkrimi), kur nuk lejova të hiqet nga zyra e NB “Rilindja” fotografia e Adem Jasharit, ndërsa, sot, ata që e bënë këtë veprim antishqiptar, shkojnë e betohen te JASHARËT. Kjo është fytyra e vërtetë e këtij virusi antishqiptar, që ndryshon e mashtron në vazhdimësi.

Ky është kryevirusi që e sajoi “Republikën e Kosovës”, “kombin Kosovar”, “himnin” dhe “flamurin” (Bah!)… Virusi gërxhul me shtagë kërryle, sot! Ky është virusi që po përshtatet dhe po mbijeton në çdo kohë, hapësirë dhe në çdo klimë, të thatë apo të lagësht, antishqiptare.

Por, shqiptarët, për asnjë kohë dhe moment, nuk duhet të harrojnë se koka e këtij virusi kancerogjen ka deputetësi të përjetshme federative jugosllave e shqiptaro-titiste, prandaj, neotitizmi “shqiptar”, sot, është në pupa! UDB-a dhe KOS-i shqiptaro-titist e neotitist, kanë veshur rroba “shqiptare”, “patriotike” e “kombëtare”, në kulm (Sic!), prandaj, jemi këtu ku jemi, e jemi kështu siç jemi!...

Pra, ata që e luftuan UÇK-në, nga brenda e nga jashtë, po e luftojnë PDK-në, nga brenda e nga jashtë, sepse, PDK-ja e luftoi vetveten dhe luftën e vet, duke mos i riorganizuar dhe duke mos i lënë të punojnë luftëtarët e radhëve të para të luftës shqiptare të UÇK-së!...

(Autori është poet, shkrimtar dhe publicist. Nuk ka takuar as i takon asnjë subjekti politik, kurrën e kurrës)

Burojë, 25 Mars 2020

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 168 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi