Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PANVIRUSI SHQIPTARO-TITIST
Publikuar më 05 prill, 2020 në orën 20:56 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Është njerëzore dhe e njerëzishme, në rrafshin njerëzor, botëror, se si po reagohet ndaj një virusi e pandemie si CoVid-19 (me të drejtë), që ka përfshirë popujt dhe shtetet, e, në anën tjetër të medaljes, është e çuditshme, jashtë mase e çuditshme, pse nuk shihet asnjë reagim kundër politikovirusëve dhe pandemive globale që sjellë politikovirusi i secilit shtet veç e veç, në rrafshin ndërkombëtar, rajonal e vendor, me votat e virusëdhënësve, për ta ruajtur mutacionin shekullor të panvirusëve në pushtet.
Madje, nuk reagon as OKB-ja, as OBSH-ja, qoftë për jetët e pafajshme që po merr virusi, qoftë për dëmet që po i shkaktohen njerëzimit, në të gjitha aspektet, e, veçanërisht, me shkatërrimin e ekonomive të sheteve të vogla, me qëllim puropolitik për frikësimin dhe shkatërrimin e secilit popull e shtet, veç e veç.

Por, ne, këtu, në këtë analizë, do të ndalemi tek panvirusi shqiptaro-titist i LDK-së&Co e tij, të cilin nuk po e sheh askush, sidomos, për dëmet që po ia shkakton popullit shqiptar dhe Shqipërisë, tash e shkuar dy dekada, së bashku me PD-në e Tiranës&Co e saj. Dëmet e gjata shekull, të këtij panvirusi “patriotik”, “kombëtar” dhe “shqiptar”, janë shumëdimensionale dhe kapin fusha të caktuara shoqërore, si akademinë, ushtrinë, kulturën, arsimin, shëndetësinë, policinë, administratën, sportin, muzikën dhe fusha të tjera.

Fajet dhe dëmet e këtij panvirusi “shqiptar” të politikës së ditës, të politikës së “autonomisë” së gjerë “krahinore e krahinoriste”, a të kufizuar, të servilizmit pakurrizor të ‘njeriut tonë’, janë shekullore. Dhe, faji është i shumë politikanëve e deputetëve me jetëgjatësi të përjetshme federative jugosllave e krahinoriste, i mediave të tyre dhe (k)”analistëve”, “intelektualëve”, ‘akademikëve”, “politikanëve”, “shkrimtarëve”, “profdok”qorrëve… të “Republikës së Kosovës”, sepse, fajin dhe virusin e shohin te serbët dhe Serbia (që është më shumë se skandaloze, kur ky armik shekullor dihet e njihet), sepse, ai virus nuk mund të na mundë kurrë dhe në asnjë kohë, pa e pasë krah panvirusin shqiptaro-titist të LDK-së&Co e saj të PD-së dhe të të “burgosurve politikë shqiptarë”.

Panvirusi shqiptaro-titist i LDK-së&Co, vazhdimisht, u rri nën sqetulla mediave dhe (k)”analistëve”, “akademikëve”, “politikanëve”, “intelektualëve”, “profesorëve”, “doktorëve” (lexo: profdokqorrëve)…, që nuk janë fare të interesuar ta shohin e ta dallojnë, ta njohin e studiojnë, mutacionin që po e pëson panvirusi dhe po e bën mut kahdo që po shkon e kahdo që po shkelë këmba e tij dhe kahdo që po kalëron mendja e tij “patriotike” e “kombëtare”, nëpër të gjitha “institucionet” e “’institucioneve’ dhe ‘institucinalistëve’ tanë të viteve ’90-ta”, për çka, fajin madhor e ka politika e SHP të UÇK-së, dhe kategori të njohura e të caktuara të të “burgosurve politikë shqiptarë” në atë shtab dhe jo vetëm. Dhe, natyrisht, në natyrën e atij e këtij panvirusi shqiptaro-titist të LDK-së&Co, është e rëndësishme të zgjatë e tejzgjatë tranzicioni mutacional, i përmutimit të përjetshëm e të përbotshëm panvirusal, i shqiptarëve dhe i Shqipërisë – SHQIPËRI.

Po, si nuk mund ta shohë e ta dallojë një shtab lufte, politik e ushtarak, panvirusin shqiptaro-titist të neotitistëve “shqiptarë” në pushtet dhe larvave të tij të të “burgosurve politikë shqiptarë”, kudo, i cili, i ka ndihmuar dhe u ka dalë krah programeve dhe teorive shfarosëse serbomëdha në kurriz të shqiptarëve dhe ka qenë gjithmonë e gjithnjë në krah të Jugosllavisë e të programeve e teorive të saj poaqë shfarosëse, antishqiptare e serbomëdha?!...

Programet dhe teoritë shfarosëse maltusiane serbomëdha, i kanë mbështetur neomaltusianët shqiptaro-titistë të hurit dhe të litarit LKJ-isto – LKK-isto – LDK-ist&Co e tyre të të “burgosurve politikë shqiptarë”, të cilët, siç do të thoshte udhëheqësi epokal shqiptar, Enver Hoxha, “… regjimi i Titos do t’i ruante e do t’i ngrinte gjer në rangjet më të larta të institucioneve shkenore të Jugosllaisë ‘socialiste’” … Dhe, derisa është kështu, me panvirusin shqiptaro-titist të LDK-së&Co, a u treguam syçelë ndaj reaksionarëve të brendshëm dhe të jashtëm shqiptaro-titistë të LKJ-LKK-LDK-së&Co? Cilat janë ‘kantat’ e saj “patriotike” e “kombëtare” që po i ruan e rinovon LDK-ja për ditë të zeza të saj dhe të aleatëve të saj serbojugosllavë? Cili është agjitacioni dhe agjentura e LDK-së, që po punon e vepron për ditët e zeza të saj?...

Në këtë kohë të koronavirusit CoVid-19, të kësaj pandemie që e ka përfshirë krejt botën dhe po merr jetë të shumta, si do ta mundim ne panvirusin shqiptaro-tirtist të LDK-së&Co e saj neotitiste e neomaltusiane?!... Si të luftohet CoVid-19, pa u luftuar asnjëherë, paraprakisht, panvirusi shqiptaro-titist neomaltusian i LDK-së&Co? Parë realisht, nuk mund të fitohet asnjëherë dhe kurrë lufta e popullit shqiptar, me këtë panvirus antishqiptar në krye, në organizmin e tij, ose, me këtë panvirus të rafinuar e tinëzar që vazhdimisht e quan veten “patriotik” dhe “shqiptar”.

Pyetja që duhet shtruar këtu, pa asnjë hezitim të mëtejmë, është: A mund ta fitojnë luftën kundër CoVid-19, ata e këta “shqiptarë” që ia zgjatën jetën panvirusit shqiptaro-titist të LDK-së&Co? Përgjigjja është: JO. Kjo nuk mund të bëhet as të arrihet, duke e mashtruar veten e vetveten se “do bëhet më mirë”(!), me këtë brumë neotitistësh, neomaltusianësh e të “burgosurish politikë shqiptarë” krah tyre, e jo krah popullit dhe interesave të tij jetike, për çka edhe sakrifikuan, por, tash, harruan gjithçka.(Sic!)

Panvirusi shqiptaro-titist i LDK-së&Co, që u duartrokitte ofresivave serbe kundër UÇK-së, në Drenishtë (Drenicë) dhe gjetkë, nga “Baraka e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës” (SHSHK) dhe nga “Aleja e Shpëtimtarëve të Kombit”, në Kompleksin “Qafa”, në Prishtinë, nuk ka pushuar t’u duartrokasë as ofensivave politike kundër UÇK-së dhe kundër njerëzve të saj meritorë, kundër veteranëve, kundër luftëtarëve të radhëve të para, kundër komandantëve e kundër stafit politik e ushtarak të UÇK-së. Dhe, këtë, fatkeqësisht, po e shohim edhe sot…

Mos, vallë, kjo armë politike, ushtarake dhe biologjike, që na erdhi e na mbërtheu tinëzisht, si CoVid-19, ka për qëllim ta ndryshojë mendësinë njerëzore dhe mënyrën e jetesës, bashkësinë e saj bashkëkohore e postbashkëkohore dhe përceptimet për të, siç po bën panvirusi shqiptaro-titist i LDK-së&Co e tij virusologjike?!...
Këtu është në lojë gjithçka, siç është në lojë edhe në panvirusin shqiptaro-titist, LDK-ist&Co, që po e kalëron secilën parti për qejfi të vet virusor, gjithsesi, antishqiptarçe, si panvirus i LDK-së&Co e tij “patriotike” e “shqiptare”, në horizontin e ri global, rajonal e vendor, antishqiptar.

Mos harroni, se, ky është panvirusi i specializuar shqiptaro-titist, “patriotik” e “kombëtar” i LDK-së&Co, i lig dhe më i zi se CoVid-19, që po i futë në rrethin e vet panvirusor partitë dhe paritë e tyre po “patriotike” e “shqiptare”, sipas rastit dhe mundësisë që po ia afrojnë vetë ato, ata përpara dhe këta në ikje(!)…

Burojë, më 5 Prill 2020

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 178 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi