Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PËRRALLAT ME “TESHTIMA” (!)
Publikuar më 08 prill, 2020 në orën 17:37 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ka kohë që koronavirusi CoVid-19 është shpërndarë anekatëranë të botës. Kemi dëgjuar e po dëgjojmë “këshilla” nga më të ndryshmet, të cilat, nuk janë asgjë tjetër, veçse përralla me “teshtima” e për “teshtima”!...

Na thanë, e po na thonë e “këshillojnë”, se spërklat (stërpikët) nga teshtima nuk shkojnë tej largësisë prej një (1) metri! E çuditshme kjo përrallë, kur po e shohim se spërklat nga “teshtimat” kinezo-ruse, tashmë, kanë arritur në të katër anët e Globit dhe OBSH e OKB, ende heshtin për “teshtimat” në fjalë dhe na këshillojnë e na thonë përralla e na flasin për largësi “sociale” prej dy (2) metra(!), ndërsa, popujt po e shohin e po e përjetojnë në kurrizin e tyre njerëzor, edhe qindra e mijëra e mijëra kilometra larg Wuhanit kinez.
Ndërsa, ne, ende vazhdojmë t’i dëgjojmë e zbatojmë përrallat me “teshtima” kinezo-ruse të koronavirusit CoVid-19!
Këto përralla, me “teshtimat” në fjalë, janë bazë reale për shqetësimin dhe mobilizimin e popujve dhe shteteve, në veçanti, të popujve të vegjël dhe të shteteve të vogla, si Shqipëria e ne shqiptarëve.
Por, në gjithë këtë situatë, që është për shqetësim të madh, shqetësimi tjetër real, edhe më shqetësues se të gjitha shqetësimet e tjera, janë përrallat me teshtima të shakaxhinjve të “Pavarësisë” së “Republikës së Kosovës”, përrallat me liri, për komb, himn e flamur “Kosovar”, të mbushura përplot me “histori” e “demokraci” të shqiptaro-titistëve LDK-istë&Co e tyre teshtimmëdha e teshtimlodhura!...

Sa “analisti” e kanalisti u beson përrallave të shakaxhinjve të “Pavarësisë”, të “Republikës së Kosovës”, është tepër e habitshme dhe e çuditshme, prandaj, “teshtima” e përrallave të tyre shekullore, antishqiptare, ka mbërritur në Tiranë, me shtabin e Zyrës dhe “Përfaqësisë diplomatike” të LDK-së e të gazetës “Rilindja” (të gjithë UDB-ashë e KOS-istë), në Tiranë, dhe, assesi të largohet nga andej, sepse, ka mbështjetje të panvirusit saliberishist-ibrahimrugovist&Co e tyre “patriotike” e “shqiptare” të teshtimave të njohura “shqiptare”, e, madje, nuk është për t’i besuar asnjë panvirusi që nxitet dhe vjen prej qarqeve shqiptaro-titiste me deputetësi të përjetshme federative jugosllave, as Tirana dhe as populli shqiptar.

Eh! Sikur ta dinin disa analistë mbështetës të “rinisë politike”, sa e vjetër është ajo “rini politike” në politikë, që kontrollohet nga UDB-a dhe KOS-i “shqiptar”, “patriotik” e “kombëtar”, do ta merrnin më për bazë rezonin (arsyen e të menduarit) shqiptar, nuk do të ishin në krah të asaj “rinie politike”, që edhe luftën e lavdishme të UÇK-së e bëri “përshesh”(Bah!), që, në fakt, është kontrolluar dhe kontrollohet nga tjetërkush, e, edhe nga rinia (para)politike(!)…

Dhe, të gjitha këto kombinatorika “politike” e “patriotike” i kanë dhënë të gjitha këto koalicione: VLAN, PLAN e VVJUSKPLAN!...

Dhe, duke i parë, njohur e studiuar nga afër, të gjitha këto “parime”, zhvillime e situata të “parimeve të universalitetit”, duhet të dimë se a janë ato edhe “parime të panvirusalitetit” në teshtima (para)politike!?!... Prandaj, a do të dimë t’i kapërcejmë e përmbyllim këto “teshtima” parapolitike të faktorit serbo-jugosllav e shqiptaro-titist, e, edhe të “rinisë politike”!?!...

Dalja e disa analistëve, herë në një tabor, herë në tjetrin, pa asnjë kriter a program politik e shtetëror kombëtar, vetëm për interesa personale e grupore, kulimoklanore, vetëm sa e zbehë dhe e zvetënon rolin e tyre, sinqeritetin dhe vendosmërinë për angazhime të mirëfillta kombëtare e shtetërore, shqiptare. Për “kulla”, “krahinarizma”, “bajraktarizma”, “principatizma” e “dinasti”, e them botërisht: Pa mua dhe pa shqiptarët-shqiptarë!...

Si është e mundur që shumë analistë dhe kanalistë bien kaq poshtë? Për analistët e pavarur shqiptarë, është turp të bien pre e qëllime politike, “patriotike” e “kombëtare”, qoftë edhe të “rinisë politike”(!), ndërsa, prej kanalistëve të njohur serbo-jugosllavë e shqiptaro-titistë, nuk presim asgjë me vlerë shqiptare. Ata janë sikurse defat e defatoreve, që, sipas interesit – herë ftohen dhe nuk bien, e, herë-herë, - t’i shurdhojnë veshët (kur ngrohen /nxehen/ pranë zjarrit, me meze e me raki rrushi!), për asgjë kombëtare e shtetërore, shqiptare. Si është e mundur kjo?!...

Si është e mundur, disa syrësh (analistë), e shohin si nevojë urgjente depolitizimin e klasës politike 20—vjeçare në “Republikën e Kosovës”, ndërsa, nuk e shohin panvirusin shekullor shqiptaro-titist të LDK-së&Co e saj, “patriotike” e “shqiptare”, që e kanë dhënë edhe panvirusin e “rinisë politike”, sikurse edhe të tjerët, që, edhe përmes luftës vëllavrasëse (civile), është i gatshëm të vijë në pushtet, për të vetmin qëllim: për interesa të vetat personale e grupore dhe jo për interesa të popullit e të shtetit shqiptar, për çka është dhënë edhe betimi i UÇK-së!?!...
Në këtë rrafsh, t’i biesh shqelm një interesi vlere, dhe, ta përqafosh një interes “vlere” tjetër, nuk është njerëzi as e njerëzishme, nuk është burrëri dhe as humanizëm. Prandaj, gjykimet hipotetike dhe hipotetizmi i njëanshëm, nuk shpien gjëkundi.

Lavdërimi, sipas interesit ditor, jo i kulturuar, se vetëm kur je me mua dhe krah interesave të mia, je i mirë, - nuk është vlerë që duhet vlerësuar e çmuar për të tillë, por, antivlerë e thellë njerëzore, shtetërore dhe kombëtare.
Ata e këta LDK-istë&Co (me “rinitë e tyre ‘politike’ e ‘patriotike’”), na vranë, na dogjën e na lanë pa punë (edhe pas luftës së UÇK-së), prandaj, përrallat e tyre me “teshtima” ‘patriotike’ e ‘shqiptare’, nuk janë për t’i besuar shqiptarët dhe cilido shtet i ardhshëm shqiptar.

E, kur nuk mund t’i njohim e studiojmë përrallat me “teshtima” të shakaxhinjve të “Pavarësisë” së “Republikës së Kosovës”, të LDK-së UDB-asho – KOS-iste&Co (qofshin ato të edhe të “Rinisë politike”, të kontrolluar prej tyre), si do të mund t’i shohim, njohim e studiojmë përrallat me “teshtima” kinezo-ruse, kur stërpikët (spërklat) e tyre kanë thyer çdo distancë dhe kanë marrë gjithë Globin?!...
Prandaj, është mirë të mos i dëgjojmë e të mos i marrim për të përkryera, përrallat me “teshtima” (para)politike, “patriotike” e “kombëtare”, sidomos, të neotitistëve&Co(Sic!)…

Burojë, më 7 Prill 2020

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 267 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi