Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
GODITJE ME “TESHTIMA” (!)
Publikuar më 12 prill, 2020 në orën 00:14 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ne, nuk po e shohim koronavirusin CoVid-19, as në ajër, as në tokë, as në pemë, drunj, pyje, kodra, brigje, livadhe, lumenj, liqene, dete e oqeane, as në muret e shtëpive tona, as… Nuk po e shohim, sepse, na e kanë shpërndarë të vogël, thërrmijalisht të vogël dhe të padukshëm, që nuk shihet as me mikroskop! Nuk po e dimë a na e sollën me aeroplanë specialë, shtetrorë a privatë, me bombardues, me nëndetëse, me anije luftarake e tregtare, me raketa bërthamore…, apo, mos jashtëtokësorët po ngjizin diçka të panjohur dhe të paparë në planetin tonë?...
Po, a po na sheh koronaviirusi neve dhe a po i zgjedh ata që po i prekë, apo, ata që po ua merr jetën, apo janë të gjithë njësoj për armën e tij vdekjeprurëse, të kalibrit të ndryshueshëm (mutacionit) CoVid-19, të ardhur prej rrjedhjeve të laboratorëve nuklearë, apo, të krijuar enkas në labortorë, në një garë të paparë e të shfrenuar të superfuqive botërore, për ta gjunjëzuar e për t’ia “ulur kokën” njëra-tjetrës?...

Parë në shtigje të tjera, planetarizmi i koronavirusit CoVid-19 mund të jetë pasojë e kahmotshme e rrjedhave nukleare të Çërnobilit, sepse, në këtë pikëpamje shtigjesh, afria ruso-kizeze (dhe Serbia krah tyre), është për t’u parë me sy tjetër, të një ashpërsie të bazuar kritike, po, gjithsesi, edhe dyshuese, për gënjeshtrat që përhapin në gjithësi.

Mos, vallë, goditja e tij me “teshtima” është kaq tinëzare e mizore? Apo, goditjet me “teshtimat” e tij politike po e bëjnë kërdinë ndaj njerëzimit, në gjithë planetin tonë?...

Në bashkëluftëtarë sekretë të koronavirusit CoVid-19 (në armë të tij sekrete), është shndërruar politika globale dhe politikanë nga e gjithë bota, media të kontrolluara prej tyre (qofshin ato pamore, të shkruara, apo, portale). Kjo luftë, sipas të gjitha analizave logjike, po bëhet për dominim ekonomik global, nisur prej Fuqive të Mëdha, të cilës po i prijnë Kina dhe Rusia (nuk përjashtohet as Serbia, si aleate e tyre e ngushtë, nga e cila na vinë kërcënime e shantazhe të të gjitha natyrave dhe të këqija të tjera që i kemi provuar në shekuj), si nismëtare të kësaj lufte, dhe, SHBA, Franca, Gjermania, Anglia, Italia, Spanja e të tjera, që po caciten (hamenden) se kah do të drejtohen dhe në krah të kujt do të jenë(!)…

Po kjo situatë është edhe në Shqipëri, Kosovë dhe në trojet autoktone shqiptare (të copëtuara me porosi, si mos më keq, nga vetë “shqiptarët” që na “përfaqësojnë” në botë, dhe, ne, pamendërisht fajësojmë botën për fajet e tyre kolektive shqiptaro-titiste)!…

“Patriotizmi” dhe “atdhedashuria” e tyre ka marrë përmasa të mëdha “shqiptare”, dhe, kjo duhet të jetë jo vetëm shqetësim i madh për shqiptarët dhe për Shqipërinë tonë, po, edhe për miqtë tanë ndërkombëtarë. Por, a po ndodhë kështu? Jo! Nuk po ndodhë, për fajin ekskluziv të shqiptarëve dhe të “shqiptarëve” shqiptaro-titistë në pushtet, që po e përfaqësojnë veten dhe interesat e tyre kudo. Madje, panvirusi i tyre, fatkeqësisht, e ka prekur dhe po e godet me “teshtima” edhe Tiranën tonë. Andaj, kë po e godet kjo gjendje izolimi e karantine?... Kë, më shumë e më tepër se shtresat e gjera të popullit shqiptar, kudo në trojet e veta.

Goditja me rrëfatje e “teshtima” parapolitike e politike, është globale dhe e drejtuar nga secili kundër secilit grup dhe shtet, sidomos, goditja kundër shteteve të vogla (të pafuqishme ekonomikisht) do të jetë shkatërruese dhe do të pësojnë popujt që nuk mund t’i qëndrojnë kësaj goditjeje me “teshtima”, të rafinuar, globale, rajonale e vendore, që mëton të vë rend të ri botëror, përmes këtij kërcënimi finok dhe tinëzar.

Kjo gjendje, edhe tek ne shqiptarët (veçanërisht në Kosovë), është goditje me “teshtima” të rënda shqiptaro-titiste e neotitiste të LDK-së&Co e saj politike, “patriotike” e “kombëtare”, parapolitike, goditje e pamëshirshme politike e ekonomike që u bëhet shtresave të varfëra qytetare, atyre shtresave dhe familjeve të tyre që nuk e kanë në xhep një (1) Euro, për ta blerë një maskë “mbrojtëse”, apo, dorëza, për të mos u prekur nga koronavirusi…

Ne, shqiptarëve, goditjet me “teshtima” na kanë përcjellur shekuj e shekuj dhe na e kanë rënduar jetën, dhe, të gjitha goditjet me “teshtima” të dyfishta na kanë ardhur prej politikanëve “tanë”, prej “udhëheqësve shqiptarë” që kanë përfaqësuar interesa të huaja (të pushtuesve e poshtëruesve tanë), antishqiptare, në tokën dhe në “shtetet” tona kombëtare, të udhëhequra prej “patriotëve” dhe “shqiptarëve” të njohur e të mëdhenj. Goditjet me “teshtima” na kanë prerë pas shpine dhe na e kanë vënë lakun në fyt (lakun ekonomik, financiar… etj.), na kanë lënë barkzbrazët e xhepzbrazët dhe na kanë goditur me “parime”, mbështetur edhe nga shumë analistë e kanalistë. Dhe, për “parime” i kanë zbatuar politikat “zhvillimore” të pushtuesve, duke u nisur prej politikave të punësimit, prej atyre ekonomike, financiare, të shkollimit…, afatgjata, duke na detyruar që edhe bukën e gojës ta kërkojmë jashtë tokës sonë dhe jashtë trojeve tona gjeoetnike e gjeoautoktone.

Goditjet e mëdha, me “teshtima” të forta “patriotike” e “kombëtare”, na erdhën gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, të prira prej “komunistëve” shqiptaro-titistë, dhe, fatkeqësisht, po vazhdojnë deri në ditët tona. Vetëm se, ato goditje me “teshtima” ‘patriotike’ e ‘shqiptare’ i patëm dhe i kemi të pranishme kudo, edhe gjatë e pas luftës së 1997-1999, që, sipas betimit, u bë për bashkim dhe liri kombëtare.
Goditjet me “teshtima” të forta u bënë kundër tribunit të popullit shqiptar, Shaban Palluzha, me shokë. Atyre goditjeve u priu Fadil Hoxha, kryekomunisti e kryegjakpirësi i popullit shqiptar të viseve të pushtuara shqiptare nga Jugosllavia.

Nuk po e shohim koronavirusin CoVid-19, që po e godet gjithë njerëzimin, pa përjashtim, por, “komunistët”-“demokratë” shqiptaro-titistë e neotitistë, i kemi parë, i njohim dhe i kemi pasë therra në këmbët tona shqiptare dhe sot po na godasin me “teshtima” breshërishë antishqiptare, duke i ndërruar dhe vënë në poste udhëheqëse pashallarët e të njëjtës prejardhjeje.

Ndërsa, sot, goditjeve me rrëfatje e “teshtima” të forta, po u prijnë pasardhës shqiptaro-titistë e neotitistë të “bashkim-vëllazërimit” me shkie, UDB-asho – KOS-istë të LDK-së&Co e saj “patriotike” dhe “shqiptare” dhe me neotitistët e përgatitur enkas për menaxhim “kosovar” e “kosovarist” të “Republikës së Kosovës”!...

Falë goditjeve me teshtima “patriotike” e “demokratike”, “shqiptare” të LDK-së së Dr. Ibrahim Rugovës&Co, kemi ardhur këtu ku jemi(!) Veteranët e UÇK-së, janë të përjashtuar nga të gjitha të drejtat që u takojnë (edhe ata që ishin në vijën e parë të luftës politike e propagandistike kundër Serbisë e Jugosllavisë së Millosheviçit dhe të shqiptaro-titistëve LDK-istë), të dala nga lufta e tyre sublime, shqiptare, e meritave dhe lavdisë së luftës shqiptare.

Prandaj, goditjet e dyfishta e të forta, me rrëfatje, tërfatje (turfullima) e “teshtima” serbo-jugosllave e shqiptaro-titiste po i jep vazhduesi i politikës “patriotike” e “shqiptare”, Isa Mustafa i LDK-së&Co, vazhdues i denjë dhe i padinjitetshëm i politikës tradhtare, kundër shqiptarëve autoktonë, që, edhe sot po na vijnë nga një koordinim i plotë zinxhiror antishqiptar, si kundër shabanpalluzhistëve, pas Luftës së Dytë Botërore, dhe, kundër uçkëistëve, pas luftës së 1997-1999. Rrëfatjet, tërfatjet e “teshtimat”, vijnë dhe janë të panvirusit të njohur shqiptaro-titist, LDK-ist&Co, i cili panvirus është autori i “Republikës së Kosovës” dhe i zinxhirit të koordinuar, të derisotëm, antishqiptar.

Madje, turfullimat e tyre po i përjetojmë në kurrizin tonë shqiptar, edhe sot, por, këta neotitistë në pushtet, duhet ta dinë dhe ta kuptojnë përfundimisht, se, ne, nuk i përgatitem për luftë, ata që rrokën armët, për ta gëzuar pushtetin kolaboracionistët e të gjitha ngjyrimeve e paketimeve të Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë e Jugosllavisë antishqiptare dhe aleatët e tyre të rinj të të gjithë spektrit politik “kosovar” e “kosovarist” të LDK-së&Co, që e mbajtën dhe po e mbajnë në pushtet “partitë e dala nga lufta e UÇK-së”(!)

Pra, po shihet hapur dhe më qartë se kurrë, se, riciklimi i virusit “patriotik” e “kombëtar” shqiptaro-titist të LDK-së&Co, i ka kushtuar popullit shqiptar jashtë çdo mase njerëzore, shtetërore e kombëtare. Po, kush dhe cili qe ai që ia mundësoi riciklimin këtij virusi kobtar e korbtar, antishqiptar.

Asnjë armik nuk na ka goditur më keq e më rëndë, sesa na ka goditur armiku i brendshëm dhe i jashtëm shqiptaro-titist (që po e mbështesin edhe disa analistë e opinionistë në Tiranë/!/), i UDB-së dhe KOS-it LDK-ist&Co e tyre “patriotike” e “shqiptare” anekatëranë dhe jashtë atdheut iliro-shqiptar dhe është i vetmi armik i popullit të vet që me popullin e vet flet e vepron me dorëza, i mbuluar me maskën e “patriotizmit shqiptar”, por, vepron kundër popullit shqiptar dhe bashkimit të atdheut.

Është koha t’u dalim përballë goditjeve me rrëfatje, tërfatje, turfullima e “teshtima” të shqiptaro-titistëve LDK-istë&Co e tyre të UDB-së dhe të KOS-it “patriotik” e “kombëtar”, serbo-jugosllav, neotitist e shqiptaro-titist. Sepse, nuk guxojmë të lejojmë që të shkojë për lesh gjaku i dëshmorëve të Kombit dhe jeta e pasardhësve të tyre shqiptarë, duke e lënë në duar dhe prehër të kriminelëve të njohur ordinerë të LDK-së fashiste&Co.

Koha për zgjim final e përfundimtar, shqiptar, që të mos mbetemi cak i goditjeve me turfullima e “teshtima” të UDB-asho – KOS-istëve shqiptaro-titistë të LDK-së dhe aleatëve të saj të kategorive të të “burgosurve politikë shqiptarë”, ka ardhur, ndryshe, do ta çojnë deri në fund, me goditje, turfullima e “teshtima”, parosinë dhe maksimën antishqiptare të renegatit dhe kryekomunistit “shqiptar”, Fadil Hoxha, drejtuar “irredentistëve” dhe “kontrarevolucionarëve” shqiptarë: “Bira e minit, 300 qese”(!)…

Burojë, 10 Prill 2020

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 288 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi