Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
TESHTIMA ME VIRUS DHE RRËFATJE E HUNGURIMA
Publikuar më 16 prill, 2020 në orën 23:28 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në këtë klimë terrori e fashizmi politik e “patriotik” shqiptaro-titistësh, neotitistësh&Co, po dëgjohen teshtima me virusë dhe rrëfatje e hungurima politike të sojit të njohur “shqiptar”, “patriotik” e “kombëtar”, dhe, kësaj klime nuk i shihet fundi në harizont, pasi që, secili që po vjen në “pushtetin” e njohur antishqiptar të shakaxhinjve të “pavarësisë” së “Republikës së Kosovës” dhe secili që po bëhet me ta, e po hyn në një thes me shakaxhinjtë e njohur e të panjohur të “Republikës së Kosovës”, në vallen e tyre ku po u duartrokasin vetëm interesave të tyre personale e familjare, kuvendërisht e deputetërisht, LDK&Co është ai panvirusi i njohur që po e mundëson dhe po e zgjatë klimën e terrorit e fashizmit të orkestruar shqiptaro-titist!...
Kësaj klime shekullore terrori të panvirusit të njohur politik shqiptaro-titist, për ta goditur popullin shqiptar dhe inetegjencën e tij (për çka ka përvojë të madhe), sipas dëshirave të tij serbo-jugosllave e shqiptaro-titiste, siç po shihet aktualisht, i ka ardhur në ndihmë edhe klima e krijuar me CoVid-19 e VV të nxehtë.

Kjo është e turpshme dhe skajshmërisht antishqiptare, çfarë po ndodhë në teatrin e sorrave e të laraskave shqiptaro-titiste e neotitiste, në të ashtuquajturin “Parlamenti i Kosovës” dhe jashtë tij, në teatrologjinë “patriotike” dhe “shqiptare” të LDK-së&Co e saj të të “burgosurve politikë shqiptarë”, që, edhe këta të fundit po teshtijnë me virusë dhe me rrëfatje e hungurima!…

Atje, po shihen e po dëgjohen vetëm teshtima me rrëfatje e hungurima politike, shekullore, të një gjithëvirusi me pasardhësi pushtuesi e poshtruesi të dyfishtë serbo-jugosllav e shqiptaro-titist të shqiptarëve.

Në sallën e teatrit, janë ulur në skenë (pushtet) po ata njerëz me larva të tyre politike, kulturore, ekonomike, financiare, akademike, administrative, arsimore, ushtarake, policore… dhe kanë sharruar deri në fyt në kolltuqet që ua ka disenjuar sistemi pushtues serbo-jugosllav i Berogradit dhe ky shqiptaro-titist i Prishtinës. Po dëgjohen vetëm teshtima me rrëfatje e hungurima politike e “patriotike”, “shqiptare”!...

Po, si nuk e pa a si nuk e njohu njeri, se koronavirusi politik shqiptaro-titist, mutacionin e kryente në SHP të UÇK-së dhe kudo tjetër, dhe, shërbente si shoshë dhe sitë për të mos i lënë ata më shqiptarët të strukturoheshin në poste kyçe të luftës, e, më vonë, as në politikën shqiptare të atij krahu lirie e Shqipërie.

Çuditërisht, tash e shkuar dy dekada pas luftës, po i dëgjojmë teshtimat me rrëfatje e hungurima politike, “patriotike” e “kombëtare”, të tyre…

Të nerkyemit (ndërkryerit) politikë, ushtarakë, policorë, kulturorë, akademikë, administrativë, arsimorë, financiarë e ekonomikë…, dhe të fushave të tjera “patriotike” e “kombëtare” të LDK-së&Co, po i shohim kudo dhe po na kërcënojnë me ekzistencë, poqëse nuk bëhemi pjesë e tyre dhe e sistemit të tyre “patriotik” e “kombëtar” të “vlerave”, shqiptaro-titist, në thelb - antishqiptar.

Dhe, sot, çuditërisht, të nerkyemit politikë, kulturorë, akademikë, administrativë, ushtarakë, policorë… kanë sharruar thellë (deri te veshët…!) në kolltuqet që ua ka lënë amanet Titoja dhe Fadil Hoxhë Tito, e nuk po shohin as para hundës së tyre “patriotike” e “shqiptare”, e lëre më t’i shohin hallet dhe brengat e qytetarëve që i votojnë, a të “shtetit” antishqiptar që e bënë dhe e aspirojnë, me gënjeshtra e mashtrime!...

Teshtimat me rrëfatje e hungurima politike, administrative, kulturore, akademike, arsimore, shëndetësore, ekonomike, financiare, gjyqësore…, gati shekullore, të shqiptaro-titistëve LKJ-istë, LKK-istë e LDK-istë&Co, kanë ngulfatur çdo rrjedhë normale të Kosovës së trepushtuara shqiptare, ngase, ky ka qenë edhe qëllimi i tyre final, “patriotik” e “kombëtar”: Shpallja e Kosovës së pavaruar nga Shqipëria, ose, siç thoshte kryeautori i disenjimit të saj, antishqiptari Dr. Ibrahim Rugova, “e hapur (lexo: e çaraveshur) si ndaj Serbisë, si ndaj Shqipërisë”(!)

Të gjithë ata e këta “atdhetarë” në pushtetin serbo-jugosllav e shqiptaro-titist, të sharruar në luksin e jetës (pa dije) dhe të kolltuqeve antishqiptare, në Prishtinë dhe gjetkë (në Tiranë, në Evropë e në botë), nga luksi dhe thellësia ku kanë ndenjur si virusë (parazitë), nuk kanë parë asgjë shqiptare, kurrë, në historinë e tyre të plehrave.

Madje, nuk i kanë parë as njohur shqiptarët. Kanë qenë të kyçur (në hap me serbët e jugosllavët) në ndjekjen, persekutimin, vrasjen, gjykimet dhe burgosjet që u janë bërë shqiptarëve “kontrarevolucionarë” dhe “irredentistë” e “separatistë”!… Krimet e tyre janë ndjerë në çdo fushë shoqërore, sidomos, në bazë kulturore, për shkatërrimin e kulturës shqiptare. E, pra, kah po na dalin kaq shqiptarë, sot?! Ndjekësit, persekutuesit, vrasësit dhe gjykuesit e burgosësit tanë, redarët dhe censorët e kulturës shqiptare?!...

Madje, këta politikanë, ushtarakë, intelektualë, akademikë… që sot flasin me pietet për shqiptarët e rënë në luftën për bashkim dhe liri kombëtare, e, i kanë shërbyer Serbisë e Jugosllavisë, në çfarëdo aspekti e mënyre, nuk kanë të drejtë të flasin në emër të shqiptarëve, dhe, as t’i përfaqësojnë shqiptarët, që, asokohe, nuk ua kanë ditur as emrat e krahinave e katundeve të revolucionarëve shqiptarë… Madje, ka prej tyre, edhe sot (shumica), që nuk i dinë as emrat e katundeve, as ju ka interesuar gjendja e tyre ekonomike e materiale… Kanë jetuar super të kënaqur në luksin e tyre që ua ka dhuruar Serbia, Jugosllavia dhe udhëheqësit e KSA të “Kosovës dhe Metohisë”, e, sot po ua dhuron “Republika e Kosovës” dhe assesi t’i zbresin këtij luksi të turpit e të mashtrimit të madh!...

Ajo që thellësisht na intereson të dimë, është fakti se a jemi pjekur mjaftueshëm (si shqiptarë), se, duhet të flasim e të merremi vesh shqip mesvete, me ata që mendojnë, kuptojnë e flasin shqip, sepse, duhet ta kemi të qartë, njëherë e mirë të qartë, njëherë e përgjithmonë të qartë, se nuk do të merremi vesh (kuptohemi) kurrë, me shumë ‘njerëz’ e pushtetarë që flasin shqip, e, mendojnë serbisht, bullgarisht, malazezisht, boshnjakisht, etj.
Kjo është themelore (dhe, thelbore), për të shkuar e për t’u sheshuar gjithçka në fundin e duhur, shqiptarisht.

Me këtë virus, me gjithëvirusin shqiptaro-titist të UDB-së dhe të KOS-it dhe me kategoritë e tij të të “burgosurve politikë shqiptarë”, që na ka mbërthyer, mashtruar e torturuar, në çdo mënyrë, për një shekull – nuk mund të arrijmë, as të dalim askund!...
Po, si mund të arrijmë dikund me këtë gjithëvirus që flasim shqip, e, që është panvirus i njohur serbo-jugosllav dhe flet shqip e mashtron serbo-jugosllavisht e ndërkombëtarisht dhe e tërhoqi për hunde gjithë faktorin politik të pasluftës, AAK, PDK, NISMA, e, tash së fundi edhe VV!...

E, si mund të merremi vesh me ata e me këta gjithëvirusë që ishin kundër luftës e kundër bashkimit kombëtar, dhe, në fund të fundit, përse?! Për ta mbajtur gjallë gjithëvirusin më të njohur politik njerëzor antishqiptar, panvirusin LDK&Co, që di vetëm të tështijë, të rrëfatë dhe të hungurijë, e, herë-herë, të heshtë si minjtë e tallave!

Kjo klimë e krijuar amullore, tash e shkuar dy dekadash, po i shkon për shtati panvirusit neotitist, prandaj, po ndodhin teshtimat e tij me rrëfatje e hungurima politike e “patriotike”, antishqiptare, siç po i shkon për shtati kjo klimë edhe koronavirusit CoVid-19 (në interes të tyre), dhe, këta dy virusë të njohur, tashmë, godasin politikisht dhe ekonomikisht të gjitha shtyllat e shqiptarisë, e, ku do t’i dalë tymi kësaj pune “patriotike” e “kombëtare” të shqiptaro-titistëve dhe neotitistëve, tatari e marrtë vesh, sepse, përfundimisht, është e njohur se shqiptarët nuk e duan të vërtetën, po, sikur e thotë mëse miri një artist i njohur i yni, që e përzunë shqiptaro-titistët jashtë vendit(!) “Shqiptarët, po i qite në dritë, I ke marrë në qafë, sepse, nuk shohin, ngase janë mësuar të jetojnë në terr” dhe, fatkeqësisht, terrin për shqiptarët e kanë mbajtur gjallë “udhëheqësit e tyre”, siç janë shqiptaro-titistët e LDK-së&Co dhe po e ndihmon pa kursim kategoria e të “burgosurve politikë shqiptarë”!... E turpshme, kjo kohë teshtimash me virus dhe rrëfatje e hungurima.

Burojë, më 15 Prill 2020

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 274 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi