Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
I MBYTURI, TË MBYTË!
Publikuar më 18 prill, 2020 në orën 00:05 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Duke iu referuar kësaj urtie të lashtësisë sonë, që e vumë për titull të kësaj analize, doemos, do të përpiqemi ta mbarështrojmë ballas situatës së krijuar nga pandemia CoVid-19 dhe pandemia tjetër politike e “shqiptarëve” në pushtetet shekullore antishqiptare. Kjo ka edhe simotrën e saj lashtësore, se, i vetëvrari, nuk e ka fort dert nëse rreth tij e për të vriten e vetëvriten edhe të tjerë!… Ose, i laguri, nuk e ka dert për shi!...
Po ashtu, në këtë përbërthamë hynë edhe simotrat e tjera, se: i fëlliqti – të fëlliqë, i shituri – të shet, i fikti – të fikë, i mashtruari – të mashtron dhe, sipas zanatit, tradhtari – të tradhëton, e shumë të tjera, të ngjashme.

Dita e 25 marsit 2020, ka dhënë e ka prodhuar një paradoks të “panjohur” politik e “shqiptar”, sikurse është koronavirusi CoVid-19 dhe VV-LDK virusi, që u bashkuan me njëri-tjetrin për të “mirën” e qytetarëve dhe të “Shtetit” të “Republikës së Kosovës”!... Dhe, deri sa realizuan pazaret e marrëveshtura, për katër muaj rresht, mezi erdhën te një marrëvëshje për bashkëqeverisje, e cila nuk zgjati as plot dy muaj.

Kjo situatë, nuk do shumë koment. Virusët paraprakë, AAK-LDK virusët, PDK-LDK virusët dhe LDK-AAK-NISMA virusët, dështuan me turp para gjithëvirusit shqiptaro-titist të LDK&Co. Po, VV-së ç‘iu desh gjithëvirusi LDK, sidomos, kur i pa të gjithë virusët e tjerë politikë që dështuan në bashkëqeverisje me panvirun “komunist”-“demokratik” të LDK-së&Co?

Kësaj i thonë, ha një lugë çorbë të prishur dhe vjell tërë jetën!...

Po, kush e detyroi VV-në ta provojë çorbën e prishur shekullore të LDK-së shqiptaro-titiste, kur, ajo (VV) e ka ditur paraprakisht se atë çorbë të prishur shekullore e kanë “hangër” të gjitha partitë e pasluftës, dhe, LDK ka qenë dhe ka mbetur çorba e prishur “patriotike” e “shqiptare”, që po i sjellë në rreth vicioz shqiptarët.

Rreshtimi krah LDK-së, si dje, si sot, si nesër, apo, sikurse edhe kurdoherë tjetër, në çfarëdo rrethanash, është dhe mbetët i pamoralshëm.

Dhe, nuk ka sesi të ndodhë ndryshe atje ku ngatërrohet vesi për interes i virtytit, që është dukshëm më i dëmshëm sesa puna e vesveseve për virtytin.

Në këtë pikëpamje, disa analistë, opinionistë dhe gazetarë (lexo: gazepçarë), të fushave të ndryshme, po përpiqen, me analizat e tyre të “paanshme” dhe të “pavaruara”, të shohin vetëm njëdrejtimshëm, njëkahshëm!... Po përpiqen ta arsyetojnë qeverinë e vetëdështuar dhe të vetëshkarkuar të 50-ditëshit “patriotik” e “kombëtar”!…

Po, si mund të bëhet koalicion me një virus pandemik shqiptaro-titist e neotitist të LDK-së&Co? Kur dihet se panvirusi shqiptaro-titist, si virus i prodhuar e specializuar në laboratorin e Beogradit dhe i përjetësuar në laboratorin UDB-asho KOS-ist të Prishtinës, ku, fatkeqësisht, jep mutacion të përhershëm dhe të përvjetshëm, skandalozisht “patriotik” e “shqiptar”!…

“Shqiptarësinë” e gjithëvirusit shqiptaro-titist e neotitist të LDK-së&Co, kush nuk e ka parë këto dy dekada, në veçanti, nuk do ta shohë kurrë, pa e ndryshuar dioptrinë e të pamurit dhe të të menduarit.

Nuk dimë saktësisht a do të realizohet, dhe, kur, skenari i pasluftës, i LDK-së&Co, se, citojmë: “Komandantëve do t’ua bimë punën ta tërheqin zvarrë njëri-tjetrin me xhipa, rrugëve të Prishtinës”(!) Ky është ndër skenarët e afërmendshëm të realizohet, poqëse “komandantët” nuk mbledhin mend dhe nuk e shohin realitetin në sy! Sepse, deri më sot, realitetin nuk e kanë parë fare, karshi privilegjeve, pushtetit dhe të mirave që u janë ofruar e dhuruar, “për të mirën” që ia kanë bërë popullit!

Për një plesht, nuk digjet jorgani!, - thotë populli shqiptar, qoftë ai jorgan edhe kurrëfare.

Por, halli është se pleshti, me shumë pleshta, don të djegë gjithçka dhe çdo jorgan, në këtë shtëpi të çoroditur dhe të sëmurë kryekreje, skajshmërisht, që është bërë, e tëra, për neuropsikiatri! Dhe, bashkë me gjithçka, edhe mbështetësit e saj analistë, opinionistë dhe gazetarë, tok me “kundërshtarët” e tyre.

Po e shohim saktësisht, se, me sa dashuri, panvirusin e kësaj pandemie, CoVid-19, që e ka përfshirë botën, - saora, e kemi qitë në mal! Por, halli është, se, si ta heqim qafe gjithëvirusin pandemik të LDK&Co e saj UDB-asho – KOS-iste prej kolltuqeve komuniste e neokomuniste të “pavarësisë” së “Republikës së kosovës” dhe ta qesim në kokërr lëndine, e, në kokërr shpine.

Burojë, 17 Prill 2020

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 207 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi