Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
SHEMBJA E TEATRIT KOMBËTAR, VRASJE E HISTORISË
Publikuar më 22 maj, 2020 në orën 23:51 ( ) Prof. Hazir Mehmeti | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Historia e një qyteti, veçan një kryeqyteti, nuk mund të jetë histori pa pjesën e saj, të lojës teatrore shekujve. Çdo epokë ka rrjedhat e saj me të cilat karakterizohet me të gjitha aktivitet e jetës. Edhe, me artin në përgjithësi dhe skenën e teatrit ku defilojnë artistë nga më të ndryshëm, bashkë me ta edhe mençuria e dramaturgëve shqiptarë e botërorë, aty defilon mençuria e filozofëve botërorë, aty ushqehen emocionet e njeriut, kënaqësitë e brengat e tij deri në lot përjetimi. Teatri ishte gjithmonë Tempull Shpirti shekujve. E kujtojmë këtu Lekën e Madh i cili gjatë gjithë marshimit të tij deri rrëzë Himalajeve me veti mbante aktorët dhe teatrin në krahun e djathtë të tij. Ai ndërtonte teatro sapo e zotëronte një vend që në ditën e parë, andaj sukseset i kishte të brumosura në frymëzimet shpirtërore të kohës.
Themelet e atyre teatrove ruhen me xhelozi me gjithë historinë e aktorëve të tyre. Akili e Odiseu nuk do ishin të tillë, as Shekspiri me Otellon e tij pa historinë teatrore shekujve. Teatri është tempull i cili nuk rrënohet asnjëherë dhe në asnjë rrethanë. Në ato mure janë të skalitura emrat e fjalët e aktorëve, djersa e tyre, janë të skalitura përjetimet e shikuesve moshash të ndryshme.
A është kështu edhe me Teatrin Kombëtar të shembur tani në një ditë pranvere! Arsyetimet e Kryeministrit Edi Rama janë pa bazë, cinike dhe qesharake. Aty fshihet inati i tij mendjemadh dhe antikombëtar. Ai e din mirë historinë e teatrit, historinë e aktoreve e aktorëve, por ai jeton vet me “madhështinë” e tij egoiste. Derisa në gjithë botën ndërtohen teatro të reja pranë atyre të vjetrave, biblioteka të reja pranë atyre të vjetrave historike, muze të rinj pranë atyre të vjetër, parlamente të reja pranë atyre të vjetra, në Shqipëri jo, nuk ka hapësirë për histori. Ka hapësirë, mjerisht, për tempuj dogmash fetare aty pranë teatrit, ka vend aty pranë godinave të vjetra turke, greke, sllave e gjithfarë mbeturinash nga pushtuesit e kombit. Dhe kjo mu në kohën e tij, të Edi Rames si Krye bashkiak.
Edi Rama dhe stafi i tij kanë treguar se nuk e donë kulturën, artin dhe nuk punuan për te që ta ngritin imazhin e nëpërkëmbur të shqiptarëve, veçanërisht Shqipërisë nga vet politika e shqiptarëve dje. Kjo, mjerisht, vazhdon si traditë e hidhur, njollë e zezë në bazamentin e agresivitetit shqiptar i cili gërryen në qenien e secilit shqiptar kudo që jeton. Ku janë këshilltarët e kulturës të kryeministrit, apo janë vetë kapo sahanlëpirës edhe mbi krimin ndaj historisë së kulturës shqiptare. Ata nuk do duhej të drejtonin ekskavatorin e tyre shkatërrues që me rrezet e para të agimit pranveror i cili u pluhuros keq mes kryeqytetit shqiptar. Çfarë do shkruhet për historinë e teatrit të ri në librat e historisë mbi historinë e shembur të një Teatri. “U ndërtua nga i madhi Edi Rama!” Historia fillon me Edi Ramën! Kështu ishte dje me Enver Hoxhen dhe mësuesit e Edi Ramës. “Historia fillon me Enver Hoxhën!”. Pak para tij: “Historia fillon me Ahmet Zogun!”. Sipas këtij “marshimi” shqiptar do vjen historia e një “princi” tjetër që nuk i ha palla çka ka ndërtuar paraardhësi i tij, as Edi Rama.
Lakenjtë për rreth nuk ia prishin Edi Ramës, ai është babai i kafshatës së tyre, ani pse e ngjyer në krim. Historia është e pamëshirshme, këtë nuk e kuptojnë vetëm diktatorët me injorantët përreth.
Teatri Kombëtar shkoi bashkë me historinë e tij, nuk do ngritët më asnjë herë. Një satrap kulture dhe mbret i kokainës erdhi në pikë për dritë në Jug të Evropës. Bile tani do bartë pluhurin e Teatrit Kombëtar në karrigen e OSCE, aty ku çmohet historia, vlera e kulturave të vjetra e të reja. OSCE e kupton Z.Rama si njeri të një kombi të vogël me histori të vjetër e të vështirë shekujve. Përndryshe, Edi Rama do duhej larguar me gjithë pluhurin e tij nga karriget që ai nuk i meriton.

Vjenë

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Hazir Mehmeti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 202 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi