Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
A vdiq operacioni i ndarjes
Publikuar më 02 korrik, 2020 në orën 23:58 ( ) Bekim Rexhepi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
A mund ta quajmë tashmë të vdekur operacionin e Thaçit, pasi ai nuk arriti vet të përmbyllë këtë marrëveshje finale me Serbinë, akuza për krime lufte theu operacionin, dhe dialogu duket edhe më me pak perspektivë pasi Thaçi dhe Albini nuk janë më akter, të tjerët nuk kanë kapacitet, qeveria aktuale është në pushtet, por i mungon pushteti për të kaluar marrëveshje.
Shqiptaret nuk mbështesin ndarjen e Kosovës, dhe këtë nuk do ta mbështesin pa asnjë hamendje edhe po të jetë fundi i botës. Madje, secili le ta vë bastin, le të hapin, më se thjeshti një sondazh në rrjetet sociale dhe do të dalin të dhënat, po pati dyshime mbi këtë ide serbe të ndarjes së Kosovës, shqiptaret nuk do ta mbështetin këtë ide.

Hashim Thaçi, prej kohesh ka linçuar politikën nacionale, me ide e tij kontroverse dhe në dëm të Kosovës dhe shqiptarëve, siç është kjo e fundit ideja e ndarjes. Në fakt ai kishte plan për ndarje më herët, dhe duket se ishte i qartë me vetën e tij për këtë ide, por qe nuk e bënte publik, për shkaqe të vetëdijshme se do të përballej me reagime të forta, jo vetëm me shqiptaret por edhe më të tjerët. Kjo edhe doli.

Plani i Hashim Thaçit për ndarje nuk bëhej publik për shumë arsye, për shkak të reagimeve të forta që mund të vinin nga dhe kudo ku ka shqiptar, madje ndërlidhur kjo edhe me problem ndërkombëtar që disi mund të kishin lidhej apo edhe ngjashmëri me konfigurimet e reja politike në Ballkan, e përtej. Fundi, Hashim Thaçi synonte ta bënte një gjë të tillë me çdo kusht sepse donte qe më këtë ide të Serbisë dhe të tij, të plasi nami dhe nga kjo ay të mund të tërhiqej disi pa e futur therën në këmbën, çoftë me një amnisti apo diçka si e tillë, e cila mbase do të mund të vinte si pasojë e një marrëveshje si “dhurate serbe për Serbinë”, duke i dhënë veriun e Kosovës plotësisht. Thaçi edhe pse e dinte se do të kishte reagime të tilla, ndaj dukej të udhëtonte me një siguri dhe gjithsesi e priste një kohë tjetër, një shansin më të volitshëm për ta publikuar dhe për të folur ndofta më i relakësuar për idenë e tij që kamuflohej në terma të ndryshme.

Marrëveshje e madhe siç quhej edhe finale me Serbinë mund të nënshkruhej ngjashëm siç ndodhi ajo marrëveshje që u nënshkruar goxha e fshehtë me NATO-në, qe forcat e FSK të mos futeshin në Veri të Kosovës, pa miratimin paraprak të trupave aleate të dislokuara prej vitesh në Kosovë. Pra, siç kishte ndodhur kjo marrëveshje, do të ndodhte edhe ndarja e cila që përgatitur të ndodhte me 27 Qershor 2020 në Uashington.

Siç e thash më lartë se reagimet anti ndarje do të vinin jo vetëm nga shqiptaret por edhe nga ndërkombëtarët. Kështu dhe ndodhi para se të nisej në Uashington Hashimi ra, me një aktakuzë për krime lufte, u ndal gjithçka, edhe ndarja. U ndal e drejta e Hashimit për të negociuar në emër të Kosovës edhe pse këtë të drejtë negociuese nuk e gëzonte, sepse zgjedhja e tij si president ishte bërë nënë presione të deputetëve të Kuvendit, pasi nuk u zgjodh në dy rundet normale të votimit nuk morri vota të mjaftueshme, ndërsa në rundin e tretë me vota minimale u zgjodh, pasi LDK-ja kishte bërë presion tek deputetët e saj që ta votonin patjetër nga qe ajo mund të mbetej pa qeveri.

A mund ta quajmë tashmë të vdekur operacionin e Thaçit, pasi ai nuk arriti vet të përmbyllë këtë marrëveshje finale me Serbinë, akuza për krime lufte theu operacionin, dhe dialogu duket edhe më me pak perspektivë pasi Thaçi dhe Albini nuk janë më akter, të tjerët nuk kanë kapacitet, qeveria aktuale është në pushtet, por i mungon pushteti për të kaluar marrëveshje.

Mitrovicë 01.07.2020

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Bekim Rexhepi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 184 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi