Buzëqeshja e fëmijëve shkëlen në klasën e shkollës shqipe në Spreitenbach të Zvicrës |
Publikuar më 24 gusht, 2020 në orën 01:35 ( ) |
Isuf I. Bytyçi | Kulturë | |
|
|
Si rrezet e diellit që shkëlqejnë natyrën, ashtu ndriçuan klasën e shkollës shqipe nxënësit, të cilët u regjistruan për herë të parë në klasën e mësuesve Qefsere dhe Vaxhid Sejdiut
Njëzet e një (21) nxënës, u regjistruan për një ditë, brenda një ore, më 22 gusht 2020, në shkollën Shqipe të Spreitenbach-ut, duke iu bashkuar edhe nxënësve të tjerë, të cilët me vite i ndjekin mësimet në gjuhën amtare!
Në këtë klasë punojnë mësuesit; profesoreshë Qefsere dhe dr. Vaxhid Sejdiu. Ata kanë paralel dy klasë, dhe siç më thanë, që së shpejti do t`i ndajnë nxënësit në katër grupe, me qëllim, që cilësia e mësimit të jetë më e lartë. Nxënësit e klasës së parë dhe të dytë në grupin e parë, ata të tretës dhe katrës në grupin e dytë, në grupin e tretë, ata të pestës dhe të gjashtës dhe grupi i katërt, të shtatës dhe të tetës.
Edhe pse në këtë vit nuk shkuam në atdhe, për pushimet verore, për një çast m’u duk se jemi atje, më tha çifti i arsimtarëve, Sejdiu! Çdo gjë bënte dritë para syve të mi, kur i pash gjithë ata fëmijë shqiptarë në bankat e klasës! Dritaret dhe muret e klasës ndriçonin, sepse librat e gjuhës shqipe, në duartë etyre i kishin dhënë një pamje tjetër klasës! Buzëqeshja e fëmijëve ndriçonte klasën e shkollës shqipe në Spreitenbach! Në sytë e tyre, që përcillnin me një dashuri të veçantë fjalët e mësuesëve të tyre, dëshmonin një dashuri të paparë për librin, për gjuhën dhe kulturën e tyre, shqipe. Sapo merrnin abetaren në dorë, sytë iu shkëlqenin fëmijëve - një gëzim që shihej nga larg! Dhe mua, që i shikoja nga këndi i klasës, më jepnin forcë, dhe me gjithë shpirt mendova;
“deri sa të ketë mësues të përkushtuar, gjuha shqipe vazhdon të rrojë, kudo në Diasporë”.
Dhe sot: Anesit, Sarës, Trimit, Dritanit, Ismës, Ajlës, Ritës, Eduanit, Medinës, Erinës, Rinës, Syartit, Erblinës, Jonit, Diarës, Mimozës, Bashkimit, Argjentës, Erës dhe Zejdiut, si dhe nxënësve tjerë; Almirit, Anisës, Altinit, Lisanës, Anilës, Enisit, Arditit, Linës, Adnit, Leonës, Ilirjanit, Lionit e tj, iu dëshirojmë shumë suksese në orët e gjuhës shqipe.
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Nuk është vlerësuar deri më tani! |
Lexuar:
329 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|