Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Njerëzit që lindin baras me frikën
Publikuar më 03 shtator, 2020 në orën 23:44 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kjo kategori e njerëzve ështa shumë e vogël një shoqërinë njerëzore. Por është ajo e cila i shtynë proceset në të gjitha fushat e jetës dhe pa këta nuk do të zhvillohej civilizimi i njerëzimit. Pse është kaq e fuqishme dhe mospërfillëse në shoqëri?
1. Kanë moral shumë të fortë, për të përballuar çdo të papritur. E shtojnë moralin edhe në mesin ku jetojn:, në familje, kombë e gjithë shoqërinë njerëzore. Nuk blihen ma para, pushtet etj. dhe janë në gjendje të përballën me forcën e mendjes, në përgjithësi, e, edhe me forcën e krahut, kur i jepet mundësia.
2. Janë të fjalës e të besës dhe shumë pak flasin. Nuk janë fjalaman, sepse e dinë se humbin parimin dhe nuk hynë në thes me gjithkendë, se janë të vetëdijshmë në humbje kohe. Nuk janë të pakuptueshëm, e të pa çartë. Nëse ata betohen për një qëllim, mund të vriten dhe qëllimin nuk e ndrrojnë. Nëse i kanë dhënë fjalën dhe besën dikujt, ky qëllim do t’i shoqërojë tërë jetën dhe nuk lozin me ndërgjegjën e vet.
3. Janë analist të shkëlqyer në kohën kur jetojnë, megjithëse shumë herë edhe tejkalojnë kohën e vet dhe japin sygjerime për të ardhmen, për kombin e shoqërinë njerëzore. Nuk janë enigmatik në analizat e tyre dhe ato i bëjnë në ndeja me shokët dhe qytetarët, por të shumëtën e herave i bëjnë me shkrim, për të lënë gjurmë në kohë, për historinë.
4. Nga e verteta që njohin u lind edhe guximi për ta thënë publikisht. Nuk frigohen nga pushteti dhe armiku. Janë të gatshëm kurdoherë të ballafaqohen për të vërtetën që e mbrojnë. Ndëshkimet, syrgjynosjet dhe më e keqëja, vrasjet, nuk mund t’ua then menjen dhe të pendohen për atë që e kanë bërë, e po e bëjën.
5. kjo kategori e njerëzve është e vetmja, që nuk ka lakmi për para e pushtet, në kuptimin e nënshtrimit. Se janë të vetdijshëm, nëse lëshohen në këtë lojë, nuk mund ta mbajnë fjalën e besën, nuk mund të jenë të moralshëm, nuk mund të jenë të guximshëm, nuk mund të jenë analist të mirë dhe koha do t’i njoh si dyftyrsha. Mu për këtë janë të qendrueshëm e kryengritës kundët të këqijave që ua sjell pushteti e armiku.
6. Krijojnë lirinë për vete dhe mundohen gjithë kombit t’ia sigurojnë atë. Ata e dinë, se poqese nuk e krijojnë lirinë për vete, nuk mund të bëjnë asgjë për shoqërinë e kombin. Prandej, parësore është për këtë kategori, që pamarrë parsysh ku gjenden dhe rrethanat në të cilat gjenden, të krijonë lirinë e shprehjes me gojë apo me shkrim. Nëse nuk vepron kështu, e di se nuk mund të dalin në pah mendimet e tija dhe nuk mund të ecin përpara, e, mundohet të tubojnë bashkëmendimtar tjerë rreth vetës, për të krijuar lirinë kolektive. Krijimi i lirisë kolektive, mund të vë në zbatim idet e tij apo tyre, që do të bëjnë shoqërinë të lëvizi. Kjo ka ndodhur nëpër të gjitha kohët, nëpër të gjitha rrethanat, në burgje, turra drush, para pushkatimit, gjatë torturave, në trekëndësha për varrje, në beteja lufte, etj.
7. Kjo ketegori e mjerëzve kanë të kryr shkollën kombëtare. Njohin mirë të kaluarën dhe bëmat e njerëzve që kanë bërë historinë. Kanë studiuar edhe revolucionet e ndryeshme dhe luftrat shlirimtare të kombeve të robëruara. Njohin mirë shtetëformimin dhe shtetin komb. Kanë studiuar edhe fillozofët e shkencëtarët të cilët u kanë sjell të mira kombeve të veta dhe njerëzimit. Gjithë këtë njohuri që kanë mundohen ta shtiejnë në shërbim të kombit dhe shtetit, nëse u jepet mundësia.

Shtjellimi
Kjo kategori e njerëzve më të theksuar janë te kombet e robëruara. Këta përpiqen që edhe kombi i vet të shohë ditën e lirisë dhe japin gjithëçka nga vetja. Mu për këtë edhe janë të rrallë. Këta kanë bërë që shumë kombe të jenë shtete të pavarura dhe të ecin drejtë prosperitetit në të gjitha fushat e jetës.
Nuk do të thotë se këta u mungojnë edhe kombeve tjera, por janë më pak në pah. Sepse ato kombe që kanë krijuar shtete, ua dinë vlerën kësaj kategorie dhe mundohen t’i mbajnë në gjiun e vet, për të ecur edhe më tej. Në këto shtete më pak jënë të njohur, sepse shoqëria nuk i le të ngrehin kokën, sepse mundohet t’ua plotësojë nevojat për të shprehur mendimet e veta.
Po te ne, shqiptarët?
Shumë pak kanë ardhur në shprehje dhe vetëm atëherë kur e kanë rrokur situatën në dorë, sidomos, përmes armës. Duke lënë menjëanë kohën e mbretërve pellazgë e ilir, po nisemi vetëm nga koha e Gjergj Kastriotit-Skenderbeu. Që nga ajo kohë kemi skenderbegasit, deri në ditën e sotme. Mendimtarët dhe luftëtarët e lirisë nuk janë ndalur së vepruari me penë e shpatë, duke i shtyer kohët në përballje me turqit, sllavët, grekët dhe forcat euroatllantike, që nuk rreshtnin së ndihmuara armiqët tanë. Shumë herë edhe trojet tona i dhuruan, për të knaqur apetitet e sëcilit, që të mbretërojë paqja në këtë nënqiell Ilirik. Secila kohët lind njerëz të rinjë, që dinin ta peshonin kohën, situatën dhe ndërrmernin veprime. Kjo ndodhi me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, Levizjen për pavarësi, Lëvizjen kaçake, lëvizjen e shqipatërëv jashtë Shqipërisë londineze, deri te rënia heroike e Adem e Hamëz Jashari me gjithë familjen.
Gjithë këta njerëz, sidomos pas Luftës së Dytë Botërore, që i ndrronin kohët, nuk gjetën paqe dhe qetësi nga pushteti. Kjo tregon se ishim të robëruar dhe kushdo që e thotë të kundërtën, mud ta ilustojë me një brigadë luftëtarësh: të vrarë, invalidë nga torturat, të burgosur, dy, tri edhe katër herë, duke ua humbur ardhëmërin atyre dhe familjeve, ose duke i syrgjynosur, në cepet e ndryeshme anëkëndë botës, por edhe atje i gjente plumbi i armikët. Vasalët tanë vetëm tumbirnin gjithë këtë inkuzicion dhe kishin krijuar retthin e propagandës, për t’i shpallur armiqë këta luftëtarë të lirisë dhe për këtë duhej denuar në emër të popullit. Populli e dinte mirë se kush ishin, e për çka luftonin, por vështirë e kishin të nrgenin kokën në mbështetje të tyre, por gjenin forca dhe forma tjera për të ndihmuar familjen dhe parimet e tyre, duke i shtuar radhët gjithnjë e më tepër.
Ndodhi edhe lufta e fundit. UÇK-ja u bë therë në sy, jo vetëm për armikun, por për shumë akterë politikë e intelektual, brenda shqiptarëve. Që të dyja palët shqelmonin për prishjen e planeve, rahatisë, qëllimit dhe ndërsenin ndërkombëtarët kurndër saj. Kategoria e njerëzve që kanë lindur baras me frikën, ditën ta mbrojë shumë bukur qëllimin e UÇK-së, domosdoshmërinë e organizimit luftarak, rritën e saj, publikish e ilegalish, ashtu siç i jepej mundësia, dikush me penë e dikush duke iu bashkuar radhëve të tyre. Pa këta nuk do të kishte ndodhur një ritje e shpejtë dhe e suksesëshme, sa ta mahnit edhe faktorin ndërkombëtar.
Pas luftës?
Pas luftës liderët e saj nuk mësuan nga historia, por zgjodhën rrugën e paraardhëve të tyre. Ata filluan të ofrojnë pranë vetës një kategori krejtë tjetër, që nuk do t’ua prish tymin e duhanit, por vetëm do t’u sherbejnë për bartje të çantave, setrave dhe tumirë gjithçka që ata përshpërisin, madje, duke u bërë edhe trumbetues të fjalës së tyre. Shumë herë edhe duke mos e thënë atë që e thonë ata, por heshtin, sepse kanë dëshirë që të jenë të përgëdhelur. Liderët e saj harruan ngritjen e tyre dhe i shpërblejnë ata që kryejnë punën e shokët Zylo, (kurrë më aktual nuk ka qenë ky fenomen në jetën politike) se nga ketegoria që po e trajtojmë nuk mund të gjejnë të tillë. Liderët e pas lufte, ata që dikur kërkonin ndihmën e çdo menjdjendrituri, sot i kanë harruar dhe kujdesen vetëm për vete dhe kanë krijuar një rrjetë analistësh, të cilët do t’i favorizojnë vetëm ata, edhe kur shihet sheshazi, se askund nuk qëndrojnë në parime. Këta janë shëndruar në koshere grejzash, për t’i mbrojtur nga të “paudhët” eprorët e tyre dhe mundohen me shantazhe të nduarndurta për t’ua mbyllur gojën në mediet e informimit pamor apo ndal penën në mediet e shkruara.
Liderët e pas lufte, rahabilituan edhe ata të cilët u morren me kategorinë në fjalë dhe i sygjerojnë se si duhet sjellur me sejcilin prej tyre, sepse mendojnë se i njohin mirë. Mundohen edhe t’i mësojnë se si mund t’i cenojnë në sedër. Ata mund të njohin vetëm qendresën e tyre, por kurrë nuk e kanë mësuar se nga u vjen kjo forcë, që të jenë gjithë jetën të pamposhtur dhe syqel, për të cilën edhe pse nuk i përfillin japin mendime hapatas, bëjnë kritika, sulmojnë keqëdashësit, u çjerrij maskat (edhe pse u kanë rënë), për të mirën kombëtare.
Liderët e sotëm, sidomos ata që dolën nga gryka e pushkës, duhet të dinë mirë, se me këtë kategori e kanë vështirë të luftojnë. Liderët e sotëm, japin për të kuptuar se kurrë nuk kanë qenë pjesë e njerëzve që kanë lindur baras me frikën, se po të kishin qenë të tillë, ndryshe do të vepronin. Këta lider në çdo rrethanë që janë gjendur, kanë menduar për pushtet dhe ate ta bëjnë sipas tekeve të veta, pa marrë mendimin e mendjendriturve, që në çdo momentë, do të kishin rrugën politike të ndriquar dhe kurrë nuk do të kishin ardhur në këtë gjendje, sa për të humbur luftën e bërë. Sikur të mos ishin ndalur të mendonin vetëm për vete, akraballëkun e vet, me siguri do të kishin pasur kohë të mendojnë për kombim, për ardhëmërinë e tij dhe për përjetësinë e vet. Mungesa e përceptimit të kohës dhe mosveprimi i duhur e ka pru deri këtu gjendjen, sa sot Serbia me mbështetësit e vet ndërkombëtar, mundohet t’i gllabërojë pasurit tona dhe të nxjerr eksterritore gjithandej Kosovës.
Kjo kategori e njerëzve ka krijuar lirinë e vet të punës dhe do të mundohet të krijoj edhe linë kombëtare. Qëllimit do t’ia arrijnë dhe do të sjellin kohën kur shqiptarët do të jenë vetë ata që do t’i gëzojnë të mirat materiale, në trojet e veta. Këta do të dinë t’i përballojnë të gjitha makinacionet e brendësghme e të jashtme dhe kanë argumente të bollshme për të pasqyruar të vërtetën, para çdo kujt, në çdo kohë dhe do të dinë edhe t’i mrojnë.
Pushtetet që nuk e përfillin këtë kategori të shoqërisë, janë pushtete vasale, pa busoll orjentimi, të gatshëm për t’i gjunjëzuar para çdo kujt, që nuk i prish rahatin. Pushtetet e tilla edhe nuk janë të qëndrueshme. Qëndrueshmëria e pushteteve krijohet kur ngërthen në vete njerëzit që kanë lindur baras me frikën. Ata janë e ardhmja e kombit dhe shoqërisë njerëzore. Kush do komb e atëdhe duhet të përfilli mendimet e kësaj kategori njerëzish, për të qenë të gatshëm për fitore të qendrueshme, për të jetuar në një shtet kombëtar të qendrueshëm e të pranuar nga të gjithë, përshirë këtu edhe armiqët e kombit.

Lezhë, 02.09.2020

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 214 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi