Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
TAKIM ME ZV. MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME E TË DIASPORËS, Z. BEKIM BRESTOVCI
Publikuar më 17 shtator, 2020 në orën 12:03 ( ) Mustafë Krasniqi | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në takimin virtual të mbajtur më 10 Shtator të vitit 2020, kryesia KMSHD-së, pati një bashkëbisedim me zv. Ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës i Repuplikës së Kosovës me z. Bekim Brestovci. Në këtë bashkëbisedim, u bisedua për gjendjen dhe vështirësitë që po ballafaqohet diaspora shqiptare, konkretisht në vijueshmërinë e nxënësve në mësimin plotësues në gjuhën shqipe. Për këto shqetësime kryetari z. dr. Vaxhid Sejdiu e informoi z. Brestovci për aktivitetin dhe misionin e KMSHD-së, ku ndër të tjera tha: Ne ju jemi falënderues për përgjegjien e ftesës sonë për këtë bashkëbisedim, gjë që nga themelimi e deri më tani, jo vetëm që kërkojmë një bashkëpunim të ngushtë me institucionet tona të atdheut, me Tiranën dhe Prishtinën, por kërkojmë të jemi pjesë e pandashme e ministrive përkatëse. Me një bashkëpunim të tillë, do të ketë qasje më ndryshe te bashkëkombësit tanë mërgimtarë, veçenarishtë kur bëhet fjalë për shkollën shqipe në diasporë.
Ky këshill, që nga fillimi e deri më sot, ka si mision kryesor unifikimin dhe mbrojtjen e gjuhës dhe të identitetit kombëtar, të mbështetur në baza të forta didaktike, linguistike dhe ato shkencore, po dhe më primare e ka përfshirje sa më të madhe të nxënësve shqiptarë në shkollën shqipe. Gjë që ne kërkojmë nga QBD-ja, në bashkëpunim me ne ta bëjmë hartimin e teksteve sa më të përshtatshme dhe tërheqëse për nxënësit e Mësimit Plotësues në Gjuhën shqipe. Po ashtu, në kuadër të Këshillit kemi formuar edhe sektorin pedagogjik, ku kemi profesionistë të kësaj fushe, që në mënyrë shkencore e didaktike, me kompetenca të nevojshme gjuhësore dhe kulturore t’i vijnë në ndihmë QBD-së.

Po ashtu, më duhet ta them me keqardhje se deri më tani nuk kemi pasur tekste mësimore të mjaftueshme, po që i jemi falënderues Qeverisës së Republikës së Kosovës, e cila për 30 vite e më tepër ka mbajtur gjallë frymën e shkollës shqipe, qoftë edhe me ato tekste që i ka poseduar. Prandaj ne si KMShD, kërkojmë të jemi urë lidhëse me institucionet tona, që t’i shfaqim brengat dhe vështirësitë që po i has diaspora shqiptare, e cila punon vullentarisht për mësimdhënien, mbrojtjen, zhvillimin e Gjuhës Shqipe dhe idetitetit Shqiptar. Po ashtu edhe kërkojmë ngulëm që të kemi vizion të përbashkët dhe unifikues me dy shtetet tona shqiptare.
Zv.Ministrit Brestovci, pasi përshëndeti të pranishmit tha: Për themelimin e KMShD-së jam i informuar mirë për punën dhe vullnetin e juaj për ta ruajtur dhe kultivuar kulturën dhe mësimdhënien sa më mirë në diasporë. Po ashtu dhe jam i informuar për përpjekjet e juaja që jeni duke bërë, për të qenë në bashkëpunim të ngushtë me institucionet të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës, gjë që kjo është një nismë e mbarë dhe e shëndoshë. Unë ju inkurajoj që të jeni pjesë e pandashme me QBD-në, që së bashku ta arrini qëllimin sa më të mirë dhe të përshtatshëm për nxënësit e shkollave shqipe në diasporë. Këtë e them me përgjegjësi, ngaqë e njohë mirë problemet e diasporës, dhe për këtë do të përpiqem, në këtë drejtim, ta japë maksimumin tim dhe gjithmonë do të jem i gatshëm t’u përgjigjemi kërkesave tuaja me përgjegjësitë që i kam dhe më lejon dikasteri ku jam unë.

Znj. dr. Ardiana Fishta – Bajko, këtë takim e vlerësoi lart, sidomos gatishmërinë e zv. Ministrit, ku ndër të tjera shtoi: Sa i përket ruajtjes së gjuhës shqipe dhe indetitetit shqiptar, ka shumë probleme, duke veçuar kontributin vullnetar dhe të mrekullueshme të mësimdhënësve shqiptarë, që në çdo vend të botes përpiqen me metodologjinë dhe didaktikën e tyre ta ruajnë gjuhën shqipe. Ndërsa ajo që shkakton hutit te vetë mësimdhënësit, të mos flasim për nxënësit, janë tekstet didaktike, të cilat janë shumë laramane, ku edhe s’ka unifikim. Për këtë, sa për informacion, ka pasur inciativa dhe marrëveshje të mëherëshme nga dy shtetet tona, Shqipëria dhe Kosova, më 23.03.2015 dhe më 27.11.2017, po që deri më sot nuk janë zbatuar dhe si duket më as që janë trajtuar. Kurse më 2018 është miratuar korrikula e përbashkët, e cila i plotëson kërkesat, po që në anën tjetër tekstet që i posedojmë nuk janë në përputhje me korrikulen dhe të përshtatshme për mësimdhënie. Pra, për këtë kërkojmë që të ketë ndryshime të testeve dhe të jenë të përshtatshme dhe të unifikuara, ku mbështetja juaj z.Brestovci është jetike, dhe ju jemi mirënjohëse për gatishmërinë, këshillat tuaja, që të gjejmë zgjidhje më të mirë për shkollën shqipe. Mira Shehu kërkoi, që zëri dhe kërkesat e KMSHD-së të jetë e pranishme tek institucionet përkatëse, kurse z. Mustafë Krasniqi theksoi se është e domosdoshme të punojmë ngusht me institucionet tona për unifikimin e përbashkët, ngaqë vetëm të bashkuar do të arrijmë vetëdijesimit e diasporës shqiptare për ruajtjen e gjuhës, kulturë, dhe të jetë e unifikuar, kombëtare, jashtë politikës. Kurse znj.Teuta Tabaku, në veçanti i përmendi disa probleme, të cilat janë të pranishme te diaspora shqiptare që jetojnë në Turqi, ku dhe përmendi se këtu veprojnë tri qendra kulturore, të cilat financohen nga qeveria e Republikës së Kosovës, por që nuk bashkëveprojnë dhe kjo sjell një problem në vete, për rritjen e numrit të nxënësve. Andaj kërkoj nga ju z. Zëvendësministër, ta ushtroni ndikimin e juaj, që këto qendra të jenë në shërbim të komunitetit shqiptar, me vullnetin e mirë për mbrojtjen, përhapjen e mësimit në gjuhën shqipe dhe ruajtjen e indetitetit Shqiptar, tha Teuta Tabaku.

Zv. Ministri, pasi i dëgjoi me vëmendje shqetësimet dhe brengat e të pranishmëve, ku dhe u zotua se unë jam i interesuar që në mënyrë institucionale dhe personalisht, të jem përkrahës i punës suaj vullnetare për ruajtjen e kulturës, arsimit në gjuhën shqipe te fëmijët tanë të diasporës shqiptare, e cila është e shenjtë dhe për këtë e kemi obligim institucional dhe moral. Mëtej z. Brestovci kërkoi, që në të ardhmën ky Këshill të zgjerohet edhe me anëtarë tjerë, që të jetë gjithëpërfshirës me të gjitha shtetet e botës ku funksionojnë shkollat shqipe.

Nga ky bashkëbisedim, doli propozimi që KMSHD, t’i këtë perfaqesuesit e saj në grupin punës së QBD-së, që të jetë pjesë e ligjshme e institucioneve, ngaqë është e domosdoshme që të dëgjohet zëri i tyre në fushën shkencore e didaktike, meqë janë njohës dhe punojnë përsëafrmi me nxënës, ku dijnë se që kërkohet dhe është më e përshtatshme.

Në fund, kryetari i KMSHD-së dr. Vaxhid Sejdiu, theksoi se bashkëbisedimi me Zv. Ministrin z.Brestovci kaloi në një atmosferë pune, me të cilën u informuam për mundësinë e bashkëpunimit të përbashkët me institucionet tona.

Sektori për informim i KMSHD-së

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mustafë Krasniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 251 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi