Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KOSOVË, KURRË NUK T’U HOQ GAZEPI!!!...
Publikuar më 23 shtator, 2020 në orën 16:02 ( ) Faridin Tafallari | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
PO KUSH E KISH MENDUAR OJ KOSOVË SE, SOT NË LIRI, NË ATË LIRI TË FITUAR ME GJAK E SAKRIFICA TË MËDHA, DO TË BIESH PËRSËRI NË DUART E KRIMINELËVE TË PJELLËS TËNDE, TË LINDUR E RRITUR BRENDA TOKËS TËNDE!...
Eu, presidenti tashmë e pa se, asociacioni është i paarritshëm dhe, e ka ndryshuar pllakën, edhe pse është nënshkruesi i asaj marrëveshje!? Na del tash dhe na e deklaron se, një gjë e tillë është e rrezikshme, e paarritshme!?...

Tash doli edhe Ujmani që, për Ujmanin kurrë nuk është biseduar!? Bile Ujmani, diçka plotësish e re për opinionin shqiptar!!! Presidenti Thaçi, kurrë më parë, asqë e zinte në gojë Ujmanin! Këtu po shihet ashiqare ajo e fshehta e tradhëtisë së tij, e asaj tradhëtie të nënshkruar prej tij dhe Is serbit!!! Me gojën e vet, nëpër intervistat e tij po i pohon këto, mëkate të mëdha, në kurriz të Kosovës!..

Hajde Kosovë hajde, ku ke rënë, në duart e tradhëtarëve të gjakut tënd! A ka më zi se kjo, për Ty Kosovë?! Po kush thotë se, kjo nuk është tradhëti? Eu, po këtë nuk e thotë askush tjetër, pos ai, që është vetë tradhëtar! Pra, plani i paramenduar dhe i studiuar mirë e me qetësi paska qenë se, nëse dështon asociacioni e kundërshtohet, atëhere Ujmanin do ta kesh të sigurtë o Serbia “mike”!?...

Ky soji i ligë tradhëtarësh, e grabitën edhe qeverinë, këta pra, të vetëquajturit “komandantë”, vetëm e vetëm për ta sunduar Kosovën. Dhe, këta huliganj, këta kopukë, zagarë e gënjeshtarë, mashtrues, i bën e po i bëjnë gjitha këto të zeza popullit e Kosovës. Populli im, me varfëri e me guxim ju ka përballuar luftrave me sakrifica të mëdha e kurrë nuk është dorëzuar ...I pa përkulur në shekuj, ashtu në skamje e varfëri, por krenar, me fytyrë e zemër të bardhë!...

Po sot ku je, ku je o Kosovë e kah po të çojnë??! Kriminelët e sodit, fatkeqësisht pjellat e tu, as ju ha palla për Ty e popull, por veç për vete. Janë harruar sakrificat dhe vuajtjet, plagët e luftës, të rënët...Është shkel me këmbë gjaku, që solli lirinë...Askush nuk është në gjendje të thotë se, kah po shkojmë e çfarë do ndodh me ne e me Kosovë! Po kujt do t’i dhimset Kosova jonë e ne, kur nuk po i dhimsemi tanëve? Kujt, të huajve, që mesa po duket në horizont, ju qan zemra për Serbinë e jo për Kosovën ’’protektorat ndërkombëtar’’?! E kam thënë e shkruar se, këtyre ‘’komandantëve’’ me kohë, ju a kanë kap ‘’kokën me derë’’, i kanë nënshkruar këto marrëveshje me kohë dhe, kanë qenë të udhëzuar e të urdhëruar që, me prit momentin e duhur, pasi të ‘’majmen’’ mirë e mirë, të zgjohen nga gjumi i ariut polar dhe të deklarojnë ‘’tradhëtitë ‘’ e tyre, të firmosura me kohë!...

E ne populli, rrimë para TV-ve e ndëgjojmë median, lexojmë shtypin, të mbushur me lloj lloj intervistash, deklaratash nga këta kriminelë tradhëtarë, që si të pamoralshëm sulmojnë njëri tjetrin kudo, si në parlament, qeveri, bile rrihen edhe nëpër studiot televizive!? Çfarë presim ne, populli dhe Kosova, nga këta krerët tanë tradhëtarë?!
21 vjet në liri e pavarësi! Po çfarë pavarësie?! Eh, kurrë nuk t’u hoq gazepi oj Kosovë! Deri kur kështu??!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 277 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi