Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PADREJTËSI MBI TË VËRTETAT E UÇK-së
Publikuar më 12 nntor, 2020 në orën 14:02 ( ) Faridin Tafallari | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
‘’Ironia është se, pala fituese po paguan çmimin dhe pala humbëse, Serbisë nuk po i kërkohet përgjegjësi për krimet e tmerrshme, që ka kryer, për të cilat njerëzit e misionit tim ishin dëshmitarë”. Kështu shkruan në reagimin e tij z.Wiliam Walker, ish kryesues i misionit të vëzhgimit të OSBE-së gjatë luftës për ‘’bëmat’’ e Gjykatës Speciale në Hagë, në gjykimin e krerëve të UÇK-së!!!
E nisa me këto fjalë tepër të kuptueshme, për këdo në këtë rruzull, që ka parë e dëgjuar për gjenocidin e ushtruar ndaj nesh nga Serbia fashiste dhe, se kjo është befasia më e madhe jo vetëm për ne shqiptarët, por për mbarë njerëzimin, që çlirimtarët, e një lufte të drejtë e një populli, që i solli lirinë të dënohen për krime lufte,të dënohen për atë që luftuan, lirinë e pavarësinë!!!

Kjo Gjykatë Speciale, u themelua nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në mes diskutimesh e vështërsish aprovimi, sepse sikur u ndije qëllimi i mbrapshtë i saj për ta. Publikimi i aktakuzave të para voluminoze tregoi se, Lufta Çlirimtare e UÇK-së për këtë Gjykatë paska qenë një luftë kriminale”!? Arrestimet e krerëve të të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së kanë shkaktuar reagime të shumta jo vetëm në Kosovë, por anembanë trojeve etnike shqiptare dhe kudo në diasporë! Dhe është për të reaguar fort e për të protestuar fuqishëm sot kundra Serbisë fashiste, kundra kësaj Europe hileqare, që po luan me ne sipas interesave të veta!!!…

Por, ç’është me ne kështu që, nuk ngrihemi e të revoltohemi kundra atyre të paudhëve, që e ngritën dhe e votuan këtë lloj Gjykate, që nuk e ka asnjë vend në botë?! Po sot, në këtë tollovi, një pjesë e atyre, që kanë qenë kundër UÇK-së, fërkojnë duart dhe shprehin kënaqësinë e gëzimin e tyre për këto arrestime, pa ju hëngër palla për pasojat, që bien mbi Kosovën tonë!!! Po s’ka ndryshe për ta! Sepse ata kurrë nuk qenë me popullin, kurrë nuk ju bashkangjitën as demonstratave të pranverës së viteve 1981! Ata dhe soji i tyre kurrë nuk ndihmuan Kosovën dhe luftën për liri, as në vendlindje e as jashtë saj! E këta ishin për themelimin e kësaj Gjykate famëkeqe, duke e votuar, pa u thelluar fare, pasi kishin rehatuar b.thën e vet, në ato ulse të kuvendit. Këta b..thpambukë nuk e kanë ditur dhe as kanë dashur ta dinin se si u organizua e si u veprua!!! Jo jo, as nuk e dinë si erdhi deri tek lufta e armatosur, nuk e dinë mesa sakrifica e gjak erdhi liria!!! E gëzimit të tyre ju bashkohet gëzimi i Serbisë fashiste!!!

Goditja e parë e Gjykatës Speciale tregon se, qëllimi i kësaj Gykate Speciale është goditja e krerëve të UÇK-së, me arrestimin e presidentit Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së, Salih Veseli, deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, të gjithë anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së gjatë luftës dhe personalitete me ndikim në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës dhe shtet-ndërtimit të vendit tonë. Evropës së fjetur e të verbuar nga padrejtësia.

Sot, nga Haga u dëgjua zëri i çlirimtarëve, ku të katërt u deklaruan të pafajshëm në ato akuza të sajuara në këtë Europë, ku po sundon padrejtësia! Sot ju tregua botës mbarë se, shqiptarët nuk mund të gjynjëzohen e të thyhen për një të drejtat të tyre. Shqiptarët e kanë dëshmuar dhe në jetë të jetëve do ta dëshmojnë se, lufta e tyre çlirimtare se, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte dhe është vetë historia e një kombi, ku Liria e Pavarësia 100 vjeçare e popullit tonë u fitua me gjak e sakrifica të mëdha. Zëri i Jakup Krasniqit, në mes emocionesh të mëdha i foli sot kësaj Europe për t’i treguar se rrënjët tona janë të lashta këtu, se, përmes padrejtësisë nuk mund të ndërtoni drejtësi! I tregoi se, UÇK-ja nuk ishte organizata kriminale por organizata Çlirimtare e para në histori, që fitoj partnere të fuqishme ndërkombëtare për të fituar luftën, i tregoi se asnjëherë në histori, shqiptarët se kanë pranuar nënshtrimin dhe për ne, shqiptarët, Atdheu vlen më shumë se jeta jonë!!! I tha sot Europës të ndalë padrejtësitë e saj në kurriz të kombit tonë dhe drejtim të UÇK-së!!!‘’NUK JAM AS KATOLIK E AS MYSLIMAN, POR JAM SHQIPTAR. Gjithkund mund të na prekni, na persekutoni, të na dënoni, por kurrë nuk do të arrini ta dënoni luftën e drejtë të kombit tonë për Lirinë dhe Pavarësinë e vendit.’’

Po ashtu dhe fjalët e Rexhep Selimit, një nga themeluesit e UÇK-së. Ai ka komentuar rrethanat dhe qëllimin e krijimit të Gjykatës Speciale, ku vetë Selimi ka qenë kundra themelimit të saj, pra jo kundra drejtësisë, por që kjo drejtësi të bëhej në Kosovë, nga institucionet e drejtësisë. Duke mbrojtur pafajshmërinë e saj, ai tha se aktakuza është tepër e rëndë dhe e padrejtë ‘’ ndaj meje dhe ndaj popullit tim’’ E them me bindje se, nuk ka qetësi tek ata, që u ngritën mbi padrejtësitë, tek ata, që hartuan këto të pavërteta, këto aktakuza të rënda për UÇK-në dhe luftëtarët, krerët e saj, tek ata, që aprovuan e themeluan këtë Gjykatë turpi për të gjykuar viktimat e jo agresorët e vërtetë, serbët dhe Serbinë e Millosheviçit! Prandaj, krerët e partive politike si edhe të institucioneve në Prishtinë e Tiranë, në Shkup e kudo në botë do të duhej të ishin unik në qëndrimin kundër kësaj ndërmarrje kriminale për dënimin e Luftës së UÇK-së dhe të kombit shqiptar për çlirimin e Kosovës dhe nuk do të duhej ta njihnin këtë Gjykatë Speciale… ashtu siç e votoi Sali Berisha me Ilir Metën në KE, Sali qeni, antishqiptari, që zhduku e vrau Remzi Hoxhën e përndoqi djelmoshat shqiptarë, luftëtarë të UÇK-së!!! Turp e faqja e zezë për Salë, Ilir e Lulëzim Bashën, që kanë punuar kundra UÇK-së…Asgjë nuk mund të mbulohet e të harrohet! E VËRTETA VONON, POR VJEN NJË DITË DHE TË VRET!!!
Sot zëri i shqiptarisë duhet të ngrihet lart fuqishëm,kundër kësaj ndërmarrje kriminale, për të mbrojtur Luftën e UÇK-së, çlirimtarët e vërtetë, Kosovën dhe pavarësinë e saj!!!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 208 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi