Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Viti i të pamoralshmëve
Publikuar më 31 dhjetor, 2020 në orën 17:20 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kaloi një vit, që më së shumëti tregoi fytyrëne të pamoralshme të shumicës së politikanëve, prandaj, dhe mund ta cilësojmë, si vitin e të pamoralëshmëve.
Rëzimi i Qeverisë Kurti ishte i pamoralshëm dhe krijimi i Qeverisë Hoti ishte gjithashtu i pamoralshëm. I pamoralshëm, sepse me një tryezë të rumbullakët, u pajtuan ta rëzojnë të parën, ku në lojë hyri kreu i shtetit, bashkë me Gjykatën Kushtetuese dhe me deputetin e kontrabanduar, duke i dhënë premtim për pozicionimin e të birit. Pranimi i tij ishte i pamoralshëm, sepse nuk i lejohet një ushtaraku të UÇK-së, të bie aq poshtë. Po sikur të ishim në luftë?! I pamoralshëm, sepse e dinte për deputetin e denuar me formën e prerë dhe Gjykata e kishte ftuar dy herë të shkonte në vuajtje të denimit. Jo vetëm kjo, por i mundësuar atij deputeti të merrte pagën e plotë edhe ne burg, (me vendim të prer gjyqësor) sepse, nuk kishin marrë mendimin e Gjykatës Kushtetuse, në ishte apo jo, vota e tij kundër Kushtetuese!!! Dhe e, pa pamoralshëm ishte edhe vonesa e mendimit të kësaj Gjykate për ligjëshmërinë e votës së tij.
Opozita nuk arriti të jetë për një moment e bashkuar, për ta ndëshkuar Qeverin përmes votës së mosbesimit, për ta shpëtuar shtetin nga kollapsi ekonomik e moral. Një pjesë e opozitës, e vetëdijshme për qasjen që e kishte ndaj Qeverisë, u mundua t’ia zgjat jetën, duke u mundua të hyjë në lojë për të parin e shtetit. Më mirë ta kishin rëzuar Qeverinë përmes votës së mosbesimit në Kuvend, se sa që e rrëzoi Gjykata Kushtetuese, sepse kjo ka hapur edhe problem tjera. Qeveria që do të vjen, a duhet, që gjithhë veprimin e asaj Qeverie ta shpall jo legjitime, siç e bëri këtë Gjykata Kuashtyetuese?
I pamoralshëm ishte edhe qendrimi i Qeverisë, rreth burgosjeve së disa anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Ajo ka qenë dashtë të krijoj një ekip ekspertësh, për të analizuar Aktakuzat e tyre dhe t’ia bëjë të ditur qytetarëve thelbin e saj nga kjo Gjykatës Speciale për Krime Lufte dhe Gjenocid. Ne e dim se këtë do ta bëjnë avokatët e tyre, por nuk ka qenë dashtë të heshtin dhe nuk do të merrej si penguese e procesit gjyqësor ndaj tyre
Qendrimi i pushtetit, gjatë kësaj kohe të virusit Covid-19, ishte i pamoralshëm, sepse ndau qytetarët në tri kategori. E para, pushtetarët, bashkë me kuvendarët, bënin testin vetëm me dyshime dhe rezultatet i merrnin për dy e tri orë. E dyta, kishte qytetarër që kërkonin të ju bëhej testi, për shkak të kontakteve me njerëz, që ishin prekur nga ky virus dhe nuk u bëhej, e atyre që ua mundësonin këtë, përgjegjëja ishte pas shtatëdhjetëedy orëve, kohë për t’u infektuar gjithë famijla dhe rethi kontaktues. E njejta, gjë ndodhte edhe për pacientët të hospitalizuar me diagnoza tjera, ku ekipet profesionale të mjekëve, kërkonin të bëheshin testimet për pacientët që i trajtonin dhe masat çfarë duhet ndërrmar.
Qasja ndaj përsonelit mjekësor dhe stafit ndihmës (teknikët medicional, rojet) gjatë kohës së pandemis së Covid-19 ishte i pamoralshëm, kur dihet se të gjithë i ekspozoheshin të njejtës rrezikshmërie. Këta I ndau përmes paras, të rezikuarit dhe të pa rezikuarit, ku të njejtit punonin në të njejtën hapësirë dhe ishin të ekspozuar barabar.
Edhe Sindikata e arsimit u tregua e pamoralshme, se kërkesa e tyre për rritje page, e tash edhe për rrezikshmërinë ne punë, nga Corona virusi, ndërsa asnjëherë nuk u zotua, se këto para do të kthehen në cilësi pune dhe arritshmëri të nxënësve. Kjo, përmes këtij veprimi po fut te njomakët tanë, te rinoshët tanë, në mendje paranë, pa përmendur se si duhet arsyetur këto në jetën e përditshme. Paraja nuk e ngrit cilësinë e arsimit, kur ajo nuk përkon me moralin e punës, me moralin e kohës dhe me moralin e të qenit në krye të detyrës.
E pamoralshme ishte edhe arrestimi i dy udhëheqësve të veteranëve të luftës, për mos ruajtjen e sekretit të dosjeve. Ku ishin ato dosje? Kush i solli ato dosje në selin e kësaj organizate? A u ishin shpërndar mjeteve të informimit para se të shkonin në zyret e tyre? Ishin të qëllimta ato, kur dolën nga prokuroria special? Çfarë qëllimi patën që të shpërndahen pa kriter? Dhe shumë pyetje kësisoi mund të bëhen dhe për të gjitha këto të përgjigjet vet Prokuroria. Ajo duhet të kishte hulumtuar përbrenda vetës, për të ulur në bangën e të akuzuarit, kryesin e veprës. Edhe një herë tregoi pamoralshmërinë e vet, Prokuroria e Gjykatës Speciale, që viktima të bëhet fajtore, e fajtori (krimi mbi njerëzimin i Sebisë) të paraqitet si viktimë. Është e moralshme t’i besohet kësaj gjykate? Unë them, nuk i besojë kësaj gjykate, se është e pamoralshme.
Moralin e qeverive, të derisotme, më së miri e tregoi Ramush Haredinaj, kur këkoi votën e presidentit me kundërshpërblim. Kjo edhe i vuri kapakun e ndarjes së një epoke qeverisëse, të cilat janë krijuar më pazare individuale, grupore e famijare.

Prishtinë, 30.12.2020
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 211 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi