Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
MOSZBARDHJET E DERITASHME TË VRASJEVE TË BUJSHME
Publikuar më 17 janar, 2021 në orën 06:48 ( ) Faridin Tafallari | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ne perkujtimin e vrasjes...? Homazhe para Garazes ku u vrane tre bijt e popullit, Jusuf e Bardhosh Gervalla dhe Kadri Zeka, 17 janar 1982!

KËTO DITË PO BËHET NJË ‘’ZHURMË’’ E MADHE PËR MOSZBARDHJEN E DERITASHME TË VRASJEVE TË BUJSHME, TË SHUMË MARTIRËVE E FIGURAVE TË RËNDËSISHME TË KOMBIT TONË!?
Po e them se, nuk është e vështirë për t’i zbuluar kriminelët vrasës të këtyre vrasjeve të bujshme. Vrasësit e këtyre ose janë në krye të shtetit ose i dijn vrasësit dhe nuk i tregojn se atyre, që i kemi në krye të pushtetit kanë dhënë urdhrin a pëlqimin e tyre për t’i vrarë Sepse, këta martirë, heronj e dëshmorë të kombit, u vranë se, ishin në ballë të popullit, në ballë të përpjekjeve e luftës për liri! Kurse këta pushtetarë para çlirimit ishin në krye të të ashtuquajturës Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë, pra ishin të përbetuar se, nuk do të lejonin të ngriten në këmbë cilido, që e prek këtë kushtetutë të ish serbojugosllavëve.
Madje, edhe pas shpordhjes së pushtuesit të armikut serbosllav nga Kosova, ata vazhduan me urdhëzimet e urdhërat për këto lloj vrasjesh, që jepeshin po nga Beogradi dhe zbatoheshin në Kosovë në Kosovën Shqiptare kundër shqiptarëve!?...
Po nga këta kriminelë janë vrarë edhe duke qenë nën okupim po nga kriminelët, që i kemi edhe sot në krye, por edhe këta që erdhën pas luftës së UÇK-së, u bënë bashkë dhe i kanë ndihmuar dhe po i ndihmojnë kriminelët ndaj bijëve të popullit. Kjo po ndodh vetëm te ne që, vrastarët i kemi në majat e shtetit dhe i kanë vrarë e po na i vrasin edhe sot e kësaj dite.
Po i vetmi ndryshim është se tash, urdhëri po jepet nga Prishtina për vrasjen po të shqiptarëve nga shqiptarët titista pro serbosllav, ku edhe këta të fundit janë në qendër të pushtetit në shtetin e Kosovës. Këta, që i kanë bërë dhe kanë vazhduar t’i bëjnë këto krime, vetëm se janë shtuar. Ata, peshqit gllabërues të popullit të vet, janë urdhërues dhe, poqe se kapen ata nga zëdhënësit e atyre, atëhere do t’ju zbulohet fytyra e atyre kriminelëve. Po jo nuk e bënë dhe, as që e kanë ndërmend ta bëjnë! E këtë e bëjnë vetëm ata, që janë në majë të shtetit dhe, që janë kompetent. Por ata nuk duan t’i zbulojnë këto vrasje, as që ju bëhet von për këtë çështje mjaft të rëndësishme për ne, popullin e thjeshtë. Sepse ata janë, që e kanë zhvatur Kosovën deri sa kanë arritur të bëhen milioner dhe bile po vazhdojnë rrugën më tej, të pangopur drejt miliarderit!?

Po e bënë vetëm drejtësia dhe ligji se e kanë edhe për detyrë e vetëm ata, që e kanë dhe janë kompetent për zbardhjen e këtyre të këqijave se, tash më nuk ka nevojë t’i bëjë shkjau deri sa të ketë zagarët shqipfolësa, që ja kryejnë çdo detyrë të urdhëruar, duke i ngarkuar për terror. Andaj, me zbardhjen e këtyre kriminelëve vrastarë, do të ndalen edhe shumë sehirxhinj, që e ngrejnë zërin dhe bëjnë zhurmë se po i dhimsen, por, po e bëjnë vetëm për t’u treguar se, edhe neve po na intereson, se, edhe ne dimë diçka, se jemi dikushi!?...

Ne e dimë se, jemi dëshmitarë, se sa alarmin e bënë serbët për vrasjen e Oliver Ivanoviçit, të cilin e vranë vetë, pjella e tyre!? Dhe nuk lanë gur pa lëviz për një vrastar të shqiptarëve, që bëri krime si gjatë luftës e edhe pas luftës, gjë, që dëshmitarët e kanë dëshmuar me fakte për të bëmet e këtij serbi kriminel!? E ndërsa për shqiptarët heshtin... dhe i lejojnë që, të merren me thashë e theme e jo të vërteta, duke i njohur e i ditur vrasësit brenda për brenda...!!!

Sot, le te shpresojm se qeveria e re, e kryeministrit Albin Kurti që, të marrë masa ndaj kriminelëve vrastarë të vendit që, në radhë të parë, t’i pastroj këta, duke e filluar, që nga ‘’oborri’’ i tij qeverisës dhe më tutje t’i drejtohet edhe serbo çetnikëve...! Mjaft më me ‘’zhurmë’’, me fjalë poshtë e nalt! Të drejtohet gishti tregues, aty ku duhet, mbi të vërtetën, mbi dorën vrastare të kriminelëve të këtyre vrasjeve të bujshme!7
E VËRTETA VONON, POR NUK HARRON!!!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 196 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi