Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Zgjedhjet e Shkurtit 2021 në Kosovë
Publikuar më 02 shkurt, 2021 në orën 10:09 ( ) Isuf I. Bytyçi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Shqipëria Atlantike apo Kosova dhe zgjedhjet parlamentare

„Këtu te ju, nuk dihet dot, se kush është engjëll e kush është djall!“
Fjalë e urtë

Më 14 Shkurt 2021, do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe fundi do të jetë pa fitues! Humbës do të jenë të gjitha partitë, pa përjashtim dhe, humbësi më i madh edhe në këtë herë do të jetë populli i Kosovës e, sidomos shqiptarët! Vetëm hajnat, mashtruesit e gënjeshtarët do të fitojnë!
Shumëkush mund të më kritikojë, disa do të më lavdërojnë për analizën dhe të tjerët do të më shajnë, pë mendimin që kam në lidhje me zgjedhjet! Por, s’ka gjë! Me rëndësi, se unë do ta jap mendimin tim, me sinqeritetin më të madh që kam dhe pa pretendim.

Fushata zgjedhore ka filluar të zhvillohet intenzivisht, pa kompromis dhe pa zgjedhje formash e mjetesh! Shqiptarët, si çdo herë, në shkollën fillore, politikisht e mendësisht dhe me të njëjtën mendësi bëjnë politikë dhe fushatë zgjedhore. Secili lider partiak, të gjithë të tjerët i quan: bashkëpunëtorë të Serbisë, hajna, kriminelë dhe mashtrues! Ndërsa për veten thonë se janë më të mirët dhe kanë jarani me Zotin! Të gjithë gënjejnë dhe mashtrojnë, pa dallim, duke i përzier me të vërteta.
E keni parë se si dalin nëpër emisione televizive dhe dërdëllisen; lloj-lloj anal-istësh, gazeta-xhinjësh dhe militantësh të partive të ndryshme? Ata i vejnë zjarrin vendit.
T’jua them të vërtetën, unë do të isha ndierë i turpëruar, sikur të jem në vendin e tyre dhe të jap lloj-lloj mendimesh absurde e abstrakte dhe të bëj trillime, gënjeshtra ofendime e kushedi se çka tjetër! Por, ndoshta kanë të drejtë, sepse populli e thotë; „Qeni, ku të hajë, edhe leh!“.
Votimet do të ndodhin dhe sëshpejti! Por, mënyra e fushatës dhe fjalori i politikanëve, më duket se është në nivel të ultë dhe djallëzor, sikur edhe më parë! Pse është kaq i ultë dhe djallëzor niveli komunikues dhe veprues i fushatës zgjedhore në Kosovë! Por, jo vetëm në Kosovë! Në Shqipërinë Londineze edhe më keq është. Politikajtë e Shqipërisë Londineze janë duke prirë me të gjitha: me korrupsion, nepotizëm, kriminalitet e tjera, që këta të Shqipërisë Atlantike, janë pak mbrapa tyre, por herëpasëherë po ua kalojnë, atyre! Nuk thonë kot: „Rrushi e sheh rrushin dhe piqet!“.

Votimet dhe Zgjedhjet
Unë mendoj se zgjedhje po! Por, zgjidhje, jo!
Pse?
Sepse, e para; të gjitha partitë gjithëshqiptare, s’kanë program konkret dhe, po që se e kanë atë, nuk duan, nuk dijnë dhe nuk mund ta zbatojnë! A e dini se sa ligje i kanë miratuar në Kosovë e në Shqipëri dhe, të gjitha shkelen nga vetë parlamentarët, ministrat e administratorët?
E dyta; a e dini se as një parti shqiptare, nuk është dhe nuk e mbanë vijën e krahut; E djathtë apo E majtë?
Ta marrim Shqipërinë Londineze; dy partitë më të mëdha; PS e PD, e para e majtë dhe e dyta e djathtë! Ndërsa partia e tretë; LSI, është parti e shkëputur nga PS, që do të thotë se është parti e majtë! Mirëpo, vjen pyetja se a është LSI, parti e majtë apo e djathtë? Unë, nuk e di! Nuk e di sepse më kujtohet një batutë në lidhje me Nastradin Hoxhën:
Ishin rrokë dy vajza se cila do ta rrëxojë shoqen dhe, humbësja që do të jetë, do t’ia bëjë Nastradini!
Dhe, ato, ende pa ia filluar mundjes, Nastradini filloi ta shlirojë rripin! Dikush e pyeti, se; „Pse e çliron rripin, o Nastradin, derisa ende nuk e dijmë se cila do ta humbë betejën!“
Me modesti, Nastradini e dha përgjegjien; „Doemos që njëra nga këto dya, do ta humbë betejën! Kështu që unë të jem i gatshëm!“
Kështu është me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin; S‘ka rëndësi se kush do të fitojë; PS apo PD, ata do t’i hipin dhe grumbulli i milionave do t’iu shtohet! E, delet shqipfolëse, disa ditë, disa do të gëzohen e disa do të iritohen dhe pak më vonë, do të vazhdojë mendësia e vjetër; pushtetarët do ta vjedhin shtetin dhe, populli-dele, do të vazhdojë të vajtojë e të shajë!
E njëjta gjë është duke ndodhur edhe në Shqipërinë Atlantike – Kosovë!
Në të dya anët e vendit, s’ka parim e ndërgjegjie! Aty ka inate e urrejtje dhe pazare nga më të ndytat!
Dikush i thotë KUALICIONE e dikush tjetër ALEANCA! Që të dyat janë fjalë të huaja, që do të thotë; BASHKIM ose BASHKËPUNIM. Aty, asgjë, nuk bëhet për hir të kombit e shtetit, por për interesat e ngushta, që janë parësorë.

Liderët partiakë dhe kualicionet e mundëshme
Albin Kurti dhe VV, Enver Hoxhaj dhe PDK, Avdullah Hoti dhe LDK, Ramush Haradinaj dhe AAK, Behxhet Pacolli dhe AKR, Fatmir Limaj dhe NISMA etj.
Të gjithë këta liderë me partitë e tyre, janë duke e bërë një fushatë, të lodhtë, të pamoralshme dhe të pasinqertë!
Pse e them këtë? E them dhe me plot vetëdije, nga Diaspora shqiptare! Nga ata bashkatdhetarë, që e shoh në mediet shqiptare se ka disa zëra që janë duke menduar se e tërë Diaspora nuk dijnë asgjë, sepse ne jemi larg vendit! Gabim e kanë! A e dini se pse, gabim e kanë ata që mendojnë kështu, se shqiptarët e Diasporës nuk dijnë gjë? Arsyeja është se ne jemi larg atdheut! Ne nuk jemi larg atdheut, por mu në zemër, të prindërve, të motrave, të vëllezërve, të miqve dhe të tërë atdhetarëve jemi. Por, nuk jemi nëpër kafeteritë e odat e Kosovës, ku gjithë ditën bëjnë politikë, kurse në Fejsbuk edhe ne bëjmë politikë! Aty rrimë edhe ne sikurse edhe ju në atdhe.

Ne jemi me mendje e zemër me ju, në atdhe, vëllezër e motra dhe me të gjitha mjetet e përcjellim gjendjen shoqërore, kudo në atdhe. I shohim liderët politikë, që asnjëri nuk e shpalos programin dhe asgjë nuk rrëfen se çka do të bëjë qeveria e tij, për shtetin dhe popullin, nëse do të fitojë! Por, gjatë gjithë kohën rrinë duke dhënë premtime të zbrazta dhe duke sharë e ofenduar kundërshtarët e tyre politikë, me fjalët më banale e duke i akuzuar me lloj-lloj fjalësh, që në vendet me demokraci stabile, do të ishin akuzuar e dënuar nga drejtësia. Por, në vendin tonë, ku ka demokraci? Ku e dijnë ballkanasit se çka është demokracia dhe si zbatohen ligjet? Prandaj, europianët na kanë menjanuar dhe tallen me ne, sikur bariu me kafshët.
Albin Kurti është momentalisht politikani më karizmatik, më i pakorruptuari dhe më premtuesi, sepse as që e pati fatin që ta provojmë se kush është Albini i vërtetë!
Është njëri ndër politikanët më karizmatik, intelegjent, si në jetën private, ashtu edhe në atë politike, si dhe njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja. Përveç tjerëve, që i ka rreth vetës e ka dr. Sadri Ramabajën, të cilin e akuzuan dhe e arrestuan, pa kurrëfarë faktesh, për interesat e ngushta të individëve dhe grupeve, për fat të keq! Por, për fat të mirë që doli në liri dhe se natyra e Sadri Ramabajës, prej patrioti e njerëzori, nuk e lejon atë të jetë i tillë siç pretenduan kundërshtarët e tij! Mirëpo, personaliteti i Sadri Ramabajës, është aq i madh dhe kompleks, sa që edhe njerëzit e partisë së tij, kanë rezervë që ta kenë pranë, sepse doemos që do të mbeten nën hijen e tij! Kështuqë, ata, pra, bashkëpartiakët, duke e bojkotuar Sadri Ramabajën, natyrisht se e pengojnë edhe veprimtarinë e tyre e të partisë së tyre. Mirëpo, në këtë herë, unë mendoj se VV dhe Albin Kurti do të fitojnë në këtë herë më së shumti vota, sepse arsyet janë të shumta, që tri janë më elementare; e para është se Albini s’ka përvojë korruptive, e dyta është se të pakënaqurit e partive tjera do t‘iu bashkangjiten dhe e treta se populli do t’iu hakmerret dy partive më të mëdha deri tani; PDK-së edhe LDK-së, për gjithë ato hajni, korrupsion e kriminalitet, që kanë ndodhur në Kosovë. Mirëpo, edhe pse unë dëshiroj që VV, ta fitojë numrin e duhur të deputetëve, për ta udhëhequr në katër vitet e ardhshme, qeverinë, pa pasur nevojë për një kualicion të mundshëm, sepse kualicioni me varshmëri nga partitë e vogla, është kanceroz dhe shumë i dëmshëm! Merreni me mend, sa dëm i ka sjellë LSI, qeverisjes së Sali Berishës dhe tani të Edi Ramës! Por, unë nuk e besoj se do ta arrijë numrin e duhur Albini, që ta udhëheqë i vetmuar qeverisjen për katër vitet e ardhme pa bërë kualicion edhe me dikë tjetër.

Të dalim tek Enver Hoxhaj, i cili poashtu është personalitet me përvojë e karizmatik! Po ashtu edhe Enver Hoxhaj është një politikan me përvojë, mirë i përgatitur, njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja dhe i dashur për bashkëpartiakët! Mirëpo, Enver Hoxhaj e ka një defekt, që do ta pengojë shumë, sepse ky nuk është personalitet, të cilin e ka zgjedhur partia në krye, por është imponuar, nga pengesa që doli, prej Gjykatës Speciale. Prandaj është Hajredin Kuçi, një politikan me përgatitje superiore, me përvojë dhe i dashur për votuesin e PDK-së e, që nuk e shoh asku në pozita të larta! Pra, edhe figura e Hajredin Kuçtit, në PDK, shkon përafërsisht me figurën e Sadri Ramabajës. Pra, sikur që në VV, Sadriun, poashtu edhe në PDK Hajredin Kuçin, jo rastësisht e kanë menjanuar. E mbajnë pranë, vetëm kur iu duhet! Përndryshe, ferre në sy e kanë, për shkak të përgatitjes dhe simpatisë që e ka te votuesi i PDK-së. Këtu, në krye të PDK-së janë disa elementë, që kanë forcë e ndikim, që e dëmtojnë rëndë partinë edhe popullin!
PDK edhe AAK, kanë menduar se ne e udhëhoqëm luftën dhe bëjmë çka të duam me shtetin dhe popullin e Kosovës, që poashtu sikur se edhe LDK, e kanë bërë planin pa hanxhiun!

Ramush Haradinaj, është në një pozitë tjetër! Shkaku është se partia e Ramushit është një degë e PDK-së, që as një herë nuk mund të bëhet lis. AAK është thjesht, një degë e PDK-së, që ka gabuar, prandaj sorollatet! Mirëpo, as Ramushit nuk i ka rënë keq, sepse pothuaj se të gjitha postet i ka përjetuar dhe tani, besoj se edhe në këtë herë do të jetë kryetar i si-shtetit të Kosovës. Pra, thjesht, AAK dhe Ramush Haradinaj, janë duke shkuar rrugës së Ilir Metës dhe nuk i intereson se i djathtë apo i majtë është kali! Ramushi i haradinajve, i hip dhe shkon përpara, sikurse edhe Iliri i Muhametit.
Ndërsa Avdullah Hoti, alias Isa Mustafa, është partia e parë, e cila u themelua në Kosovën e robëruar me në krye Ibrahim Rugovën, që me themelimin e LDK-së, vërshuan shqiptarët për t’u anëtarësuar, sikur delet mbas bariut! Çka bëri LDK-ja dhe udhëheqësit e saj, që 80 % ishin me ide të vjetëruara jugosllave? Ata menduan se i tërë populli shqiptar hyri në LDK, edhe pse u patën themeluar edhe disa parti, nga disa personalitete kombëtare, nuk morën votues, as për t’u regjistruar në gjykatë si parti. Çka bënë udhëheqësit e LDK-së, duke menduar se ky popull është pronë e tyre e patundshme? Që në start, filluan me intriga, hajni e korrupsion dhe e injoruan popullin, sikur të ishim dele! Të gjitha këto të këqia, i trashëgoi edhe partia, e cila pasoi në pushtet dhe, herë të ndarë, herë të bashkuara LDK e PDK, lulëzoi korrupsioni e kriminaliteti dhe e sollën nivelin e korrupsionit krahas me vendet më të korruptuara në bote: Kosovë, Shqipëri, Algjeri e Tajlandë! Ky është krim dhe këta politikanë, duhet burgosur dhe konfiskuar, jo vetëm pasurinë e tyre, por edhe të të gjithë miqve e të afërmve të tyrë, që kanë lidhje me ta!
Pra, me një fjalë, të gjitha partitë që ishin në pushtet, në Kosovë e Shqipëri, meduan se shteti është pronë e tyre e pandashme.

Kurse partia AKR dhe Behxhet Pacolli, është një parti - dekor, që as një herë nuk i ka arritur majat dhe as që ka pretenduar! Me rëndësi që janë aty dhe fotografohen herë pas here sëbashku dhe, nga njëherë e marrin ndo një pozitë shtetërore. Edhe pse, personalisht, më së shumti nga të gjithë personalitetet, ka dhënë ndihma, Pacolli. Kurse Ibrahim Makolli, e ka trguar në të gjitha rastet dhe pozitat, që i kishte.
E, sa i përket Fatmir Limajt edhe partisë NISMA, çka të shkruaj? Ai ishte i përgdheluri i Hashim Thaçit dhe bëri „Hop“, pa e kaluar lumin! Derisa ishte në PDK, ka lulëzuar pozita dhe pasuria e Fatmir Limajt dhe u pat bërë njëri ndër personalitetet më me zë dhe se filluan ta kenë zili edhe politikanët më të mdhenj të Kosovës dhe, fap, ia ngrehën litarin e në kokërr të shpinës e qitën! Nuk thonë kot: „Ai që të ngrit, kur të dojë të zbret!“ Me fundin e këtyre zgjedhjeve, vështirë se do të mbijetojnë; AKR edhe NISMA, kurse AAK, do ta kalojë pragun!

Sa iu përket kualicioneve, mendimi im është që t’i lënë inatet personale dhe ato grupore dhe t’i gjejnë partnerët sa më të përshtatshëm dhe të bëjnë kualicione e, ta udhëheqin shtetin e ri të Kosovës me dinjitet për katër vite! Ndoshta fitojnë besim dhe ua jep votën populli edhe në mandatin e dytë! Nuk dihet! Përndryshe, nuk e besoj se do ta arrijë ta mbijetojë 3-vjetëshin as kjo qeveri, të cilën mezi e presim.
Sipas mendimit tim, partitë që mund të bëjnë kualicione, duhet të jenë të gatshme për kompermise dhe të hyjnë në marrëveshje pa vija të kuqe. Sepse, vijat e kuqe janë „huji i gomarit“! Kur t’i ngul këmbët komari në rampën e trenit, nuk e largon kush deri sa të vijë treni dhe ta hudhë në kanal, të ngordhur.
VV edhe PDK, janë dy parti, që nga programi dhe ideologjia, deridiku bëjnë sëbashku dhe do të duhej t’i lënë inatet e të bëjnë kualicion që ta udhëheqin vendin për katër vite. Por, aty janë disa kushte, që te dya partitë, vështirë se do t’i plotësojnë; PDK, duhet ta menjanojë kleptomaninë, korrupsionin dhe nepotizmin. Kurse, VV, t’ia zë frymën vehabizmit, totalitarizmit dhe arrogancës. Kompromise, mund të bëhet, vetëm se duhet vullnet dhe vendosmëri. Djallëzinë, që të dya ta lënë anash!
Kualicion i mundshëm është edhe PDK e LDK! Edhe pse, LDK, gjatë gjithë kohës parazgjedhore, nuk le gjë pa thënë e pa shkruar kundër udhëheqësve të PDK-së, me lloj-lloj etiketimesh, trillimesh e gënjeshtrash, se gjoja të gjithë ata përfaqësues të LDK-së janë vrarë nga udhëheqësit e PDK-së, gjatë e pas luftës së Kosovës, që mirë e dinë se nuk janë të vërteta! Por, trillojnë, që të duken të viktimizuar paravotuesit të tyre dhe se sa më tepër vota të marrin! Edhe pse e dijnë që e gjithë kjo propagandë, ka pasoja të rënda shtetërore e kombëtare! Por, edhe udhëheqësit e PDK-së, i bartin gjithë këto pasoja, sepse kanë përfitime marramendëse materiale e pozita shtetërore, për bashkudhëheqje me LDK-në! Me një fjalë; „Fute kryet në strajcë, sepse përfitimi është marramendës!“
Ndërsa, kualicioni i VV-së me LDK-në, është më i pamundur, sepse VV është më totalitare, më arrogante dhe ka shumë elementë vehabistë! LDK-ja, në shikim të parë duket shumë liberale, por se më tinëzare është dhe ka elementë titistë, që të dyat janë të kontrolluara nga shërbimet informative serbo-ruse, njëra direkt e tjetra indirekt! Kurse PDK-ja, ka ngapak nga të dyat; Vehabistë edhe titistë, por me intenzitet shumë më të vogël, që deri nesër mund edhe të forcohen.
Kurse, sa iu përket partive të vogla; AAK, AKR, NISMA dhe partitë minoritare, duhet të radhiten, herë në pozitë e herë në opzitë dhe puna të vazhdojë! Por, pa marrë hapa konkretë që ta reduktojnë në masë të madhe; korrupsionin, familjarizmin dhe kriminalitetin, përndryshe, demokracia do të jetë në rrezik përmanent dhe do të vihet në pikëpyetje shtetësia e Kosovës, por edhe ajo e Shqipërisë.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Isuf I. Bytyçi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 211 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi