Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Agim i pritun!
Publikuar më 08 shkurt, 2021 në orën 23:04 ( ) Avdi Ibrahimi | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Dialog me mikun

Arsimi profesori i psikologjisë ligjerues në Universitetin e Prishtinës, më erdhi në vizit nga kryeqyteti edhe pse në kohë pandemie, prania e tij në vatrën time familjare më dhuroi një ndjenjë gëzimi ngase njihemi ngaherë, pasi pimë kafenë me nga një gotë raki thane të prodhimit nga Shqipëria, hymë në bashkëbisedim si mik shtëpie që e kisha i dhashë përparsin të fliste.
-I ndershmi mik! Pi t’i lexoj me vëmendje shkrimet të publikuara në mediat e shkruara elektonike dhe në rrjetet sociale, që përmbajnë në vete mesazhe të kuptimta mendore për ndërgjegjësimin kombëtar e njerëzor që ndihet jehona e luftës mbarëkombëtare në rrugën e zgjimit, rrugë kjo psikologjike që shpie njeriun të mendoj jo vetëm për të sotmën po edhe për të nesërmën të jetë i çliruar prej pozitës labile shoqërore e sociale, një persiatje e të kaluemës njëkohësisht e gjykon edhe të tanishmën që nuk po ecën në drejtimin e duhur shoqëror ky një zhargon historik nga i cili duhet të marrim mësim nga disfatat e klasës politike që qeverisë me vendin që të mos vazhdohet tutje… me sa kuptoj së këndejmi edhe e kaluemja, edhe e tanishmja të kenë një përqasje në ndryshimin cilësor shoqëror për të arritur një epokë të re të një morali të ri njerëzor e shoqëror, ku individi të jetë human si qeni e përbashkët shoqërore e psikologjike… Njeriu i së ardhmës të jetë i vendosur me besim në vetvete për arritjen e qëllimit, që të jetë i liruem prej rrathëve të purgatorit, që ka kalue nëpër shekuj drama e tragjedi gjithfarëshe nga pushtues të ndryshëm, të cilët së pari të robëruarve ja kanë burgosur mendjen, ja kanë përulur dinjitetin kombëtar, njeriu i sotëm medoemos të jetë i çliruem nga idhujt e rrejshëm: lideri partiak, prifti, hoxha, minstri, nga Dreqi e i biri, që robërojnë shpirtin për ta përulur e shfrytëzuar ma lehtë njeriun punëtor… më sa ju kam kuptuar miku im si shkrimtar, Ju po kërkoni dhe po veproni pandalshëm për njeriun e idealeve arsimuese dhe atdhetare e sociale, për njeriun aktiv të akcionit demokratik të vetëmohimit dhe të ndërgjegjës së lartë shoqërore progresiste… Por, nuk di miku im sot a mund të gjendet ndonjë njeri që mund t’i prijë realisht masës popullore për sëndërtimit e ndryshimit në vendin tonë përpos Lëvizjës Vetëvendosje që udhëhiqet nga Albini ndjej njëfarë besimi, por, të pa tepruar…!

Në çast shpreha mendimin tim: -I dashur dhe shumë i respektuar Arsmi! Mendoj se njeriu që po lufton parreshtur me bashkëmendimtarët dhe bashkëaktivistët e tij, i liruem mitesh e profetësh të rrejshëm, më sa e njoh mirë ngritjen e tij diturore e intelektuale asht i përtashmi Albin Kurti me të tjerë që drejtojnë VV-në, që po ndezë ndjenjat dhe po vë në akcion ndërgjegjën e masës kundër pushtetarëve të korruptuar e mashtrues të pashembullt në jetën tonë politike e shoqërore për të ndodh tashmë ndryshimi i madh i gjendjës politike, ekonomike e sociale në vendin tone, për një agim më të lumtur, e më të drejtë kombëtar, pa shkelur edhe të drejtat e pakicave minoritare që jetojnë në Republikën Shqiptare të Kosovës… mendoj se Albini nuk asht ashtu si e paraqesin kundërshatrët e tij politik dhe disa media elektronike te shktuara që janë afër pushtetit, por assesi nuk mendoj se Albini është mbinjeriu i Niçes: -i fortë, i pamëshirshëm, i pandieshëm, ndaj së drejtës njerëzore… Ai është i dheut tonë që asht larë me gjak e lotë të vakët të çdo pëllëmbë toke pellazge-ilire-shqiptare… Urojmë e dëshirojmë që Albini i cili është njeriu më i sulmuar nga pushtetarët e korruptuar dhe servilet e tyre, të jetë ngjashëm më atë njeriun që kërkonte shkrimtari ynë Migjeni, i cili nuk dëshironte njeriun e Niçes, demon e të pashpirt, të pandërgjegje e të pamoral, si sundimtari ynë politik i sotmi që ka kapur të gjitha hallkat e pushtetit… Poeti ynë dëshironte njeriun e truallit arbnor që mbron interesat kombëtare, që preokupohet në problemet dhe krajatat e bashkombësve të tij në ruajtjen e sovranitetit të vendit dhe dinjitetin e shoqërisë shqiptare e atyre njerëzore, të shoqërisë sonë shqiptare padyshim i duhet një vetëdiesim i lartë njerëzor për ta larguar përgjithnji njeriun me vetëdije individualiste e egoiste në kapjen e shtet rrënimit, njeriu i shtet ndërtimit të së nesërmës asht ai i shtypuri, i nëpërkëmburi, i linçuari, i shfrytëzuari, i vuajturi, njeriu që nuk asht i lumtur ngase drejtësia pushtetare e privon nga e drejta, e njeriut që është i mbrojtur ndërkombëtarisht me ligj, për të kandiduar si deputet në këto zgjedhje të tanishme siç është rasti me Albinin, Albulenën, e të tjerë, GJKK, ka vepru njëanshëm dhe në inters të klasës sunduese të korruptuar skajshmërisht, kjo padrejtësi ndaj të lartë përmendurve nuk e dobëson aspak Vetëvendosjen, përkundrazi do ta forcoj edhe më shumë bindjen e njerëzve që më 14 shkurt të dalin masovisht për të votuar lirshëm ndryshimin, presim ndryshimin e madh, me qe ajo ditë asht shumë afër, është një agim i pritun, por, edhe i parathanun…! Në shenjë shprese e besimi i parathanun cakërruam gotat me raki thane me mikun, me dëshirën për realizimin e fitorës së thellë të VV-së, për ndryshimin e madh progresist politik e shoqëror.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Avdi Ibrahimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 143 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi