Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Inati opozitar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje
Publikuar më 13 shkurt, 2021 në orën 19:16 ( ) Beqir Elshani | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Nëse sipas deklaratës së disa opozitarëve se gjysma e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje mësojnë citate nga Lenini, atëherë del se gjysma e LDK-së në krye me Isa Mustafën mësojnë citate të Tito jugosllavit. Opozitarët e dinë fort mirë dallimin në mes Leninit proletar dhe Titos shovinist, ndonëse Lëvizja Vetëvendosje nuk ka të bëjë me asnjërin prej tyre. Duket se fjala e tyre është për urrejtje ndaj LV dhe pengimin e zgjedhjes së Albin Kurtit kryeministër të Kosovës, që gëzon përkrahjen e popullit. Kujtoni vargjet e poemës së poetit gjerman, Bertold Breht, kur thotë “Lenin, po vijnë shfrytëzuesit, Lenini nuk lëvizi, kuptova që kishte vdekur”, prandaj opozitarët e kanë hallin e burokracisë në pushtet që për dy dekada rresht është pasuruar në kurriz të popullit, dhe fill pas ardhjes së Albinit, klasa punëtore do të rimëkëmbet.
Një gjë dihet, nuk zhvillohet Kosova me anën e plaçkitjes, por me anën e punësimit duhet ndërprerë largimin e të rinjve prej vendlindjes. Duket se kundërshtarëve u pengon që Albin Kurti nuk ka pasuri të madhe siç kanë pushtetarët tjerë në qeveri. Duhet pasur parasysh se po ta kishte Gjermania një udhëheqës partie si Albin Kurti energjik, të aftë e të guximshëm, do të krenohej me të, dhe shumë vende do t’ia kishin zili. Unë jam qytetar i pavarur, prandaj nëse mua si mbrojtës i popullit dhe i klasës punëtore më quani komunist, unë ju falënderoj.

Shyqyr që flamuri kombëtar shqiptar nuk e ka yllin pesëcepësh, simbolin e fitores së LNÇ për çlirimin e vendit nga pushtuesit nazifashist, përndryshe pasanikët do të tmerroheshin për kthimin e socializmit. Megjithatë flamuri kuqezi është pa yll, pastaj nuk është flamur që ka shtypur popuj tjerë, dhe që ka pushtuar troje të huaja, por është flamur që vazhdimisht ka luftuar kundër pushtuesve për mbrojtjen e vendit dhe popullit shqiptar. Nëse kundërshtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje u pengon valimi i flamurit tradicional kuqezi, atëherë duhet të deklarohen se janë qytetarët të Republikës Kosovo sipas shamisë blu të Marti Ahtisarit. Për çudinë më të madhe, flamuri i Serbisë që ka pushtuar vende të huaj, sidomos troje shqiptare, nuk qenka i rrezikshëm, kurse flamuri kuqezi që shekuj me radhë ka mbrojtur vendin, qenka i rrezikshëm. Sa i përket zemërimit të opozitarëve se fushata e Lëvizjes Vetëvendosje po mbahet në kohë pandemie, vjen pyetja, mos vallë Avdullah Hoti kryeministër i dhunshëm u zgjodh në rrethana demokratike dhe të qeta?! Duhet që nuk është halli i pandemisë COVID 19, por është zemërimi opozitar ndaj fitores së bindshme të Lëvizjes Vetëvendosje për kthimin e Albin Kurtit kryeministër të Kosovës, të cilin populli e votoi në shtator të vitit 2019.

Zemërim i tmerrshëm ndaj UÇK-ës
Enver Hoxhaj, ish-Ministër i Jashtëm i Kosovës, gjatë luftës së përgjakshme në Kosovë ka shprehur zemërimin ndaj UÇK-së famëmadhe, i cili kishte deklaruar: ”Nëse fiton UÇK, unë kam me ik azil në Serbi”. Kështu shkruan në të gjitha faqet e shtypit elektronik dhe në librin e Haki Dervishit. Domethënë për inat të UÇK Hoxhaj do të kërkonte strehim politik tek kolonizatori serb, përndryshe armiku më i rrezikshëm se fashizmi gjerman në kohën e LDB. Është për të ardhur keq që qytetari, i cili ka lindur në fshatin e pastër shqiptar, në Peçan të Therandës, pa asnjë ardhacak serb, shpreh nostalgjinë patologjike ndaj Serbisë kolonizatore. Tekembramja, Hoxhaj mund të thoshte …shkoj e lypi azil në Slloveni, që ishte vend i sigurt dhe së paku nuk do t’ia bënte qejfin Serbisë Fashiste. Në vitet e tmerrshme të luftës për jetë a vdekje, të thuhet se do të kërkojë strehim në Serbi, ishte një privilegj ndaj pushtuesit, mu në kohën kur tërë Ballkani po digjej në flakë. Hoxhaj fort mirë e dinte se të tillët që strehohen te armiku, detyrohen të luftojnë kundër vendlindjes, ngjashëm siç kanë vepruar Sejdo Bajramoviq dhe Rrahman Morina. Mbase Hoxhaj e ka pasur prej zemërplasjes. Sido që të jetë, zemërimi në dëm të UÇK-së është i tmerrshëm. Një gjë duhet pasur parasysh se individët që kanë shpresuar në disfatën e Koalicionit Antifashist të kryesuar nga ShBA, Anglia e Bashkimi Sovjetik dhe shumë popuj tjerë të Europës e të botës, janë dënuar sipas ligjit të vendit, prandaj një dënim të ngjashëm e meritonte edhe Hoxhaj. Duhet pasur parasysh se gjatë LDB, babai im, Qazimi, me një grup shokësh, duke ikur prej llogoreve gjermane, ka dashur të shkojë në Zvicër, që në atë kohë ishte shtet neutral, mirëpo policia gjermane i arreston. Prandaj robërit e luftës, sado të paarsimuar, nuk provuan të kalojnë në zona luftarake siç ishte Çekosllovakia, por në zona të lira, përkundrazi Hoxhaj për inat të UÇK-ës do të shkonte në zonën e luftës.

Suedi, 10. 02. 2021

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Beqir Elshani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 185 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi