Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
13 VJET KOSOVË E PAVARUR…!?
Publikuar më 16 shkurt, 2021 në orën 20:57 ( ) Faridin Tafallari | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Jemi në 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës! E kush nuk u gëzua për këtë pavarësi, të ëndërruar në shekuj!..Gëzojmë, por, eee, ky është një gëzim i pjesëshëm, duke dëshiruar me zemër, atë, gëzimin madhor, BASHKIMIN KOMBËTAR!!!
Si veprimtar i kahershëm i BASHKIMIT KOMBËTAR, gjatë gjithë rrugëtimit të veprimtarisë sime atdhetare, përherë më ka munduar dhe më mundon, edhe sot se, kur do të vijë ajo ditë e bashkimit të mbarë trojeve tona etnike me Shqipërinë Amë në një Shqipëri Natyrale! U pavarësua Kosova, bija e Shqipërisë! Po ku mbeti Dardania e Ilirida, Presheva, Medvegja e Bujanovci, Sanxhaku e Çamëria...??! Ku??? Ende, edhe sot e kësaj dite jemi të copëtuar, nuk e kemi Shqipërinë e Bashkuar, Shqipërinë Etnike, të endërruar me dekada e dekada!...
Ne fotografi; Koco Danaj, nga e djathta ne te majte, Faridin Tafallari, dhe ne mes aktivisti i njohur nga Presheva Z. Musliu, tashme i ndjer, bashke me bashkshorten e tij. 28 Nentor 2012 Tirane
Nuk mundem ta harroj, madje e kam të pashlyer në kujtesë, një manifestim madhështor, të organizuar nga z.Koço Danaj, kryetar i ‘’SHQIPËRISË NATYRALE’’, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në 28 Nëntor 2012, në Tiranë, në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Erdhën bashkëkombasit tanë nga të katër anët e trojeve shqiptare, nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, nga diaspora…Entuziazëm i madh! …Mu duk në ato momente sikur ishte me të vërtetë një Shqipëri, sikur ishim të bashkuar, vëllezër të një gjaku…Fjala e mençur e z.Koço Danaj, i cili shpalosi platformën e Shqipërisë Natyrale na mbushi me krenari…me shpresën e së nesërmes për dëshirën e madhe të bashkimit!’’Z. Koço Danaj: Pa u bashkuar shqiptarët, “Kombi Mëmë” i gjithë Evropës nuk do ketë qetësi. Të njihet shovinizmi serb e grek…Duhet që, ne, shqiptarët të njohim mirë dhe në themel historinë e kombit tonë dhe historinë e fqinjëve tanë grabitqarë të tokave tona…Shqipëria Natyrale është ajo, që doli nga Kuvendi i Vlorës, në 28 Nëntorin e 1912!...
E sot Kosova feston pavarësinë e saj e vetme…Krerët tanë, nga të dy anët e kufirit,apo më mirë nga çdo anë e kufirit, nuk e përmendin Bashkimin Kombëtar, bashkimin e shqiptarëve të copëtuar e të shpërndarë në gjashtë shtete të Ballkanit!
Por për ta arritur këtë, bashkimin mbarë kombetar pa dyshim se, së pari duhet të jemi të bashkuar, të bëhemi bashkë, të bashkohemi si një grusht i vetëm,unik me një zë, për të realizuar bashkimin!..E dimë fort mirë se, çdo fitore ne e kemi arritur me shumë mundime e sakrifica, me gjakun e jetën e shumë heronjve dhe dëshmorëve si edhe me shumë viktima të pafajshme në popull, ndaj, a nuk duhet t’i mendojmë mirë e mirë të gjitha këto të së kaluarës?! Atëhere, pse nuk bëhemi bashkë, pse nuk bashkohemi?! Pse mos me i lenë anash grindjet në mes të njeri tjetrit?! Dhe kjo, në radhë të parë vlen për udhëheqësinë tonë, për krerët tanë, që si shumë here në rastet e zgjedhjeve, edhe këtë radhë u treguan shumë të ashpër ndaj njeri tjetrit, duke u marrë me akuza të ulta e të rënda, duke treguar një sjellje mjaft arrogante,pothuajse nga të gjithë përfaqësuesit e partive dhe nga disa të vetëquajtur analistë politikë!?
Është trishtim të shohësh e të ndëgjosh ashtu si bënë dhe u grindën gjatë debateve për fushatën e zgjedhjeve, në qytetet e Kosovës, duke e akuzuar njeri tjetrin si armiq dhe aspak si shqiptar. Kjo është e tmerrshme dhe e patolerueshme! Por nëse vazhdojmë kështu, kush do mendojë për Bashkimin, kur nuk duam njëri tjetrin? Sot i kemi komandantët e luftës çlirimtare në Hagë! Po pse nuk bëhemi së toku dhe të ndalojmë gjykimin e tyre në Hagë??! Pse??? Lufta ishte një epope e lavdishme e popullit tonë. Ata, që janë sot në bankën e të akuzuarve, luftuan, udhëhoqën luftën dhe për gabimet e tyre gjatë qeverisjes pas lufte, duhet t’i gjykojë Kosova,vetë populli e jo Haga!!! Po pse moj Hagë nuk ve në bankën e të akuzuarve për krime lufte, ata, që bënë gjenocid kundrejt popullit tim, Serbinë fashiste…dhe e le këtë Serbi të dëshirojë ende të shtrijë duart e saj në Kosovën tonë?!...
13 vite Kosovë e pavarur e Serbia nuk e njeh,që nuk e njeh Republikën dhe shtetin e Kosovës!..Lere më për Çamërinë, askushi prej krerëve nuk e ze me gojë, askushi!!! Ama i kemi edhe pesë shtete të Europës, që nuk po na njohin, dhe jo vetem kaq por edhe po na kërcënohen se, ne jemi ata, që paskemi bërë gjenocid ndaj Serbisë dhe mu për këtë nga kjo Europa hileqare gjenden sot në Hagë, të akuzuar për krime lufte krerët e UÇK-së!? E ne, i kemi edhe mbi 1600 të zhdukur ... Prandaj në çdo vit që kalon, në prag të ditës së pavarësisë së Kosovës, ndalesh e i mendon më thellë këto të gjitha…Kalon nëpër mend të gjithë kalvarin e asaj rruge të vështirë, që solli lirinë e pavarësinë…Pale, kur sheh se si jemi sot, një popull i përçarë, duke vrapuar pas atyre, që na kërkojnë votën pa pikë turpi e ndërgjegje, që hiç nuk ju ha palla për ne, por vetëm për pushtet,vetëm për karrig e rehati personale, mbushesh me mllef për të gjitha ato zhgënjime të deritashme! Dhe, kur mendon për dëshirën tonë finale e të kahershme, Bashkimin Kombëtar, të kaplon një mërzitje e paparë, se si mund të bashkohemi, se si mund të bëhemi bashkë, pa e shtyrë e akuzuar njeri tjetrin. Zëri i atij shqiptarit trim kumboi në parlamentin serb…e ngriti me krenari edhe flamurin kombëtar…A u përshëndet ai trim nga krerët tanë të dy anëve të kufirit?! Pak shumeeeeee pak, ose më mirë me thënë aspak! Eu u friguan bre se, mos i mbeste ‘’hatri’’ Serbisë!?
Dashuria e shqiptarit për komb e atdhe, për gjuhë e flamur, kurrë nuk ka munguar, por është kultivuar në breza me akte të pashoqe heroizmi. Shumë kuptimplotë ka qenë dikur një emision i Radiotelevizionit Shqiptar’’Heroizmi i popullit tonë në shekuj’’ E sot në TV sheh më së shumti gjëra dhe emisione pa vlerë,pa pikën e interesit…
Megjithë atë, si luftëtar i Bashkimit Kombëtar, i uroj shqiptarisht popullit tim Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke shpresuar po shqiptarisht në SHQIPËRINË ETNIKE!!!


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 202 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi