Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
NË BAVARI TË GJERMANISË PROCESI MËSIMOR NË GJUHËN SHQIPE – ONLINE
Publikuar më 16 shkurt, 2021 në orën 21:03 ( ) Mustafë Krasniqi | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Shkolla shqipe në Bavari, që nga themelimi i saj e deri më tani ka arritur suksese të dukshme në hapjen e klasave, shtimin e numrit të nxënësve dhe në sensibilizimit e shkollës shqipe te mërgimtarët shqiptarë, që jetojnë dhe veprojnë në Bavari. Edhe pse është e sfiduar, kryesia e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Bavari së bashku me mësimdhënësit, këshillat e prindërve janë në përpjekje të pandalshme, për t’i afruar dhe aktivizuar sa më shumë fëmijët shqiptarë me kulturën, gjuhës dhe historinë amtare-shqiptare!
Këto përpjekje sfiduese u vështirësuan në vitin e kaluar, ku përballja e mësimdhënësve dhe e kryesisë së LAPSH-it ishte e madhe, ngaqë ishin të detyruar ta ndërronin platformën e mësimdhënies, nga mësimdhënia në klasë të kalonin në formën digjitale, online. E tërë kjo problematikë erdhi si pasojë globalizmit botëror, me shfaqjen e pandemisë Covit-19.
Pavarësisht këtyre vështirësive dhe kalimi në një platformë të re të mësimdhënies, të panjohur deri më tani, mësimdhënësit së bashku me drejtuesit e LAPSH-it, organizuan orë përgatitore praktike me mësimdhënësit! Njohja me platformën Zoom, që mësimi në gjuhën amtare të vazhdojë përmes mbajtjes së mësimit, online.
Mësimdhënëset: Blerina Shabani dhe Xhevahire Sylejmani në vitin e kaluar, me kryesinë e LAPSH-it në bashkëpunim me Fondacionin „Besa“, filluan me një pilotprojekt! Ndërsa këtë vit, nga gjysma e janari, me këtë platformë, mësimdhënien e filluan mësueset: Fahrie Basha, Blerina Shabani, Drenusha Istogu, Shqipe Kolukaj, Antoriata Cirongu dhe Lume Daci – Hoti. Shpresëdhënës është angazhimi dhe bashkëpunimi i LAPSH-i me prindërit, mësuesit që sa më shumë të ketë nxënës të pranishëm në mësimin online, tha Milazim Ukaj.
Në këto orë mësimi, online i pranishëm ishte edhe koordinatori, përgjegjësi i Këshillit të Arsimtarëve, Mustafë Krasniqi, i cili e shoqëroi mësimdhënien e mësueseve, për ta parë për së afërmi se si mësimdhënëset e zhvillojnë procesin mësimor në online! Ndër të tjera, Krasniqi shtoi: “Edhe pse me këtë platformë të re të mësimdhënies, mësimdhënësit krijuan një metodologji pune, të përshtatshme dhe tërheqëse për nxënësit, duke ju falënderuar angazhimit të përbashkët të Këshillit të Arsimtarëve dhe kryesisë së LAPSH-it.” Një punë të madhe bëri edhe kryetari i LAPSH-it, Milazim Ukaj, i cili së bashku me Enela Markajn, mbajtën disa orë praktike me mësimdhënësit, për ta ushtruar platformën Zoom.
Po ashtu, profesionalisht, mësimdhënëset e Bavarisë, mbajtën orë praktike me Aida Hazirin, mësimdhënëse e gjuhës shqipe dhe koordinatore pranë Shoqatës “Ardhmëria” në Londër, e cila përpos që u shpjegoi për platformën, Zoom dhe rregullat e saj, për mësimdhënie, shfrytëzoi materialet digjitale të Qendrës së Botimeve për Diasporën, të platformës „School Me“, ku përmes videove, ua shpjegoi praktikisht se si mbahej procesi mësimor.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mustafë Krasniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 154 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi