Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Vuçiq, shtrini dorën e pajtimit shqiptarëve!
Publikuar më 22 mars, 2021 në orën 23:59 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Pikësëpari, shteti dhe kisha serbe t’i tregojnë të vërtetën historike popullit serb, se Kosova ishte koloni e Serbisë (1912-1999), jo territor i saj legjitim dhe legal ! Sepse pa ndriçimin e kësaj së vërteteje historike, nuk mund të gjendet kurrfarë çelësi i pajtimit me shqiptarët. Ndryshimi dhe fshehja e kësaj së vërteteje historike nuk ndihmon në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Pranadaj, për arritjen e një kompromisi politik me karakter historik serbo – shqiptar , është e domosdoshme që presidenti serb Aleksandar Vuçiq, të mos i lejojë popat politikë serbë, që të përzihen në çështje politike shtetërore, e as të jenë bashkëpjesëmarrës të vendimeve historike dhe politike për Kosovën, sepse shqiptarët dhe aleatët e tyre amerikanë dhe evropianoperëndimorë nuk do të lejojnë, që të përsëriten vitet 1912-1913, kur Serbia dhe Mali i Zi vranë dhe masakruan mbi “150.000 shqiptarë” për t’i grabitur dhe kolonizuar tokat autoktone shiptare, duke përfshirë edhe Kosovën.

Gjithashtu, shqiptarët nuk do të lejojnë më kurrë, që të përsëritet politika pasive paqësore e Ibrahim Rugovës (1989-1999), kur mbi 70.000 forca çetniko-fashiste barbare serbe e ripushtojnë dhe e rikolonizojnë Kosovën, të cilat kryen vrasje, masakra dhe krime monstruoze gjenocidale ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare, si dhe shkatërrime e plaçkitje të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, me ç’rast vranë mbi “11.800 shqiptarë”; dhunuan mbi 22.000 gra shqiptare; zhdukën mbi “1647 shqiptarë”, të cilët, edhe sot evidencohen si të “pagjetur”, deportuan mbi 1 milion shqiptarë, si dhe dogjën anembanë Kosovën.
Prandaj, pendohuni se çfarë ka bërë Serbia jote dhe e Slobodan Milosheviqit, kërkoni falje për të gjitha gjenocidet kolonialiste ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike (XIX dhe XX). Ndryshe, luftërat në Ballkan janë të pashmangshme.

Kompromisi është i mundur, nëse do Beogradi

Nuk ka diemë se kompromisi politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë (jo mes Beogradit dhe Prishtinës, siç ka deklaruar presidenti serb Aleksandar Vuçiq, që Kosovën e nënkupton si territor të vetin serb, ashtu siç figuron në Kushtetutën e Serbisë në fuqi të vitit 2006) mund të arrihet vetëm nëse Serbia njeh pavarësinë e Kosovës dhe bashkimin e Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës me Kosovën. Ndërkaq, Kosova do të heqte dorë nga territoret autoktone shqiptare të kolonizuara dhe të serbizuara, gjatë shekujve XIX dhe XX, ku sot, pas gjenocidit etnik serb në to nuk jeton më asnjë shqiptar. Ky mund të jetë i vetmi kompromis historik mes Kosovës dhe Serbisë. Ndryshe, çdo kompromis tjetër, do të jetë në favorin e interesave gjeopolitike dhe gjeostrategjike të politikës kolonialiste dhe hegjemoniste të Serbisë pushtuese, jo të Kosovës, as të shqiptarëve e as të Ballkanit. Këtë, duhet ta mbajnë parasysh “pleqnarët” e shtetit të Kosovës, sepse asnjë pëllëmbë e saj nuk ka qenë territor legal e as legjitim i Serbisë, por vetëm plaçkë koloniale e saj (1912-1999).

Pa kërkimfalje, dëmshpërblimin përkatës dhe pa rikthimin e territoreve të aneksuara dhe të kolonizuara me anë të gjenocidit serb, është iluzore arritja e ndonjë kompromisi politik me shqiptarët qoftë në Bruksel apo dikund tjetër në Evropë a në botë.
Kjo, do të duhej të ishte një nga prioritetet e strategjisë së objektivave politike dhe diplomatike të Serbisë së sotme me presidentin e saj Aleksandar Vuçiq në krye, jo fjalimet, deklaratat dhe hartat kërcënuese të tij, që paralajmërojnë një luftë të re të Serbisë në Kosovë, të cilës në mënyrë infantile dhe apolitike po i fryn presidenti Aleksandar Vuçiq.

E drejta historike është në anën e shqiptarëve

Prandaj, si sheti , ashtu edhe kisha, edhe akademia, edhe masmediat propagandistike me “Politikën” në krye, duhet të dinë se Kosova dhe Bujanoci, Medvegja dhe Presheva historikisht dhe gjeopoliitkisht janë territore autoktone të Shqipërisë Etnike, që Serbia me zjarr, me hekur, me masakra, me represalie, me deportime dhe me gjenocid ndaj shqiptarëve i ka okupuar dhe emërtuar si “Juzhna Srbija” –“Serbia Jugore”, gjatë shekujve XIX dhe XX. Kjo histori është e shkruar edhe nga shumë shkencëtarë të vjetër serbë. Kjo duhet t’u shpalohet serbëve, e jo të gënjehen dhe të mashtrohen nga popat dhe nga politikanët serbomëdhenj, edhe në shekullin XXI, se gjoja “Kosova është serbe” !?

-JO, e vërteta është se, si Kosova, ashtu edhe Presheva, Bujanoci e Medvegja, si dhe territoret e tjera: Nishi, Prokupla, Vranja, Leskovci, Kurshumlia, Bllaca, Toplica etj. janë shqiptare, por që sot në to nuk jetojnë shqiptarët, sepse Serbia i ka dëbuar me terror dhe spastrim etnik, duke arritur qëllimin përfundimtar-serbizimin domethënë ndryshimin e strukturës etnike dhe demografike.

Kjo histori, duhet t’u tregohet dhe t’u mësohet serbëve në shkolla, në universitete, në ushtri, në polici, në kisha, në qeveri, në kuvend e në presidencë të Serbisë, jo të manipulohen dhe të mashtrohen, se gjoja ”shqiptarët janë kolonë në tokat e tyre, duke përfshirë edhe Kosovën, Bujanocin, Medvegjën dhe Preshevën”!?

Kjo është kuazishkencë falsifikatore, shpifje, trillim, propagandë e politikës pushtuese serbomadhe e shtetit dhe e kishës serbe (simfonia dhe kakofonia e tyre), sepse që nga krijimi i Serbisë së Madhe në Kongresin e Berlinit (1878) kisha politike retrograde ortodokse e drejton shtetin e Serbisë. Kjo është tragjedia dhe fatkeqësia më e madhe e serbëve dhe e Serbisë, sepse shërbehet me gënjeshtra dhe me mitomani paramesjetare dhe mesjetare, duke i indoktrinuar dhe gënjyer serbët, Evropën dhe botën, se gjoja “Serbia Jugore është tokë e shenjtë serbe” !?

Serbia t’i kthehet pajtimit dhe paqes me shqiptarët

Historikisht, shqiptarët që nga Beteja e Kosovës (1389) e deri në zhvillimin e dy luftërave ballkanike (1912-1913), kur ushtritë serbe dhe malazeze barbare pushtojnë tokat shqiptare dhe bëjnë gjenocid ndaj popullit shqiptar, ashtu sikurse në vitet 1876,1877 dhe 1878 , kur masakrojnë me qindra e mijëra shqiptarë, si dhe i shpërngulin nga territoret e tyre autoktone, që nga: Nishi, Leskofci, Palanka, Plana, Vranja, Prokupla, Presheva, Bujanoci, Medvegja, Kurshumlia, Bllaca, Toplica…etj. , vazhdimisht janë përpjekur që të kenë marrdhënie të mira me serbët. Mirëpo, asnjëherë pushtuesit serbë nuk kanë pranuar e as nuk kanë qenë mirënjohës për bashkëpunimin dhe për ndihmën, që u kanë bërë shqiptarët në periudha të ndryshme historike, sidomos gjatë dy shekujve (XIX dhe XX).

-Po të kishin logjikë të shëndoshë, shpirt human, drejtësi dhe mbamendje konstruktive historike drejtuesit e Serbisë (shteti dhe kisha), jo më larg se para 30 viteve, kur kjo kreu 3 agresione dhe gjenocide ndaj popullit kroat, mysliman boshnjak dhe ndaj popullit shqiptar (1990-1999), do të vepronin sikurse populli dhe shteti gjerman pas LDB-së, që botërisht kërkuan falje kolektive për holokaustin nazifashist të Hitlerit ndaj popullit hebere, si dhe popujve të tjerë të viktimizuar.

Nuk ka rrugë e as opsion tjetër politik dhe pragmatik të ekzistencës dhe të ardhmërisë së populit serb në Ballkan, o pajtim e paqe me popujt fqinjë o “luftë kundër të gjithëve”. Mirëpo, opsioni i luftës, do të ishte fatalitet për popullin serb, sepse një luftë të tillë eventuale (pa dëshirën e vendeve fqinje) Serbia do ta humbiste më keq sesa luftën në Kosovë nga Amerika dhe nga Pakti NATO (24 mars -10 qershor 1999).

Prandaj, ka ardhur momenti historik, që shteti dhe kisha serbe me në krye presidentin Aleksandar Vuçiq dhe me kryepeshkopin e ri serb Porfirije (të zgjedhur më 18 shkurt 2021), urgjentisht të braktisin çdo logjikë të kalbur dhe anticivilizuese shekullore të përdorimit të forcës ndaj shqiptarëve, ndaj kroatëve dhe ndaj myslimanëve boshnjakë fqinjë për qëllime të realizimit të interesave të politikës pushtuese militariste, hegjemoniste, raciste dhe kolonialiste të Serbisë së Madhe.

Deklarata dhe harta e Vuçiqit paralajmëron luftë të re në Kosovë!

Më 17 mars 2021 në Teotrin Popullor në Beograd, është mbajtur Akademia kushtuar Ditës Përkujtuese të 17 marsit 2004- “Pogrom na Kosovu i Metohiju”.
Në këtë tubim, fjalën e rastit e ka mbajtur presiddenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku ndër të tjera ka pohuar se “Kosova nuk është ngarkesë e jonë, por kryqi jonë, e nga kryqi më mirë mund të shihet ringjallja sesa nën të”
https://informer.rs/vesti/politika/593599/srbi-pogrom-kosovu-metohiji-dan-secanja

Kjo deklaratë e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, veç mesazhit kërcënues ndaj shqiptarëve dhe paralajmërimit të një lufte të re të Serbisë në Kosovë, përmban edhe hartën ilustruese me simbole shtetërore dhe religjioze të Serbisë së Madhe, ku Kosova shqiptare fuguron si pjesë e territorit të saj.

Ky është një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj shqiptarëve dhe shtetit të pavarur të Kosovës, se gjoja minoritarët serbë “janë të rrezikuar dhe të diskriminuar”. Si rjedhim, sipas kaledioskopit të politikës ekspansioniste dhe neokolonialiste të presidentit Aleksandar Vuçiq, kur është fjala për “shpëtimin” dhe për “mbrotjen” e interesave, të drejtave dhe lirive të pjesëtarëve të minoritetit serb, Beogradi, do të jetë i gatshëm të ndërhyjë në Kosovë, “duke mos lejuar që të përsëritet pogromi-masakra dhe dhuna e 17 marsit 2004 ndaj serbëve”.

Vërtet, ajo çka ka ndodhur më 17 mars 2004 ndaj minoritetit serb nuk është e pranueshme, as e justifikueshme, sepse çdo dhunë e tillë është e sanksonuar me ligjet ndërkombëtare, si dhe me ato vendore. Mirëpo, si duket pararendëse dhe, shkas për një sulm të tillë retorsiv kanë qenë vrasjet dhe masakrat masovike të gjenocidit serb të kryer ndaj shqiptarëve (1989-1999), ku soldateska militare dhe paramilitare, policia forcat e sigurisë në format ma barbarike ataviste kanë therrur dhe ekzekutuar mbi “11.800” shqiptarë; kanë zhdukur mbi “1647 “ shqiptarë; kanë dhunuar mbi “22.000 femra shqiptare; kanë vjedhur dhe kanë plaçkitur e djegur tërë pasurinë e shqiptarëve fshat e qytet, si dhe kanë kryer mizori dhe krime të tjera antinjerëzore sikurse në e barbarize paramesjetare.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 208 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi