Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Urime Znj. Osmani për detyrën e Kryetarit të Shtetit
Publikuar më 04 prill, 2021 në orën 23:20 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Me zgjedhjen e Presidentit të Kosovës fituan shqiptarët, fitoi demokracia, fitoi shteti dhe u vulos institucionalisht edhe legjitimiteti popullor, Referendum i 14 Shkurtit 2021, i cili “de fakto” ia kishte besuar postin e Presidentit të Kosovës Znj. Osmani.

Dështoi kështu edhe përpjekja nga opozita destruktive në aleancë me Listën serbe për ta penguar zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, orvajtje kjo destruktive për ta çuar Kosovën në zgjedhje të tjera të parakohshme në një kohë kur Kosova ka përpara detyra dhe vështirësi të jashtëzakonshme për të përballuar si: luftën kundër pandemisë, ngritjen dhe ndërtimin e shtetit demokratik e ligjor, luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit si dhe detyrën e madhe kombëtare për çkapjen e shtetit nga mafio-oligarkia krimo-politike që pengojnë zhvillimin kombëtar gjithpërmasor dhe integrimin e Kosovës në BE.
Sot Parlamenti i Kosovës sapo zgjodhi Znj. Osmani si Kryetare të shtetit të Kosovës megjithëse edhe pse në gërrhamat e fundit te kualicionit të PDK e AAK si dhe 3 “agjenteve” të Isa Mustafës dhe paterica të ishpresidentit Thaçi të cilët u ndëshkuan me 14 Shkurt 2021 ata edhe u munduan përsëri por që dështuan në gjithçka çfarë mundën maksimalisht për të bëre kundër vullnetit të popullit, kundër shtetndërtimit, kundër Kushtetutës dhe kundër integrimit të Kosovës në BE.

Me këtë rast unë i përshendes, sepse janë për t’u përshëndetur të gjithë ata deputetët të cilët bënë të mundur që me pjesmarrjen e tyre në këtë seancë parlamentare të zgjidhet Znj. Osmani Presidente e Kosovës, pasi zgjedhja e kryetarit të shtetit ishte jetike për Kosovën në këto momente historike.
Deputetët që morën pjesë dhe mundësuan zgjedhjen institucionalisht dhe demokratikisht të Presidentit të Kosovës në përputhje edhe me legjitimitetin demokratik të zgjedhjeve të 14 Shkurtit 2021 duke plotësuar e kryer kështu detyrën fisnike dhe kombëtare të deputetit, si përfaqësues të popullit për ngritjen dhe funksionimin e institucioneve të shtetit.

Pra, këta deputetë meritojnë mirënjohje dhe respektin më të madh pasi kryen detyrën para ligjit, Kushtetutës, demokracisë dhe para popullit e shtetit.
Deputetët e PDK-së dhe AAK-së si dhe ata dy a tre deputetët e LDK-së që nuk morën pjesë në votim e treguan veten se sa të përgjegjshëm janë, se sa e duan Kosovën dhe se sa proamerikano-europianë janë.
Suksese dhe Urime Znj. Osmani për detyrën e vështirë të Presidentit të Republikës, të kryetarit të shtetit të Kosovës pasi edhe e meritonit, por edhe se ekziston bindja dhe besimi publik e kombëtar se Ju këtë detyrë do ta kryeni me përkushtim, me dinjitet dhe me përgjegjshmëri të lartë kombëtare.
Urime!

Skënder Sadri KAPITI
Durrës, 4 Prill 2021

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 2 vizitorë
Lexuar: 512 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi