Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Ukraina, Ballkani dhe paralajmërimi i prillit të përgjakur
Publikuar më 09 prill, 2021 në orën 23:19 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Vëzhguesit dhe ekspertët pohojnë se koha dhe fushata e manovrave ruse duhet kuptuar si një sfidë për Shtetet e Bashkuara dhe veçanërisht Presidentin Joe Biden.
Por gjasat janë që këto lëvizje mund të jenë në sinkron, respektivisht si përgjigje ndaj manovrave të NATO-s në Ballkan.
Dr. Sadri Ramabaja
Në mediat evropiane gjithandej janë shpërfaqur imazhet e tankeve ruse në trenat që ia kanë mësy Ukrainës. Politika dhe publiku në dy republikat tona, janë të heshtura për këtë fakt, meqë kanë halle më të mëdha – në Shqipërinë politike është në kulm fushata elektorale – diversioni në aeroport, ndërkaq në Republikën tjetër shqiptare – në Kosovë, sonte tv-të e oligokratëve që vazhdojnë t’ ju shërbejnë me devotshmëri olhokratëve tashmë të depushtetizuar, po mirren me flamurin e riinkarnuar të ish -presidentit Rugova dhe grimin e presidentes të sapoinauguruar.

Po në këtë kohë, 65 kontrollorët e trafikut ajror, janë futur në grevën më atipike dhe për dy ditë bllokuan aterimet në të vetmin aeroport ndërkombëtar, duke rrezikuar rënd sigurin e Republikës.
Tok me shqiptarët, duket se edhe europianët tjerë gjithandej, të stërlodhur nga virusi Covid 19, dafrungat e Pashkëtve që lamë pas dhe betejat e brendshme politike, vazhdojnë të reagojnë me shumë qetësi përballë marshimit ushtarak rus drejt kufijve të Ukrainës fqinje.

Ngjashëm si Putini, edhe Berisha, drejtuesi real i opozitës në Shqipërinë politike, po vepron si “hajdut i rastit”: ai u vu në veprim për t’krijuar njërin nga skandalet më të mëdha në lëmin e sigurisë së vendit. Pikërisht tani, kur Shqipëria shpejt do të jetë mikpritëse e një prej manovrave më të mëdha ushtarake të Aleancës Verioatlantike, improvizon akte që cenojnë sigurinë kombëtare.
Në këtë ushtrim masiv, që do të drejtohet nga Komanda e Ushtrisë Amerikane në Evropë, pritet të marrin pjesë mbi 17 mijë trupa amerikane dhe 14 mijë të tjera nga 26 vende anëtare të NATO-s. Nga ky numër i madh trupash, 4 mijë ushtarë amerikanë do të vendosen në Shqipëri, ndërkaq pjesa tjetër do të zhvendoset në vendet fqinje, meqë manovrat do të shtrihen edhe në vendet tjera të Evropës Juglindore…

Lufta në rajonin lindor të Ukrainës, i njohur si Donbas, filloi shtatë vjet më parë dhe duket se fundi mbetet i largët. Më shumë se 13,000 trupa (ushtarë e civilë), janë vrarë që nga prilli i 2014-ës, raportohet nga burimet e Kombeve të Bashkuara, ndërkaq mbi 1 milion qytetarë janë zhvendosur në thellësi të vendit.
Vetëm gjatë vitit 2020 më shumë se 70 oficerë ukrainas janë vrarë dhe disa qindra tjerë janë plagosur.

Vëzhguesit dhe ekspertët pohojnë se koha dhe fusha e manovrave ruse duhet kuptuar si një sfidë për Shtetet e Bashkuara dhe veçanërisht Presidentin Joe Biden. Ata nuk lënë pa potencuar faktin se ai ka qenë një nga mbështetësit më të fortë të Ukrainës, madje edhe para shpërthimit të luftës në 2014, kur ishte nënkryetar.

Por gjasat janë që këto lëvizje mund të jenë në sinkron, respektivisht si përgjigje ndaj manovrave të NATO-s në Ballkan. E Putini, si një „hajdut rasti“ që është, manovrat fare leht mund t‘ i kthejë në aksion ushtarak për aneksimin edhe të një pjese të Ukrainës.
Donbasi duket të ketë fatin e Krimesë, në rast se reagimi i Perendimit, nuk do të jetë më i vendosur.
Në këto rrethana opozita në Shqipëri, duke organizuar bllokimin e aeroportit të vetëm të Republikës, sikur paralajmron “prillin e thyer” alias prillin e përgjakur.
Improvizimi e nxitja e krizave politike që do t’i hapnin rrugë destabilizimit të vendit në prag të manovrave kaq me peshë të NATO-s në Shqipëri e rajon, shih për këtë, është më shumë se papërgjegjësi politike.

Dr. Sadri Ramabaja

Prishtinë, 9 prill 2021

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 2 vizitorë
Lexuar: 626 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi