Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Lëvizja Kombëtare Shqiptare: si ka qenë, si është dhe si duhet të organizohet!
Publikuar më 21 qershor, 2009 në orën 19:19 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Lëvizja Kombëtare Shqiptare, në ekzistencën e saj disashekullore e ka pasur si objektiv çlirimin e trevave shqiptare dhe ribashkimin e tyre në një shtet të vetëm kombëtar, me emrin Shqipëri. Deri më 1912, ajo ka ndjekur ç’rrenjosjen e pushtimit dhe kolonizimit osman dhe mbrojtjen e trevave shqiptare nga pushtimi ekspansionist sllavo-grek.

Shkruan: Vera Dushi

Ideologët e saj kanë qenë të vetëdijshëm për rrezikun e copëtimit të trevave shqiptare midis fqinjeve, prandaj kanë përdorur si levë të parë taktike kërkesën e bashkimit të vilajetëve shqiptare në një entitet të vetëm autonom brenda Perandorisë Osmane. Sami Frashëri ka analizuar në veprën “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhetë” domosdoshmërinë e shkëputjes së Shqipërisë nga Turqia dhe formimin të një shteti të pavarur shqiptar si udhë e vetme shpëtimi të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë prej zgjedhes turke dhe prej ndarjes: “Turqia e ka në Europë një jetë shumë të shkurtër. Shqipëria nuk ka bërë një themel për vetvetën, as rrënje; rron në themele të rrënuara të Turqisë dhe në rrënjet e saj të kalbura. Pas rrënjes së saj, do të bjerë edhe Shqipëria që do të mbytet në rrënjet e rënda të saj”. Në rast se Shqipëria do të vazhdonte të mbetet nën Perandorinë Osmane, argumentonte ai, e ndarë në katër vilajetë dhe pa asnjë të drejtë të veçantë dhe në rast se shqiptarët nuk do të ngriteshin për të kërkuar të drejtat e tyre dhe për t’u çliruar, ata do të identifikoheshin me turqit. Në këtë rast, kur Perandoria Osmane do të rrënjosej, Shqipëria do të mund të trajtohej si pjesë e trashëgimisë turke, si objekt ndarjeje midis monarkive fqinje, si rrjedhoje do të mund të ndahet bashkë me këtë Perandori. Për këtë arsye, theksoi ai, ishte e domosdoshme që përmbysja e Perandorisë Osmane të gjente Shqipërinë e organizuar në një shtet të vetëm me një qeveri të vetme dhe “një orë para përmbysjes së Perandorisë Osmane të dihet qartë ku është dhe deri ku është Shqipëria”. Paralajmërimi i Samiut u vërtëtua fatkeqësisht…

Avancimi i kërkesave politike drejt pavarësisë së shtetit shqiptar përfshirës të të gjitha trevave të banuara nga shqiptarët është bërë në kontekstin e agresionit sllavo-grek mbi shqiptarët. Dëshira gjithshqiptare për të jetuar lirisht dhe i pavarur në një Shqipëri të të gjithë shqiptarëve u shpreh në Vlorë, nga të gjitha delegatët që miratuan pavarësinë e Shqipërisë nga të gjitha trevat e banuara nga shqiptarët.

Vendimet e Konferencës së Londrës për copëtim të Shqipërisë, pranimi i pushtimeve të Serbisë dhe Greqisë mbi trojet shqiptare, shënuan domosdoshmërinë e riformësimit të objektivave të Lëvizjes Kombëtare, për mbrojtje dhe përforcim të shtetit shqiptar të përgjysmuar dhe luftë për çlirim kombëtar dhe bashkim të trojeve të pushtuara shqiptare. Organizata e parë shqiptare ka qenë Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, me qendrën në Shkodër. U krijua më 1 maj 1918 dhe kishte një program ambicioz – çlirimin e Kosovës, mbrojtjen e shtetit shqiptar dhe demokratizimin e tij. Komiteti deklaronte hapur: “Nuk do të kuptohemi kurrë më sllavët aq kohë sa sllavët do të jënë brenda Kosovës” dhe vepronte duke organizuar lëvizjen kaçake që luftoi hapur, me mjete të armatosura kundër regjimit serb në Kosovë.

Pas luftës së dytë botërore deri në ditët e sotme, Lëvizja Kombëtare Shqiptare në trojet shqiptare nën Jugosllavi ka kaluar nëpër shtatë faza:

1. Faza e parë: periudha nga viti 1945 e deri në vitin 1952. Mund të përkufizohet qartë, sepse në tërësi, edhe politikisht, është e lidhur me Lëvizjen Nacional-Demokratike Shqiptare. Kjo lëvizje kishte karakter politiko-ushtarak, udhëhiqej nga intelektualët patriot si Halim Spahia, Selman Riza, Ymer Berisha, Marije Shllaku, Gjon Serreqi. U themelua në vitin 1943 dhe kishte si koncept themelor çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre me shtetin amë.

2. Faza e dytë: përfshinë përiudhën më të vështirë politike, ekonomike, shoqërore dhe ekzistenciale nëpër të cilat kaloi populli shqiptar në trojet të pushtuara nën Jugosllavi. U formuan organizata “Bashkimi shqiptar”(e udhëhequr nga Konstantin Valisuca, Xhemë Latë Sadriu, H. Gorani, H. Devolli, Rashit Gorani, Ramë Geca), Grupi i Njazi Malokut, Grupi i Aziz Spahisë, që më 1954 u lidh me legatën shqiptare në Beograd, planifikonte akte diverzante kundër interesave ekonomike, politike, ushtarake të Jugosllavisë dhe organizimin e popullatës në një kryengritje të përgjithshme për bashkimin e trojeve shqiptare.

3. Faza e tretë: përfshin kohën në mes të viteve 1958=1968, periudha e formimit të organizatave të para ilegale, të cilat do të artikulojnë koncepte të reja politike dhe kombëtare, mbi bazë të së cilave do të organizohet ilegalja në Kosovë deri në vitin 1990. Në këtë periudhë u formua:

- Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin – Amë. Udhëheqës i saj ishte Metush Krasniqi. Aktivë ishin: Sejdi Kryeziu, Mark Gashi, Mehmet Ajeti.

- Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, u formua nga Adem Demaçi. Ajo është sintezë e të gjitha organizatave ilegale nga 1945 deri më 1990. Ajo kishte programin politik, statutin, kishte një strukturë të organizuar, mbante lidhje me shtetin shqiptar, propagandonte për gjendjen e shqiptarëve nën Jugosllavi, kundër politikës shtetërore jugosllave në përgjithësi dhe kundër pozitës kolonizuese të shtetit jugosllav ndaj shqiptarëve në veçanti. Motoja e saj ka qenë:
“Mos më fjet asnjë cast! Të punohet sot, për nesër, mos me u marr me prentime, gradime, mashtrime”. Kjo moto është më së e vlefshëm edhe në ditët tona dhe mbetet kushtrim ndaj të gjithë shqiptarëve atdhetarë.

4. Faza e katërt: nga 1968 deri në 1981, është faza e lulëzimit të veprimit ilegal në Kosovë. Fillon botimi i gazetave, lëvizja kombëtare shqiptare merr karakter të theksuar intelektual, krijohen edhe organizatat e para në perëndim. Në këtë kohë kanë funksionuar:

- Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës
- Grupi Revolucionar (1973), i udhehequr nga Kadri Osmani
- Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës dhe Viseve Shqiptare në Jugosllavi, e udhëhequr nga Metush Krasniqi, Sabri Novosella, Jusuf Gërvalla, Shefqet Jashari.

5. Faza e pestë: fillon me vitin e kthesës 1981 dhe përfundon në fillim të viteve 1990. Në këtë kohë kanë vepruar:

- Grupi Marksist – Leninist për Çlirimin e Kosovës
- Grupi i Intelektualëve të Kosovës
- Fronti i Çlirimit Kombëtar
- Partia Marksist-Leniniste Shqiptare në Jugosllavi
- Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës, e shëndrruar më pas në Lëvizja Popullore të Kosovës ka paraqitur një devijim nga programi i ribashkimit të trojeve shqiptare nën Jugosllavi, sepse kanë paraqitur idenë e Republikës së Kosovës (me adresë dhe pa adresë)

6. Faza e gjashtë: është faza e luftërave çlirimtare në trojet e pushtuara të Kosovës, Kosovës Lindore dhe Iliridës, kur u organizuan luftërat e armatosura në Kosovë, IRJM, Kosovë lindore. U formuan Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjes, Bujanocit, Ushtria Çlirimtare Kombëtare. Mund të thuhet se fazat 2-5 kanë pasur një rritje graduale. Nga masivizimi i veprimtarisë organizative kanë rezultuar kryengritjet e ardhshme çlirimtare në vijen e pandaluar të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare për çlirim dhe ribashkim kombëtar, që nga LNDSH e deri tek Ushtria Çlirimtare Kombëtare. Fatkeqësisht, faza e gjashtë që do të duhej të ishte edhe faza përfundimtare e rrugëtimit drejt lirisë dhe ribashkimit kombëtar nuk dha rezultatet e nevojshme. Disa liderë politiko-ushtarakë ulin flamurin dhe pranuan “marrëveshje paqësore” “për të drejtat” e shqiptarëve nën kolonizimin sllav.

7. Faza e shtatë: është faza e organizimit të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar me strukturat e veta, që prej 2002, si formacion politiko-ushtarak. Është hera e parë që pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878) që një formacion politiko-ushtarak, Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) iu drejtua institucioneve ndërkombëtare, përmes Memorandumit të shtatorit të vitit 2002, duke u shfaqur hapur me Platformën Politike të Bashkimit Kombëtar. Kështu iu ka thënë dy të burgosurve të FBKSH-së (1 korrik 2003 - 25 nëntor 2003), në Tiranë, zotit Gafurr Adili dhe Taip Mustafajit, Drejtoresha e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar për Evropën Jug-Lindore. Deri në këtë vit (2003), ribashkimi kombëtar ishtë temë tabu, por dashje pa dashje, me daljen nga burgu të Zotit Adili dhe vendosjes së Tij në Tiranë, ideja e ribashkimit kombëtar filloi të flitet hapur ku tanimë kemi patur edhe sondazhe të shumta dhe debate mbi temën e ribashkimit kombëtar. Kjo është edhe faza e formimit të disa lëvizjeve të tjera si Lëvizja VETËVENDOSJE! e udhëhequr nga Albin Kurti, Lëvizja për Bashkim, e udhëhequr nga Avni Klinaku, Lëvizja për Integrim dhe Bashkim, e udhëhequr nga Smajl Latifi, kurse intelektuali atdhetar Koço Danaj doli me Platformën e Shqipërisë Natyrale. Për fat të mirë, me rastin e hapjes së tunelit të Kalimashit, edhe vet kryeministri shqiptar flet për ribashkim kombëtar dhe thotë: Kjo është rruga e bashkimit, gjë që për mendimin tim, kryeministri i Shqipërisë ka respektuar Preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë: ... me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitet dhe bashkim kombëtar. Mbetet që të dy kryeministrat e principatave shqiptare të realizojnë fizikisht bashkimin e Republikës së Kosovës me Republikën e Shqipërisë, sepse nëse pakoja Ahtisaarit e ndalon bashkimin e Kosovës me shtete apo me pjesë shtetesh të tjera, ajo nuk e ndalon Unionin Shqipëri-Kosovë.
Shëndrrimi i statusit të Kosovës nga një protektorat nën kolonizimin e UNMIK-ut në një shtet të pavarur, e bën të arsyeshëm (në Kosovë) ndryshimin e mjeteve, nga veprimtaria e fshehtë ilegale, në veprimtarinë e hapur propagandistike. Ashtu siç e ka theksuar Kryetarin e Përgjithshëm të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar, Prof. Dr. Bashkim Mitrovica, në intervistën dhënë agjencisë së pavarur “Al Today”, tani ideja e bashkimit kombëtar nuk duhet më të përhapet sekret, nëpër odat e familjeve patriotike shqiptare, por duhet propaganduar hapur, edhe në mass median e shkruar dhe vizive të Tiranës dhe Prishtinës, dhe mbi të gjitha edhe në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës”. Pra, Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar, nga një formacion politiko-ushtarak duhet të shëndrrohet në një front demokratik – Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK), ku të bashkohen të gjitha lëvizjet kombëtare në një të vetme, për të evituar harxhimin i katërfishtë të energjive dhe potencialeve kombëtare dhe përforcimin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare drejt ribashkimit kombëtar.FDBK do të përdorë mjete legale, sepse është tejkaluar faza e pushtimit të drejtpërdrejtë klasik nga Serbia. Kurse për trevat e pushtuara, FDBK do të jetë një bërthamë organizimi për veprimtarinë e metutjeshme kombëtare, duke respektuar traditën e organizimit ilegal politiko-ushtarak. Pra, përdorimi i veprimtarisë së hapur (legale) bashkë me veprimtarinë e “mbyllur” (ilegale dhe konspirative) i përshtatet karakterit politik të cilësdo trevë dhe ndryshon nga situata në situatë. “Principatat shqiptare” të Shqipërisë dhe Kosovës nuk janë nën pushtim të drejtëpërdrejtë që të përdorët veprimtaria ilegale, tanimë është koha e heqjes së maskave dhe kushdo që do t’i përdor për të vjedhur populln, i çon ujë në mullirin e Beogradit". Kurse në trevat shqiptare nën IRJM, Serbi dhe Mal të Zi, që gjenden nën kolonizimin klasik sllav, duhet përdorur veprimtari ilegale, bashkë më veprimtari të hapur legale (demonstrata, protesta, kërkesa për avancim të të drejtave të shqiptarëve në nivelin e të drejtave që serbët i kanë fituar në Kosovë nëpërmjet pakos Ahtisaari, mundësisht autonominë politike, si hap taktik drejt shkëputjes nga pushtimi klasik sllav. Në momentin e ribashkimit të Kosovës së ngushtë me Shqipërinë, në trevat e pushtuara duhet kërkuar respektimin e të drejtës së vetëvendosjes së shqiptarëve të atjeshëm, në rast të kundërt, pushtuesit të përballen me luftëra çlirimtare antikoloniale që do të kenë si bazament të fushishëm shtetin shqiptar gjysëm i ribashkuar (Shqipëri administrative + Kosovë). Duke vepruar ashtu, duke mbledhur forcat dhe duke u përkushtuar tërësisht, Lëvizja Kombëtare Shqiptare do të mund të arrije objektivin e saj shekullor të çlirimit dhe ribashkimit kombëtar.
Kohë nuk ka për të humbur!
Rreshtohuni në rradhët e Frontit Demokratik për Bashkim Kombëtar !

Prishtinë, 18 qershor 2009


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 39 vizitorë
Lexuar: 8,104 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2025 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi