Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Nga Panairi i Librit nė Frankfurt - 2013
Publikuar më 17 tetor, 2013 nė orėn 23:26 ( ) Sheradin Berisha | Kulturė |
Rrit madhësinë e shkronjave
SI U PREZENTUA SHQIPĖRIA DHE KOSOVA NĖ PANAIRIN NDĖRKOMBĖTAR TĖ LIBRIT - NĖ FRANKUFRT

Nga 09 deri mė 13 tetor 2013 nė Frankfurt tė Gjermanisė u mbajt edicioni i 65’tė Ndėrkombėtar i Panairit tė Librit. Nė hapjen e kėtij edicioni, drejtori i Panarit, Jürgen Boos, ka shprehur optimizmin pėr fatin e 'industrisė sė librit', pėrkundėr rėnies sė shitjes nė kėto dy vitet e fundit nga 0.8-1.4 %. Sipas tė dhėnave tė organizatorit sivjet kanė marrė pjesė mbi 7.300 botues nga 100 shtete tė botės, ndėrsa ishin tė pranishėm rreth 1.500 shkrimtarė nga e gjithė bota, 600 agjentė letrarė si dhe u realizuan mbi 3.600 aktivitete tė ndryshme qė lidhen me librin dhe botimin e tij.

Nė kėtė edicion mysafir nderi ishte Brazili, dhe nėn moton "Brazili - njė vend plot zėra" ky shtet, nė stendėn e tij tė madhe ka prezantuar ecuritė zhvillimore nė botimin e librit. Nė kėtė event tė madh ndėrkombėtar u ndanė edhe dy ēmime tė rėndėsishme: Ēmimi i Paqes i Librarėve Gjermanė, iu nda bjelloruses - Svetlana Aleksieviē, ndėrsa Ēmimi Gjerman i librit: hungarezes - Terezia Mora. Panairi i Librit nė Frankfurt (Frankfurter Buchmesse) ėshtė njėri prej evenimenteve mė tė mėdha tė librit nė botė dhe mbahet rregullisht nga viti 1949, ndėrsa origjina e tij ėshtė rreth 500 vjeēare.

Nė Panairin e sivjetmė, morėn pjesė tri shtėpi botuese nga Shqipėria: "Onufri" me drejtor Bujar Hudhrin, "Minerva" me drejtor David Hudhrin dhe "Botimpex" me drejtor Edvin Begajn, ndėrsa Kosova (nė Sallėn 5.1 me stendėn E150) u pėrfaqėsua nga Shoqata e Botuesve tė Kosovės (SHBK) me seli nė Prishtinė, nėn drejtimin e nėnkryetarit tė SHBK-sė, Besian Zeneli. Nė kuadėr tė SHBK-sė, u prezentuan 25 shtėpi botuese dhe insitucione akademike, tė cilat me botimet e tyre (edhe nė gjuhėn angleze) kishin ndėrtuar gjithė mozaikun e arritur brenda njė viti kalendarik. Me kėtė rast u prezentuan: "Akademia e Shkencave dhe e Arteve tė Kosovės", "Asociacioni pėr Integrimin Kosovar Demokratik - AIKD'99", "ALB-MED", "ALBAS", "Anton Pashku", "Artini", "BSS", "Buzuku", "Cuenus", "Dija", "Drita", "Dukagjini", "Faik Konica", "Instituti Albanologjik i Prishtinės", "Instituti i Historisė", "Koha", "Libri Shkollor", "Lidhja e Shkrimtarėve tė Kosovės", "Mendimi Pozitiv", "Pa", "Rugova Art", "Tenda", "Titanik", "Universiteti i Prishtinės" dhe "Zėri".
* * *
Gjatė ditėve tė panairit, lexuesit shqiptar dhe ata tė huaj patėn mundėsi tė njiheshin me shumėsinė e librave shqip, dhe paraqitjen e stendave tė botuesve shqiptarė karshi shtėpive tjera botuese. Derisa Brazili (si mysafir nderi i kėtij edicioni) ka shpenzuar rreth gjashtė milion euro pėr stendėn dhe prezentimin e botuesve tė librit brazilian, shteti shqiptar nuk ka dhėnė asnjė cent pėr njė stendė pėr tri shtėpitė botuese qė morėn pjesė nė panair. Kėtė fakt tė hidhur e mėsuam nga drejtori i "Botimpex" z. Edvin Bega. "Si ēdo vit tjetėr edhe sivjet ne botuesit shqiptar marrim pjesė nė kėtė panair me shpenzimet tona, pra nuk kemi asnjė ndihmė financiare nga qeveria shqiptare, gjegjėsisht nga Ministria e Kulturės." - thotė z. E.Bega. Edhe Bujar Hudhri (drejtor i Onufri't) shpreh indinjatė pėr Indiferentizmin e pakuptimt tė shtetit ndaj botuesve shqiptar, pėr prezentim sa mė dinjitoz tė librit shqip nė kėtė panair ndėrkombėtar.

Nga Panairi i Librit - Frankfurt

Ndėrkaq, nė krahasim me botuesit nga Shqipėria, Shoqata e Botuesve tė Kosovės ka bėrė njė prezentim mė dinjitoz. Nėnkryetari i SHBK-sė z.Besian Zeneli (i cili pėrfaqėson edhe Shtėpinė Botuese "Buzuku" nė panair), ka thėnė pėr pashtriku.org, se: "Stenda ku prezentohen librat e botuesve nga Kosova ėshtė financuar nga Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sportit (MKRS), edhe pse mjetet pėr kėtė qėllim nga kjo ministri (nė xhirollogarinė e SHBK-sė) janė derdhur me vonesė". Nė kėtė edicion tė librit, SHBK-ja ka prezentuar rreth 300 tituj nė gjuhėn shqipe dhe angleze, tė botuar kryesisht nė dy vitet e fundit. Me kėtė rast vlen tė veēohet, "Monografia pėr Kosovėn" e botuar nė gjuhėn angleze, nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve tė Kosovės.
Nė panair pėrfaqėsuesi i "Buzuku't", Edon Zeneli ka takuar edhe shkrimtarin e njohur francez Maithas Enard, me tė cilin ka biseduar pėr romanin e tij: "Tregoju pėr betejat, mbretėrit dhe elefantėt (Parle-leur de batailles, de rois et d'éléphants), i cili kėto ditė do tė botohet (nga Buzuku) nė shqip, me pėrkthim tė Izet Sylajt. Nė kėtė roman shtjellohen ngjarje tė vitit 1506, me kryepersonazhėt e ēuditshėm skulptorin gjenial Mikelanxhelo dhe poetin prishtinas Mesihi.
* * *
Tė shtunėn, mė 12 tetor 2013, nė ambientet e stendės, u zhvilluan njėkohėsisht edhe dy aktivitete tė rėndėsishme me karakter kulturor e kombėtar: Fillimisht nė stendė u shpalosėn 3 flamuj kombėtar me mbishkrimet "Ҫamėria, Shkupi dhe Presheva", qė simbolizonte ndarjen e trojeve shqiptare nė Konferencėn e Londrės - 1913, dhe nė kėtė atmosferė Kuq e Zi, u promovuan dy vėllime me poezi: "Buzėqeshja e trishtė" i autorit Hasan Qyqalla, botuar nga Shtėpia Botuese "ADA", Tiranė 2013; dhe vėllimi "Nė shesh tė shpirtit" i autorit Muhamet Luma", botuar nga e njejta shtėpi botuese, nė maj tė kėtij viti. Pėr kėto vėllime folėn, Sevėme Fetiqi, Vjollca Kaēiu dhe autorėt e librit: Hasan Qyqalla dhe Muhamet Luma, ndėrsa veprimtarja e njohur Sindi Zonja, recitoj poezinė "Moj Evropė…", si porosi dėrguar Fuqive tė Mėdha, pėr padrejtėsitė qė i janė bėrė shqiptarėve nė kėto 100 vjet! Gjatė ditės sė shtunė grupi i veprimtarėve: Ahmet Sadiku, Stefan Tirana, Sindi Zonja, Qazim Sylejmani dhe Vjollca Kaēiu, kanė kryer njė aktivitet tė gjerė, duke shpėrndarė (tek shtėpitė mė tė mėdha botuese dhe pjesėmarrėsit e shumtė nė panair) materialet nė gjuhėn gjermane dhe angleze: "Bashkimi i Shqipėrisė sė vogėl, fillimi i Drejtėsisė sė Madhe" bashkė mė Peticionin - pėr anulimin e vendimeve tė Konferencės sė Londrės - 1913.
* * *
Edicioni i 66’tė Ndėrkombėtar i Panairit tė Librit pėr vitin 2014, do tė mbahet nga 08 deri mė 12 Tetor 2014, ndėrsa mysfirė nderi do tė jetė Finlanda.

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Sheradin Berisha
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 821 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Zgjerohet Mėsimi Plotėsues nė Gjuhėn Shqipe n...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 22:03
„Njė njeri, i cili nuk i pėrket kombit tė tij, nuk i pėrket as njerėzimit“ Hugo Wolf Mėsuesja Fahrije Basha, nė bashkėpunim me prindėrit shqiptarė,...
FILLIMI I VITIT SHKOLLOR NĖ LANDIN E BAVARISĖ...
E dielė, 24 shtator 2017 - 18:10
Bashkėkombės-mėrgimtarė, biznese dhe shoqata, Kėshilli pėr Mėsimin Plotėsues nė Gjuhėn Shqipe e sheh tė obliguar t’ju informojė se, nė landin e Bavarisė ...
DĖSHMI TĖ VEPRIMTARISĖ SĖ MĖRGATĖS SHQIPTARE ...
E enjtė, 21 shtator 2017 - 00:30
Fjalė nė pėrurimin e dy vėllimeve tė revistės Thesar kombėtar i mėrgatės shqiptare nė Suedi, 7 e 8, organ i Shoqatės sė Shkrimtarėve dhe tė Artistėve Shqi...
Disa konsiderata pėr shkrimtarin Bedri Tahri ...
E hėnė, 18 shtator 2017 - 22:03
Ajo se ēfarė vėrehet e konstatohet lehtėsisht nė Shqipėri dhe Kosovė nė kėto kohė moderne dhe tė pėrshpejtuara pasi qė tashmė duken dhe kanė dalė nė sipėrf...
Poezi satirike - TI, BAL, QĖ JE TOPALL…
E dielė, 17 shtator 2017 - 19:15
.
më shumë nga - Kulturė »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi