Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Pushkėgjati
Publikuar më 22 tetor, 2014 nė orėn 00:19 ( ) Prof. Bedri Tahiri | Kulturė |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ai shkrimtar qė ka frikė nga kritika, dyshon pėr vlerėn e veprės sė tij.
(Dritėro Agolli)

Lirinė e duan tė gjithė. Po, po, tė gjithė, pa dallim fare, madje edhe gaforrja, siē thoshte poeti ynė i mjerimit, Migjeni. Por, interesant, asaj nuk i shėrbejnė tė gjithė njėsoj. Kjo dihet dhe arsyetohet. Mirėpo, ē’tu bėsh atyre qė ia kanė me hile. Ata dėrdėllisin e derdhin lotė krokodili pėr tė, a nė fakt nuk i japin gjė nga vetja. As edhe njė thua, siē i thonė njė fjale, ore lumė vėllai. Shikuar hollė e hollė, atė e duan dhe e mbajnė gjallė vetėm trimat. Ata nuk kursejnė asgjė, as edhe jetėn e tyre, pėr t’i dhėnė jetė asaj. Pėr ta ajo ėshtė mė e shtrenjtė se vetė jeta! Ēudi, edhe trimat i duan tė gjithė. Ata janė tė lavdėruar e tė nderuar kudo e kurdo. Ama, edhe ndaj tyre, ndjenja ndryshon. Thėnia e njė burri, qė goja ia nxirrte atė qė ia thoshte zemra, mė se miri e pasqyron kėtė realitet: “Zoti mos na lashtė kurrė pa trima, veē nė shtėpinė time mos lindtė asnjė!”.

Nė anėn e atyre, qė me gjithė zemėr e duan atdheun dhe lirinė e tij, ishte edhe mixha Ukė. Ai, me pushkėn e tij tė gjatė, ishte bėrė sinonim i atdhedashurisė deri nė vetėflijim. Gacatoren flakėroshe e ruante si sytė e ballit. Gjithmonė, dhjamin e pakėt tė ndonjė pule qafėcullake, therur pėr festa, e kishte ndarė me tė. Atė e kishte amanet nga babai, i cili, gjithashtu e kishte trashėguar nga i ati, rėnė nė betejėn antiosmane gjatė rrėnimit tė sarajit “Hamidi” nė Dreninė e panėnshtruar...

Dhe, kur nė katundin e tij rrėzė bjeshkor u formua bėrthama e parė e UĒK-sė, ai nxori nga arka e vjetėr prej druri arre, punuar e zbukuruar me maje brisku, nga marangozė duarartė, pushkėn e pastruar e tė mbėshtjellė mirė e mirė si djalė hasreti.

-Komandant, unė e kam armėn time,- tha nė mbledhjen e parė, kur trimat e lirisė jepnin betimin dhe formonin grupet qė do tė shalonin Alpet Shqiptare pėr tė siguruar municion e armatim.
-Tė lumtė, o Ukė trimi!- i thanė tė gjithė, tė entuziazmuar.
-Edhe njė fjalė e kam, komandant.
-Fol, mixha Ukė.
-Unė jam si ujku, e dua vetminė. Pra, armikun do ta luftoj ashtu siē kam vepruar edhe mė herėt, pa hyrė nėn komandėn e askujt. Shkurt e shqip, dua tė jem i lirė, i pavarur, ēetė nė vete.

-Fort mirė, o trim me fletė. Ti je komit i rryer. Ashtu do tė veprosh, siē ta thotė shpirti e ta do zemra. Edhe pėr ty sigurojmė zogj, kėta fishekėt e mitralozit me saē bėjnė edhe pėr grykėhollėn tėnde qė vret aty ku sheh syri yt pishė,- e pėrgėzoj komandanti, duke e pėrqafur fort e fort.

Katundi G. qė nga ofensiva e shtatorit qe shndėrruar nė gėrmadhė frikėsuese. Aty, mė nuk pipėtinė gjė e gjallė. Muret, gjysmė tė rrėnuara, ishin mbuluar nga ferrat e hithrat. Banorėt e tij tashmė ishin zhvendosur nė thellėsi tė Lugut tė Kishės. Gjėllimi i tyre, nėpėr tenda najloni, tė pėrkujtonte parahistorinė e njerėzimit. Megjithatė, qėndronin e mbijetonin.

Mirėpo, farė e mallkuar, ardhur nga stepet, as aty nuk i lėnin tė qetė. Ēdo ditė trazime e granatime. Minahedhėsit ua kishin prurė shpirtin nė fyt. Tė mallkuarit, edhe emrin e kishin neveritės, mortaja. Predha e tyre tė gjente edhe ku nuk e prisje, nė zgavrėn e lisit e nė strofullin e dhelprės.

Plaku, me pushkėn e gjatė, nė tytėn e sė cilės lirisht mund tė flinin dymbėdhjetė pula, kishte ndarė mendje tė zinte pritė nė Pėrrua tė Thatė, aty ku, me siguri, fill pas lindjes sė yllit tė mėngjesit, ende pa dalė dielli, pritej tė depėrtonte kėmbėsoria e shfrenuar serbe. Ata dihej pse vinin, pėr tė bėrė masakrime mbi popullatėn e pafajshme e tė pambrojtur.

Pėr tė qenė, qe pėrgatitur nė heshtje, ngadalė e ngeshėm. Askujt, asnjė fjalė. Rrethatoren dyshe e mbushi pėrplot fishekė. Dy bomba me grisha, si samar breshke, tė ruajtura qė nga Lufta e Dytė Botėrore, i futi nė xhepat e xhamadanit, bashkė me kutinė e duhanit e me qelibarin zbukuruar me sedef. Plisin e bardhė dėborė e mbėshtolli me njė shami tė zezė, njė traditė e moēme komitėsh qė mos tė diktoheshin natėn. Edhe njė batanije, tė bėrė rrotė, e futi nėn sqetull. Ashtu e donte prita, tė shtriheshe mirė e mirė, tė qetėsoheshe e tė koncentroheshe nė cak. Ky ishte i gjithė takėmi i tij, i thjeshtė, por i pastėr e i mjaftueshėm.

Dhe, kur tė gjithė, pėrveē rojeve, qė sogjėtonin pa pushim, i kishte mashtruar gjumi para mėngjesor, ai, si i pėrhitur zvarritej lehtas tatėpjetės sė pėrroit gjarpėror nė drejtim tė Shtegut tė Qoftėlargut. Opingat e gomės i kishte shtrėnguar me fije tė holla teli bakri e fundin e pantallonave i kishte futur nė ēorape qė tė mos i ngatėrroheshin nėpėr barishtet e thara e rrozgat ngjitėse. Ecte kujdesshėm e ndalej pėr tė dėgjuar, se pėr tė parė s’kishte kurrfarė mundėsie. Edhe ashtu, mali ka vesh e fusha ka sy. Toka e shtruar me dushqe, ia mundėsonte tė mos bėnte zhurmė. Pėr sherr, herė- herė, shkelte ndonjė krėnde qė kėrciste sa ia ēukiste kokėn. Ishte terr, burg. Nuk shihje ta veje gishtin nė sy. Hėna kishte tretur pas resh mbarsur me shi. As yjet nuk dukeshin gjėkundi. Ani, ashtu ishte mė mirė pėr trimin e regjur nė vaj e nė uthull. Nė tė tilla rrethana, pėrherė kishte pasur suksese.

Edhe kur arriti aty ku duhej, njė copė herė nuk u qetėsua e nuk zuri vend. Fėt e fėt i paramendoi tė gjitha. Nė besnikėrinė e pushkės nuk dyshonte fare. E bekuara, kurrė nuk e kishte tradhtuar. Ku kishte hedhur syrin, kishte qėlluar plumbi. Dorėn nė zemėr, bombave nuk i zinte gjithaq besė. Ishin tė vjetra dhe, ku ta dish, edhe mund tė dėshtonin. Nejse, ndoshta, nuk do tė kėtė nevojė pėr to. Kryesore, fishekėt i kishte gacė...

Kur mbi majėn e Sukės sė Madhe, pėrballė tij, u shfaq ylli i mėngjesit, nė kthesėn e parė iu fanit njė si lėvizje gjysmėhijesh. I fėrkoi sytė me shpejtėsi nga mosbesimi. Lėvizjet u shpeshtuan. Padyshim, ishin ata qė po i priste. Po, po, hienat tinėzare, kishin mėsyrė luginėn, mbushur me popullatė, pėr tė bėrė hatanė. Marshonin duke u fshehur e pėrvijuar hijeve tė kaēubave. Ah, katilėt e pashpirt! Kėshtu kishin vepruar qė kur zbritėn nga drunjtė dhe u zvarritėn drejt Ilirisė. Edhe Azem Galicėn e patėn rrethuar kėshtu, herėt, pa aguar dielli. Por, kot. Shqipet gjithmonė rrinė zgjuar.

Sakaq zuri pozicion pas njė shkėmbi bricak. Shėnjestrėn e pushkės e rregulloi nė shkallėn e duhur. Nga xhepi nxori njė shami pėr ta fshirė syrin e djathtė qė disi i turbullohej nga ajo freski therėse. Edhe njėherė picėrroi sytė dhe i dalloi qartė ata qė po i priste. Sa u gėzua qė i doli profecia! Njė komandant, me revole nė dorė, i printe lukunisė sė ujqerėve gjakatarė. Ai ecte krenar dhe pa frikė. Ia paska pirė sorra mentė,- mėrmėriti me vete plaku, duke vėnė pushkėn nė faqe. Kur e mbylli syrin e majtė, caku sikur iu largua. Dreq, o punė! E provoi edhe njėherė. Ehu, mos po mė mashtron pleqėria,- bėri me vete. Nuk ishin edhe pak, ore ju paēa pėr jetė tė jetėve, shtatėdhjetė e dy Shėn Gjergja!

-Jepi, o burrė i dheut, mos ke frikė, plumbi yt nuk shkon huq, veē lulen e ballit ia ndjek hasmit shekullor,- iu vegua njė si zė i nėndheshėm...
-Tak- tuk,- oshėtiu fuqishėm njė krismė dyzėrėsh qė trazoi gjithė bjeshkėn e pėrgjumur e qė pėr javė tė tėra po dremiste nė ethe tė trishta.
-Tak- tuk...taak- tuuk...taaak- tuuuk...mbajtėn iso shtatėdhjetė e shtatė lugjet e pėrrenjtė e pėrthyer si gėrshetė nimfash tej e tej vargmaleve tė Qyqavicės.

Trupmadhi shpirtzi, pasi u soll e u mbėshtoll, me duart e ngritura lart, u plandos pėr toke. Tė tjerėt u strukėn si minjtė dhe pėr njė moment nuk u bėnė tė gjallė. Plakut iu ēel fytyra. E puthi tytėn e pushkės qė ende nxirrte fije tė holla tymi. E rrotulloi shulin dhe e fyti fishekun e dytė nė gojėn e grykėhollės. Tashmė kishte marrė zemėr. Veten e pagova, e tashti tė dalė ku tė dalė!- ia bėri vetes, duke qėlluar tjetrin qė guxoi tė ēonte pakėz kokėn.
Kriminelėt vonė e morėn veten dhe e zbuluan se nga iu vinte gjėma. Edhe plaku u kishte shkaktuar huti, duke i ndėrruar disa herė pozicionet. Nuk ishte shkreptimė nga qielli, siē pandehen nė fillim, por ishin plumbat e pagabuar tė njė sypatremburi qė, fillikat, ua kishte prerė rrugėn. Sakaq, dhe njė shpėrthim i fuqishėm ēau lugjet mes pėrmes. Kėnga e pushkės zėėmbėl pushoi. Ajo, shpejt u ringjall nga krisma tė tjera liridashėse. Komandanti, qė nė anėn tjetėr po priste kolonėn e motorizuar, mė tė dėgjuar krismėn e parė, mblodhi trimat dhe turr e vrap andej ku kafshoheshin jeta e vdekja. Zuzarėt, kur panė se nuk po ia dilnin mbanė, mblodhėn tė vrarėt e tė gjymtuarit, dhe ia mbathen me tė katėrtat.

Trupin e pa jetė tė plakut e gjetėn gjysmė tė mbuluar me baltė e me copa gurėsh. Predha e minahedhėsit e kishte bėrė shoshė...Megjithatė, pushkėn nuk e kishte lėshuar nga dora. Ende e mbante shtrėnguar, me gishtin nė kėmbėz...
-Tė lumtė, o Ukė trimi! Ti na nxore faqebardhė dhe na i shpėtove familjet tona,- tha komandanti, duke e kthyer mbarė.
-Lavdi pėr jetė e mot!- brohoritėn tė gjithė, pasi e varrosen mu aty ku Pushkėgjati kishte rezistuar e ua kishte prerė rrugėn xhelatėve vrastarė.

Galicė, mė 20 tetor 2014

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Bedri Tahiri
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 35 vizitorë
Lexuar: 497 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Zgjerohet Mėsimi Plotėsues nė Gjuhėn Shqipe n...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 22:03
„Njė njeri, i cili nuk i pėrket kombit tė tij, nuk i pėrket as njerėzimit“ Hugo Wolf Mėsuesja Fahrije Basha, nė bashkėpunim me prindėrit shqiptarė,...
FILLIMI I VITIT SHKOLLOR NĖ LANDIN E BAVARISĖ...
E dielė, 24 shtator 2017 - 18:10
Bashkėkombės-mėrgimtarė, biznese dhe shoqata, Kėshilli pėr Mėsimin Plotėsues nė Gjuhėn Shqipe e sheh tė obliguar t’ju informojė se, nė landin e Bavarisė ...
DĖSHMI TĖ VEPRIMTARISĖ SĖ MĖRGATĖS SHQIPTARE ...
E enjtė, 21 shtator 2017 - 00:30
Fjalė nė pėrurimin e dy vėllimeve tė revistės Thesar kombėtar i mėrgatės shqiptare nė Suedi, 7 e 8, organ i Shoqatės sė Shkrimtarėve dhe tė Artistėve Shqi...
Disa konsiderata pėr shkrimtarin Bedri Tahri ...
E hėnė, 18 shtator 2017 - 22:03
Ajo se ēfarė vėrehet e konstatohet lehtėsisht nė Shqipėri dhe Kosovė nė kėto kohė moderne dhe tė pėrshpejtuara pasi qė tashmė duken dhe kanė dalė nė sipėrf...
Poezi satirike - TI, BAL, QĖ JE TOPALL…
E dielė, 17 shtator 2017 - 19:15
.
më shumë nga - Kulturė »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi