Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Luftëtari i lirisë dhe kolaboracionisti
Publikuar më 07 dhjetor, 2014 në orën 17:54 ( ) Avdi Ibrahimi | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Sapo kishte përfunduar lufta çlirimtare, vendi mbante akoma erën e shtëpive të djegura. Qe edhe prag vere, gruaja Nektarja kur e pa në oborr, pranë shtëpisë së djegur, qau në heshtje nga mallengjimi, deshte ta përqafonte por në sy të vjehrrit dhe vjerrës, nuk bëhej dote ajo punë.

Azemi ishte një burrë më vështrim të sertë, por mjaft i këndshëm kur i buzëqeshte fytyra, dhe qalonte më njërën këmbë, se kishte mbetur invalid lufte. Prindërit u gëzuan nga përqafimet e tij. Në përqafim të përmallshëm iu bë edhe nga vëllai i tijë Çeçua, i cili nuk ishte angazhuar aspak në këtë luftë dhe as që e kishte ndihmuar fare familjen e Azemit. Por edhe ai u gëzua, se lirisë do t’i gëzohej edhe vetë ai.
Të nesërmën sapo dielli kapi fshatin Kujeshi dukej si një fushë përplot me lule.
– A nuk di shkosh në qytet Azem, të takosh qeverin komunale, mbase do fillosh edhe ndonjë punë aty?- e pyeti i ati Asimi.
- Qeveria ime është kjo tokë more baba, pemët, zabeli me drunj, bagëtia, - tha ai.
- më qe ishe në luftë, më qe je edhe invalid nga këmba e djathë, me të cilën mezi po shkelën mbi tokë, ndaj edhe të thashë, - nguli këmbë plaku i moshuar.
- Në luftë ishim për lirin e mëmëdheut, jo për qeveri lum baba, - tha ai, dhe doli nga shtëpia.
Nektarja pa nga vjehrri me keqardhje që mori atë përgjigje. Edhe ajo mbase kishte dëshir që burri t’i punonte si nëpunës në komunë të Therranjetit, sepse luftoi, e mori plagë në kmbë e po çalonte. Gjatë kohës sa ishte në luftë, ata mendonin se kur të mbaronte lufta ai mund të bëhej qeveritar, si vëllai i tij Çeçua, që ishte afër shtëpisë së tyre. Çeçua, edhe kur ndërroheshin pushtetet, ai ishte po në qeveri. Nëna po i thoshte Azemit, se Çeçua, është shumë i zoti, ua gjen derën njerëzve u përshtatët atyre në parti.
- Që me Titon komunist, tani fapë e ka hy në parti me krahun e luftës, ay aty në qeveri edhe tani, shikoje se si e ka ndërtuar shtëpin e djegur,me ndihmat humanitare,që po sjellë Europa, kurse ty që lufteve, askujt nuk po i bie ndërmend për ta renovuar të paktën shtëpinë. Po, more bir unë me mendtë e mia kështu e kujtoj, se ai është i zoti, - thoshte ajo. Azemit i mjaftonte që kishte tokën, pemët, zabelin e bagëtinë, të jetonte pa e shqetësuar askush. Ky lloj njeriu mendonte se liria e atmëmëdheut është mbi të gjirtha, kjo liri është më e modhe se postet qeveritare, pa të tjerat me kohë do të rregulloheshin. Ai mjaftohej që kishte dy lope, ca dele dhe dhi, për bulmet, pula, rosa e pata. Kjo ishte më pak fjalë historia e tij.
Por babai i tij, Asimi një ditë kishte zbritur në qytet dhe ishte ankuar te qeveritarët komunal se nuk e kishin ndihmuar me asfarë ndihmash familjen e tij, anipse djalin e kishte invalid lufte, kurse djalin tjetër Çeçon po e ndihmon qeveria me gjitha të mirat. – Si është e mundur kjo, - i kishte thënë zyrtrit te qeverisë komunale.
– Zyrtari qeveritar i kishte dhënë këtë përgjigje, - xhaxhi Asim, djalit tuaj Azemit po i del biografia e keqe, se ka patur një vëlla kolaboracionist! – Si more ashtu, - po ai djali kolaboracionist është në qveri me ju, - po, ashtu është, ama atij poi del biografia e mire se ka vëllaun invalid lufte.
Njëherë u mat ta pyeste atë zyrtarin e pamend si e qysh, a ishin në vete këta njerëz, por ndërroi mendje. Më mire t’i lë gjërat të rrjedhin në udhën e tyre, edhe pse ishte i bindur se kjo udhë ishte e mbrapshtë, por e mbante shpresa mbase një ditë edhe kjo udhë do marri fund, e do filloj një jetë e re.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Avdi Ibrahimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 31 vizitorë
Lexuar: 482 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi