Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
O NOLI YNË I MADH URIME DITËLINDJEN E 133-të! ME TY QOFTË PËRJETËSIA!...
Publikuar më 08 janar, 2015 në orën 00:05 ( ) Fadil Shyti | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Qoftë i paharruar kujtimi për poliedrikun,e letrave shqipe; poetin, dramaturgun, historianin, Fan. S. Noli të kurorëzuara me veprat kapitale: "Album", "Histori e Skënderbeut", " Izraelitë dhe Filistinë" , me përkthimet e veprave të shkrimtarëve të mëdhenj botërorë: Servantesin, Ibsenin, Khajamin e të tjerë.

Ay burrë i madh i kombit, tërë jetën, gjithë mundin e tij fizik dhe mendor e vuri në shërbim të shtetit shqiptar, në demokratizimin e tij, në përparimin e shkencës, të artit dhe të kulturës shqiptare.

-Me Revolucionin e vitit 1924, Fan. S. Noli, Ay, vizionar i ndritur, përkrah me Isamil Qemailin, Bajram Currin, Luigj Gurakuqin, Avni Rustemin, Hasan Prishtinën, Halim Xhelon, Sali Nivicën, Elez Isufin, Isuf Xhelilin e shumë atdhetarë të tjerë demokratë, Shqipërisë dhe kombit shqiptar i sollën një shkëndijë dritë-lirie dhe demokracie, ia mundësuan fuqishëm ecjen përpara drejt përparimit, barazisë dhe ribashkimit të trojeve të Shqipërisë Natyrale.

Populli ynë, thotë: "Uji fle, hasmi s´fle"!!!

-Qarqet reaksionare ballkanike dhe ruso-cariste në bashkëpunim me tradhtarët e kombit shqiptar të sojit të toptanëve dhe zogollëve, prapa krahëve e sulmuan Shqipërinë me ushtritë serbo-ruse, ngjau fatkeqësia, kundërrevolucioni i dhjetorit, -kjo tragjedi e shekullit të kaluar, qe koincidencë me qeverinë pro-fashiste të dhje-toristëve në vitin 1991;-kur Shqipëria e ideve demokratike e ideve socialiste-komuniste, të cilat F.S. Noli ynë i madh, i përqafoi dhe i dëshmoi qartë në lidhjet e miqësisë që kishte me qeverinë e V.I. Leninit.

-E tmerrshme!...

Shqipëria, përsëri ra në natën e gjatë 24 vjeçare të traumave e tragjedive të pandërprera anti-demokratike, pro-fashiste të prapakthimit historik.

Lavdi jetës dhe veprës heroike të F. S. Nolit!

6. Janar. 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Fadil Shyti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 28 vizitorë
Lexuar: 1,029 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi