Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Unė jam gegė + toskė =shqiptar
Publikuar më 03 prill, 2015 nė orėn 17:30 ( ) Mr. Ardian Ramadani | Kulturė |
Rrit madhësinë e shkronjave
(Vėshtrim librit “Unė jam gegė”, autor Mustafa Nano, shtėpia botuese universitare “UET Pres”, Tiranė, 2013, 193 faqe)

Libri i autorit Mustafa Nano mori dhenė. Ky libėr doli nė dritė nė momentin kur dikotomia gegė-toskė ėshtė bėrė tejet shqetėsuese, nė momentin kur shqiptarėt nė vend tė unifikimit dhe bashkimit shpirtėror dhe kombėtar, janė tė prirur drejt fragmentarizimit, e kjo jo edhe aq pėr fajin e tyre sa pėr fajin e elitave drejtuese politike dhe intelektuale.

Me tė drejtė edhe Primo Shllaku, i cili ka shkruar parathėnien e kėtij libri, thekson qė ky libėr edhe sikur tė kishte titullin « Une jam gay » nuk do t`i ēudiste edhe zgjonte kėrshėrinė lexuesit dhe auditorit, po aq sa i ka zgjuar me titullin « Unė jam gegė ». Edhe pse pėr disa binomi gegė-toskė, bashkė ose ndarazi mund tė jenė fjalė pa kuptim ose historizėm thjesht, sot mė shumė se kurrė ky binom i tillė ēfarė ėshtė shfaq dhe shpėrfaqet si sfidė nė vete, mu ashtu sikurse edhe binomi ilir-epirot.
Megjithė kėtė dikotomi dhe divergjencat qė mund tė dalin nga kjo dikotomi, autori, gazetari, analisti dhe intelektuali Mustafa Nano mendon qė nė fillim se ata qė bėjnė komb janė gegėt, e ata qė bėjnė shtet janė toskėt. Autori fillon librin me konstatimin qė e ka vendosur edhe nė titull, nga ilirėt te gegėt, nga epirotėt tek toskėt. Nė Fjalorin e gjuhės sė sotme shqipe, viti 1980. Artikulli « gegė » shfaqet dy herė, njėherė nė kuptimin « banor vendas i krahinave veriore e tė mesme tė Shqipėrisė, pse ai me prejardhje nga kėto krahina » dhe herėn e dytė nė kuptimin « qė lidhet me krahinat veriore dhe tė mesme tė Shqipėrisė, ose me banorėt e kėtyre krahinave, karakteristik pėr kėto krahina ». Jepen dy ilustrime « toskėt dhe gegėt », dialekti gegė. Ndėrsa tek artikulli « toskė »qė shfaqet poashtu si term dy herė, nė tė dyja rastet shkoqitur mu si termi gegė, mirėpo duke pasur plus edhe kufirin qė ndan Gegėrinė me Toskėrinė, lumin Shkumbin. Megjithė tentimin pėr fashitje dhe mospėrdorim tė kėsaj dikotomie, ndasitė prapė se prapė ekzistojnė. Me gjasa autori nuk e kishte dėgjuar mė herėt kėtė term binomėsh tosk-gegė, veēse nė vitin 1990. Mė herėt ky term nuk ishte pėrdorur. Edhe pse kėto terma nuk u hoqėn menjėherė pas Luftės sė Dytė Botėrore, por u pėrdorėn deri nė vitin 1960, mė vonė ishte bėrė praktikė tė os pėrdorej ky term, mė shumė prej skrupujve se sa me ndonjė porosi apo urdhėr. Dhe taksativisht radhit autorėt qė kanė shmangur pėrdorimin e kėtyre termave, duke filluar qė me Aleks Budėn i cili nė librin me titull « Shkrime historike », duke ndjekur gur mė gur historinė e Shqipėrisė qė nga lashtėsia deri nė ditėt e sotshme, nuk ka pėrmendur as edhe njėherė tė vetme termat gegė e toskė. Aty gjenden termat Labėri, Dukagjin, por jo edhe Gegėri e Toskėri. Poashtu edhe Kristo Frashėri bėn tė njėjtėn gjė, i cili pėrpos fjalės « Toskėri » qė pėrmend 3-4 herė, nė librin « Historia e qytetėrimit shqiptar », nuk pėrmend mė tutje kėto terme. Ndėrsa nė librin « Shpallja e pavarėsisė sė Shqipėrisė » i njėjti autor pėrmend vetėm njėherė termin Gegėri e njėherė Toskėri. Shaban Demiraj me Kristaq Priftin, nė monografinė e tyre mbi Kongresin e Manastirit, i pėrmendin kėto dy terme vetėm nė ndonjė citim ose nė procesverbalet e Kongresit. I vetmi qė pėrdor tek-tuk kėto fjalė ėshtė Eqrem Ēabej. Edhe Duka ndjek shembullin e njejtė tė profesorėve tė vet nė librin Historia e Shqipėrisė 1912-2000. Pra autori Nano, nxjerr konstatimin se zotimi pėr tė mos ėprmendur kėto « fjalė tė turpit » dhe betimin e tyre pėr kėtė gjė, ėshtė si njė lloj hipokrizie akademike. Gegėria dhe Toskėria sipas autorit janė dy pjesė konstituive tė kombit shqiptar, ndėrsa gegėt dhe toskėt kanė qenė gjithmonė pjesė e ekuacionit tė real politikės kombėtare shqiptare. Megjithė mėtimin e Enver Hoxhės dhe shpurės sė tij pėr mos tė bėrė pis imazhin kombėtar pėrmes theksimit tė identiteteve lokale e krahinore, arrihet nė konstatimin se pėrmendja e shpeshtė e kėtyre termave do tė nxirrte nė pah kėtė dikotomi, si nėj cen apo papėrsosmėri kongjenitale tė kombit shqiptar (i cili sipas Nanos vuan edhe nga njė sėmundje tjetėr e bartur qė nga lindja e tij, natyra multifetare e tij). Ndėrsa tė gjithė tė huajt qė janė marrur me Shqipėrinė dhe shqiptarėt, nuk gjen asnjė prej tyre qė nuk ka pėrmendur dhe nuk ak folur pėr gegėt dhe toskėt. Disa mendimtarė mendojnė se ndarja ggegė-toskė ka qėnė e kahmotshme, duke filluar qė me dallimin gjuhėsor, duke filluar qė me Arshi Pipėn, i cili bėn ndėrlidhjen epirotė-toskė dhe ilirė-gegė ndėrsa edhe autorja Nathalie Clayer ndan mendim tė njėjtė. Ajo shprehet se Austro-Hungaria ka forcuar idenė se gegėt janė pasardhės tė ilirėve, ndersa toskėt kanė besuar se janė pasardhės tė pellazgėve. Ndėrsa gjeologu austriak Ami Boue, ndarjen gegė-toskė e sheh qė nga koha e pushtimit romak, ku pjesa Jugore formoi Epirin, epjesa tjetėr ngeli nėn romakėt. Kėtė tezė sipas Nanos, mbron edhe Johan Georg von Hahn, albanolog i shquar, i cili mbėshtetet tek ideja e Strabonit, gjeografit tė famshėm grek. Tė njėjtėn gjė e bėjnė edhe Wadham Peackock, autor britanez, Indro Montanelli, gazetar i njohur italian, Joseph Swire, historian britanik, i cili shkon edhe mė larg duke nxjerrė nė pah edhe dallimet e lehta racore mes shqiptarėve tė veriut dhe tė jugut.
Sami Frashėri dhe Pashko Vasa, pėrmendin Gegėrinė dhe Toskėrinė, duke ravijėzuar edhe kufijtė e kėtyre rajoneve. Autorė tė tjerė tė huaj i mėshojnė idesė se ndarja gegė-toskė ka edhe njė burim tjetėr, pushtimin e gegėve nga serbėt pas shek. 6 ndėrsa toskėt nga bullgarėt dy shekuj mė vonė. Ndėrsa ndasitė janė theksuar edhe nė fund tė shek 18 dhe fillim tė shek. 19, kur shqiptarėt gjendeshin nėn dominimin osman, Bushatlinjtė nė Veri dhe Ali Pashė Janina nė Jug, me Pashallėqet e tyre, tė cilėt edhe kishin luftuar mes veti. Ami Boue, por edhe George von Hahn, shprehen se toskėt dhe gegėt nuk merren vesh njėri me tjetrin, sepse mes tyre mbretėron njė antipati e trashėguar gjysh-stėrgjysh, e cila shkakton zėnie e grindje… Sipas Mustafa Nanos, emėrtimet Toskėri dhe Gegėri, janė pėrdorur mė shpesh pas periudhės sė pashallėqeve. George Gawrych qė kė gėrmuar mirė nė arkivat osmane, na bėn me dije se dokumentet zyrtare qė ai ka hulumtuar, i kanė rėnė nė sy mė shumė termat « Gegėri –Toskėri » sesa shqiptarė e Shqipėri. Ndėrsa Nathalie Clayer i referohet salnamesė osmane (dokument zyrtar i Perėndorisė, i ngjajshėm me vjetarė e sotėm statistikorė, qė qeveritė e nxjerrin ēdo vit), flet pėr njė Shqipėri tė ndarė nė Gegalik dhe Toskalik. Kjo salname ėshtė e vitit 1896. Por nė kėtė kohė rilindasit kishin dalur nė skenė duke tentuar krijimin e kombit shqiptar nga « hiēi », duke luftuar ndasitė dhe pėrēarjen mes shqiptarėve. Por ishte tejet e vėshtirė, sepse nė atė kohė distanca ishte tejet e madhe, vetėm pėr ilustrim 200 km rrugė tė shtruar nė atė kohė ka pasur Shqipėria e vitit 1912.
Autori mė tej vazhdon me shkoqitjen e gjėrave ku megjithė ndasitė, gegė e toskė vihen nė kėrkim tė sho-shoqit, duke filluar qė nga alfabeti i pėrbashkėt, me mbledhjen nė Stamboll, me njė rol tejet tė theksuar tė autoriteteve otomane. Sipas disa autorėve kjo ėshtė mbledhja e parė qė janė bėrė bashkė gegė e toskė. Kėtė mendim e ndajnė edhe Kristo Frashėri e edhe Arben Puto. Por sipas autorit faktet pėrgėnjeshtrojnė kėtė version. Ngase Lidhja e Prizrenit ishte njė reagim vetmbrojtjeje, i nxitur nga disa konjuktura nderkombetare, nėn kontrolin dhe nxitjen e otomanėve. Por sidoqoftė gegė toskė u bėnė bashkė aty nė pėrpjekje pėr unifikim. Kujdes nė pėrpjekje ama.
Antonio Baldacci, antropolog dhe autodidakt italian, mbron tezėn se nėse don tė gjesh shqiptarin e pastėr atė e ke mes gegėve. Edhe Edith Durham potencon se nė Toskėri « ka shumė grekė e vllehė, me tė cilėt shqiptarėt kanė bėrė martesa ». Ndėrsa sipas saj sipėr Shkumbinit popullsia ėshtė e tėra shqiptare. Mirėpo sido qė tė jetė qysh nė krye tė herės toskėt ishin ata qė e pranuan mė lehtė sundimin osman, e u bėnė njėsh me kėtė sundim. Gegėt mė pak, por secili grup u desh tė paguante njė taksė pėr kėtė zgjedhje. Tė parėt mbetėn mė tė prapambetur tė dytėt humbėn nga tharmi i tyre identitar. Pėrderisa E. Durham potencon se instiktet fisnore tek gegėt janė mė tė forta, tek toskėt sheh njėfarė esprit de corps dhe …. pastėrti.
Mė tutje nė libėr autori duke u marrur me figura tė ndryshme historike tė penės dhe pushkės, analizon veprimet e tyre, vėshtron dhe nxjerr nė pah divergjencat dhe inatet gegė-toskė, gegė-gegė, toskė-toskė. Habitesh nga argumentet dhe forca bindėse e tyre.
Mustafa Nano pohon me njė guxim tė pashoq se kontaktin e parė me gegėrishten e kishte pasur si tė gjithė fėmijėt e tjerė toskė, gjatė viteve tė shkollės, nė lėndėn e leximit letrar, tek poezitė e P. Vasės, N. Mjedės apo Migjenit. Edhe pse me mė tepėr vėshtirėsi, ai arrinte pėrsėri t`i mėsonte poezitė e tyre, pėr dallim prej atyreve tė Naimit, Asdrenit apo Ēajupit. Nano arrin nė konstatimin se komunizmi pengoi shqiptarėt qė tė njohin veten e pastaj botėn. Pėrmend rastin e mosnjohjes sė tij tė njė autori tė shquar Vangjel Koēen. I cili ishte gegė. Apo pėrmend rastin e Nexhmedin Spahiut, i cili nuk kishte njohur Nebil Ēikėn, njė publicist i famshėm. Apo mosleximi i Martin Camajt nga Primo Shllaku.
Duke pėrmendur kronologjitė tė ndryshme autori pėrshkruan me saktėsi edhe tentativėn e Arshi Pipės, pėr tė rikuperuar gegėrishten e shpėrfillur nga Shqipėria socialiste dhe nomenklatura politike e akademike toske . Me siguri edhe ata dishepujt e gegėnishtes nisen nga ky konstatim i Pipės. Duke mėtuar tė nxjerrin gegėrishten nė epėrsi ontologjike ndaj toskėrishtes, pėrmes paskajores, prej rotacizmit tė munguar dhe pasurisė leksikore. Mirėpo kėtė nismė e kundėrshtojnė ata qė nė njėfarė mėnyre morrėn pjesė si gegė, nė Kongresin e Drejtėshkrimit. Rexhep Qosja i quan ideologė tė shpėrbėrjes sė kombit. Mė pas vjen Dh. Shuteriqi, I. Ajeti, M. Domi, J. Kastrati, B. Beci. B. Bokshi etj.
Autori Nano nė gamėn e kontribuesve tė shqipes afirmon katėr B-tė, Buzukun, Budin, Bardhin dhe Bogdanin, si kontribuues tė gjuhės shqipe, qė kanė shkruar tė parėt gjuhėn shqipe, duke ndikuar nė zgjimin kulturor e kombėtar. E mbi tė gjitha pėr shkak tė pėrdorimit tė alfabetit latin. Port ė njė vlere i sheh edhe ata tė letėrsisė sė Bejtexhinjve. Edhe pse kanė shkruar me alfabet arab. Muhamet Kyēiku, Baba Meleq Shembėrdhenji, Ibrahim Nezimi janė kolos tė shquar. Mjafton tė shohim poemėn « Ervehaja » tė Kyēikut dhe aty do tė shihet njė shqipe e pastėr dhe e kulluar, burimore. Pėrpos emrit tė poemės. Ata sipas Nanos ishin njerėz tė fesė, por ishin edhe shqiptarė.
Sipas E. Ēabejt zhvillimii gjuhės shqipe qė nga Lidhja e Prizrenit e mė tutje… ėshtė zhvillimi mė i madh qė ka pėrjetuar shqipja qė nga Buzuku mė 1555 e gjer nė kohėn e Hahnit 1845. Njė fakt shumė bindės dhe i domosdoshėm pėr ta thėnė. Apo rithėnė.
Ndėrsa duke analizuar mendimet e Ardian Vehbiut vis-ą-vis Arshi Pipės, autori nxjerr nė pahė mendimet e dy autorėve tė shquar, i pari mbrojtės i standardit, me arsyetimin se standardi ėshtė pėrfshirės, jo ėprjashtues, i hapur pėr tu pasuruar me fjalė tė reja dhe me norma, mjete e struktura fjalėformuese. Ndėrsa Arshi Pipa shpėrfaq edhe njėherė idenė e epėrsisė sė gegėrishtes, e sidomos me paskajoren gege. Sipas Pipės paskajorja gege pėrkon me paskajoren e anglishtes, ndėrsa shprehja toske pėr tė plus pjesoren e shkueme tė foljes bazė nuk e sheh si diēka pėrkuese me infinitivin e anglishtes. Pipa e nxjerr nė shesh kėtė me pėrkthimin e frazės sė njohur tek Hamleti i Shekspirit « To be or not to be, that is the question », duke e pėrkthyer kėtė « Me qenė apo mos me qenė kjo ėshtė pikėpyetja », krahas pėrkthimit nolian « Tė rrosh a tė mos rrosh ja kjo ėshtė ēėshtja ». Nano sheh pėrkthimin e Pipės si diēka qė zotėnon njė shkallė mė tė pasur vokalike.
Gati nė fund autori shtron dilemėn se shqipja standarde a ėshtė problemi pėr kosovarėt ? Apo ėshtė zgjidhja e problemit ? Ai potencon se nė Shqipėri nuk ka njė problem papajtueshmėrie mes gegėve e standardit me bazė toskėrishten, gjė qė nuk ėshtė e njėjtė me shqiptarėt e Kosovės. Pipa pėr shembull, sipas Nanos, mbron qėndrimin se kosovarėt me tiparet e veēanta fonetike qė nuk gjenden as nė dialektet e tjera tė gegėrishtes, nuk parapėlqejnė shqipen standarde, e cila nuk u shkon pėr shtati. Ai mbron nė librin e tij « Politika e gjuhės nė Shqipėrinė socialiste » qėndrimin se mishmashi i formave tė ligjėrimit tė kosovarishtes sė pėrzieme me klishe tė marra hua prej shqipes zyrtare si dhe prej serbo-kroatishtes. Edhe Ernest Koliqi menjėherė pas Kongresit tė Drejtėshkrimit (1972) shpreh mendimin se kosovarėt ndihen tė sikletosur me kanė vėshtirėsi tė shprehen me njė tė folme shumė larg, si fonetikisht edhe nė strukturėn interne, larg prej tė folmes sė tyre. Mirėpo nė anėn tjetėr argumenti pėrplasės ėshtė se asnjė nga poetėt e njohur kosovarė, e as Esad Mekuli (Sat Nokshiqi), e as ndonjė nga poetėt e njohur kosovarė, as ndonjė nga elita politike apo kulturore nuk e kanė ushqyer tezėn e papajtueshmėrisė sė kosovarėve me gjuhėn standarde.
Sipas Mustafa Nanos, Arshi Pipa, mbron mendimin e njė gegėrishte tė standardizuar, e pėr rrjedhojė idenė e shqipes me dy standarde. Po kėshtu edhe Primo Shllaku, i cili fton kontributin e shtetit dhe mobilizimin e resurseve publike e nacionale nė kėtė funskion dhe drejtim. Pėr tė pėrjetėsuar nė terma gjuhėsorė, topitjen e kosovarėve dhe dikotominė gegė/toskė. Poashtu edhe Ledi Shamku-Shkreli nė librėn e tij « Standard apo neostandard » fton pėr rishikim tė standardit, i cili sipas tij nuk ėshtė dogmė. E Ardian Vehbiu fton nė riafirmimin e gegėrishtes. Shkruani nė gegėrisht e jo pėr gegėrishten, lėshon kushtrimin ai. Sipas tij me tė drejtė gegėrishtja ka nevojė mė shumė pėr shkrimtarė tė mirėfilltė sesa pėr analistė polemizues. Pra sipas tij Vehbiu kėrkon qė standardi tė mos preket e as tė dublohet, por tė rikuperohen vlerat dhe prestigjet e gegėrishtes. Edhe pse Arshi Pipa mendon se mungesa e rishikimit tė njė standardi tė dytė do tė na shpije deri tek njė kanosje sektare gegė-toskė, Mustafa Nano, me njė erudicion tė pashoq thekson se ky problem zgjidhet pėrmes njė debati tė ngritur mbi premisa, qė problemi duhet pranuar, qė nuk zgjidhet nėse palėt nuk dalin nga llogoret, duke pasur nė fokus interesin kombėtar e jo motivimet e solidaritetet lokale. Duke pasur pėr precedent Kongresin e Manastirit. Sepse aty u ra nė ujdi mbi njė ēėshtje me interes vital kombėtar. Duke lėshuar secila palė diēka nga vetja. Kongresi i Manastirit sipas Nanos, nuk ka rėndėsinė e ēėshtjes sė trajtuar, por me mėnyrėn se si ėshtė trajtuar.
Nano pėrfundon librin me parantezėn e fundit shumė tė fortė emocionalisht pėr ēdo lexues, kur Hoxha Hafėz Ibrahim Efendiu qante nė krahėt e At Fishtės mė 1908. Ai pėrmend rastin kur at Fishta, i cili nuk kishte ardhur tė mbrojė alfabetin e Bashkimit, por kishte ardhur tė bashkohet me pjesėmarrėsit e Kongresit dhe tė adoptonte atė alfabet, tė cilin Kongresi do ta vendoste si mė tė dobishėm pėr ngritjen e popullit, si dhe thekson rėndėsinė e unifikimit pėrmes pėrqafimit qė hoxhė Hafėz Ibrahim Efendiu, njė hoxhė nga Shkupi, i zuri rrugėn priftit franēeskan, Gjergj Fishtės duke e pėrqafuar me lot nė sy, dhe duke e puthur si njė fėmjė. Njė rast sa emocional aq edhe emblematik. Gjergj Fishta, poet franēeskan, nė krahėt e hoxhės musliman. Shumica e delegaatėve nė atė ngjarje kishin qenė tė krishterė, por treēereku i spektatorėve qė mund tė ishin 300-400 veta, ishin muslimanė gegė e toskė. Kish edhe turq, grekė, vllehė qė bėnin sehir.
Por ky unifikim ishte njė Mise-en-scene e denjė pėr kombin tonė dhe pėr historinė e tij.
Mendoj se ky libėr i autorit Nano, e ka vendin nė mesin e librave, simbolika e tė cilave ėshtė qėndrimi nė njė linjė unifikuese, duke pėrqafuar dallimet gjuhėsore, zakonore, …..
Me tė drejtė autori qysh nė vitin 2009, me njė konstatim qė lirisht mund ta quajmė shkencor, arrin nė konstatimin shumė pėrmbledhės pėr gegėt-toskėt. Ai shkruan : « gegėt janė qeflinj tė armėve, toskėt qeflinj tė parave ; gegėt dijnė tė bėjnė luftė, toskėt propagandė ; gegėt janė trima, toskėt janė mendjehapur ; gegėt janė tė dhėnė pas fisit, toskėt pas vetes ;gegėt janė poetikė, toskėt prozaikė ; gegėt janė tė zgjuar, finokė e dinakė, toskėt tė menēur, pragmatistė e tė korruptueshėm ;gegėt pėlqejnė jetėn rapsodike brenda fisit, toskėt pėlqejnė jetėn sociale jashtė shtėpisė ;gegėt duan ta shikojnė bukurinė, toskėt duan ta shijojnė atė ; gegėt pėlqejnė burrėrinė, toskėt njerėzillėkun ; gegėt duan gratė pėr t`i nderuar e pėr tu ndėruar prej tyre, toskėt i duan gratė pėr t`i kėnaqur e pėr tu kėnaqur prej tyre ; gegėt jetojnė pėr njė nder, toskėt pėr njė ēikė qejfi ;gegėt janė fanatikė, toskėt tė shthurrur ;gegėt te ēdo njeri shohin mikun/armikun, toskėt shohin njė ortak ;gegėt bartin vyrtyte kombėtare, toskėt vyrtyte civike ; gegėt janė tė dhėnė pa snormave etike, toskėt pas atyre civile ; gegėt parapėlqejnė vetėgjyqėsinė e ngritur mbi kode morale, toskėt parapėlqejnė tė jenė nėn hyqmin e njė organi suprem amoral, siē ėshtė shteti ; gegėt shohin me dyshim modernitetin, toskėt shohin traditėn ;gegėt janė tradiconalistė, konservatorė e reaksionarė, toskėt janė progresistė, liberalė e revolucionarė ; gegėt janė zogollian, toskėt fannolian (unė do tė shtoja edhe enveristė) ; me gegėt ndėrton komb, me toskėt ndėrton demokracinė dhe shtetin e sė drejtės ; gegėt janė tė djathtė, e toskėt tė majtė ».
Nuk kam se ēfarė tė shtojė mė tepėr, as edhe njė pikė, as edhe njė presje. Mbetet tė mburremi me kėtė autorė, i cili me kėtė libėr ka plotėsuar njė zbrazėti tė madhe mes nesh. Pėr nė fund dua tė bėj analogji me ata qė duan ta lėxojnė kėtė libėr. Kur Majsi i parashtroi pyetje Enest Heminguejit, se ē`libra duhet lexuar, ai iu pėrgjigj tė gjitha, qė tė dijė se me cilin duhet tė matet. Por kur Majsi e pyet shkrimtarin e famshėm se, megjithatė tė gjitha s`ka si ti ketė lexuar, pra nuk mundet. Ernest Heminguej i pėrgjigjet : « Unė nuk thashė ē`mundet, por ē`duhet ». E unė besoj se libri i Mustafa Nanos « Unė jam gegė » ėshtė njė libėr qė edhe duhet lexuar edhe mundet tė lexohet. E aq mė tepėr edhe tė kuptohet.

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mr. Ardian Ramadani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 30 vizitorë
Lexuar: 627 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Zgjerohet Mėsimi Plotėsues nė Gjuhėn Shqipe n...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 22:03
„Njė njeri, i cili nuk i pėrket kombit tė tij, nuk i pėrket as njerėzimit“ Hugo Wolf Mėsuesja Fahrije Basha, nė bashkėpunim me prindėrit shqiptarė,...
FILLIMI I VITIT SHKOLLOR NĖ LANDIN E BAVARISĖ...
E dielė, 24 shtator 2017 - 18:10
Bashkėkombės-mėrgimtarė, biznese dhe shoqata, Kėshilli pėr Mėsimin Plotėsues nė Gjuhėn Shqipe e sheh tė obliguar t’ju informojė se, nė landin e Bavarisė ...
DĖSHMI TĖ VEPRIMTARISĖ SĖ MĖRGATĖS SHQIPTARE ...
E enjtė, 21 shtator 2017 - 00:30
Fjalė nė pėrurimin e dy vėllimeve tė revistės Thesar kombėtar i mėrgatės shqiptare nė Suedi, 7 e 8, organ i Shoqatės sė Shkrimtarėve dhe tė Artistėve Shqi...
Disa konsiderata pėr shkrimtarin Bedri Tahri ...
E hėnė, 18 shtator 2017 - 22:03
Ajo se ēfarė vėrehet e konstatohet lehtėsisht nė Shqipėri dhe Kosovė nė kėto kohė moderne dhe tė pėrshpejtuara pasi qė tashmė duken dhe kanė dalė nė sipėrf...
Poezi satirike - TI, BAL, QĖ JE TOPALL…
E dielė, 17 shtator 2017 - 19:15
.
më shumë nga - Kulturė »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi