Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
ASHAK KUNDËR TRE AKADEMIKËVE KOMBËTAR
Publikuar më 08 prill, 2015 në orën 18:23 ( ) Beqir Elshani | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Si e humba bastin në garë me një mik, nëse Ramiz Kelmendi, Adem Demaçi dhe Rexhep Hoxha janë, apo nuk janë anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Unë me këmbëngulje thashë se nuk ka asnjë dyshim që Ramiz Kelmendi, Adem Demaçi dhe Rexhep Hoxha janë anëtarë të AShAK, kurse miku im tha që nuk janë. Prandaj, për ta vërtetuar zgjidhjen se cili prej nesh kishim të drejtë, shkuam në bibliotekë dhe aty shfletuam librin e Rexhep Qosjes “Shqipëria dhe Kosova”, sakaq në faqe 234 me titullin “Akademi që s’duron talent”, shkruan se Adem Demaçi, Ramiz Kelmendi dhe Rexhep Hoxha nuk janë anëtarë në AShAK. Padyshim që unë e humba bastin. Mospranimi i tre kandidatëve aktivë të letërsisë e të shkencës të kujton kohën e shkrimtarëve të realizmit rus – Maksim Gorki, i cili (më 1902 u zgjodh anëtar i Akademisë së Shkencave), mirëpo me ndërhyrjen e Carit Nikolla II zgjedhja u anulua.

Kundra këtij akti kishin protestuar shkrimtarët Anton Çehov dhe Korelenko, të cilët në shenjë proteste hoqën dorë nga anëtarësia e nderit e Akademisë. Për fat të mjerë kjo e fundit nuk ngjau në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, kur burokracia në institucionin e lartë shkencor të vendit pengon anëtarësimin e tre akademikëve të frytshëm shqiptarë.
Është për t’u habitur se si intelektuali kombëtar, Ramiz Kelmendi, nuk është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, që ka përvojë shumë të madhe shkencore e pedagogjike si mësimdhënës në Universitetin e Prishtinës, dhe atë në institucione të ndryshme kombëtare: në Shtëpinë botuese “Rilindja”, në Albanistikën e ShLP-së, në Artin Dramatik të Akademisë së Arteve, ka qenë drejtor i Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë, themelues i Fakultetit të Gazetarisë, pastaj ka punuar publicist, redaktor e gazetar në revistat letrare, si shkrimtar dhe si kritikë letrar, por edhe si shqiptar, sepse për nga puna dhe aktiviteti letrar, gjithashtu edhe veprimtaria kombëtare është më shqiptar, ose më i madh se Rexhep Ismaili, se Nexhat Daci dhe Hivzi Islami me kompaninë e tyre, të cilët janë nxënës para Rexhep Hoxhës, studentë para Ramiz Kelmendit, por pasivë para Adem Demaçit. Ngjarja të kujton revistën ”Alternativa” të Lubjanës, kur në vitet '80-ta, në kohën kur po niste shkatërrimi i Jugosllavisë, në rubrikën ”Sulltani dhe kabineti” shkruante për hiqakademikët si Hasan Kaleshi, Sureja Popovci e Hajredin Hoxha, që vepronin në shërbim të Serbisë kolonizatore për heqjen e autonomisë së Kosovës në Federatën Jugosllave.
Megjithatë, unë mendoj se “fajtor” është Ramiz Kelmendi, sepse nuk ka dorëzuar ndonjë kërkesë për pranim në AShA të Kosovës. Gjithashtu AShAK ka pasur frikë edhe prej Rexhep Hoxhës, i cili ç’prej se e ka kundërshtuar shpërblimin me emrin e poetit titist “Fahredin Gunga”, tani “akademistët” kanë frikë se Rexhep Hoxha, përndryshe poet i poetëve shqiptarë, dhe atë prej djepit deri në universitet. Ju lutem, më gjeni ndonjë shqiptar që nuk ka lexuar dhe që nuk është rritur me poezi, tregime, romane, apo kritika të tre krijuesve kombëtarë: Rexhep Hoxhës, Ramiz Kelmendit dhe Adem Demaçit, pa përmendur aktivitetin revolucionar të Demaçit, që me romanin e tij “Gjarpijt e gjakut” e tronditi Jugosllavinë Fashiste? Ndryshe me Azem Shkrelin, Fahredin Gungën me kompaninë e tyre titiste, që janë betuar për vazhdimin e rrugës së Tito shovinistit, përkundrazi Rexhep Hoxha, Ramiz Kelmendi dhe Adem Demaçi mbarë rininë shqiptare e këshilluan të mësojnë dhe të luftojnë për çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serbosllav dhe bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare me shtetin amë - Shqipërinë. Këta tre trima shqiptarë kurrë nuk i thanë rinisë shqiptare shkoni pas titistëve, por shkoni pas gjurmëve të luftës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare, në mënyrë që me armë e dituri të vazhdojmë rrugën e tyre për emancipimin e popullit shqiptar dhe bashkimin e vendit tonë.

Suedi, 4. 04. 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Beqir Elshani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 31 vizitorë
Lexuar: 689 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi