Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KANDIDATI PA TELEFON
Publikuar më 09 qershor, 2015 në orën 13:54 ( ) Beqir Elshani | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Tregim satirik

Në klasë mbahet provimi shtetëror me shkrim i maturantëve për regjistrim në universitet dhe për punësim. Të gjithë kandidatët kanë telefona celularë me vete, siç thuhet "telefona të mençur", kështu që në rast nevoje mund të pyesin të afërmit e tyre, por edhe të lexojnë shënimet në internet sipas pyetjeve në provim. Vetëm një kandidat nuk ka telefon celular, prandaj arsimtari i afrohet dhe bisedon.

- A ke telefon celular? - e pyeti arsimtari kandidatin me fletore për hartim në bankë.
- Jo, - u përgjigj kandidati.
- Më vjen keq, nuk lejohet pa telefon... - i tha shkurt arsimtari me fytyrë të ngrysur.
- Unë kam dy telefona celularë, merre, mund ta shfrytëzosh gjatë provimit, - tha një kandidate, që mundohej t'i vinte në ndihmë fatkeqit.
- Faleminderit, zonjushë! ...nuk di të përdor telefonin celular. Kurrë në jetën time nuk kam pasur telefon, - tregoi kandidati, ndërkohë që të tjerët klithën nga habia. Për herë të parë në jetën e tyre po takonin një kandidat pa telefon.
- I nderuar, duket se vjen nga stanet baritore, edhe pse dihet që telefonat celularë kanë marrë botën, - tha një kandidat me tallje.
- Ke të drejtë, jam bari dhe vij nga një fshat malor. Mirëpo derisa ju jeni të pajisur me telefona teknikë, unë jam i pajisur me libra shkollorë, - tregoi kandidati pa i luajtur qerpiku.
- Më falë, që po të them... je shumë i prapambetur. Sot nuk ka njeri pa telefon celular, deri edhe fëmijët në djepa mbajnë telefon, kurse ti, jo që nuk ke telefon celular, por as nuk di ta përdorësh, - e qortoi kandidatja që deshi t'i japë telefonin e saj.
- Përkundrazi, i prapambetur mund të quhet një njeri që nuk lexon, jo që nuk di të përdorë telefonin. Prandaj zonjushë, aftësia tregohet me libër, jo me telefon kompjuterik. E meta ime është që unë kam ardhur në adresë të gabuar, - ia ktheu kandidati pa telefon zonjushës bamirëse.
- Për mendimin tim, unë më me ëndje rri e pamartuar se pa telefon. Ky është bandilli im, - tha një kandidate duke puthur telefonin celular.
- Mos u brengos, djalosh! Ti mund të vish edhe në afatin tjetër, për të cilën shpresoj se do të bëhesh me telefon, - tha arsimtari që mundohej ta qetësonte kandidatin.
- Nuk e kam ditur që në provim duhet pasur patjetër telefon, përndryshe do ta huazoja me kohë prej dajës; tekembramja mund ta blija dhe do të kisha ushtruar para se të vij në provim, - u arsyetua kandidati para të gjithëve në klasë, ndërkohë që kandidatët tjerë po habiteshin.
- Djalosh, më vjen keq, duhet të dalësh prej klasës. Herën tjetër telefonin celular merre me vete dhe eja në provim, - ia preu shkurt arsimtari dhe kandidati doli prej klasës. Ndërkohë që kandidati pa telefon celular po dilte prej klasës, të tjerët e vështronin njëri tjetrin me habi, sikur të flitej për ndonjë ujk.
- Arsimtar, me që kandidati pa telefon na mori kohën, kërkojmë që koha e provimit të zgjatet pesëmbëdhjetë minuta, - u ankua një kandidat në bankën e fundit.
- Pajtohem, por vetëm pesë minuat, jo më shumë, - miratoi arsimtari korrekt.
Të gjithë nxënësit filluan të shkruajnë. Disa shkruanin duke dëgjuar muzikë me mikrofon në veshë, prandaj sipas nevojës mund të shikonin shënimet në internet dhe sakaq përgjigjet i shënonin në provim. Për habi, gjatë tërë kohës asnjë kandidat nuk kërkoi leje për të shkuar në nevojtore, të gjithë qëndruan brenda në klasë, aspak nuk ishin të shqetësuar nga ethet e provimit. Që provimi ishte me të vërtetë demokratik, u pa me largimin e kandidatit pa telefon. Kështu kërkojnë rregullat e arsimit bashkëkohor, prandaj kandidatët duhet t'i përmbahen. Fundi i orës së provimit me shkrim po afronte, ndaj kandidatët duke ia dorëzuar hartimin arsimtarit, nuk harronin ta përshëndetnin.
- Profesor, jeni i mrekullueshëm! - e përgëzoi kandidatja dhe me buzëqeshje doli prej klasës ku mbahej provimi shtetëror i maturës.
Për habi, asnjë kandidat nuk ngeli në provimin shtetëror, të gjithë kaluan.

Suedi, 6.06.20015


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Beqir Elshani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 29 vizitorë
Lexuar: 632 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi