Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PRAPË PO I BJEN VESHIT TË VET, SAMI ISLAMI I INTERNETIT!
Publikuar më 17 qershor, 2015 në orën 19:26 ( ) Tafil Duraku | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
REAGIM ME SHKAS

Kundërreagim ndaj “shkrimit” të Sami Islamit, me titull: “Kur në funksion të ‘argumenteve’ përdoren shpifjet dhe sharjet?”, publikuar tek www.albaniapress.com, më dt. 16 qershor, 2015

Nga “reagimi” i sërishëm i Sami Islamit, kuptova qartë se ato që është dashur t’ia thotë vetes së tij, aifarë Sami Islami, “kritik letrar”, “publicist” dhe “gazetar” i njohur, m’i paska mveshur e hedhur, “intelektualisht”, si të shara e fyerje, mua! Në radhë të parë, Kush shau e fyeu i pari?... Por, duhet ta dijë Sami Islami dhe të gjithë si ai, që shpifjet kolektive dhe individuale të shqiptaro-titistëve, që bëhen kanaleve të tyre të njohura, kohëve të fundit edhe me internet, bile, me shumë finokëri e agresivitet, nuk m’i luajnë as qimet poshtë!...

E dimë që e vërteta djeg shumë. Prandaj, togëfjalëshi “shqiptaro-titist” ia paska humbur pusullën krejt dhe paska çorientuar tej mase Sami Islamin, i cili, me këtë sjellje arrogante, tok me shokët e tij, duan ta “mashtrojnë” Shqipërinë dhe shqiptarët e tejkufirit artificial ndërshqiptar, se, kinse, shqiptaro-titizëm dhe shqiptaro-titistë nuk ka pasur kurrë ndër shqiptarët dhe mbi faqe të dheut! Bah!…

Edhe ky “reagim” i Sami Islamit, sikurse edhe i mëparshmi, në radhë të parë, e tregon varfërinë elementare të diturishkrimit, kur, që në fillim, e shtrëmbëron titullin e reagimit tim me shkas, duke e keqshkruar plotësisht, “Përkitazi me reagimin e Tafil Durakut “Tellalli shqiptaro- titist të internetit Sami Islami”, gjë që tregon se ai nuk di as të kopjojë, e lëre më të shkruajë! Dhe, kjo mënyrë “shkrimi” e tregon edhe më qartë se ai është detyruar t’i mbrojë me “argumente” – “argumentet” e shkrim-reagimit të parë! Madje, “dijetai” i madh, nuk ka kursyer t’i tregojë as muskujt e tij shqiptaro-titistë!...

Dhe, që ta kuptosh plotësisht Sami Islami, shkrimi i yt lëre që nuk ma ka humbur logjikën, por, nuk ka mundur të ma lëvizë as edhe një qime të vetme, sepse, “shkrime” si ai “regaimi” i yt as që meritojnë të lexohen. Por, meqë e pashë emrin tim, u detyrova ta lexoj, përndryshe, çfarë e çka shkruajnë shqiptaro-titistët kurrë nuk kam qenë i interesuar të bjerrë kohë pas pordholigjisë së tyre, tashmë të njohur, “patriotike” e “shqiptare”!... Tafil Duraku është shkollë tjetër, të cilën shqiptaro-titistët nuk arrijnë ta kuptojnë kurrën e kurrës.

Por, ti, Sami Islami, kur i thua vetes “krijues” dhe “kritik”, duhet ta kuptosh se nuk është sikur ta thuash të vërtetën, sikur ta shashë të vërtetën që thuhet. Ti e ke sharë autorin dhe të vërtetën që është thënë përmes poezisë, bile, atë e ke bërë me nëntekst! Dhe, për të qenë shumë i sinqertë, unë, kurrë në jetën time nuk kam qenë me shqiptaro-titistët dhe as me kolegët e tyre që ti dëshiron t’m’i bësh “kolegë” me “dhuntinë” tënde prej “kritiku”-ci! Por, që ta kuptosh se nuk jam unë ai që të “urrehen kolegët”, sepse, me shqiptaro-titistët kurrë, në jetën time prej shqiptari, nuk kam qenë “kolegë” dhe as në vijën e tyre antishqiptare! Prandaj, ata “kolegë tu” dhe ti, që keni qenë dhe keni mbetur në vijën antishqiptare të veprimit thellësisht “shqiptar” e “patriotik”, duhet të këndelleni prej verbërisë së “bashkim-vëllazërimit” të shkuar me shkie e sllavojugorë!

Ti, qënke nisur një rruge qorre, sepse, nuk jam unë ai që kam falënderuar as që falënderoj shqiptaro-titistët dhe grupet shqiptaro-titiste të të “burgosurve politikë shqiptarë”, të cilat e sollën edhe luftën e lavdishme të UÇK-së në këtë derexhe, sa t’i vijë keq edhe Dreqit në Përrua të Keq dhe Zotit në Qiell, për të gjitha pabesitë që iu bënë dhe po i bëhen UÇK-së dhe luftëtarëve të saj, veteranëve të radhëve të para të ushtrisë më të lavdishme shqiptare deri në ditët tona, sepse, aty u panë dhe hetuan herët dorëzat e shqiptaro-titistëve, “politike” dhe “ushtarale”!

Nuk më habisin fare ato “argumente” që sjell me “reagimin” tënd kolektiv, shqitaro-titist, as fyerjet publike që më bën, sepse, e di që shqiptaro-titistët si ti gjithmonë ua kanë ndërsyer shqiptarëve dhe intelekktualëve si Tafil Duraku, tërë zinxhirin e “drejtësisë” kolektive shqiptaro-titiste dhe i kanë vënë para gjyqit, ku ke shumë dëshirë të më shohësh edhe mua, si ndër intelektualët e vetëm që me guxim i janë kundërvënë politikës antishqiptare të shqiptaro-titistëve si ti, madje, edhe të qarqeve të kalibrit tënd “intelektual”, prej kritikucësh të njohur!

Po, mirë, ore kiq njeriu, pse Tafil Duraku të mos e këtë të drejtën ta quajë veten intelektual, kur të gjithë shqiptaro-titistët, të tillë si ti, e me kotillë shqiptaro-titiste si ti, nuk pushojnë të trumbetojnë me të madhe dhe ta quajnë veten “intelektualë”, “të burgosur politikë” dhe “të merituar të kombit e atdheut”, madje, edhe “veteranë” e “luftëtarë të radhëve të para të UÇK-së”, për t’ia rezervuar vetes të “drejtën” që të mrizojnë hijeve që ua pat lënë “amanet” Titoja dhe Ibrahim Titoja(!) Ti, ke qenë në gjumë polar kur kam shkruar për petullat me ujë titist të Ibrahim Rugovës!...

Ti, kërkon të të them edhe gjëra të tjera, dhe më detyron të t’i them publikisht, sepse, unë jam ai që pëshurri majave tuaja shqiptaro-titiste të “poetikës”, “gazetarisë” apo të “publicistikës” së sëmurë kronike, me pasardhësi e diagnozë të qartë e të hapur “komuniste”, shqiptaro-titiste e “demokratike”!.

Çfarë “demokracie” i ofroka Sami Islami qytetarit shqiptar, madje, poetëve shqiptarë, duke mos ua dhënë as të drejtën elementare të të shprehurit poetik, qoftë edhe me sarkazmën më të thellë?!... Aspak e çuditshme, nuk pritet gjë tjetër prej shqiptaro-titistëve UDB-asho-KOS-istë dhe prej sojesorollapit të tyre, që e kanë bërë lesh e li edhe Tiranën shqiptare, ku i patën sy e mendje shqiptarët e trojeve të pushtuara shqiptare dhe Tafil Duraku me ta. Po shihet qartë agresiviteti i atij Samiut të islamëve që “nuk e njihkam”!...

Mos kujton se do të më frikësosh me kërcënimet tuaja “shqiptare”, kolektive, të shokëve e miqve të tu UDB-asho-KOS-istë! Tafil Duraku, ka qenë është dhe mbetët burrë shqiptar, dhe, jo “Kosovar” kurrën e kurrës, për të gjallë timin, sepse, “kosovarët” janë pjellë dhe pjesë e shqiptaro-titistëve si ti!... Po, a prapë po të kruhet veshi, a? Mos pot ë kruhet më poshtë, e vaj halli?! Nga fotografia del se je një njeri i pispillosur, dhe del publikisht e e kërcënon Tafil Durakun, madje, edhe me Ligor Shytin! Mos, ore “burrë”, se e çele n’gjak! E rope veshin tënd pa nevojë!...

Ja çfarë e kanë detyruar të thotë, Sami Islamin, citojmë: “Unë isha në manifestimin e Përmetit. U kënaqa me programin që u dha, por kurrë s’ma kishte marrë mendja se në atë manifestim të jetë i fuar edhe një i sëmurë psikik me emrin Tafil Duraku!” Dije, se në atë manifestim poetik më kanë ftuar shqiptarët, më ka ftuar juria dhe vlera e poezisë sime, se, e di dhe e kam shumë të qartë se po të varej prej shqiptaro-titistëve da(m)utdemakuçkoviçistë dhe shyqrikralicistë&Co, nuk do të ftohesha kurrë, mësa po ftohem tash e tre vjetë, në Prizren, nga LSHK!

Tafil Duraku “i sëmurë psikik”?! Ndalu, ore “burrë”, merr frymë pak! Këtë mund ta thotë e pohojë vetëm një njeri i parapaguar prej shqiptaro-titistëve UDB-asho – KOSistë dhe askush tjetër, sepse, ata i ka mësuar Titoja se si duhet të sulmohen njerëzit, për t’i linçuar ata. Madje, për ta parë opinioni shqiptar dhe z. Ligor Shyti, me të cilin më kërcënon “shqiptari” dhe “patrioti” Sami Islami, autori “meritëmadh” i “reagimit”, sintagmën “i sëmurë psikik” e përmend disa herë, për t’i treguar opinionit shqiptar se i sëmuai i madh psikik është vetë Sami Islami, fytyrëpispillosur!

Ja çfarë thotë, Sami Islami, të cilit, për arsye të njohura, nuk mund t’i them “zotëri”(z.), citojmë: “Se në Kosovë ka gjela që kokorisin maje plehut, si ti, dëshmon një “vlerësim” “brilant” yti kundër meje.”

Gjelat nuk kakarisin, por, këndojnë, Sami Islami, he, “ta hagërsha shkollën”! Bërllokun dhe plehun e kanë krijuar dhe bërë shqiptaro-titistët “komunistë”&Co e tyre “demokratike”, dhe, natyrshëm dalin gjela dhe këndojnë këngët e tyre, për t’i zgjuar njerëzit (sidomos, shqiptarët, nga gjumi i arinjve polarë, nga gjumi i “mbrojtjes së pragut të shtëpisë”, nga gjumi i “liri-demokraci”-së), që është detyrë mbi detyrat e çdo poeti e shqiptari…

Ja, edhe çfarë tjetër thotë në “reagimin e tij të dytë”, “burri” i pispillosur, citojmë: “Duket se reagimin e ke shkruar në gjendje inati z. Duraku! Kjo shihet qartë nga fjalori që përdor. Po s’ke faj se emocionet e paskan bërë të veten! Të paskan kapur përpara, e kur të marrin ato, vend për logjikë s’të lënë (le që ti s’ke logjikë edhe ashtu!)!” Në radhë të parë, duhet t’i them opinionit shqiptar, dhe, jo, assesi, Sami Islamit, se “inat” nuk e kam asnjë shqiptar, ama, shqiptar të vërtetë dhe nuk kam arsye të shkruaj “në gjendje inati”, por, po shihet qartë se ai që nuk ka asnjë logjikë është vetë Sami Islami, i cytur nga të tjerët shokë e miq “shqiptarë” që të më sulmoj dhe të ma ndërsejë krejt UDB-në dhe KOS-in e vet edhe në Shqipërinë territoriale!...

Shihe ti poshtërsinë tjetër të Sami Islamit, citojmë: “Po ku koritet Tafili ore? Po një “krijues” . “poet”, “publicist” si Tafili nuk e ka gajle për kori. Këtë kori ai e mban lule mbi kapuç dhe shetit katundit e qytetit me krye përpjetë! Kështu është puna me ata që pajtohen me turp, si Tafili!”

Në radhë të parë, të gjithë ata që më njohin, e dinë se Tafil Duraku kurrë, në jetën e tij puro shqiptare, nuk e ka “çuar kryet përpjetë” as nuk ka ecur me “krye përpjetë”, as nuk ka bërë diçka për “kapuç t’madh”, siç po bën aifarë Sami Islami i kotillës së islamëve!...


Ja me çfarë “argumentesh” më kërcënon Sami Islami: citojmë: “po jam ai që ke për të më mbajtur në mend gjithë jetën, se kam për t’i qitur në fushë të gjitha pisllëqet që i ke bërë!” Shih, ti, njëherë, poshtërsinë me brirë të Islamit! Teveçeli, njëherë! Po, ti, qenke krejt “avdall”, ore, ddudallë! Po, kush t’i tregoi e tha “pisllëqet” e mia? Për “pisllëqe”, ti, sigurisht, do t’i përdorësh si “argumente” shpifjet e qarqeve të UDB-asho – KOS-istëve shqiptaro-titistë, por, do ta marrësh përgjigjen “n’këmbë e n’dorë”!...

Shihni çfarë “argumenti” përdorë, Sami Islami! Citojmë: “Po si mund të quhet Tafil Duraku “intelektual” ore?” Tafil Duraku është dhe mund të quhet intelektual (pa thonjëza). Por, ajo që më shpifë ti mua, vlenë vetëm për ty dhe për sojin tënd “intelekktual” shqiptaro-titist!...

Për ta treguar “diturinë” e tij “shqiptare”, rrëfehet si në zyrat e UDB-së dhe të KOS-it shqiptaro-titist jugosllav, citojmë thënien e tij: “Tani hyjnë në punë muskujt dhe trimëria, e jo kultura dhe poezia! A ka menduar, paraprakisht, ky burrë Kosove, me mustaqe se ai, të cilit ia adreson ato të shara, do të mund t’ia kthente në fytyrë një për një? A e ka menduar ky burrë Kosove (por jo “poet” e as “intelektual”, se poetët dhe intelektualët nuk përdorin kësi fjalësh) se ashtu siç ka poetë , e poetë, krijues e krijues; ka edhe asi që t’i fusin fjalët andej nga i ke nxjerrë! Del dikush me mustaqe më të mëdha se tuat dhe çfarë do të bësh ti pastaj? Ku do t’i fusish ato fjalë ti burrë Kosove me mustaqe? Sigurisht do t’i fusish andej nga i ke nxjerrë, apo jo?! Boll keq për një burrë që besoj se ka edhe familje! Po a nuk te vjen turp, o I shkretë, nëse reagimin tënd e lexojnë fëmijët e tu ore?” A e di Sami Ziu, se kur njeriu nuk merr vesh, dhe u hyn punëve pa punë, i dalin edhe të papritura!(!Sic!)

Jo fort larg dhe jo fort moti, ai soj “shqiptarësh” e “patriotësh” i kërcënonin, i mbysnin dhe i vritnin shqiptarët me dru dhe i ekzekutonin me armë dhe metoda të ndryshme, të shumta, krimi. Tash, sërish (po kujtojnë) u ka ardhur vera kah dera! Po bëjnë pak më zi se në kohën e tyre antishqiptare të Titos. Po na kërcënojnë duke na linçuar nga jeta e jonë shqiptare, në Shqipërinë tonë të copëtuar, e me shqiptarët e përçarë. Po na lënë pa bukën e gojës vetëm pse nuk pajtohemi me shqiptaro-titistët. Po, çfarë zerzelje të paska rrokur Sami Ziun, kur e përmend “familjen”? Po dukesh cullak, cipricullak, së bashku me “familjen”, o Sami Zeza!

Ma pat lënë babagjyshi një fjalë të mirë, të urtë: “Biro, faqen e zezë s’ta hjekë as lëkura, as leshi!”, Ti, nuk qenka rend se ke lesh diku, por, as lëkurë hiç se hiç. E, ty, pushka top t’u bëftë, se, vetë e nise “luftën”, në krye me Shyqri Kralicën!...

Harroje përgjithmonë togfjalëshin se Tafil Duraku është “burrë Kosove” (të cilin e zë ngoje disa herë!) Tafil Duraku me të gjithë shokët e tij, është dhe mbetët vetëm Burrë Shqipërie, sepse vetëm ky togfjalësh më ka ndenjur dhe më rri mëse miri! Ndërsa, ato që sajon i tejsëmuri psikik, Sami Islami, është punë e tij dhe punë për të, për sajesat e tij “patriotike” e “shqiptare”!...

Shikoni, çfarë më thotë tjetër, si “sëmuri psikik” që “jam”: “Po ku kërkon falje një gjysëm intelektual, një gjysëm poet një gjysëm publicist ore? Jo, jo, mos më kërko falje Tafil!” Kurrë nuk e kam bërë punën që t’i kërkojë falje dikujt, e, mëse paku Sami Islamit, i cili e futi therrën në “këmbë të shëndoshë”, me “reagimin” e parë, dhe që në reagimin e dytë m’i tregon muskujt shqiptaro-titistë, duke u orvatur ta cysë edhe z. Ligor Shyti në “sherr” me mua! Kështu ka bërë UDB-a dhe KOS-i gjithmonë, dy shqiptarë bashkë s’i kanë lënë!... Kjo qenka edhe detyra e Samiut!...

Po mendon se e frikëson Tafil Durakun, me kërcënime të UDB-asho – KOS-istëve shqiptaro-titistë, që duakan të më akuzokan edhe në Përmet, para z. Ligor Shyti!... Kjo që thotë Sami Islami, i ka rrënjët pikërisht atje ku them unë, sepse, detyrë e shqiptaro-titistëve “shqiptarë” dhe “patriotë” ka qenë, është dhe mbetët përçarja e shqiptarëve dhe copëtimi i Shqipërisë… UDB-asho – KOS-istët, fillimisht, i shtrinë “rrënjët” e tyre në Tiranë dhe në qytete e katunde të tjera të Shqipërisë, për të vazhduar me programin e tyre “komunist” të të “paikuadruarve” dhe të “vetëqeverisjes socialiste” e të “socrealizmit letrar” edhe në Përmet!?!...

Për ta kuptuar Përmetin dhe rastin e “Jurisë së Përmetit”, po i cek vetëm këto pak fjalë, me kuptim të madh, që i tha një njeri i afërt me “Jurinë profesionale: “Sonte nuk u shpërblye poezia. Poezia u vlerësua vetëm kur ishte e koduar. Por, pasi u bënë të njohur autorët e poezive të koduara konkurruese, u shpërblye jopoezia, politika!”

Bile, ai NJERI shkoi edhe më larg, e tha edhe këtë: “E kam ditur që këtej nga ne ka mjaftueshëm mutër, por pse janë edhe më mutër ata të Prishtinës, u vërtetua sonte, gjatë ndarjes së shpërblimeve!”…

Po, ku paska qenë Sami Islami, se? Në cilat “istikame shqiptare” paska marrë pjesë e paska zënë pritë? Kush e paska cytur ta “vlerësojë” poezinë time me aq përbuzje “miqësore”!?!...

E paske humbur rrugën në oborrin tënd lëmë thishë, Sami Islami! Dhe, këtë e shohë tek më thua që unë të heshtë, citojmë: “të heshtësh në shenjë pranimi”(!) Po, ti, ore teknefesi i kritikës, pse i bie veshit të Zeqir Gërvallës dhe e quan “titist”, në emrin tim?(!) Kush ta ka dhënë atë të drejtë? Ata që të kanë cytur ta shkruash “reagimin” kundër poezisë sime?...

Jo, Sami Islami, vërtet, ti qenke një shqiptaro-titist i ndyrë, edhe një petull tjetër me ujë titist e Ibrahim Rugovës dhe këtë e tregon qartë “paanësia” e jote prej “kriitiku”(ci), “poeti”(kuci), “shkrimtari”(tikuci) e letraxhiu të njohur, tashmë, në letrat shqipe. Ke bërë emër të madh!... A po mund ta bartni hijen tuaj jugosllave, shqiptaro-titiste?...

Shqiptaro-titistët nuk na kanë frikësuar kurrë, por, edhe më pak na frikësojnë “të burgosurit politikë shqiptarë”, si krah i tyre i gjallë. Pasqyrë për ta parë këtë që e them e ke luftën e lavdishme të UÇK-së, pjesë e së cilës kam qenë që nga fillimi (dhe jam i pari që kam hequr dorë publikisht, sepse, nuk dua dhe nuk pranoj, për të gjallë, që lufta ime të kontrollohet prej “shqiptarëve” dhe “patriotëve” shqiptaro-titistë), por, gjithmonë, kam jetuar dhe jetoj i pakontrolluar prej shqiptaro-titistëve dhe prej një kategorie të “të burgosurve politikë shqiptarë”…

Ua kujtojmë shqiptarëve, opinionit shqiptar dhe shqiptaro-titistit Sami Islami se shqiptaro-titistët dhe politikat e tyre anti UÇK dhe antiShqipëri, e sollën luftën e UÇK-së në këtë derexhe dhe në këtë pikë poshtërimi! Shoku për shokun qet pushkë, e, po shihet qartë se shqiptaro-titisti Sami Islami qiti pushkë për shokët e tij shqiptaro-titistë, duke mbrojtur internetikisht politikat e tyre “shqiptare”, “poetike”, “letrare”, “shpërblimet”, etj.

Sa të rrezikshëm janë shqiptaro-titistët, askush s’e di, pos atyre që e kanë studiuar në hollësi veprimtarinë e tyre antishqiptare. Ata (shqiptaro-titistët UDBasho-KOSistë) edhe sot e gjithë ditën po orvaten ta kthejnë pushtetin e Tiranës shqiptare kundër shqiptarëve të vërtetë, siç vepron tash Sami Islami, me dofarë reagimesh, u thënçin!

Shiheni, njëherë, Samiun, në vend se ta trusë prapanicën, sërish më sulmon dhe me kërcënon me shokët dhe miqtë e tij “shqiptarë”, madje, edhe me z. Ligor Shyti, për të cilin kam një bindje shumë të mirë, shqiptare, dhe konsiderata të veçanta për atë njeri shqiptar!...

Duhet ta dijë Sami Islami se “penat më të forta” që ai i cilëson në “reagimin e tij”, në Kosovën e pushtuar shqiptare, kanë qenë penat e njohura e të dëshmuara të ‘bashkim-vëllazërimit” të shqiptaro-titistëve me serbosllavët dhe me sllavojugorët!
Ta shohim, tash e tutje, me turrin që je nisur, sa do ta ngacmosh mizën nën kësulën tënde shtiracake, “letrare”?

Burojë, më 17 qershor 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 65 vizitorë
Lexuar: 887 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi