Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
DRENICA E PUSHKĖS DHE E PENĖS
Publikuar më 05 dhjetor, 2017 nė orėn 19:40 ( Para 5 ditė e 16 orėve ) Kulturė |
Rrit madhësinë e shkronjave
(Vėshtrim pėr librin e Bedri Tahirit, Toponimia e Galicės, Prishtinė, 2014)

Prelud
Pena mėmėdhetare gjithmonė u ngre njė himn pushkėve liridashėse, krismave tė saj qė kumbuan si himne lirie, nė mbrojtje tė pragut stėrgjyshor, prandaj nė sfondin e njė simbolike tė veēantė, Bedri Tahiri bashkon tehun e sopatės, grykėn e pushkės dhe majėn e penės.
Ai bashkon nė sfondin e penės sė tij atdhetare, nė qėllimin e tyre tė shenjtėruar: Ahmet Delinė, Azem Galicėn dhe Hasan Prishtinėn.
Prandaj, kjo penė e cila e bėn mishėrimin e sė djeshmes me tė sotmen dhe gjithsesi edhe me tė nesėrmen e kėtij trualli tė larė me gjak fatosash tė lirisė, kjo penė e cila pėrndritė flakėt e pushkėve kryengritėse, ėshtė gjithė gjakim e frymėzim nė shpalim tė epikės sė njė heroizmi qė rron ndėr shekuj e qė pėrkon aq shumė me atė tė eposit tė kreshnikėve.

Kjo penė, jo rastėsisht, sikur takohet me lahutėn pėr tė gdhendur nė kujtesė kronikat e ditėve tė pėrgjakshme. Si nėpėr mitet dhe legjendat, edhe pena e shkrimtarit dhe studiuesit ndalet tek numri shtatė. E pėrkushtimi pėr ta pėrshkruar Rrethimin e Shtatė tė Galicės, nuk ka se si tė mos na e pėrkujtoj pėrkushtimin e Marin Barletit pėr ta pėrshkruar Rrethimin e Shkodrės.
Galica kalon nėpėr rrathėt e ferrit qė ia kanė ngritur hijenat grabitqare, por kjo penė qė u rri si njė sogjetar amshimi kokave krynegritėse tė Galicės sy-shqiponjė, dėshmon se Galica, e me tė edhe e gjithė Drenica trime, ngjallet herė si feniks prej hiri e herė si salamander prej zjarri:
“Nė mesin e kėtyre vendbanimeve me tradita luftarake e patriotike, emri i tė cilave na ngjall ndjenja tė veēanta respekti e admirimi, qėndron edhe fshati Galicė. Galica, me gjakun e bijve dhe bijave tė veta, nė ēdo gur e nė ēdo shkėmb, e shkroi historinė e pashlyeshme, e cila i sfidoi tė gjitha historitė borgjeze e tendencioze qė patėn karakter falsifikues e denigrues.
Galica shtrihet midis kodrash e brigjesh gjysmė tė zhveshura nė verilindje tė Drenicės sė Kuqe, mu nė mbarim tė vargmaleve tė Qyqavicės mitike.”
Duke nxjerrur nė sfondin e historisė kryetrimat e lirisė sė mėmėdheut, Bedri Tahiri dėshmon se nuk shkruan pėr pupla tė buta e as pėr sallonet mbretėrore me shkėlqimin e tyre verbues. Pėrkundrazi, ai shkruan pėr fatosat e kombit, pėr prijėsit legjendarė, pėr udhėheqėsit dhe komandantėt tė cilėve, siē do tė thoshte Bajroni pėr trimat e Sulit, armiku nuk ua pa shpinėn kurrė.
Bedri Tahiri ėshtė studiuesi dhe kronisti qė kujton emrat-emblemė, tek shpalos historitė e tyre. Ai dėshmon pėr dhembjen e murosur si nėpėr mitet dhe legjendat, por nė mėnyrė tė veēantė ai shpreh dashurinė e tij pėr ēdo pėllėmbė tė kėsaj toke qė e lindi dhe e rriti, madje-madje duke shėnuar jo vetėm pėr rrjedhėn e krojeve e tė burimeve, por edhe pėr fatin e gurėve tė vendlindjes.
Ėshtė prandaj e natyrshme tė thuhet se ai ka shkelur ēdo shteg e ka rrahur ēdo rrugė, ka bredhur ēdo mal e kodėr tė vendlindjes, duke mbajtur shėnime e duke shpalosu kujtime brezash, nė mėnyrė qė dėshmitė tė mbesin jo vetėm pėrmes asaj qė thuhet, por nė mėnyrė tė veēantė edhe nėpėrmes asaj qė shkruhet.
***
Libri i Toponimia e Galicės, i shkrimtarit, publicistit dhe studiuesit tė pandalshėm Bedri Tahiri, nuk ėshtė thjesht vetėm njė studim pėr toponiminė e Galicės. Mė shumė se kaq, ky libėr ėshtė njė sintezė e njė studimi tė mirėfilltė nga aspekti gjuhėsor, por gjithsesi i shkrirė aq bukur nė njė me historinė, mitin dhe legjendėn. Libri nė fjalė ėshtė dėshmi e qartė se autori ka shprehur gjakimin dhe dashurinė e tij, pėrkushtimin dhe krenarinė pėr Drenicėn, duke shkruar se:
“Nė qendrėn e Dardanisė ilire, gjegjėsisht tė Kosovės sė sotme, shtrihet Drenica heroike. Kjo trevė kreshnikėsh, qė nė antikė njihej me emrin Klaptonik, na e pėrkujton ēdoherė historinė tonė tė lavdishme nė shekuj.
…
Ky emėr (emri Drenicė lidhet me antroponimin Dren-i) kaq i dashur dhe krenar pėr ne, gjithmonė ka qenė dhe ėshtė tmerr pėr armiqtė tanė. Sa e sa herė pushtues tė ndryshėm provuan ta zhduknin nga faqja e dheut, por i lanė kokat e eshtrat nė tė. Kjo fole trimash u bė sinonim i rezistencės dhe i qėndresės mbarėshqiptare pėr liri, pavarėsi e bashkim kombėtar.”
Librit i prinė kapitulli i parė Drenica, ndėrsa autori i qaset studimit tė tij edhe nga prizmi i pėrfshirjes administrative tė kėsaj treve, tė pėrbėrė nga 107 fshatra, duke i renditur ato me pėrpikmėri tė veēantė.
Nė kėtė ndėrthurje tematike, ai i kthehet sėrish tė kaluarės pėr tė dėshmuar se shumėēka qėndron e lidhur fort si mishi me ashtin, prandaj edhe vė nė pah se:
“Edhe pas vitit 1455, kur Kosova pėrfundimisht ra nėn sundimin turk, Drenica mbeti e papėrkulur dhe e panėnshtruar. Kjo zgjati diku deri rreth viteve 1850-1860, kur njėfarė Jashar Pasha, sundimtar i Prishtinės, i pushtoi disa fshatra tė kėsaj treve, tė cilat sot e kėsaj dite njihen me emrin Drenica e Pashės.”
Bedri Tahiri duke shkruar kėshtu pėr toponiminė, ai dėshmon njėkohėsisht edhe pėr historinė. Ai e bėn kėtė nė njė mėnyrė sa origjinale po aq edhe simbolike, duke lėnė tė nėnkuptuar faktin se Drenica ėshtė e butė si dreni nė ėndrrėn e saj tė bukur pėr liri, por nė qoftė se dikush guxon dhe ia prish kėtė ėndėrr, Drenica merr gjak nė vetull. Nga ky prizėm, ai shpalos tė vėrtetat historike nė pikėpamje kronologjike:
“Sidoqoftė, Drenica nė historinė tonė kombėtare, mbetet territor i qėndresės shqiptare, qė secilit pushtues i rezistoi me armė nė dorė. Qė nga Beteja e Kosovės (1389) e deri mė sot, nga kjo trevė dolėn njerėz qė, me pushkė e me penė, luftuan pėr ēlirim, pavarėsim e bashkim kombėtar. Kėshtu nė luftėn e parė kundėr Osmanėve, nė Betejėn e Kosovės, tė qershorit tė vitit 1389, trimi drenicas, Milosh Nikollė Kopiliqi (nga Kopiliqi i Skėnderajt) do ta plagosė pėr vdekje sulltan Muratin I.
Edhe nė luftėn e mėvonshme antiosmane, qė e udhėhoqi Austria, morėn pjesė shqiptarėt. Mė 1689, pas Pikolomenit, kishte rreth 6000 shqiptarė, shumica drenicas.
Emri Drenicė ua shtinte frikėn tė gjithė armiqve me sy lakmitarė. Edhe vetė sulltanin nuk e linte tė qetė nė Stamboll. Sa e sa fermane u nėnshkruan e sa e sa koka pashallarėsh u prenė pėr tė, por kot. Tėrė Ballkani dhe Europa ishin qetėsuar e nė Drenicė ende s’kishte pushtet tė plotė turk. Edhe atėherė kur provuan ta vėnė pushtetin, mė 1891, dėshtuan: Saraji HAMIDIE, midis Llaushės, Polacit e Prekazit, u rrėnua plotėsisht, ndėrsa kajmekami, Kahreman beu, me gjithė nėpunėsit e tjerė u dėbuan brenda natės.”
Duke iu referuar mė tej hegejmonisė serbe, studiuesi dhe publicisti Bedri Tahiri ka pėrmendur faktin se: “Pushteti borgjez serb ia kishte dronė kėsaj ane aq shumė saqė e quante “vend graizish”, pėr tė pėrkujtuar tutje edhe eleboratet e rrangallave akademike serbe pėr shpėrnguljen dhe shfarosjen e shqiptarėve, nė sytė e tė cilėve, siē shprehet autori: “Drenica parashikohej si vendi mė i rrezikshėm, prej nga duhej larguar masovikisht popullsia (shqiptarėt). Vetė mbreti Aleksandėr pat propozuar qė ky territor tė shkatėrrohej plotėsisht.”
Njė kronikė nė vete paraqet fakti se nė kėtė truall jetik kaluan ushtri tė egra, por pėrballė tyre gjithmonė koha nxori trima dhe heronj sypatrembur, tė cilėt dolėn nga gjiri i kėtij populli martir, dhe tė cilėt pena e Bedri Tahirit i kujton me krenari tė ligjshme:
“Numri i atyre qė luftuan dhe rezistuan kundėr pushtuesve turq, austrohungarezė, bullgarė e posaēėrisht kundėr atyre serbė, ėshtė shumė i madh. Nga treva e Drenicės u dalluan: Bejtė Galica, Ahmet Delia, Ramadan Bajraktari, Shaqir Smaka, Azem Bejtė Galica, Shotė Galica, Bekė Galica, Mehmet Delia, Lec Gradica, Zenel Baica, Ilaz Reēaku, Fazli Berani, Bajram e Xhemė Tėrnafci, Halit Bajrami, Mehmet Gjeli, Shaban Mangjolli, Shaqir Pirraku etj.”
Nė qasjen e tij prej studiuesi tė pėrkushtuar autori pėrballė lukunisė sė ēmendur tė “sllavokominsitėve ēetnikė”, vė amanetin gjithmonė actual tė Azem Bejtė Galicės, se “besė me shka nuk ka”. Pėrballė besimit qė kishte Fadil Hoxha nė ta, ai vė sėrish menēurinė e pėrfaqėsuar nga plaku Tair Berisha, i cili duke u pėrballur me Fadil Hoxhėn nė fshatin Berishė, do t’i rikujtonte atij porosinė e madhe tė breznive orėmira: “Mos kij besim te serbėt! Gjithmonė na kanė mashtrue e kanė me u mashtrue”.
Duke shpalosur mė tej emrat e mermerit monumental tė qėndresės heroike dhe duke radhitur hartėn e Shqipėrisė natyrale, studiuesi Bedri Tahiri e shpalos atdhetarizmin e popullit, atdhetarizėm qė si njė pe i kuq koinativ e pėrshkon gjithė historinė e Drenicės trime dhe heroike:
“Brenda muajve janar-shkurt 1945 u bė ploja mbi Drenicė. Gjatė kėsaj periudhe tė ndėrlikuar historike nė mesin e shumė tė tjerėve u dalluan: Shaban Palluzha, Mehmet Gradica, Ahmat e Rifat Galica, Sadik Lutani, Azem Aruqi, Imer Fazli Radisheva, Ajet Gėrguri, Zymer Bajraktari etj.”
Kjo atdheadshuri ėshtė shpalosur me mjeshtri nė prizmin e kundrimit tė historisė edhe pėrmes faktit se populli ėshtė ai qė i nxjerr prijėsit nga gjiri i vet, kurse janė prijėsit atdhetarė - ata qė krenarinė pėr lirinė e vėnė pėrmbi lumturinė, interest kombėtare pėrmbi pasurinė dhe interesat personale:
“Nga treva e Drenicės, nga Polaci, ishte edhe familja e Hasan Prishtinės. Ky ideolog i shquar dhe udhėheqės i palodhur i kryengritjeve tė pėrgjithshme pėr Pavarėsinė e tokave shqiptare, tėrė pasurinė dhe jetėn e dha pėr tė mirėn e kombit dhe atdheut. Lirisht mund tė thuhet se verpimtaria e tij luftarake gjatė muajve maj-gusht 1912 e pėrgatitėn ngritjen e Flamurit nė Vlorė.
…
Dhe, sėrish e njėjta gjė. Amaneti i brezave, mė mirė se gjetkė, u ruajt pikėrisht kėtu, nė Drenicė. Nė hirin e Feniksve tė lirisė u rilind fara jonė ēlirimtare, Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, nė krye me Komandantin legjendar, ADEM JASHARIN, e cila kurorėzoi suksesshėm aspiratat tona shekullore, pra solli Dritėn e Bardhė, solli L I R I N Ė dhe P A V A R Ė S I N Ė!”
Kapitulli i dytė, i titulluar Galica nė faqet e historisė, ėshtė gjithashtu njė kronikė me pėrmasa tė njė poeme tė mirėfilltė, nė tė cilėn shpaloset qėndresa epike e galicasve. E gjithė kjo e paraqitur me njė prolog kaq tė bukur:
“Nė vazhdėn e luftėrave qindvjeēare tė popullit shqiptar kundėr pushtuesve tė ndryshėm, qė pamėshirshėm u vėrsulėn mbi trojet tona, u veēuan disa lokalitete dhe vendbanime pėr njė qėndresė dhe rezistencė tė pėrhershme. Ato, nėpėr vite e shekuj, u pėrballuan rrebesheve dhe stuhive shkatėrrimtare e robėruese, pėr ēka bėnė emėr dhe zunė vend nderi nė faqet mė tė ndritura tė historisė sonė kombėtare.”
Duke pėrkujtuar nė thelb tė kėsaj historie tė lavdishme faktin e shprehur nga dr. Isalm Dobra (pėrmes citimit qė autori ia ka bėrė kėtij studiuesi) se: “Pa Galicė, nuk ka Drenicė!”, Bedri Tahiri nė tė vėrtetė ka dėshmuar se ka shkruar njė poemė epike nė prozė:
“Nė mesin e kėtyre vendbanimeve me tradita luftarake e patriotike, emri i tė cilave na ngjall ndjenja tė veēanta respekti e admirimi, qėndron edhe fshati Galicė. Galica, me gjakun e bijve dhe bijave tė veta, nė ēdo gur e nė ēdo shkėmb, e shkroi historinė e pashlyeshme, e cila i sfidoi tė gjitha historitė borgjeze e tendencioze qė patėn karakter falsifikues e denigrues.
Galica shtrihet midis kodrash e brigjesh gjysmė tė zhveshura nė verilindje tė Drenicės sė Kuqe, mu nė mbarim tė vargmaleve tė Qyqavicės mitike.”
Studiuesi futet kėshtu plot pasion edhe tek e kaluara e emrit Galicė, tek origjina e tij, duke dėshmuar sėrish pėrkushtimin dhe seriozitetin nė studimin e tij tė veēantė, ku vėrehet edhe prirja prej historiani tė formuar:
“Me patronimin e toponimit tė parė, pra me emrin Kolė lidhet edhe vetė emri i Galicės. Kėshtu nė dokumentet e shkruara pėrmendet nė defterin kadastral tė Vilajetit Vėllk, tė vitit 1445, si Kalica dhe Kaliēa. Edhe nė regjistrimin e vitit 1455 del si katund i madh, me 30 shtėpi e me emrin Kalica.”
Bedri Tahiri dėshmohet kėshtu kėshtu si studiues me vėmendje tė veēantė kushtuar fakteve tė rėndėsishme, por ai njėkohėsisht e dėshmon veten edhe si historian e publicist qė nuk lė anash as detaje tė tjera, tė cilat i shpalos nga thellėsia e shekujve dhe tek flet pėr lashtėsinė e vendbanimit Galicės nė raport me toponimet qė e dėshmojnė vetvetiu njė gjė tė tillė, siē ishte toponimi Katuni i moēėm:
“Sipas tė gjithė rrėfimtarėve, pleq qė tashti kanė vajtur nė atė botė, si: Vesel Rexhepi-Haxha, Zenel Haxha, Rushit Syla, Vesel Ujkani, Rrahim Shabani etj., tė parėt e Galicės kanė jetuar afėr Sukės sė Madhe, nė lindje tė vendbanimit tė sotėm. Mirėpo, meqė aty ishte mal i madh, ujqit i kishin sulmuar disa herė, duke e mbytur edhe njė fėmijė, anadj u detyruan tė tėrhiqen mė poshtė, kėtu ku janė sot. Vėrtet, siē rrėfenin mė tė moshuarit, njė mbrėmje dimri tė egėr, njė vazjė e mitur kishte vajtur pėr tė marrė ujė te Kroni i Ēezmės, i cili ishte thellė nė bjeshkė, dhe nė atė kohė bėnte fėrfėllizė e madhe dhe atypari kishin kaluar ujqėrit dhe e kishin rrėmbyer…Dhe, sot e atė ditė ai vend quhet Katuni i moēėm.”
Nuk ka dyshim se nėn petkun e simbolikes, vendin e rrėfimtarėve tė djeshėm e zė studiuesi i sotėm, dhe se vendin e vajzės sė mitur pėrballė ujqėrve e zė Galica, e gjithsesi edhe Drenica gjatė historisė, e zėnė breznitė orėmira pėr ta shuar etjen e lashtė tek kroi i bekuar i lirisė sė ėndėrruar aq shumė.
Nė mėnyrė tė veēantė, duke iu qasur toponimit tė emrit Galicė, nga prizmi i njė studimi krahasimtar, pėrmenden emra studiuesish shqiptarė dhe tė huaj, pėr tė kaluar pastaj tek pėrkatėsia fetare dhe shtrirja gjeografike e fshatit:
“Se galicasit e hershėm, si tė gjithė shqiptarėt, i pėrkisnin krishterizmit, dėshmojnė gjurmėt e varrezave tė vjetra, tė cilat ruhen ende mu nė varrezat e sotme, me emrat: Vorret e moēme, Vorret e vaktit t’moēėm, Vorret e katolikėve.
…
Galica kap njė sipėrfaqe prej 443 h, 41 ari e 62 metra katrorė. Ajo kufizohet me Mikushnicėn, Prekazin, Lubovecin, Ashlanin, Taraxhėn dhe Dubocin. Ka pozitė tė mirė gjeografike dhe strategjike, gjendet nė njė fushėgropė nga tė gjitha anėt me male e kodra gjysmė tė zhveshura shkėmbore.”
Me thekse tė veēanta, autori ėshtė ndalur tek pėrkatėsia e fisit, duke dėshmuar sėrish pėrkushtimin e tij tė veēantė rreth njė studimi sa tė rrallė po aq edhe origjinal:
“Tė gjithė banorėt e Galicės i pėrkasin njė barku dhe njė fisi, fisit KUĒ…Tė kėtij fisi janė edhe Prekazi, Tėrnafci, Abria, Murga, Lutogllava e Pejės, njė pjesė e Tėrdecit, njė pjesė e Lushtės dhe njė pjesė e Mikushnicės, andaj edhe sot e kėsaj dite pjesėtarėt e kėtyre vendbanimeve i ruajnė kėto lidhje dhe nuk lidhin krushqi e martesa.”
Pena i ngre mė tej njė himn pushkės, krismave tė saj qė kumbuan si himne lirie, nė mbrojtje tė pragut stėrgjyshor, prandaj nė sfondin e njė simbolike tė veēantė, Bedri Tahiri bashkon tehun e sopatės, grykėn e pushkės dhe majėn e penės:
“Galica ėshtė histori nė vete. Sakica e Prekazit e Pushka e Galicės janė tė vizatuara nė derė tė mbretit, - thoshte mulla Brahimi i Polacit. Nė fakt, siē dėshmon Mehmet Rukiqi, kėtė mendim e kishte thėnė Osman Kryshevci nė vitin 1954.
Dhe, kishte tė drejtė. Vėrtet pushka e Galicės nuk pushoi qė nga koha e Perandorisė pushtuese otomane. Mė 1908 ėshtė vrarė Bejtė Galica, nė Betejėn e njohur kundėr Shemsi Pashės, qė u zhvillua nė afėrsi tė Deviēit. Gjatė vitit 1917 shumė djem shqiptarė vajtėn xhynli dhe humbėn e u tretėn nė dhera tė huaja.
Pra, nga Galica, qė atėherė nuk kishte mė tepėr se njėzet shtėpi, shkuan pėr tė luftuar pėr tė tjerėt njėmbėdhjetė veta, prej tė cilėve arritėn tė kthehen vetėm dy (Tahir Shabani e Hajdar Salihu)…”
Kjo penė e cila e bėn mishėrimin e tė djeshmes me tė sotmen dhe gjithsesi edhe me tė nesėrmen e kėtij trualli tė larė me gjak fatosash tė lirisė, ka radhitur pastaj emrat e atyre qė mbetėn “diku nė Karpate”. Kjo penė ėshtė gjithė gjakim e frymėzim nė shpalim tė epikės njė heroizmi qė rron ndėr shekuj e qė pėrkon aq shumė me atė tė eposit tė kreshnikėve:
“Kurse, qė nga viti 1912 e deri mė 1924, gjegjėsisht 1926, Azem Galica me Nusen e Maleve-Shotė Galicėn udhėhoqėn ēetat ēlirimtare nė luftėrat dhe betejat kundėr pushtuesve tė ndryshėm: kundėr serbėve, kundėr austrohungarezėve, kundėr bullgarėve dhe sėrish kundėr serbėve.
Mė 15 korrik 1924, me qėllim tė shtypjes sė rezistencės disavjeēare, ushtria serbe filloi sulmin kundėr Arbėrisė sė Vogėl, e cila, qė nga fundi i vitit 1923, pėrfshinte vetėm fshatrat: Galicė, Lubovec dhe Mikushnicė.
Beteja qe e pėrgjakshme. Ushtria dhe xhandėrmia serbe pėsuan humbje tė mėdha. Nga luftėtarėt e lirisė u varėn pak, por, nė shenjė hakmarrjeje u dogjėn tė tri fshatrat dhe u masakruan mbi 80 veta, kryesisht pleq, gra dhe fėmijė. Vetėm nė Galicė u vranė 34 veta.”
Bedri Tahiri nuk ka reshtur sė shpalosuri faqe lavdie tė njė historie pėrplot tė bėma heroike, e ku pa dyshim vend ballor zė figura epike e Azem Bejtė Galicės:
“Edhe kryetrimi mori plagė vdektare dhe, mė 25 korrik 1924, vajti nė pėrjetėsi. Bashkėluftėtarėt dhe Shota besnike ia plotėsuan dėshirėn e tij tė fundit, e lėshuan nė shpellėn e thellė 74 metra nė malet e Pėrēevės tė njohur si Ēuku qė kėrcet. Aty qėndroi deri mė 1971, kur atdhetari sypatrembur, mėsuesi Abdyl Krasniqi nga Drenoci i Vlashit, e nxori dhe e solli nė Galicėn e tij tė dashur. Shota me Plakun e Ēetės, Bekė Hysenin e Galicės dhe me ca jetimė kaluan nė Shqipėri, pėr tė vazhduar edhe mė rezistencėn e armatosur, derisa vdiq nė mjerim, nė Fuhsė-Krujė, mė 4 korrik 1926.”
Pasi ka dhėnė nė detaje numrin e tė vrarėve dhe tė plagosurve “tė asaj dite” tė qėndresės heoike pėr liri a vdekje nė Galicė, Lubovec dhe Mikushnicė (e ku shquhen emra si: Hys Popova-Popovė, Sadik Rama), apo edhe Hafie Avdiu (5 vjeēare), autori i kėtij studimi tė veēantė, ka shpalosur nė stilin prej publicisti dhe pėrmes simbolikės sė shprehjes, fletė pėr fletė luftėrat qė kanė bėrė galicasit pėr liri e tėrėsi tokėsore:
“Galicasit gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhanė ndihmesė pėr ēlirimin e vendit. Ata luftuan nė Jeni Pazar, nė Kolashin, nė Artakoll dhe paskėtaj kudo me Brigadėn e Shaban Palluzhės. Ata pėrjetuan edhe masakrėn e Tivarit dhe marshimin pėr nė Vėrshac dhe Banat. Edhe pas mbarimit tė luftės, shumė trima ngelėn maleve, duke vazhduar edhe mė tutje tė mos pajtoheshin me pushtetin e ri, tė veshur me lėkurė qengji e qė vepronte tė shqyente me dhėmbė ujku.
Galicasit vazhduan edhe mė tutje. Grupe-grupe vajtėn edhe nė luftėrat e Kolashinit, Sanxhakut, Pazarit tė i e deri te Rashka.”
Duke nxjerrur nė sfondin e historisė kryetrimat e lirisė sė mėmėdheut, Bedri Tahiri dėshmon se nuk shkruan pėr pupla tė buta e as pėr sallonet mbretėrore me shkėlqimin e tyre verbues. Pėrkundrazi, ai shkruan pėr fatosat e kombit, pėr prijėsit legjendarė, pėr udhėheqėsit dhe komandantėt tė cilėve, siē do tė thoshte Bajroni pėr trimat e Sulit, armiku nuk ua pa shpinėn kurrė. Njė nga ata ishte edhe tribunėt popullor Shaban Palluzha e Mehmet Gradica, luftėn e tė cilėve populli nuk do ta harronte kurrė por do ta vazhdonte me shpresėn dhe besimin e pathyer se megjithatė, liria njė ditė do tė vinte nė trojet stėrgjyshore tė lara me gjakun mė tė kulluar tė bijve dhe bijave tė kėtij vendi:
“Pas rėnies heroike tė Shaban Palluzhės e Mehmet Gradicės, forcat gjakatare serbosllave u vunė nė ndjekjen e tė gjithė shqiptarėve, veēanėrisht tė atyre qė me armė nė dorė i kishin kundėrshtuar e rezistuar.”
I pėrmasave tė tilla ėshtė edhe episodi i kapjes sė “27 ballistėve tė armatosur nė njė zgafellė tė minierės sė magnezitit nė Galicė…Atė ditė kobtare, mė 9 mars 1945, para tytave tė cerbėrve karpatianė e pane vdekjen me sy”.
Duke pėrkujtuar me krenari tė ligjshme se “as Reforma agrare nuk pati sukses nė Galicė. Kėshtu, gjatė gjithė historisė sė kėsaj mortaje tė zezė, nė Galicė u vendosėn vetėm gjashtė kolonistė”, profesori, studiuesi dhe publicist qė dėshmon pėr historinė, e sheh kėtė luftė brezash tė tėrė si vazhdimėsi tė njė ideali, luftė tė parreshtur tė cilėn e bartėn mbi supet e tyre shtresa tė gjėra tė popullsisė:
“As nė luftėn e fundit ēlirimtare tė UĒK-sė, galicasit nuk qėndruan duarkryq. Mė 5 prill 1998, djemtė e Galicės, para Obeliskut dhe varrit tė Azem Bejtė Galicės dhanė betimin dhe fromuan celulat e para tė Ushtrisė Ēlirimtare, tė cilat vepronin nė kuadėr tė Brigadės 114 “Azem Galica”, gjegjėsisht “Fehmi Lladrovci”. Nė korrik tė atij viti, mė 18 korrik 1998, nė kufirin ndarės shqiptaro-shqiptar, te Rrasa e Zogut, nė Padesh, ra edhe dėshmori i parė galicas I UĒK-sė, djaloshi sypatrembur, Adem Ramadan Ademi. Ndėrkaq, mė 2 maj 1999, nė Studime tė Vushtrrisė ra dėshmori tjetėr galicas, profesori Bahri Rexhep Haxha.”
E nė shpalim tė njė historiė sa tė lavdishme po aq edhe tė dhimbshme, histori pėr tė cilėn qė moti poeti romantik anglez Bajroni kishte shkruar se “nė kėngė dhe nė vajtim u drodhėn fustanellat”, pena sikur takohet me lahutėn pėr tė gdhendur nė kujtesė kronikat e ditėve tė pėrgjakshme. Si nėpėr mitet dhe legjendat, edhe pena e shkrimtarit dhe studiuesit ndalet tek numri shtatė. E pėrkushtimi pėr ta pėrshkruar Rrethimin e Shtatė tė Galicės, nuk ka se si tė mos na e pėrkujtoj pėrkushtimin e Marin Barletit pėr ta pėrshkruar Rrethimin e Shkodrės. Nė penėn e publicistit Bedri Tahiri, Galica kalon nėpėr tė shtatė rrathėt e njė ferri qė pėrmban krime makabre:
“Gjatė kėsaj lufte, Galica pėsoi shumė. Mė 17 mars 1999 e tėra u rrafshua me tokė. Ishte kjo djegia e shtatė e saj gjatė historisė qindravjeēare. Mu pėr kėtė edhe nuk arriti tė shtohet shumė popullata e saj dhe thuajse kurrė burrat e saj nuk arritėn tė mplaken a tė vdesin me kokė nė jastėk. Popullata u dėbua dhe u degdis gjithandej trojeve shqiptare e nė mėrgatė, mbetėn vetėm burrat dhe luftėtarėt e lirisė, tė cilėt pėr asnjė ēast nuk u larguan nga shkrepat e Arbėrisė sė pamposhtur. Pos tjerash, Galica lirisė ia fali edhe 18 veta (14 meshkuj e 4 femra) dhe pati 6 tė plagosur (Fidaim Ademi, Halim Ademi, Sami Zena, Mexhit Zena, Nexhmedin Tahiri-ky ishte kthyer nga Gjermania dhe kishte marrė pjesė nė thyerjen e kufirit, ku edhe ishte plagosur) e 4 tė burgosur (Sejdi Lahu, Ismet Lahu, Mujė Shabani e Fazli Ademi, i cili nga torturat vdiq fill pas daljes nė liri).”
Megjithatė, Galica ėshtė ringjallur nga hiri i vet, si Feniksi dhe, pėrkundėr vėshtėrsive tė shumta, sot gjallon nė trojet e veta stėrgjyshore.”
Kapitulli vijues (i treti me radhė), titulluar Etnokultura dhe agrokultura, me pėrshkrimin e detajuar si dhe me pėrkushtimin e theksuar, sikur shpalos njė nga fletėt e veprės sė Virgjilit Bukoliket dhe Gjeolgjiket, apo edhe atė tė Lukrceit Mbi natyrėn e sendeve. Bedri Tahiri pėrshkon me poetikėn e penės sė tij florėn dhe faunėn e vendlindjes sė tij:
“Pastaj kultivohen mollėt, kumbullat, vojsat, pjeshkat, kajsiat, arrat, hardhia e rrushit, etj.
Sipėrfaqja mė e madhe ėshtė me male, kodra e shkrepa. Prej drunjve mė sė shumti rriten: qarri, bungu, mllaku, blini, molla e egėr, dardha e egėr, uljzja, shkemzja (dru i rrallė me zemėr tė kuqe qė pėrdorej edhe pėr ēaj!), vidhi, shkoza e bardhė, shkoza e zezė, kreket, thana, lajthia, frashni, plepi i egėr, shtogu, bagremi, acacia, rakita, dėllinja, ftoni i egėr…
Kėtu jetojnė shumė kafshė e shpezė tė egra si: lepujt, dhelprat, shqarthi, ujqėrit, ēakejt, derrat, drerėt, shqiponja, bilbili, harabeli, thėllėzat, turreci, qukapiku, qyqja, pėllumbat, dallėndyshet, lejleku, pupėza, huti, skifteri, sokoli, lakuriqėt, laraska, kumria, qafkat, sojkat, sorrat e zeza, dervishi, shotat e egra, shkurtėza, strinca, sorrat laramajke, gautat, takrraēi, vremēi, shpendkeqja, mėllija, korrilat etj.”
Nė mėnyrė tė veēantė ai ndalet tek domethėnia e ndonjėrės nga kėto, si fjala vjen: “brekia (konsiderohet si dru i shenjtė dhe nuk pritet pėr dru zjarri, madje, besohet se po e ngarkove nė qerre do kesh probleme)”, tek kremtimi i “festave tė hershme tė Shėn Gjergjit (6 maj), tė Shėn Markut-Shmarkut (9 maj)”, tek frikėsimi i pemėve: “Atė natė, dy veta, njėri me sėpatė i matej pemės duke i thėnė: A bėn a tė preva?! Tjetri ia kthente: Lėre mos e nguc se nė mot bėn rrush!”, ndalet edhe tek simbolika e futjes sė shpezėve nė rrėfimin popullor: “Edhe fėmijėt i frikėsonin me njė kollokangjė qė kinse vinte natėn dhe kur dėgjonte zė fėmije afrohej dhe mund ta merrte me vete e ta shpiente poshtė tek lumi, nėn rrotėn e mullirit me ujė. Pastaj thuhej se kush rrihej e ngucej mes veti i dilnin ithatat.”
Duke interpretuar domethėnien e veēantė tė ritit, autori ėshtė ndalur edhe tek festat e Shėn Gjergjit:
“Sidomos dy fesat e para (Shėn Gjergji e Shėn Markut-Shmarkut) pėrcilleshin edhe me rite tė ndryshme. Ato dy ditė, njerėzit vesheshin me rrobat mė tė mira qė i kishin dhe nuk punohej fare, veēan nuk lavrohej me qe e me kuaj dhe nuk pėrdorej gjilpėra, sepse besohej se do tė pėsonte bagėtia nga helmimi i gjarprinjve.
Pėr Shėn Gjergj zonja e shtėpisė pėrgatiste njė lloj uji magjik a tė bekuar, me hithėra, shelgje, gjethe e barėra, ngjashėm me atė nė Dhjatėn e Vjetėr 3500 vjet mė parė dhe, ende pa gdhirė, i stėrpikte tė gjithė anėtarėt e familjes nė mėnyrė qė tė kenė shėndet tė mirė. Ushqimi pėrgatitej enkas, pėrshesh me qumėsht e misėrnike, filja e gjėsende tė tjera tė posaēme.”
Pėrveē riteve, ai nuk ka lėnė pa pėrmendur as traditėn e pasur tė kėsaj ane, traditė e cila ndėrthuret edhe me filozofinė jetėsore:
“Kur tė flasėsh pėr traditėn galicase nuk mund tė mos e pėrmendėsh edhe Drekėn e barinjve, qė njihet me emrin Kulaēi. Ai organizohej pėr ēdo vit nė kohėn e verės gjatė pushimit tė mesditės (midis mėngjesit e pėrditės, siē i thoshin ata. Kulaēi pėrgatitej me radhė nga secili bari. Aty mblidheshin tė gjithė dhe, pasi hanin drekėn e begatė me gjithė tė mirat, zakonisht nėn hijen e pemėve, tepsia boshe rrokulisej dhe kur binte mbarė ishte ogur i mirė pėr atė shtėpi dhe bagėtinė e saj, ndėrkaq kur ndodhte qė tė pėrmbysej, ishte njė shenjė e keqe.”
Nė pjesėn Mikrotoponimia (Pika e orientimit: Ftojtė e Tahirit), nė hyrje tė sė cilės autori ka vėnė shėnimin: Gjatė hulumtimit disavjeēar nė terren arrita tė regjistroj 157 toponime, qė ndarė nė grupe, duken kėshtu: male e fusha (43), ara (48), kroje e burime (18), rrugė (9), lugje e livadhe (14), kodra (10), dhe varre (15), jepet njė kontribut i ēmuar jo vetėm pėr tė lėnė tė shkruar si dėshmi gati-gati ēdo gjė qė lidhte me Galicėn, por nė radhė tė parė njė kontribut me vlera tė veēanta gjuhėsore.
Edhe nė kėtė pjesė dėshmohet dashuria pėr vendlindjen, pėrkushtimi pėr tė shpalosur aspekte tė shumta tė kėsaj treve, e qė shpesh gjendet nė domethėnien e emrave.
Kėshtu fjala vjen, duke radhitur Emra malesh dhe fushash, jepen sqarimet pėrkatėse e ku vėrehet qartė se gati secili makrotoponim ka njė histori nė vete:
“Gamnat (P) - mal me drunj tė pėrzier qė kap njė sipėrfaqe bukur tė madhe, me njė lugajė nė mes, me dhe tė shkriftė, ku dhelprat bėjnė strofujt e tyre. Aty, mė 1917, forcat austrohungareze, pas njė beteje tė ashpėr, i zunė dhe i pushkatuan dy vėllezėrit e Azem Galicės, Seferein dhe Zenelin.”
Njė poetikė e veēantė del edhe nga emrat e tjerė dhe sqarimet pėrkatėse lidhur me ta, si pėr shembull: “Lugu i Behramit (V) - kompleks lėndinash e malesh me lisa tė mėdhenj bungu e qarri, tė cilėt nuk rritėn shpejt, sepse rrėnjėt i kanė nė shkėmbinj strallor. Aty-kėtu ka edhe dėllinja.”, “Bregu i Sardovit (V) - kurorė e malit Sardov, nėpėr tė cilin kalon njė rrugė e ngushtė, njė dhiare.”, Sardovi (V) - mal i shpeshtė, myllcak, ku dominon shkoza e zezė…”, “Shpatet (V) - vargmale mbi fshat, me dru qarri, bungu, ulėze e shkemze (dru i rrallė, me brendi tė kuqe qė dikur pėrdorej edhe pėr ēaj), ku ekziston edhe mademi i gurėve, prej tė cilėve janė tė ndėrtuara shumica e shtėpive galicase e edhe kulla e Azem Galicės…Tokėn e ka gurore dhe shumė tė nxehtė, ku, ende pa shkrirė bora, mbin njė lule, koka e sė cilės hahet, tė cilėn vendasit e quajnė kokėrdhocė.”
Edhe pėr emrat e tjerė, theksi vihet mbi kuptimėsinė e tyre. Pėr mikrotoponimin Llugat (V), theksohet se ėshtė njė “mal me thellėsi tė madhe…Pos shkozės, plepit tė egėr, ulzės, brekisė, krekcit, shtogut, ka shum edhe blinj e ferra murrizi.” Pėr mikrotoponimin tjetėr Llugat e rakitis (VL), thuhet se ėshtė njė “mal kryesisht me dru qarri”, pėr ate qė quhet Roga e Blinit (VL), se ėshtė “njė lėndinė midis malit, pėrplot me blinj tė bukur, nga e ka marrė edhe emrin.”
Ndėrkaq, tek mikrotoponimi Kėrpnaja (V), vėrehet gjuha figurative e kuptimit tė kėtij emri: “njė pėrrua i thellė e i pėrthyer me ca lisa tė rrallė e tė mėdhenj, nėpėr tė cilėt mbėshtillen kėrpnaja (kulpra) tė trasha e tė gjata deri nė majėn e tyre, nėpėr tė cilėn nuk kalon thuajse askush.”
Tė njė domethėnie tė veēantė e shpesh dhe me histori nė vete janė edhe mikrotoponimet tjera si: “Shpati i Keq (J) - njė bregore shumė e pjerrtė dhe e pėrthyer keq me drunj tė ndryshėm: qarri, frashri, lajthie, thane, ulze, bliri…Emrin e mori ngase ėshtė gati i papėrshkrueshėm dhe, dikur, tek kalimtarėt ngjallte frikė.”, “Qestat (J) - kompleks i madh malesh gjysmė tė rrafshėta me drunj, kryesisht qarr, bung e mllak, qė rriten shumė shpejt dhe janė tė pėrshtatshėm pėr shfrytėzim.”, “Gjuha e Pirrakut (J) - njė copė mali nė formė gjuhe tė mprehtė, me lisa tė mėdhenj qarri e thana tė vjetra qė nuk u mbahet mend mosha.”, “Gurinat (V) - komplekse arash, malesh, livadhesh, lėndinash e pėrrenjsh. Nėpėr arat e hapura me kazmė kurrė nuk shterrojnė gurėt qė dalin si patatet, nuk ka maden, dhe janė tė pėrshtatshėm pėr ndėrtim.”, “Shapti i Thatė (L) - vargmal qė ėshtė vazhdimėsi e Qyqavicės dhe lidhet me Zmiqin e Kolenėn, duke shkuar deri te Braboniqi. Toka e tij ėshtė shumė gurore, andaj, edhe pse drunjtė rriten mjaft, quhet Shpat i Thatė.” , “Logjet e Bejtės (J) - male nė Bejtė tė Galicės, babait tė kryetrimit tė Kosovės, Azem Galica, i cili ra heroikisht nė betejėn e Deviēit, nė luftė kundėr Shemsi Pashės, mė 1908.” , “Katuni i Moēėm (VL) - njė vend i rrafshėt prej zalli tė murmė midis kodrash gjysmė tė zhveshura, ku dikur jetuan tė parėt e Galicės, qė pėr shkaqe, qė i kemi sqaruar mė lart, u detyruan tė zbresin mė poshtė.”, “Te Tuneli - vend afėr Tunelit tė hapur nė kėrkim tė xehes sė magnezitit (filxhanit). ‘Kjo minierė u zbulua diku nė vitin 1915, kurse nisi tė punojė mė 1929. E hapėn kroatėt nė bashkėpunim me sllovenėt, punimet i udhėhiqte dr. Shėnfaja. Kjo xehėrore punoi deri nė vitin 1954, kur u mbyll pa ndonjė arsye.’ Aty, nė mbarim tė Luftės sė Parė Botėrore, u strehuan galicasit qė nuk donin tė shėrbenin nė aradhat partizane, por iu kishin bashkuar Shaban Palluzhės, dhe pėr pak e pėsuan me kokė.”, “Lisat e Vorreve (V) - lisa shumė tė vjetėr, mbi treqindvjeēarė, nėn hijen e tė cilėve u mbajtėn kuvende burrash e u lidhėn marrėveshje pėr luftėra e kryengritje. Atė mė tė madhin e ka shkatėrruar era para ca vitesh, ndėrsa tė tjerėt (njėri ėshtė trenjakė) ende gallojnė edhe paraqesin monumente tė rralla lashtėsie. Populli ynė krijoi kulte pėr disa objekte materiale e dukuri natyrore. ‘Disa vende publike qė u shėrbenin nė mėnyrė tė veēantė banorėve tė malėsive, si: prona tė pėrbashkėta qė mbaheshin krejtėsisht tė paprekshme, vendpushime rruge ku ēlodheshin ushtarėt, vende tė buajtjes gjatė rrugės, mrize e vendbanime tė veēanta me ujėra tė freskėta, nga shėrbimi qė bėnim ishin vende tė nderimit publik, si vende pelegrinazhi, vende ritesh e ceremonish tė karakterit pagan.’ “
Jo mė pak interesante dhe kuptimplota janė edhe mikrotoponimet e tjera, tė radhitura me me njė pėrkushtim dhe vėmendje tė veēantė, dėshmi se autori sikur nuk do tė lė asgjė pa pėrfshirė:
“Harmoēi (L) - mal i shpeshtė dhe shumė i pėrthyer, gati i padepėrtueshėm.”, “Rrezja e Harmoēit (L) - kurora e malit Harmoē, e kthyer nga lindja e diellit.”, “Lajthishta (J) - vendi qė pėrbėhet kryesisht nga lajthitė, nėpėr tė cilėn kalon rruga kryesore qė lidh Dubocin, Galicėn, Lubovecin e del nė Vojtesh, nė magjistralen Mitrovicė - Pejė.”, “Malet me Gurrė (VL) - masiv malor, mbi kroin Gurra, me lisa qarri e bungu, tė cilėt rriten fare ngadalė, sepse rrėnjėt i kanė me shkėmbinj.”
Edhe nė pjesė Emra arash, shpaloset poetika e veēantė e emrave, bukuria e tyre dhe domethėnia qė shpesh mbartin nė vete si pjesė e njė historie tė veēantė, si:
“Trolli i Azemit (V) - njė rrafshlartė me njė pozitė strategjike, ku dikur ishte kulla legjendare e Azem Bejtė Galicės dhe kryeqendra e Arbėrisė sė Vogėl. Gjatė reformės agrare aty qe vendosur kolonisti Jovan Lekiqi. Sot aty ka nisur tė ndėrtohet Kompleksi Pėrkujtimor “Azem e Shote Galica”. Ka dhe tė kuq dhe paksa si zallishtė e pjekur, njė lloj argjile, qė kur merr thatėsi forcohet si ēeliku.”, “Ara e Lahut (V) - njė pjerrinė e vogėl me dhe tė zi, smonicė, por mjaft e plleshme.”, “Kroni i Bajramit (V) - njė kompleks arash qė shtrihen pėrreth Kroit tė Bajramit, pronė e familjes sė Halit Bajramit nga Luboveci. Ato janė tokat mė pjellore nė Galicė.”, “Gofilet (VL) - ara nė tė rrėzuar, nė lindje tė dielit me tokė tė lehtė pėr t’u punuar, por tė bereqetshme. Ledheve tė saj del njė bari i vėshtirė qė quhet pirrovinė.”, “Arat e Shtojve (L) - njė grup arash pėrreth njė vendi butėsinė me ujė tė mjaftueshėm qė quhet Shtoji.” , “Livadhi i Kolė Bibės ose Kolėbibės (VL) - njė varg arash qė dikur ishin livadhe. Sa herė qė lėvrohen del ndonjė element lashtėsie, copa tullash e tjegullash, qė tregon se ishte vendbanim i hershėm. Nė bazė tė tij edhe e ka marrė emrin Galica. Gjendet tej larg vendbanimit tė sotėm, pėrte bregut, andej nga Taraxha.”, “Kuadrinat (L) - kompleks i madh arash pėrgjatė kodrash gurore, qė populli nė vend qė t’i quante kodrina i quajti kudrina. Janė tė zorshme pėr t’u punuar, pėrplot me guraleca brincak, por shumė tė begata e pjellore.” , “Arat ner shpi (L) - quhen disa ara qė shtrihen nėn shtėpitė e lagjes Veliaj. Pėrbėhen nga dheu smonicė e zezė dhe janė mjaft tė plleshme.” , “Arat e Bejtės (J) - njė rrafshinė e madhe prej mė se dhjetė hektarėsh, dikur pronė e Azem Bejtė Galicės, sot e Bejtullah Sahitit.” , “ Arat e Livadhit (J) - njė kompleks arash malishtė qė shtrihen nė anėn e sipėrme tė livadheve. Janė tė ftohta, tė lehta pėr punė, por tė lehta edhe pėr bereqet.”, “Arat mbi baltak (J) - disa ara mbi vendin e quajtur baltak, i cili deri vonė, nė pranverė, paraqet pakalueshmėri matanė. Edhe kėto janė malishtė, tė lehta pėr punė dhe tė ftohta pėr bereqet.” , “Arat te Falltorja (J) - ca ara tė liga, tė ēelura midis malesh, ku deri vonė ka jetuar njė falltore boshnjake, e martuar pėr shqiptar, qė shkrinte plumb pėr fėmijėt e sėmurė nga syri i keq, mėsyshit.” , “Lugjet (V) - ara tė nxehta qė punohen mė herėt se tė gjitha tė tjerat, sepse shtrihen nė lugje midis kodrash me shkėmbinj tė nxehtė. Janė tė lehta pėr punė, kryesisht pėrbėhen nga zalli i bartur nga kodrat, por janė edhe pjellore, tė ėmbėla pėr bereqet, siē thonė vendėsit.” , “Arat e Vidhave (L) - quhet kėshtu sepse nė ledhat e saj kishte pėrplot vidha tė trashė e tė bukur. nga vidhi e nga drunjtė e tjerė, marangozėt punonin vegla tė ndryshme bujqėsie e amvisėrie (cfurqi, grabuja, tėrplote, lugė, tėhollues, funa, vegje, furka, boshta, shtiza, nalle, qerre, parmendė, saja, bėrdyla, shala e samarė, fytėza, qekėrka, drugėza, krojshe, shpata pėr vegje, kėrryle, fyej, kavallė, nrrojsa, kokat e mėzhnicave, ēiftelitė, sharkitė etj.)”, “Ara te Molla Bosje (P) - arė me tokė mellinė, nė mes tė cilės gjendet njė mollė e madhe qė quhej Molla Bosje.”
Nė pjesėn vijuese tė mikrotoponimisė sė Galicės, tė titulluar Emra krojesh e burimesh, sėrish vėrehet poetika e shprehjes dhe dashuria pėr tė shkruar kronikat e ēdo pėllėmbe tė vendlindjes:
“Kroni i Buēillės (V) - burim i fortė uji bri Udhės sė Kuqe, nė pronat e pėrbashkėta tė fshatit qė shfrytėzohet nag tė gjithė, dikur edhe pėr pije, sot vetėm pėr ujitje e pėr bagėtinė. Quhet kėshtu ngase ėshtė i cekėt dhe uji rrjedh mbi tokė (puēilla-buēilla, pra shndėrrimi i p nė b) uji i tij ėshtė i njohur pėr zierjen e mirė tė fasulės.”, “Kroni i Bajramit (V) - krua midis arash, nė njė livadh ligatinė, pronė e Halit Bajramit nga Luboveci, por qė mė shumė e shfrytėzojnė galicasit.”, “Kroni i Sheljeve (V) - vend butėsinė, i tėri nė ujė, vetėm bari na mbante kur ecnim sipėr saj. Prej aty sot e kanė tė siguruar ujin e pijes disa familje.”, “Kroni i Sordovit (V) - krua i vogėl, me ujė tė ftohtė, qė buron nėn shkoza, nė malin Sordov. Shfrytėzohet pėr pije vetėm nga barinjtė dhe kalimtarėt e rastit.”, “Kroni i Llubureve (V) - dikur burim shumė i fortė, pronė e Galicės, por edhe afėr Lubovecit dhe shfrytėzohej nga tė dy katundet. Sot nga ai vend furnizohet me ujė tė pijshėm gjysma e Galicės (me rėnie tė lirė) dhe ėshtė uji mė i mirė nė kėtė anė, i cili buron nga guri i kuq.”, “Gurreci (VL) - burimi mė karakteristik dhe mė i rrallė nė shkallė mė tė gjėrė. Njė gur i madh, nė njė pėrrua, gjysma e tė cilit ėshtė nė ajėr dhe nėn tė pikon uji nė formė shiu pikėmadh. Pėr tė pirė ujė duhet tė futesh i tėri nėn tė. Gjė qė nga frika rrallė e shuan etjen deri nė fund. Ka ujė shumė tė ftohtė. Barinjtė i milnin delet dhe qumėhtin nė tasa llamarine e futnin nė ujė dhe pėr pak kohė ai vėnonte mazė. Kohėve tė fundit, prej qė lagja Zuēaku e Dubocit e ka marrė ujin nė livadhin sipėr tij, e ka pakėsuar ujin. Pėr ēudi, vitin qė shkoi, mė 2010, guri ishte shembur.” , “Gurra (VL) - siē tregon edhe vetė emri, ishte njė burim shumė i fortė dhe me ujė tė ftohtė qė, kur e pije shpejt, tė binte nė ballė.”, “Kroni i Hatės (J) - burim i pashtershėm mu nėn lajthishtė, bri rrugės pėr nė shkollė, nuk dihet kush i pari e ka ndėrtuar, nuk dihet kush ishte Hata.”, “Kroni i Kudrinės (L) - nė tė rrėzuar drejt Qyqavicės, nė arat e Kudrinės gjendet njė krua me ujė tė ftohtė akull, i cili ėshtė larg rrugėve, andaj shfrytėzohet vetėm nga barinjtė dhe nga argatėt qė punojnė arat.”, “Gurrsheli (J) - ujė i pashterrshėm, qė buron midis livadhi, dikur nėn ndonjė shelgje (gurrė + shelgje = gurrė sheli), i cili ecėn tatpjetė dhe shėrben vetėm pėr bagėtin.”, “Qekerkat (L) - njė pėrrockė e vogėl qė mbledh ujėrat qė nga Kroni i Drumit, Gurra, Shtoji dhe Kroni i Katunit dhe vazhdon pėr nė lumin Kudrina. Atypari kalojnė fėmijėt pėr nė shkollė dhe udhėtarėt, andaj, dikur, nė zigzaget e tij tė rrėmbyeshme ndėrtoheshin ca si mullinj prej tallash, qė silleshin nga valėt e ujit dhe fėmijėt i quanin qekerka.”, “Baltaku (J) - lloj bunace, ku mblidhen ujėrat qė vijnė nga lugjet e Mikushnicės, tė Lubovecit dhe tė Galicės, e qė deri vonė, nė pikė tė verės, paraqiste vėshtirėsi pėr tė kaluar nėpėr tė.”, “Shavari ose Shavarina (L) - burim i fortė uji, nėn njė butėsinė pėrplot shavar, qė, siē rrėfejnė tė vjetrit, dikur moti, kur burrat kishin vajtur nėpėr luftėra tė largėta, gratė kishin bartur gurė me zavjaēa dhe e kishin murosur kroin.”
Bedri Tahiri kujton emrat, shpalos dėshmitė e tyre, dėshmon pėr dhembjen e murosur si nėpėr mitet dhe legjendat, por nė mėnyrė tė veēantė ai shpreh dashurinė e tij pėr ēdo pėllėmbė tė kėsaj toke qė e lindi dhe e rriti, madje-madje duke shėnuar jo vetėm pėr rrjedhėn e krojeve e tė burimeve, por edhe pėr fatin e gurėve tė vendlindjes.
Ėshtė prandaj e natyrshme tė thuhet se ai ka shkelur ēdo shteg e ka rrahur ēdo rrugė, ka bredhur ēdo mal e kodėr tė vendlindjes, duke mbajtur shėnime e duke shpalosu kujtime brezash, nė mėnyrė qė dėshmitė tė mbesin jo vetėm pėrmes asaj qė thuhet, por nė mėnyrė tė veēantė nėpėrmes asaj qė shkruhet.
Ky pėrkushtim dhe ky gjakim i pėrhershėm, dėshmohet edhe nė pjesėn Emra rrugėsh:
“Ftojtė e Tahirit - njė tufė ftonjsh tė egjėr qė gjenden nė mal tė fshatit, nė kryqėzim rrugėsh, andaj edhe janė marrė si pikė orientuese gjatė punės hulumtuese. Nė kėtė vend, mė 15 korrik 1924, ushtria dhe xhandarmėria serbe pushkatuan shumė gra, pleq e fėmijė galicas, nė mesin e tyre edhe plakun Shaban Tahiri 85 vjeēar, i cili po u printe atyre dhe po pėrpiqej t’i kapėrcente jashtė rrethimit.”, “Udha e Kuqe (P) - rrugė shumė e vjetėr e cila kalon nėpėr lagjen Halitaj. Emri e mori, sepse pėrbėhet nga dheu i kuq, kuqėlinė e pjekur, qė tė lidhet pėr kėmbėsh dhe nuk tė shqitet dot.”, “Udha e thellė (VL)-rrugė e ngushtė, mezi kalohet me qerre kuajsh, qė lidh Dervenin dhe Kudrinėn, e hapur mė shumė nga uji se sa nga njerėzit, nėpėr ca shkėmbinj tė fortė brinak gati tė patretshėm.”, “Udha e malit (L) - rrugė shumė e shfrytėzueshme qė lidh Galicėn me Dubocin e Vushtrrinė, nė lindje, dhe Lubovecin e Mitrovicėn, nė veri. Quhet kėshtu, sepse kalon nėpėr mal dhe gati kurrė nuk e kapin rrezet e diellit dhe gjatė gjithė dimrit kurrė nuk shkrinė bora dhe ngricat.”, “Lėndinat (P) - kryqėzim rrugėsh nė perėndim tė Galicės, pėrreth sė cilės dikur kishte lėndina ku fėmijėt i kullosnin qengjat dhe kecat.”, “ Udha e Kudrinės (L) - rrugė kryesore dhe e rėndėsishme, e hapur dhe bartjen e xehes sė magnezitit qė dikur ishte miniera mė e njohur nė Ballkan. Kėtu xehja edhe pėrpunohej, kishte furra tė shkrirjes. Atėbotė, ky lokalitet pėrbėnte njė qendėr tė rendėsishme, kishte madje edhe postė edhe telefon, e sot ka ngelur gati-gati, shkretė!!! Aman ē’paradoks!!!”
Edhe pjesa tjetėr nė vijim Emra lugjesh e livadhesh, nė vete ngėrthen pėrshkrime tė bukura tė natyrės, evokime kujtimesh nga fėmijėria dhe pjesė nga historia, tė cilat nė kontekstin e kėtij studimi marrin pėrmasa tė veēanta:
“Logu i Zanave (L) - njė vend mitik me tė cilin lidhen edhe shumė legjenda. Si fėmijė gjithmonė ia kishim drojėn, sepse kishim dėgjuar rėfime se aty rrinė Zanat dhe se, po i trazuam, do tė na gurėzonin apo do tė na shitonin. Vėrtet ėshtė njė vend i pėrthyer keq dhe gati i padepėrtueshėm, pėrplot ferra, thana, kulumria, ulėze etj.”, “Lugu i Llubureve (P) - vend shkėmbor me ndonjė shkurre tė rrallė e me ca dėllinja shkurtaqe. Uji i shirave tė rrėmbyeshėm e gėrryen shumė dhe ka krijuar pėrrua tė pakalueshėm.”, “Lugu i Nėrmjem (VL) - njė lugajė e vogėl mes lugjeve mė tė mėdha, kryesisht prej shkėmbinjsh tė zhveshur e ca dėllinja tė rralla, ku dimrit rrinė lepujt e dhelprat.”, “Livadhet e Frashnit (J) - gjenden midis Galicės e Lubovecit. Emrin e kanė marrė nė bazė tė frashrit tė madh e tė moēėm, qė gjendet midis tyre. Nėpėr tė Azem Galica e ka ēarė rrethimin mė 15 korrik 1924.”, “Sharavinat (JL) - kompleks livadhesh qė shtrihen pėrgjatė lumit Kudrina, mes Galicės e Dubocit (Gjytetit).”, “Livadhi i Gjeloshit (JL) - livadh shumė i mirė, me bari tė butė, nėpėr tė cilin kalojnė tė gjitha pėrroskat e Galicės, pėrgjatė tė cilave ka pėrplot shelgje hijerėnda.”
Njė pėrshkrim tė veēantė u ka falur autori edhe kodrave, prandaj pjesa Emra kodrash gjithashtu shpaloset nė poetikėn e shprehjes sė gdhendur me shije dhe elegance tė veēantė:
“Kėrshi i Lepurit (V) - njė kodėr shkėmbore nė kufi me Lubovecin e kthyer nga lindja e diellit, shumė e nxehtė gjatė kohės sė dimrit, nė tė cilėn strehohen lepujt.”, “Kodra e Vogėl (V) - pjesė e lėndinės sė vorreve, andej nga lagja Halitaj, ku, dikur, zakonisht i kullosnin qengjat e viēat e vegjėl, qė nuk mund tė shkonin larg shtėpive. Nė to gjendet edhe Kroni i Buēillės.”, “Kėrshi i Zallinės (V) - kodėr e pjerrėt, kryesisht me shkėmbinj tė butė, tė cilėt nga dielli, shiu e bora shkrihen e bėhen zall. Gjatė rrethimit tė Azem Bejtės, aty ishte vednosur topi kryesor dhe vetė Zhupani i Shkupit, pėr ēka herė-herė e hasim edhe me toponimin Kėrshi i Topit.”, “Kėrshi i Hutit (L) - njė kodėr tjetėr, nė anėn lindore tė fshatit, ku zakonisht rrinė hutinat.”, “Suka e Madhe (L) - kodėr nė formė plisi, me majė tė mprehtė, nga e cila shihet gati e gjithė Drenica dhe Rrafshi i Kosovės. Edhe aty qe vendosur njė top i madh gjatė betejės sė Arbėrisė sė Vogėl, mė 15 korrik 1924.”, “Suka e Vogėl (L) - shtrihet nėn Sukėn e Madhe, andej nga Kudrina dhe, kur i shikon nga larg, i ngjet disi njė fėmije pranė sė ėmės.”, “Suka e Kodrinave (L) - vjen si vargoi i tretė pas dy sukave tė para dhe qėndron lart bri lumit Kudrina.”
Nė mėnyrė tė veēantė pjesa e titulluar Emra varresh, dėshmon se populli ruan nė kujtesėn e tij dashurinė pėr trimat dhe emrat e tyre, duke i kujtuar dhe pėrjetėsuar ata. Duke shpalosur emrat e varreve, studiuesi dhe publicist Bedri Tahiri e dėshmon sėrish thėnien e njohur tė Mitrush Kutelit, se historia e njė kombi mund tė shkruhet edhe me emrat dhe epitafet e varreve tė tij:
“Vorret e Katunit (V) - varret kryesore qė gjenden nė anėn veriore tė fshatit, nė kryqėzim rrugėsh dhe kapin njė sipėrfaqe bukur tė madhe. Nėpėr to ekzistojnė edhe lisa tė mėdhenj qindravjeēarė.”, “Varret e katolikėve (VL) - Populli i ruajti me fanatizėm dhe i quajti Vorret e Moēme, Vorret e vaktit t’moēėm e dikush Vorret e katolikėve. Kėto paraqesin njė fakt me interes pėr punėtorėt shkencorė e studiuesit e ardhshėm arkeologjikė.”, “Vorri i Azem Bejtės (V) - gjendet mu ku trimi e kishte Kullėn legjendare dhe ku e zhvilloi betejėn e tij tė fundit, mė 15 korrik 1924. Aty daton vetėm nga viti 1971, kur eshtrat e tij i nxori nga shpella “Ēuku qė kėrcet”, mėsuesi atdhetar, Abdyl Krasniqi. Para luftės qė i rregulluar mirė me njė pllakė tė bukur, por barbarėt serbė, mė 17 mars 1999, e shkatėrruan rrafsh me tokė.”, “Kompleksi ‘Azem e Shote Galica’ ” (V) - pėrfshin njė sipėrfaqe prej njėzet arėsh dhe gjendet nė oborrin e Kullės sė tij heroike. Nė 80-vjetorin e Betejės sė Arbėrisė sė Vogėl, banorėt e fshatit Galicė, nė bashkėpunim me Institutin e Historisė nė Prishtinė dhe atė nė Tiranė, e me mbėshtetjen financiare tė KK tė Vushtrrisė, KK tė Skėnderajt dhe TMK-sė nga Zona e Parė e Drenicės, organizuan njė punė tė shkėlqyer. U mbajt Simpoziumi Shkencor dhe u pėrurua faza e parė e Kompleksit, ku u bėnė kėto punė: u rregulluan varret e dy kryeheronjve, Azem e Shotė Galica, me njė pllakė, ku janė skalitur figurat e tyre nė pėrmasa natyrore, u rregullua varri masiv i tė gjithė tė rėnėve tė kėsaj beteje, duke ua skalitur emrat nė mermer, u bė rregullimi i ambientit me numrin mbrojtės e rrethojėn e metaltė. Tashmė, mė 2011, nisi edhe ndėrtimi i Kullės.”
Vetė publikimi i dy fotografive pėrkatėse, njė ku shkruan: Lisat e varreve nė Galicė, ku Azem Galica dha betimin, dhe tjetra nėn tė cilėn shkruan: Kulla e rindėrtuar e Azem Galicės (me shėnimin plotėsues qė lidhet me simbolikėn e 100 vjetorit tė shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė: Nė vitin 2012 pėrfundoi ndėrtimi i Kullės sė Azem Galicės), vetvetiu flet pėr njė trashėgimi ilire tė betimit nė gur apo tek lisat.
Poenta kryesore e radhitjes sė emrave tė varreve, ėshtė sa zbėrthimi i gojėdhėnave (si tek rasti i krushqve tė vrarė, e qė tėrthorazi na e kujton fatin e Jerinės pėr tė cilėn u zunė keq lekė Dukagjini dhe Lekė Zaharia) po aq edhe shpalimi i mesazhit qė nėnkupton se bartėsit e kėtyre emrave dhe idealet e tyre jo vetėm qė duhet gdhendur e skalitur edhe mė nė gurė, por duhet ēuar deri nė fund idealet e tyre pėr lirinė dhe pavarėsinė e plotė tė atdheut:
“Vorret e Dėshmorėve (VL) - njė kompleks varrezash me pllakėn pėrkujtimore me emrat dhe fotot e tė rėnėve galicas gjatė luftės sė fundit 1998/99.”, “Vorret e luftėtarėve (V) - janė quajtur kėshtu varret e pėrbashkėta tė luftėtarėve tė luftės sė Azem Galicės, tė cilat sot janė futur brenda Kompleksit qė e pėrmendėm mė lart.”, “Vorret e Shalės (P) - varreza tė vjetra, qė ndryshe quhen edhe Varret e Krushqve, ku, sipas gojėdhanės thuhet se aty janė takuar dy palė krushq nga Shala e Bajgorės dhe duke mos ia lėshuar rrugėn njėra-tjetrės, janė mbytur tė gjithė, madje nė fund edhe vetė nuset.”, “Vorri nė Kėrpnajė (VL) - njė varr i njė tė pushkatuari (sipas rrėfimtarėve ka gjasa tė jetė nga Rezalla) gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nga sllavokomunistėt serbė.”, “Vorri i Qerimit (P) - varr i vetmuar i Qerim Shabanit, i vrarė nė betejėn e fundit tė Azem Galicės.”, “Vorri i Kamer Xhemės (P) - varr pėrtej Livadhit tė Isuf Rexhės, ku ėshtė varrosur Kamer Xhema i vrarė nė betejėn e fundit tė Azem Galicės.”, “Vorri i Hasan Lahut (P) - varr nė vendin e quajtur Qafa, midis Mikushnicės dhe Galicės, ku ėshtė varrosur Hasan Lahu, njeriu i parė i vrarė nė Betejėn e Azem Galicės.”, “Varri i Hazirit - varri i Hazir Fetahut, plak i vrarė nė Betejėn e Azem Galicės, i cili sot gjendet brenda Kompleksit Pėrkujtimor ‘Azem e Shotė Galica’ ”, “Vorri i Hys Popovės (V) - gjendet aty afėr atij tė Azem Galicės. Ky luftėtar i vjetėr, ditėn e betejės sė 15 korrikut 1924, kishte qėlluar nė Galicė dhe ishte vrarė me armė nė dorė, duke luftuar. Duke e marrė pėr Azemin, sepse ishte kreshnik fare, serbėt e sollėn afėr kullės, edhe pse ai kishte rėnė mė larg, andej nga Gofilet.”
Nė kapitullin e fundit tė titulluar Patronimia, nė pjesėn Barqet dhe vėllazėritė, autori ka radhitur lagjet dhe barqet, ku shquhen sipas renditjes: Halitaj (mes tjerėve “Tahiri-tetė shtėpi, dy nė Galicė e gjashtė nė Vushtrri”), Fetahaj, Bahtiraj - “familja e Azem Galicės, disa kanė dalė bashkė me Shotėn nė Shqipėri (Ramadani me disa tė tjerė), kurse kėta qė kanė mbetur kėtu quhen Saiti (dy shtėpi nė Galicė e njė nė Vushtrri)”, Veliaj, Lahaj, Zekaj, dhe Mehmetaj.
Pėrfundimisht, nė pėrmbyllje tė librit i cili pos tjerash nė vete ngėrthen edhe njė fjalor mjaft tė pasur gjuhėsor prej toponimesh, ėshtė vėnė shėnimi qė flet pėr vendbanimin e galicasve: “Aktualisht, dy tė tretat e banorėve tė Galicės jetojnė nė mėrgim dhe nė vende urbane, nė Vushtrri, nė Mitrovicė, nė Prishtinė (prej kohėsh njė pjesė e lagjės Halitaj jeton nė Rashicė tė Ferizajt) dhe shumica si shenjė kujtimi, e mbajnė emrin GALICA.”
Vlen gjithashtu tė theksohet se nė kėtė studim gjithėpėrfshirės, dalin analogjitė mes mikrotopnimeve me vende tė tjera, si: Arat e Shtojve (L) me Fushėn e Shtojit nė Ulqin e afėr Shkodrės, Kroni i Sheljeve (V) me vendin e quajtur Te Shelnjet (nė hyrje tė fshatit Zhazhė tė Shalės), Kroni i Llubureve me vendin e quajtur Te Lluburja (nė fshatin Vllahi tė Shalės)…
Libri ngėrthen nė vete edhe kristale mendimesh, veēori kjo e strukturės shkrimore tė Bedri Tahirit, e nė mėnyrė tė veēantė si pjesė e shijes sė hollė estetike por edhe si pjesė karakteristike e leximit me laps nė dorė:
“Drenicės i lanė nam: dijenia e Xhemail Abrisė, sakica e Ahmet Delisė dhe pushka e Azem Galicės (Tahir Berisha), Kėsaj bote i dilet veē me majėn e shpatės dhe duhet tė vdesim me armė nė dorė (Volteri), I dashuri im! Do tė doja mė shumė tė shquhesha pėr dituri sesa nė pushtet e nė sundim (Leka i Madh mėsuesit Aristotel), Nuk ka nė Europė racė mė tė lashtė se e shqiptarėve. (Albert Dymont).”
Pėrfundimisht, me pėrkushtimin e tij tepėr tė veēantė ndaj sė kaluarės historike nė pėrgjithėsi, e nė kėtė libėr - rreth toponomistikės sė Galicės nė veēanti, shkrimtari dhe studiuesi shkrihen nė njė.
Pena lartėson sėrish pushkėn, adhuron zemrat e forta dhe nderon mendjet e urta qė rrahėn dhe punuan pa rreshtur, pėr lirinė e mėmėdheut.
Drita e penės dhe flaka e pushkės bėhen njė dhe se duke qenė i brumosur me njė atdhedashuri tė tillė, Bedri Tahiri pėrkulet jo vetėm sikurse nė betimet e lashta ilire, pėrpara lisave shekullorė e pėrpara gurėve tė truallit stėrgjyshor.
Ai shkon shumė tej se kaq, sepse ai e ka fatin dhe privilegjin e veēantė, tė cilin e hasim rrallė, prandaj ėshtė sa kėnaqėsi po aq edhe krenari ta themi se ia kemi lakmi, sepse Bedri Tahiri nė nderimin e tij krejtėsisht tė veēantė, e vė nė praktikė vargun e madh tė poetit tė himnit kombėtar Aleksandėr Stavri Drenova-Asdrenit, i cili u pėrkujtonte shqiptarėve porosinė e madhe tė heronjve dhe dėshmorėve tė tė gjitha kohėve, porosi aktuale edhe sot e edhe mot: Amanet ju lėmė shpirtat tanė!

Krah pėr krah, Drenica e Shala:
Bedri Tahiri e Xhemail Peci pėrpara Kullės sė Azem Galicės



















Duke lartėsuar kėta shpirta me veprat e tij tė njėpasnjėshme, Bedri Tahiri pėrkulet jo thjesht para monumenteve tė heronjve apo busteve tė dėshmorėve, jo pėrpara statujave por si rrallėkush, ai pėrkulet pėrpara shpirtave tė tyre tė pėrjetshėm.
Kėtu, edhe qėndron madhėshtia e njė kombi tė vogėl por me zemėr tė madhe lirie, tek sheh se si njė nga pinjojtė e breznive orėmira, me penėn e tij tė denjė u thurė kurora lavdie pikėrisht atyre tė cilėt ai ka pagėzuar aq bukur si flakadanė tė lirisė, gjaku i tė cilėve e bėn shumė mė tė shenjtė atdheun dhe flamurin tonė; emrat e tė cilėve ndriēojnė rrugėn e lirisė sonė, duke i dhėnė kuptim jetės sonė dhe krenarisė sonė tė ligjshme prej sė qenunit: shqiptarė e bij shqiptarėsh….

Xhemail Peci

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 70 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Dallgė poetike
E dielė, 10 dhjetor 2017 - 00:23
(Duke lexuar vėllimin “Thashė, tė bėhem edhe unė poet!” tė shkrimtarit Viron Kona). Kėto ditė lexuesit dhe kritika u njohėn me vėllimin poetik “Thashė,...
MOTI I VOCĖRR I CEN DESKUT
E premtė, 08 dhjetor 2017 - 08:48
Nė shenjė rrespekti pėr herojntė tė cilėt shtrinė dorėn e pajtimit nė vitin 1990, reagoj ndaj librit Pajtimet nė Motin e Madh. Cen Desku pasi k...
DRENICA E PUSHKĖS DHE E PENĖS
E martė, 05 dhjetor 2017 - 19:40
(Vėshtrim pėr librin e Bedri Tahirit, Toponimia e Galicės, Prishtinė, 2014) Prelud Pena mėmėdhetare gjithmonė u ngre njė himn pushkėve liridashėse, kri...
Orė letrare festive me rastin e Ditės sė Flam...
E dielė, 03 dhjetor 2017 - 22:51
Njė kurorėzim afirmativ i konkursit letrar mbėshtetur nga Ministria e Diasporės. Nė prozė, tregimi “I huaj” me autor Hazir Mehmetin, ēmimi i parė. Nė ...
Nėnė Shqipėri
E merkurė, 29 nėntor 2017 - 06:32
.
më shumë nga - Kulturė »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi