Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
SA YJE KA FLAMURI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS?
Publikuar më 06 qershor, 2008 në orën 03:43 ( ) Beqir Elshani | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Tregim humoristik

- Sa dhe çfarë ngjyre kanë yjet në Flamurin e Republikës së Kosovës? - pyeti arsimtari i gjuhës shqipe nxënësit në klasën e katër në gjimnaz.
- …shtatë yje të verdhë, profesor, - ia priti me vrull një nxënëse duke menduar në shtatë ditët e javës, - mirëpo profesori i tha se përgjigja nuk është e saktë.
- Pesë yje të kuqë, profesor, - tha një tjetër nxënës, duke menduar në pesë gishtat e dorës dhe në yjet e kuqë proletarë, - mirëpo edhe këtë e mohoi profesori dhe i tha të ulet.
- Mendoj se sipas traditës popullore duhet të ketë tre yje të kaltër… nuk jap më shumë, - tha një nxënës, që ishte më i miri në klasë, për të cilin shokët menduan sikur ia qëlloi, - mirëpo as këtë nuk e pranoi arsimtari.
- Nxënës të dashur… Flamuri i Republikës së Kosovës ka gjashtë yje të bardhë. Nëse ju e keni vështirë të mbani mend yjet në flamurin e Hashim Thaçit, më falni të Republikës së Kosovës, atëherë mund të mbani në mend gjashtë ndjenja të njeriut: zemërimi, urrejtja, dhembja, gëzimi, vullneti, dhe dashuria.
- Nuk e kam ditur që njeriu paska kaq shumë ndjenja. Për shembull, unë nuk di ç’është gëzimi dhe dashuria. Pikërisht, atë ditë kur ka dalë flamuri i ri nuk jam gëzuar, por kam qarë, kurse vajzën që dashurova një kohë të gjatë, ma mori një zyrtar i unmikut, vetëm pse ai kishte automobil, - tha një nxënës dhe fill pas tij e përkrahën të gjithë, se me të vërtet nuk dinin ç’është gëzimi dhe dashuria, këto dy ndjenja që rrallëkush i ka përjetuar.
- Mirë, mirë… nëse keni problem me ndjenja psikologjike, atëherë mund të kujtoheni në gjashtë pjesët e trupit të njeriut: koka, trupi, dy krahët dhe dy këmbët, - shtoi arsimtari.
- Gjepura…! Vëllai im është pa një krah, kurse vëllai i Mimozës nuk i ka dy këmbë dhe sa e sa të tjerë që gjymtyrët i kanë humbur gjatë luftës në Kosovë, prandaj sipas kësaj numri i pjesëve të trupit nuk është i saktë.
- Atëherë më lehtë e keni të mbani në mend gjysmë vitin që i ka 6 muaj, dhe nuk do të gaboni. Sa i përket ngjyrës, mund të kujtoni kapuçin tonë të bardhë, prandaj kurrë nuk do të gaboni kur të shkoni në provim pranues në Universitetin e Prishtinës.
- Zgjidhja e fundit duket se është më e lehtë dhe vendimtare, - tha në shenjë miratimi një nxënës.
- Arsimtar, ylli Davidit i ka gjashtë cepa, dhe kjo ndihmon të mbahet në mend, - tha një tjetër nxënëse.
- Ti po mendon se të gjithë ne dimë për yllin e Davidit… harroje këtë. Më mirë mbahen në mend muajt e gjysmëvitit, - e përmbylli një tjetër.
- Kur të shkoj në provim pranues, do të marrë gjashtë kokrra fasule me vete dhe do t’i numëroj, - tha një nxënëse duke biseduar me zë të ulët me shoqen në bankë, të cilën arsimtari nuk e dëgjoi.
- Po të zuri profesori duke numëruar kokrrat e fasules në provim pranues, vaj halli për ty… - ia priti shoqja e bankës.
- Ç’të duhen kokrrat e fasules, kur ke gjoksin e bardhë, moj bukuroshe! Shkopsiti kopsat në gjoks dhe në provim kalon…, - ndërhyri një tjetër me zë të ulët, pastaj qeshën.
- Po fusha e flamurit çfarë ngjyre ka, nxënës të dashur? - vazhdoi të pyes arsimtari.
- Uaaa, këtë pyetje edhe fëmijët parashkollorë e dinë, - klithi një nxënës dhe fill pas tij qeshën të gjithë për pyetjen e lehtë.
- Atëherë trego çfarë ngjyre ka? - e përsëriti pyetjen arsimtari.
- Lëre të lutem arsimtar!… të kuq, - u përgjigj pas pak nxënësi si me përtesë.
- Duket qartë që nuk e din, - tha arsimtari, ndërkohë që tërë klasa heshti në shenjë habie.
Një nxënës nxjerrë telefonin celular dhe në shtëpi e pyet bacën për ngjyrën e flamurit të Republikës së Kosovës. Baca i tregoi se flamuri ka ngjyrën si fustani i Meritës, (është fjala për motrën Merita).
- Flamuri e ka ngjyrën si fustani i motrës sime, profesor, - u përgjigj një nxënës, që sapo e mbylli celularin.
- Po talleni me mua… Ku di ç’rroba mbani në shtëpi? - i qortoi arsimtari nxënësit. Duket qartë që as këtë pyetje nuk e dini, prandaj po ju tregoj që ta mbani në mend. Fusha e Flamurit të Republikës së Kosovës është e kuqe, më falni se gabova, e kaltër, (nxënësit qeshin për gabimet e arsimtarit). Është normale që unë gaboj, sepse jam rritur dhe kam ngrënë kërbaçin e shkaut për flamurin kuqezi. …Unë e kam vështirë të mësohem me flamurin e kaltër të Ahtisarit, kurse ju nxënës të dashur jeni të rinj dhe e keni më lehtë të mësoheni, - kështu ua sqaroi arsimtari i gjuhës shqipe. Arsimtari do të vazhdonte të sqaronte edhe shumë pengesa tjera, mirëpo ra zili dhe ora e fundit mësimor mori fund.

06.06.2008
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Beqir Elshani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 38 vizitorë
Lexuar: 4,468 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi