Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
INTERVISTË ME KRYETARIN E FRONTIT DEMOKRATIK TË BASHKIMIT KOMBËTAR, ZOTIN GAFURR ADILI:
Publikuar më 13 prill, 2011 në orën 12:33 ( ) Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
PËR AGJENCINË RUMUNE TË LAJMEVE "ALFANEWS" (www.alfanews.ro)

Cili është koncepti politik themelor i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar në politikën shqiptare?

Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK), vazhdimësi e ish Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), të themeluar më 12-13 korrik 2002 në Tiranë, ashtu si ish FBKSH, është një bashkim i forcave politike shqiptare, i shoqatave joqeveritare shqiptare, i intelektualëve atdhetarë shqiptar dhe i masave te gjëra popullore shqiptare, pa dallim krahine, feje dhe ideje, që organizativisht shtrihet në të gjitha trojet etnike shqiptare të Shqipërisë Historike, edhe në Sanxhak, në Toplicë dhe në Camëri, si dhe edhe në mërgatën (diasporën) shqiptare, në shtetet e Bashkimit Evropian, në SHBA, në Kanada dhe në Australi, që punon e vepron për ribashkimin kombëtar të shqiptarëve dhe të tyre etnike në një komb-shtet të vetëm, me emrin Shqipëri.

Cilat janë problemet me të cilat po përballet sot kombi shqiptar?

Republika e Shqipërisë është një rast "Sui Generis" në Evropën e Bashkuar, që synohet të arrihet, sepse nga të gjitha anët e saj, nga Veriu me trojet e saj nën pushtimin dhe kolonizimin e Malit të Zi, nga Veri-Lindja me "Republikën" e Kosovës (Protektorat i UNMIK-EULEX) dhe me Kosovën Lindore (Preshevë, Medvegjë, Bujanoc), me Toplicën dhe me Sanxhakun nën pushtimin dhe kolonizimin e Serbisë, nga Lindja me trojet shqiptare të Pollog-Pellagonisë (Ilirida) nën pushtimin dhe kolonizimin e krijesës artificiale pa emër e identitet shtetëror e kombëtar, të quajtur herë si "Maqedoni" dhe herë-herë si IRJM (FYROM) dhe nga Jugu nga trojet e saj (Kosturi dhe Camëria) nën pushtimin dhe kolonizimin e Greqisë, ajo (Republika e Shqipërisë) kufizohet me trojet e veta shqiptare dhe me popullin e saj shqiptar.

Kam bindjen e patundur se sikur të mos ishte Deti Adriatik edhe Italia do te mbante nën pushtimin dhe nën kolonizim troje shqiptare dhe popull shqiptar të Republikës së Shqipërisë.

Pra, Kombi Shqiptar dhe trojet e tnike te tij, vazhdojnë të mbahen të pushtuara e të kolonizuara nga pushtuesit e kolonizatorët sllavo-grekë edhe në Shekullin XXI, dhe ky duhet të jetë turpi më i madh i Bashkimit Evropian dhe i të gjithë bashkësisë ndërkombëtare, edhe i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), që popullit shqiptar vazhdojnë t'ia mohojojnë të Drejtën e Vetëvendosjes, një e drejtë universale kjo e garantuar në dhjetëra rezoluta dhe konventa të OKB-ve.

Çfarë mendim keni për deklaratën e presidentit serb Tadiç për negociata midis Serbisë dhe Tiranës zyrtare për zgjidhjen e konfliktit historik 100 vjeçar shqiptaro-serb?

Jeni të lutur që përgjigjen e kësaj pyetje ta merrni përmes shkrimit t'im, me titull: Zoti Tadic, pranoje të vërtetën historike! të publikuar para disa ditësh (në shqip) në disa masmedia te shkruara shqiptare dhe në anglisht edhe ne disa masmedia të huaja, shkrim të cilin do të mund ta gjeni edhe te web-faja zyrtare e FDBK-së: www.fdbk-online.org
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj.

A ekziston ende sot në Ballkan një çështje të pazgjidhur shqiptare apo është mbyllur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës?

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës, për mua dhe për Frontin Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK), është dhe duhet të jetë hapi i parë drejt zgjidhjes përfundimtare të çështjes shqiptare, të ribashkimit kombëtar të shqiptarëve dhe të trojeve etnike të Shqipërisë Historike, të katër vilajeteve shqiptare:

1. Të Vilajetit të Shkodrës;
2. Të Vilajetit të Kosovës, me kryeqendër Shkupin;
3. Të Vilajetit të Manastirit dhe
4. Të Vilajetit të Janinës, në një Shqipëri të Ribashkuar.

Pse Ballkani quhet "fuçi baroti" dhe si mund ai të shëndrrohet në një oazë paqeje?

Jeni shumë të lutur, që edhe përgjigjen e kësaj pyetje ta merrni përmes: Memorandumit të FDBK-së, të cilin më 31 mars 2011, ua kemi dërguar (në shqip dhe në anglisht) ua kemi dërguar gjithë institucioneve ndërkombëtare (Asmablesë së Përgjithshme të OKB-ve, Senatit të SHBA-ve, Asamblesë së Përgjithshme të BE-së dhe për dijeni edhe institucione shtetë Republikë së Shqipërisë dhe të Kosovës, si dhe trupit diplomatik të akredituar në Tiranë dhe në Prishtinë), dhe të cilin Memorandum të FDBK-së, gjithashtu do të mundeni ta gjeni te: www.fdbk-online.org

Më lejoni që, me këtë rast edhe t'iu njoftoj se, vetëm Senati i SHBA-ve deri më tani na është përgjigjur pozitivisht (përmes një letre) për Memorandumin e FDBK-së, ku na njoftojnë se: "Shumë shpejt një delegacion i SHBA-ve do të vjen në Tiranë për të më takuar mua Kryetarin e FDBK-së dhe Sekretarin e Përgjithshëm të FDBK-së, Zotin Zef CUPI nga Mirëdita në Durrës.

Keni pohuar shumë herë se e drejta e vetëvendosjes është një e drejtë e patjetërsueshme edhe e kombit shqiptar. Pse mendoni këtë gjë?

Sepse, edhe populli shqiptar, ashtu si të gjithë popujt e Botës duhet të vendosë për të ardhmen e tij, a dëshiron të jetoj i lirë dhe i ribashkuar në një komb-shtet të vetëm, me emrin Shqipëri, apo dëshiron të jetoj i robëruar dhe i ndarë në 6 (gjashtë) shtete, siç ndodhet tani, si dhe i pushtuar dhe i kolonizuar nga pushtuesit e kolonizatorët malazezë, serbë, sllavo-maqedonas dhe grekë.

Dhe, kjo gjë, deklarimi plebishitar i popullit shqiptar, në të gjitha trojet etnike shqiptare të Shqipërisë Historike, duhet të bëhet përmes formës më demokratike, Referendumit Mbarë-Kombëtar Shqiptar.

Në Shqipëri dhe në hapësirat shqiptare dominojnë dy rryma: për bashkim të trojeve të banuara nga shqiptarët në një shtet të vetëm kombëtar, dhe më pas, me vullnetin e popullit shqiptar, përmes referendumin për integrim në BE dhe atë të integrimit në BE pa asnjë bashkim kombëtar. Cila rrymë e përkrahni ju dhe organizatën që e përfaqësoni?

Ashtu siç aktualisht në gjeoplitikën e bashkësisë ndërkombëtare mbi Ballkanin që mpleksen dy parime:

1. Parimi i OSBE-së për mosndryshim të kufijve dhe të krijimit të shteteve multietnike në Ballkan, të sanksionuar edhe në Konferencën e Dejton-it, dhe 2. Parimi Wilsonian i të drejtës së vetëvendosjes së popujve, edhe në politikë aktuale shqiptare i kemi dy parime.

Njeri parim, parimi i bashkimit të shqiptarëve përmes integrimit të Ballkanit, dhe edhe të shqiptarëve në 6 (gjashtë) shtete, në Bashkimin Evropian, që mbrohet nga politikanët e shitur dhe të korruptuar nga mbrojtësit fanatikë të Dejton-it të deshtuar, dhe Parimi i dyte, që jemi ne atdhetarët shqiptarë, që nuk jemi as të korruptuar dhe as të shitur, dhe që kërkojmë që fillimisht ne shqiptarët të integrohemi (bashkohemi) ndër veti, në një komb-shtet të vetëm, me emrin Shqipëri, dhe pastaj edhe të integrohemi në Perandorinë e Re, me emrin Bashkimi Evropian, sepse të inegruar (bashkuar) në një Shqipëri me 78 mijë kilometër katrorë dhe me

10 milonë shqiptarë realisht ne shqiptarët do të jemi edhe faktor stabiliteti, jo vetëm për Ballkanin, por edhe për Bashkimin Evropian dhe edhe me gjërë.

Aktualisht, mbrojtësit e teorisë së parë, të korruptuarit dhe të shiturit te përfaqësuesit e mosndryshimeve të kufijve dhe të shteteve multietnike, pushtetarët e Tiranës dhe të Prishtinë, si dhe miqt tyre (kolaboracionistet e malazezeve, serbeve, sllavo-maqedonasve dhe grekeve) ne Ulqin, ne Presheve, ne Tetove dhe ne Vlore, jane me te fuqishem se na, idealistet shqiptare, sepse ata e kane ne dore gjithe biznesin dhe ekonomine e kombit shqiptar dhe edhe i kontrollojne edhe te gjitha masmediat e shkruara dhe elektronike shqiptare, jo vetem ne Tirane, por edhe ne Prishtine dhe se bashku me pushtuesit e kolonizatoret e trojeve shqiptare (sllavo-greket) edhe ne Ulqin, ne Presheve, ne Shkup dhe ne Vlore.

Por, nga ana tjeter jam shume i bindur se, me ne fund do te triumfojme ne idealistet shqiptare, sepse ka filluar qe ne Ballkan te ndahen zonat e influences midis SHBA-ve dhe Rusise, dhe shume shpejt edhe ne Ballkan do te triumfoje Parimimi Wilsonian dhe perkrahesit shqiptar te ketij parimi universal.

Çfarë mendoni për krizën politike e zgjatur në Kosovë?

Edhe kriza ne Kosove eshte pjese e perplasjes se interesave te SHBA-ve dhe te Rusise ne Ballkan.
Le ta shofim se kush do te triumfoje.
Kam bindjen e patundur se do te triumfojne SHBA-te.

Kurse ne IRJM (FYROM) do te trumfoje Rusia, sepse shume shpejt (pas zgjedhjeve qe do te mbahen ne IRJM (te cilat edhe kesaj rradhe do t'i fitoje serbofili Nikolla Gruevski) dhe edhe pas perfundimit te bisedimeve Kosove-Serbi, do te krijohet Unioni Serbi-Maqedoni-Republika Srbska.

Kam informacione shume te sakta, nga brenda rradheve te VMRO-DPMN te Nikolla Gruevskit, se ne viziten qe me 30 prill 2011, kur ne Beograd do te vjen Vladimir Putin, Kryeminister i Rusise, fshehurazi dhe "Top-Secret" d te shkoje edhe serbo-rusofili Nikolla Gruevski dhe aty do te vendoset edhe per Unionin Serbi-Mqedoni-Republika Srbska.

Një mesazh për publikun rumun.

Rumania dhe populli rumun, gjate periudhes se sundimit Otoman ne Ballkan, ka qene strehe dhe mbeshtetese e fuqishme e atdhetareve shqiptare qe luftonin per mbijetesen e popullit shqiptar dhe te lufterave per liri dhe pavaresi kombetare te shqiptareve, nder te cilat ka qene edhe Elena Gjika (shqiptare) e Dora D'istria (rumune), prandej edhe kerkoj qe edhe tani dhe ne te ardmen te na behet e tille, sepse edhe populli shqiptar, sidomos ne Republiken e Shqiperise i ka nderuar e respektuar dhe edhe i nderon e i respekton pakicen arumune ne Republiken e Shqiperise, ne kete Shqiperine e Rrudhosur.

Gjithashtu, kerkoj qe populli vella rumun te mos bie pre e propagnades sllave (serbo-ruse) kunder shqiptareve, sepse edhe ne Rumani, ashtu si edhe ne Ukraine, jetojne e veprojne shume shqiptare, qe bashkarisht me vellezerit tane ne Republiken e
Shqiperise duhet te jene ura lidhese midis Shqiperise Etnike dhe Rumanise Etnike.

Ju faleminderit per mirekuptimin tuaj.

Shqiptarisht;
Magjister i shkencave juridiko-ekonomike Gafurr ADILI,
Kryetar i Frontit Demokratik te BashkimitKombetar (FDBK)

gafurradili@hotmail.com



Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 105 vizitorë
Lexuar: 2,530 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Isuf Bytyçi: Bashkëbisedim me Tomë V. Gash...
E diel, 27 dhjetor 2020 - 20:34
Tomë V. Gashi është avokat, që nga viti 1992, i cili kryesisht, ka punuar gjyqtar për çështje penale 5 vite! Para kësaj kohe, ka punuar në Prokur...
Klasa politike vendoste pushtetin personal pa...
E enjt, 04 qershor 2020 - 19:19
Roli i Austrisë ka qenë më pozitivi, madje pa atë nuk do të mund të kishim krijuar dot një shtet shqiptar në vitin 1912. Ajo u mbështet herë pas ...
30 VJET NGA KRIMI SERB I HELMIMIT TË FËMIJ...
E shtun, 21 mars 2020 - 01:50
Dr. Shukri Gerxhaliu: “Kur është në pyete fëmija, populli e kombi unë jam i gatshëm të sakrifikohem”. Flet Dr.Gërxhaliu, doktori i cili tra...
KRAHËT E SHQIPES
E mart, 19 nntor 2019 - 03:25
Bashkëbisedim me Marsela Koçin, veprimtare e çështjes kombëtare dhe kryetare e „Lëvizjës KRAHËT E SHQIPES“ ⁃ Kush është zonja. Ma...
Rexhep Qosja: Fitorja e Kurtit sjell shpresë...
E hn, 07 tetor 2019 - 19:51
Akademiku shqiptar, autoriteti moral i shqiptarëve, këtej e andej kufirit, Rexhep Qosja dy ditë para zgjedhjeve shkroi editorialin “Zgjedhjet e parak...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi