Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Intervistë ekskluzive me Prof.dr.Ylber Sela, profesor i së Drejtës Europiane në UEJL, UTSH dhe në Kosovë
Publikuar më 14 qershor, 2011 në orën 15:35 ( ) Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Prof.dr. Sela: Maqedonia ka nevojë për demokraci të brendshme

Studiuesi Prof.Dr.Ylber Sela, edhe pse i stërngarkuar me takime të shumta e vizita të shpeshta që i ka bërë para zgjedhjeve në Maqedoni, Brukselit, Strasburgut, Vienës, Berlinit e Gjenevës, me lloj lloj personaliteti ndërkombëtarë, është njoftuar për së afërmi për situatën në Maqedoni dhe rajon, ku studiuesi Sela, pret ditë më të mira për shqiptarët në Maqedoni dhe të rajonit në përgjithësi. Me prof. Sela, realizuam një intervistë ekskluzive për të marrur mendimet e tija, se si do të jetë qeveria e re në Maqedoni, se si e sheh Paralamentin e ri në këtë shtet, a do ta ketë të vështirë BDI të realizojë premtimet, me që profesor Sela, ka përcjellur në tërësi në këndin analitikë gjithë fushatën e këtyre zgjedhjeve.

Prof. Sela, filimisht ju falënderojmë që kein ndarë kohë për këtë bashkëbisedim. Keni përcjellur në tërësi fushatën e zgjedhjeve në Maqedoni. Në këndin tuaj profesional, jeni i kënaqur me fushatën zgjedhore që kanë bërë partitë shqiptare?

Përshëndetje Juve dhe gjithë bashkëkombasit kudo që ndodhen, qoftë në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Luginë të Preshevës dhe diasporë. Po, lirisht mundem të them, se jam shumë i kënaqur, pasi për herë të parë shqiptarët në Maqedoni votuan lirshëm, të qetë dhe pa dhunë, kurse partitë politike shqiptare bënë një fushatë të qetë sipas standardeve demokratike, kjo është për ti përshëndetur dhe përgëzuar, ku padyshim para syve të ndërkombëtarëve ka qenë shumë pozitive.

Mendoni se nga këto zgjedhje kemi fituar ne shqiptarët apo kemi humbur, këtu duhet të kemi parasysh, se disa parti as që kanë siguruar një deputet në parlament?

Në këndvështrimin qytetarë, shqiptarët fituan, kurse në këndvështrimin partiakë, besoj se ata humbën edhe ate të gjithë nga pak dhe në tërësi ra numri i deputetëve shqiptarë në Parlamentin e ardhshëm dhe të mos harrojmë edhe humbjen që e patëm në diasporë, që edhe njëherë tregoi, se ata qyetetarë janë harruar krejtësisht nga partitë tona. Duhet kuptuar rolin e diasporës, që ka dhënë dhe po jep shumë për atdheun tonë. Mërgata gjatë fushatës e ka përcjellur me vëmendje gjithë ecurinë, por padyshim se pret më shumë nga partitë shqiptare, që të mos harrohet, sepse përveç ndihmës në aspektin ekonomikë, kjo diasporë, i ka dhënë edhe lider të shumtë partive tona atje dhe padyshim, se presin më shumë dhe nuk e besoj se do të harrohet nga liderët tanë. Nuk duhet të humben shpresat, herave tjera, ti japim pak më shumë hapësirë mërgimtarëve, që të votojnë edhe ata dhe do ishte mirë, që i kishim deputetët tanë nga diaspora. Këtë do ta bëjmë shpresoj shumë dhe do të vije padyshim ajo ditë.

Si e sheh parlamentin e ri të R.së Maqedonisë?

E shoh pak më ndryshe, sidomos te subjekti politik BDI, ku kem emra të rinjë me energji të reja dhe mendoj, se ky mandat parlamentar, pesha e deputetit, do të jetë shumë e madhe dhe do të kemi një ndërrim të metodës së punës, pasi deri më tani parlamenti ka qenë një dekor i marrëveshjeve të koalicioneve qeveritare, kurse në këtë mandat, shumë çka do varetn ga numrat dhe debati parlamentarë, e sidomos Badinteri do të vij më tepër në shprehje dhe marrëveshjet e gjëra, ku do të nevojitet një konsensus me i madh politikë në vend.

Do ta ketë të vështirë BDI të realizojë premtimet e saja gjatë fushatës?

Normalisht, që premtimet janë sfida për secilën parti që hynë në pushtet e këtu të kemi parasysh palën maqedonase duke marrë parasysh funksionimin e shtetit, por besoj, se këtë rradhë BDI, është edhe më e përgaditur, më efikase dhe ndodhet në një epërsi, që besoj dhe shpresoj shumë, se do të mund të arrij, që shumicën e premtimeve ti realizoj, nëse lideri i saj do të vazhdoj rikonstruktimin edhe në zgjedhjen e duhur për ekipin qeverisës.

E shihni se ka ardhur koha që të zgjidhet problemi i emrit në Maqedoni?

Është koha e fundit që të zgjidhet kjo histori e kahmotshme, që i ndaloi shumë proçese në vend dhe besoj dhe jam i bindur, se prioriteti i parë i qeverisë apo koalicioneve qeveritare do të jetë çështja e emrit me Greqinë dhe besoj shumë, se do të gjendet një formulë e duhur, që të dilet nga ky qorrsokakë dhe vendi të ec drejt strukturave euroatlantike.

Jemi larg anëtarësimit në NATO?

Unë besoj, se jemi afër edhe ate një zjidhje e emrit, Maqedonin e shohim anëtare të plotë në NATO dhe kjo besoj do të ndodh shumë shpejt.

Po për në BE?

Për në BE, na duhet më tepër kohë, pasi vendi ka statusin e kandidatit potencial për anëtarsim në BE, por pa datë të fillimit të negociatave dhe kjo do të ndodh poashtu nëse do të zgjedhim emrin dhe mandej, do t`na duhet një kohë, që ti përmbushim të gjitha kaptinat gjatë hapjes së negociatave me BE-në e cila kërkon përgjegjësi, profesionalitet, angazhim shumë të madh, por ka ende punë.

Çka do të duhej të bëjnë partitë shqiptare, që nuk kanë fituar një deputet në Parlament?

Besoj, se duhet të ndërrojnë liderët e tyre, të ndërrojnë programin politikë, menaxhmentin ose po të bëhen pjesë e ndonjërës nga partitë të cilat kanë marrë një pjesë të elektoratit shqiptarë. Kjo besoj, se do të jetë mirë dhe do të mirëpritet mirë, jo vetëm nga bashkëkombasit tanë, por edhe nga ndërkombëtarët dhe padyshim, se do të jemi më të fortë dhe nuk do të hutohet edhe elektorati.

Ka nevojë Maqedonia edhe për parti tjera shqiptare?

Maqedonia nuk ka nevojë për parti të reja, por ka nevojë për demokraci të brendshme, konkurencë, burime njerëzore, kuadro të aftë dhe të përgjegjshme, të cilët marrin përgjegjësi dhe detyra, që ti çojnë proceset përpara, etj, etj.

Na mungon uniteti politikë shqiptarë?

Po besa, dhe kjo është pika e dobët e jona, që na pengon për ti realizuar asipratat tona kombëtare. E di se ka mundësi të bëhet dhe nuk kam optimist, se do të bëhet një unitet, sepse me këto ndarje, nuk do të fitojmë përgjithësisht.

Koalicioni në largim i VMRO-DPMNE dhe BDI duket se do t’i marrë frenat në dorë edhe njëherë. Komenti juaj?

Nëse Gruevski, nuk pranon prioritetin e parë, 1. Zgjidhjen e çështjes së emrit, atëherë do të bie varianti i parë i koalicionit qeveritar VMRO - DPMNE + BDI. Varianti i dytë, do të jetë LSDM + BDI+ PDSH + (disa deputet të pakicave, do të largohen nga VMRO-DPMNE).

Do të duhejt që BDI të forcoj pozicionin në ekzekutiv, duke përfituar ministri më të fuqishme?

Normalisht që po jo vetëm me ministri të fuqishme por edhe të ndajë proporcionalisht fuqinë ekzekutive e sidomos ndarjen e buxhetit të R.M.-së.

A është më se e nevojshme, që BDI të kërkojë ministrinë e Drejtësisë ose postin e Kryeprokurorit të përgjithshëm?

Janë shumë poste që shqiptarët, pra BDI duhet ti marrë, ka pozicione që shqiptarët nuk kanë pasur qasje në to, prandaj ka ardhur momenti dhe koha, që për herë të parë do të ulet një shqiptarë në këto pozicione, që për opinionin janë tashmë të njohura.

Do të ndryshojë raporti me Kosovë?

Jo vetëm me Kosovën, por me të gjithë fqinjët tanë pasi bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm për zhvillimin politikë dhe ekonomikë të vendit dhe afrimin në strukturat euroatlantike.

Profesor, jeni shumë aktiv, gjithnjë në takime të ndryshme në BE si dhe profesor universiteti, na tregoni çelësin e suksesit?

Sinqerisht ua them, nuk kam dëshirë të flas për veten time, por për pyetjen tuaj do të përgjigjem shukurtimisht. Për mua janë primare komunikimi, përgjegjësia dhe profesionalizmi, ato elemente të cilat të lejojnë të hapësh apo të trokasësh në dyert e evropës.

Po afrohen pushimet verore, ku do ti kaloni ato?

Kësaj radhe në Strugë, me familjen time, të cilët i pres të më vijnë nga perendimi dhe Amerika.

Çka të neveritë më së shumti?

Kur takoj njerëz që fare nuk kanë ide për jetën dhe nuk ja dijnë vlerën se sa e rëndësishme është ajo.

Ju falënderojmë edhe njëherë profesor i nderuar dhe punë të mbarë.

Ishte kënaqësi. Suksese edhe juve.

Intervistoi: Dashnim HEBIBI

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 54 vizitorë
Lexuar: 1,743 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Isuf Bytyçi: Bashkëbisedim me Tomë V. Gash...
E diel, 27 dhjetor 2020 - 20:34
Tomë V. Gashi është avokat, që nga viti 1992, i cili kryesisht, ka punuar gjyqtar për çështje penale 5 vite! Para kësaj kohe, ka punuar në Prokur...
Klasa politike vendoste pushtetin personal pa...
E enjt, 04 qershor 2020 - 19:19
Roli i Austrisë ka qenë më pozitivi, madje pa atë nuk do të mund të kishim krijuar dot një shtet shqiptar në vitin 1912. Ajo u mbështet herë pas ...
30 VJET NGA KRIMI SERB I HELMIMIT TË FËMIJ...
E shtun, 21 mars 2020 - 01:50
Dr. Shukri Gerxhaliu: “Kur është në pyete fëmija, populli e kombi unë jam i gatshëm të sakrifikohem”. Flet Dr.Gërxhaliu, doktori i cili tra...
KRAHËT E SHQIPES
E mart, 19 nntor 2019 - 03:25
Bashkëbisedim me Marsela Koçin, veprimtare e çështjes kombëtare dhe kryetare e „Lëvizjës KRAHËT E SHQIPES“ ⁃ Kush është zonja. Ma...
Rexhep Qosja: Fitorja e Kurtit sjell shpresë...
E hn, 07 tetor 2019 - 19:51
Akademiku shqiptar, autoriteti moral i shqiptarëve, këtej e andej kufirit, Rexhep Qosja dy ditë para zgjedhjeve shkroi editorialin “Zgjedhjet e parak...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi