Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Intervistë e imagjinuar me Abdyl Frashërin
Publikuar më 13 shtator, 2011 në orën 00:12 ( ) Afrim Morina | Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Janë pjellë e Ballaban Pashës e Durgut Pashës


Abdyl Frashëri
Morina:- Situata politike e krijuar dhe kërkesa e Pushtetit Turk për përmirësimet që duhet të bëjmë në histori, se gjoja po i fyejmë sulltanët, më shtyri të bëjë këtë intervistë me Ju, që ne sot mësojmë se keni qenë truri i Lëvizjes Shqiptare të Prizrenit. Pyetja e parë, ne Juve dhe vëllezërit e juaj kur i mësojmë, paksa u përmendet titulli i nderit- Bej?

Frashëri:- Më vjen mirë, se edhe ne e kemi urryer atë titull. Rrallë mund ta gjeni në firmosje tona atë. Në atë kohë vraponin njerëzit për të marr tituj nderi e ushtarak nga sulltanët, ndërsa neve edhe pse na e kanë dhënë për merita të punës intelektuale, nuk e kemi honepsur shumë.

Morina:- Jo vetëm atëherë, por edhe më vonë, kanë vrapuar pas titujve të tillë. Për lexuesit tanë është me rëndësi të na shpjegoni, ju keni qenë një personalitet me ndikim, pse vendoset t’i leni ofiqet e Perandorisë dhe të merreni me çështje kombëtare, kur dihej se luanit me kokën e juaj e të familjes?

Frashëri:- Po ashtu ka qenë. Shqiptarët ishin në skamje të madhe dhe nuk u lejohej shkrim leximin në gjuhën amtare. Se në çfarë gjendje kanë qenë, këtë më së miri e thotë vëllai im Samiu “Shqiptari tërë zhele – zhele sa s’ka ku ta zërë qeni... e taksidari ngeh shkopn’ e thot paguani”, në njërën anë, e në anën tjetër, në vijat e para të frontit i dërgonin djalërinë tonë, që përdoreshin mish për top.

Morina:- Lufta Ruso - Turke ishte në kulmin e saj, në anën tjetër Ju me disa shokë filluat të punonin për mëvetësi, pse mu atëherë?

Frashëri:- Edhe më herët kemi punuar, por aso kohe është intensifikuar organizimin ynë. Atje filluan të dërgojnë ushtarë shqiptar. E pamë të rrugës se duhej shfrytëzuar kriza e krijuar, që edhe ne të vendosnim për fatin tonë.

Morina:- Kjo ndodhi pas Marrëveshjes së Shën Stefanit apo edhe më herët?

Frashëri:- Ne kishim filluar të punojmë edhe më herët, se të shtrish organizimin në gjithë Shqipërinë, në kohën kur nuk kishte mjete komunikimi, por përmes lajmëtarëve, nuk ka qenë lehtë. Ne që ishim në Stamboll filluam, por duhet që në radhë të parë të komunikonim ne të mërgatës, që ishin më të shkolluar, e pastaj lë gjenim bashkëmendimtar edhe në atdhe. Kjo punë na ka marrë vite të tëra.

Morina:- Para se të merrnit qëndrim, që krerët e atdheut të tuboheshin në Prizren, keni mbajtur takim paraprak?

Freshëri:- Po. Është mbajtur një takim në fillim të Majit të po atij viti.

Morina:- Pse e zgjodhët Prizrenin dhe këtë qytet e shpallët edhe kryeqytet të Shqipërisë?

Frashëri:- E para, ky qytet ishte në mes të Shqipërisë, e dyta ishte qytet shqiptar dhe e treta kishte në të seli diplomatike të shteteve tjera, mirëpo edhe rrezikohej të shkëputej nga tërësia territoriale jona, sepse Perandorisë Osmane pak i bënte për te, vetëm të shpëtonte nga Carizmi Rus.

Morina:- Vendimet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, dërguar Kongresit të Berlinit, na janë të njohure, mirëpo na intereson, kishit biseduar më parë me Sulltanin, apo ndonjë mëkëmbës të Tij, për kërkesat e Juaja?

Freshëri:- Kërkesat tona më parë iu kanë dërguar edhe perandorisë, mirëpo ajo ishte futur në lojë të fëlliqtë, trojet tona i kishte vu në aeropag, vetëm e vetëm që të shpëtonte. Dihet se gjithnjë në pazarllëqe e pësojnë ato troje që gjinden në periferi dhe mu për këtë ne nuk pranuam që të jemi mjet kusuritje.

Morina:- Aeropag, na shpjegoni këtë?

Frashëri:- Tregu Evropian, sepse Rusia cariste donte të forcohej në këtë pjesë të botës dhe Perandoria Osmane ishte e gatshme të pranonte këtë kompromis, se edhe ashtu shqiptarët nuk rrinin të qetë. Tua përkujtojë vetëm kryengritjet e pashallëqeve shqiptarë që e tronditën Sulltanatin.

Morina:- Kërkesa e Juaj nuk u pranua në Berlin, një pjesë e trungut shqiptar iu dha Serbisë, një tjetër Malit të Zi dhe nuk mbeti edhe Greqia pa përfitim?

Frashëri:- Ata ishin ortodoks dhe Rusia, si vëllai i tyre më i madh, nuk i la pa shpërblim, ndërsa Perandoria Osmane edhe pse na quante vëllezër nga feja, pranoi këtë copëzim të trojeve tona.

Morina:- Rruga e vetme u mbeti kundërvënia ushtarake, në të dyja planet edhe kundër pushtuesve të rijnë edhe kundër pushtuesve të vjetër “dorëshlirë”?

Frashëri:- Po, kundër të dyve, por më vështirë e patëm me perandorinë Osmane, sepse ajo ishte zotuar që këto troje t’ua jepte pa gjakderdhje aleatëve rus dhe u vu kundër nesh.

Morina:- Për tri vjet rezistuat dhe në fund u burgosën bashkë me Sylejman Vokshin, komandantin e ushtrisë së Lidhjes. Pse mu në Prizren u mbajt procesi gjyqësor?

Frashëri:- Sepse aty ishte zemra e shqiptarisë. Ai ishte kryeqyteti ynë.

Morina:- Pse nuk u dërguan në Stamboll?

Frashëri:- Ky proces kishte dy këndvështrime: I pari, se duhej dënuar të gjithë ata që patën guximin të rrokin armët kundër Perandorisë dhe i dyti për të shti datën të gjithëve se ky qytet është i Perandorisë dhe duhet hequr nga koka se është shqiptar. Në këtë kohë Prizreni ka qëndruar shumë, madje është i vetmi qytet në trojet tona që përveç Kalasë të lashtësisë shqiptare, si simbol qëndrese, ka edhe Kalanë e Vajzës, që doli si emër mu në këtë kohë, se luftën nuk e bënin vetëm djalëria jonë, por edhe vashat tona. Ky qytet kishte edhe punishten e armëve dhe neve na ka ndihmuar shumë kjo, sepse furnizoheshim me armë tona dhe nuk ua kishim nevojën të tjerëve. Kjo ishte arsyeja pse ne u gjykuam në Prizren. Pra, në Prizren nuk ishim unë dhe Sylejmani në bankën e të akuzuarve, por ishte gjithë epoka e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Aty u dënua një epokë, që ma merr mendja, ndër më të lavdishme, të historisë tonë.

Morina:- Që në fillim u treguam pse po e realizojmë këtë intervistë me Ju. Mirë bërët që e theksuat se në Prizren u dënua një epokë dhe fakt është se ishte ndër epokat më të lavdishme të historisë shqiptare, ndërsa mesazhi i Juaj me bashkëluftëtarë u përcoll nëpër gjenerata deri në ditët e sotme dhe kur nuk pushoi ndjenja e çlirimit dhe bashkimit kombëtar? Çfarë epiteti meritojnë sulltanët dhe mbështetësit e tyre?

Frashëri:- Ai që të shkel truallin tënd, ai që të djeg e pjek, ai që të dhunon, ai që të degdisë kah t’i dojë qejfi, ai që të shet aty ku e ka interesin e vet, ai që të vret për hesap të vetin, nuk ka emër tjetër pos pushtues e gjakatar, zjarrvënës e dhunues.

Morina:- Kjo diplomaci e sotme turke, Prizrenin e quan “Zemër të tyre”?

Frashëri:- Prizreni zemër e Turqisë!!! Gjarpri paska filluar t’i tregojë këmbët. As atëherë e as sot nuk ka qenë e nuk duhet të jetë e tillë. Ata që pajtohen me një mendim të tillë, nuk mund të jenë tjetër pos bima e Ballaban Pashës. Ata që thonë një gjë të tillë janë pjella e Durgut Pashës. Ndryshe kjo nuk mund të shpjegohet.

Morina:- Për fund, çfarë do t’i porositnit bashkatdhetarët e Juaj.

Frashëri:- Puna nuk qenka kryer!!! “Mos shikjoni kishë e xhamia, feja e shqiptarit asht shqiptaria”, kështu pati kënduar Vaso Pash Shkodrani! Përmes kësaj moto do të eliminoni dogmat për t’u thirr dikush turk, latin, grek, serb, vllah, por si shqiptarë bëjeni Shqipërinë, e të gjitha pastaj sqarohen.

Prishtinë, 12. 09. 2011

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 98 vizitorë
Lexuar: 2,820 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Isuf Bytyçi: Bashkëbisedim me Tomë V. Gash...
E diel, 27 dhjetor 2020 - 20:34
Tomë V. Gashi është avokat, që nga viti 1992, i cili kryesisht, ka punuar gjyqtar për çështje penale 5 vite! Para kësaj kohe, ka punuar në Prokur...
Klasa politike vendoste pushtetin personal pa...
E enjt, 04 qershor 2020 - 19:19
Roli i Austrisë ka qenë më pozitivi, madje pa atë nuk do të mund të kishim krijuar dot një shtet shqiptar në vitin 1912. Ajo u mbështet herë pas ...
30 VJET NGA KRIMI SERB I HELMIMIT TË FËMIJ...
E shtun, 21 mars 2020 - 01:50
Dr. Shukri Gerxhaliu: “Kur është në pyete fëmija, populli e kombi unë jam i gatshëm të sakrifikohem”. Flet Dr.Gërxhaliu, doktori i cili tra...
KRAHËT E SHQIPES
E mart, 19 nntor 2019 - 03:25
Bashkëbisedim me Marsela Koçin, veprimtare e çështjes kombëtare dhe kryetare e „Lëvizjës KRAHËT E SHQIPES“ ⁃ Kush është zonja. Ma...
Rexhep Qosja: Fitorja e Kurtit sjell shpresë...
E hn, 07 tetor 2019 - 19:51
Akademiku shqiptar, autoriteti moral i shqiptarëve, këtej e andej kufirit, Rexhep Qosja dy ditë para zgjedhjeve shkroi editorialin “Zgjedhjet e parak...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi