Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Masakra gjakatare e 4 shkurtit të vitit 1944 në Tiranë
Publikuar më 14 shkurt, 2009 në orën 00:11 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Promemorie Këshillit Bashkiak të Tiranës për masakrën e 4 Shkurtit.

Promemorie e Shoqatave Antifashiste, drejtuar Këshillit Bashkiak të Tiranës, me rastin e përvjetorit të masakrës së 4 Shkurtit, kryer në Tiranë nga bashkëpunëtorët e fashizmit më 4 shkurt 1944.

Me rastin e 65 vjetorit të një prej masakrave më të mëdha të kryera ndaj popullsisë civile shqiptare nga bashkëpunëtorët e një fuqie pushtuese, si një homazh ndaj viktimave dhe si vlerësim ndaj antifashizmit, një nga themelet morale e politike të qytetërimit modern dhe Evropës së bashkuar, Shoqata e Dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare i drejtohet opinionit publik, medias dhe posaçërisht Këshillit Bashkiak të Tiranës se:

Siç dihet, si sot 65 vjet më parë, më 4 Shkurt 1944, në Tiranë, në kryeqytetin tonë të pushtuar nga ushtria naziste hitleriane, ka ndodhur një nga masakrat më të mëdha mbi popullsinë civile, mbi njerëzit dhe familjet e pafajshme qytetare.

Bashkëpunëtorë të pushtuesit fashist, të organizuar në një qeveri kuislinge dhe nën dirigjimin e komandës naziste, në panik nga rritja e e rezistencës antifashiste dhe luftës partizane për çlirimin e vendit, ndërmorën natën e 4 shkurtit 1944 një masakër mbi popullsinë civile të kryeqytetit tonë duke vrarë 84 qytetarë të pafajshëm(shumica njerëz të thjeshtë por edhe pjesëtarë të familjeve antifashiste), dhe arrestuar e dhunuar rreth 500 qytetarë të tjerë.

Masakra e dirigjuar nga forcat naziste u ekzekutua nga vegla dhe shërbëtorë të fashizmit.

Nga dokumentet arkivale, nga kujtimet e shumë veteranëve që përjetuan këto ngjarje, nga tregimet e disa pjesëtarëve të familjeve të kësaj masakre, për këtë masakër çnjerëzore përgjegjës janë ish-kryeministri i qeverisë kuislinge, Rexhep Mitrovica, Xhaferr Deva, ish-ministri i Brendshëm, Hysni Dema, komandant i përgjithshëm i Xhandarmërisë, Kadri Cakrani, komandant i forcave të Ballit Kombëtar, Qazim Mulleti, ish-prefekt i Tiranës si edhe disa eksponentë të organizatës tradhtare “Balli Kombëtar” për kryeqytetin e mercenarë të gënjyer të ardhur nga Kosova.
-Sipas dëshmive të para të shtypit, publikuar menjëherë pas përfundimit të luftës, viktimat qenë shumica qytetarë me kombësi shqiptare, por edhe ish-ushtarë italianë të mbetur në Tiranë pas kapitullimit të ushtrisë italiane dhe të kombësive të tjera. Ndër të pushkatuarit e natës së zezë të 4 shkurtit 1944 janë edhe :

1. Ramiz Treni
2. Sitki Çiço
3. Xhemal Sojli
4. Harito Harito
5. Dr. Stefan Pano
6. Fadil Rada
7. Mali Huta
8. Sulejman Vrapi
9. Haki Huta
10. Gjergj Legisi
11. Islam Alla
12. Fiqiri Gërblleshi
13. Ali Visha
14. Viçenca Apoli
15. Raxhioner Ravesi
16. Gjergj Marangozi
17. David Kohe
18. Mina Thome
19. Vangjel Capo
20. Vasil Muzina
21. Petro Prifti
22. Sokrat Tako
23. Mihal Koço
24. Dhimitër Toma
25. Emrullah Korja
26. Todi Shkurti
27. Osman Boriçi
28. Kurt Uka
29. Lake Kolonja
30. Hasan Çeliku

Masakra gjakatare e 4 shkurtit të vitit 1944 në Tiranë, ka mbetur në kujtesën e popullit si një nga ngjarjet më të egra çnjerëzore të pushtuesve nazistë dhe tradhtarëve, shërbëtorëve të tyre kuisling.

Shoqata e Dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare e konsideron 4 Shkurtin si një ditë reflektimi, kujtese dhe nderimi për ato viktima të pafajshme dhe për sakrificat e antifashistëve shqiptarë, duke bërë, njëkohësisht , apel ndaj opinionit publik dhe ndaj institucioneve të këtij vendit për të mos harruar dhe shkelur mbi historinë.

Ne ftojmë posaçërisht Këshillin Bashkiak të Tiranës që të ndërmarrë një akt për të nderuar këto viktima dhe për të respektuar sakrificat e antifashistëve shqiptarë. Në Tiranë nuk ka një monument për këto viktima, përkundrazi, një prej përgjegjësve dhe ekzekutorëve të kësaj masakre, Osman Kazazi, ka një bust në qendër të kryeqytetit shqiptar. Shoqata e Dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare e quan këtë një situatë të turpshme, ashtu siç e konsideron një atentat ndaj antifashizmit dhe vlerave evropiane heqjen e bustit të 5 Heronjve të Vigut nga qendra e Shkodrës.Organizata Kombëtare e Dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare (LANC) si edhe Organizata Kombëtare e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare;

Organizata Kombëtare e Invalidëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.

Marrë, nga gazeta, "Ndryshe"
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 74 vizitorë
Lexuar: 7,619 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi