Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Show “historik” i kryediplomatit në Beograd, thikë pas shpine shtetit kosovar
Publikuar më 19 mars, 2010 në orën 02:48 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Vizita e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ilir Meta, në Serbi u paraqit nga ky i fundit si një vizitë historike për marrëdhëniet midis dy popujve, duke e trumbetuar mediatikisht si një sukses personal.

Që të paraqesësh historike një vizitë me Serbinë, minimalisht duhet të sqarosh para shqiptarëve dhe suksesin që ke arritur, pasi tashmë dihet që Shqipëria të vetmin problem imperativ që ka me këtë shtet është marrëdhënia e Serbisë me Kosovën. Përsa i përket trumbetimit mediatik të Ilir Metës me nominimin “historik” të kësaj vizite, vetëm fjala “historike” nuk merr sens.
Në radhë të parë, Serbia nuk ka asnjë peshë specifike përsa i përket integrimit të Shqipërisë në BE dhe nuk mund të luajë asnjë rol në këtë integrim. Nëse Shqipëria do të ketë mundësi të integrohet, ky integrim do realizohet nëpërmjet marrëdhënieve me shtete që kanë në dorë integrimin e Shqipërisë, duke filluar që nga Italia, Franca, Gjermania, etj. Nëse ministri ynë i Jashtëm nuk ka sukses të krijojë takime të frytshme me diplomatë europianë, përfaqësues të shteteve që kanë në dorë realisht integrimin e vendit në BE, nuk mund ta justifikojë vizita në Serbi këtë deficencë diplomatike të tij.
Paraqitja e “suksesshme dhe historike” është një lloj prirje haxhiqamiliste e kryediplomatit tonë të nderuar, i cili me këtë mënyrë do të na thotë se duke pasur Beogradin (as Shijakun dhe as Skraparin), nuk i hyn në punë as Berlini dhe as Londra, duke u munduar të nxjerrë në skenë një mentalitet të vjetër në një realitet të ri, mentalitet që na çon në Kominternin famëkeq që na caktonte Serbinë dhe Miladin Popoviçin si pika referimi për komunikimin me botën. Serbia e sotme është një nga shtetet më antishqiptare në Rajon dhe në botë, ku politika e saj karakterizohet nga një antishqiptarizëm ekstrem dhe pikat më të afërta të “miqësisë” sonë “historike” me këtë shtet qëndrojnë si piramida turpi vrasjet masive, krimet monstruoze dhe përzënia masive e gati një milion shqiptarëve nga trojet e tyre.
Dashuria e kryediplomatit shqiptar me shtetin serb nuk merr nota justifikuese në këtë kohë të vështirë si për Kosovën dhe problemet që po has ky shtet i ri në njohjen e tij, por dhe problemet që kanë shqiptarët e mbetur nën sundimin serb. Janë shqiptarët e Preshevës të cilët vazhdojnë të vuajnë dhe sot e kësaj dite diskriminimin serb, diskriminim i cili konsiston në dhunën ndaj tyre dhe me masat represive që kanë marrë ndaj tyre. Jo më larg se pak kohë më parë u vra një shqiptar i këtyre zonave nga një polic serb në mënyrë makabre, ndërkohë që po këta serbë kanë ngritur një bazë ushtarake në këtë zonë, për të rikthyer dhunën mbi patriotët e Ilir Metës. Show mediatik i vizitës “historike” të kryediplomatit shqiptar mbart brenda vetes një mister të madh, mister që mbart brenda vetes shumë pyetje të hidhura për qëllimin diabolik të kësaj vizite.
A nuk ishte kjo vizitë një larje fytyre për Beogradin antishqiptar përballë kërkesave evropiane të respektimit të të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Serbi? A nuk ishte vizita e Ilir Metës një thikë pas shpine për shqiptarët e Kosovës si dhe për shtetin Kosovar, i cili po përballet me një luftë të ashpër të Serbisë kundër njohjes së pavarësisë?
Definicioni “historik” nuk mund të vihet në një vizitë e cila në thelbin e saj nuk pati minimumin e kurajës për të diskutuar për gurin e themelit që duhet të ekzistojë midis dy shteteve, ky gur është Kosova. Shqipëria nuk ka komoditetin të kryejë ekzibicione diplomatike për të kënaqur Ilir Metën dhe shefat e tij me shtete si Serbia që nuk i ofrojnë vetë shtetit shqiptar asnjë interes ekonomik, politik apo integrues. Vizita të kësaj natyre përveç shijes së hidhur që lënë në çështjen kombëtare, jo vetëm që nuk mund të konsiderohen “historike”, por me shumë modesti duhet pranuar se fshehin brenda tyre kulisa diabolike në interes të grupimeve të caktuara antishqiptare.

Gazeta Sot
18 Mars 2010

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 23 vizitorë
Lexuar: 1,415 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi