Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
SHOQËRIA BASHKIMI SHQIPTAR
Publikuar më 02 mars, 2011 në orën 04:50 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kumtesë me rastin e manifestimit "Ditët e lirisë, në Lion të Francës

Të dashur bashkatdhetar,
Këshilli ekzekutivë i Shoqërisë BASHKIMI SHQIPTAR në pajtim me synimët e Shoqërisë dhe tekstët themeluese të saj ka marrë vendim të organizohët festimi i Epopesë së UCK-së, Dita e mësuesit dhe dita e gruas Shqiptar gjatë manifestimit të emëruar « Ditët e lirisë » me datën 5 mars 2011 duke filluar që nga ora 8 e mbrëmjës.

Në përpjekjët shekullore të Kombit Shqiptar për çlirimin dhe bashkimin e trojëve të veta mijëra vjeçare pushka dhe pena kanë qenë dy mjete të pandara për luftimin e armiqëve shekullor. Mësuesi (ja), intelektuali(ja), luftëtari (ja), punëtori(ja) ishin në vijën e parë të frontit për çlirimin dhe emancipimin e Shqipërisë. Këto cilësi kanë qenë të pranishme te pothuajse të gjithë njerëzit e mëdhenj të Kombit Shqiptar, shpesh të pashkëputura nga njëra-tjetra.

Gruaja Shqiptare dhe emancipimi i saj nuk ka munguar në mendësin e trurit të Kombit por as në mesin e luftëtarëve më të devotshëm të tij. Sami Frashëri dhe Rilindasit Shqiptar në përgjithësi mbronin iden e një shkolle shqiptare si qendër e Atdhetarizmit, të detyrueshme për djem e vajza dhe, natyrisht, në gjuhën amtare. Në luftërat më të ashpra të Kombit gruaja Shqiptare nuk shënoj asnjë mungesë. Nga kujtimët më të freskëta mund të kujtojm trimërinë e Mamica Kastriotit, grave Suliote, trimërinë e Bubulinës, Jonica Martinës në Hot e Grud (“zhanë d’arka Shqiptare”) e shumë të tjerave. Nuk i munguan historisë Shqiptare as çifte luftarake siç ishin Azem e Shote Galica por edhe Fehmi e Xhevë Lladrovci. Nuk munguan asnjëher në ballë të demonstratave, në ballë të luftës së armatosur por edhe në ballë të luftës për zgjerimin e identitet Shqiptar gratë Shqiptare. Ndër nivelët më të larta të kulturës dhe frymëzimit u gjendën edhe gratë e shquara shqiptare. Mund të marrim si shembull Tefta Tashkon, Vaçe Zelën, Nexhmie Pagarushën, Fatime Sokolin, Dava Gjergjin e shumë të tjera të cilat ngritën në majët më të larta artin muzikor dhe frymëzimin Shqiptar.

Dita e 7 marsit 1887 shënoi hapjën e shkollës së parë Shqipe në qytetin e Korçës e cila u themelua nga mësuesi Petro Nini Luarasi dhe shokët e tij, ditë e cila njihët tani si dita e mësuesit. Mësues e intelektual të kohës ishin eprorët e gjuhës dhe identitetit Shqiptar përballë projektëve të “Naçertanjës” serbe dhe “Megalis ideas” të turpshme greke.
Muaji mars përkujtohët edhe si muaj i dhimbshëm për Kombin Shqiptar kur egërsira serbe në mars të vitit 1991, e vetdijshme për rolin e shkollës shqipe, helmoi nxënësat e shkollave Shqiptare në Kosovë, burgosi dhe vrau mësuesit Shqiptar duke mbyllur definitivisht shkollat në muajin shtator.
Por muaji mars është edhe muaji i qendresës dhe i Rilindjës, muaji kur rinia heroike e visëve të pushtuara nën Jugosllavi e ndriçuar nga shkolla Shqipe shkundi themelët e saj dhe u ballafaqua me regjimin më të egër të Evropës i cli torturoj 800 000 Shqiptar (më shumë se një e treta e popullsisë) gjatë dekadës dhe burgosi me dhjetra mijëra të burgosur politik djem e vajza.

Armiqët e Kombit Shqiptar kanë qenë gjithmon të vetdijshëm për rolin e rëndësishëm të luajtur jo vetëm nga intelektualët dhe çlirimtarët e armatosur, por edhe nga Eprorët e gjuhës shqipe dhe gruaja Shqiptare. Ashtu ata vunë në shënjeshtër jo vetëm grupët e armatosura dhe klubët politike, por edhe “Eprorët e gjuhës Shqipe” dhe gruan Shqiptare dhuna mbi të cilën përdorej për të demoralizuar Kombin mbasi ishte ajo e cila lindte, rritej, edukonte dhe frymëzonte djem e vajza trima siç ka populli Shqiptar.

Fati i Petro Nini Luarasit siç edhe i shumë mësuesve tjerë tregojnë më së miri sa u frikësoheshin armiqët barbar eprorëve të gjuhës shqipe. Vrasja e mësuesit Halit Geci në 28 Nëntor 1997 në fshatin Llaushë të Drenicës si hakmarrje ndaj UÇK dhe shfaqja e parë publike e UÇK në vorrimin e mësuesit tregojnë sa janë të lidhur çlirimtarët dhe Eprorët e gjuhës Shqipe, sa kanë karakterizuar pushka dhe pena Eprorët e lirisë.

Ushtria çlirimtare e Kosovës erdhi si kulmi i përpjekjëve shekullore Shqiptare për realizimin e Clirimit, Bashkimit dhe Përparimit të Kombit Shqiptar, si shprehje e vlerave më të ndritura, më njerëzore, më të ngritura Shqiptare; si rezultat i bashkimit të djemve dhe vajzave më të mirë të Kombit në një mundim shekullor në të gjitha hapësirat Shqiptare për të quar gjerë në fund aspiratat legjitime të Kombit Shqiptar.

Rënja heroike e familjës Jashari në Prekaz në datat 5-8 mars 1998 ishte shembulli më sublim i nivelit të lart të vetëdijës Kombëtare Shqiptare, ishte shembulli i flijimit madhështor të grave, burrave Shqiptar për liri, i kundërshtimit të robërisë, tjetërsimit, nënshtrimit dhe i mospranimit të copëtimit të Shqipërisë. Fal sakrificës së familjës Jashari, fal ngritjës së mijëra djemëve e vajzave, të frymëzuar nga flijimi i saj, nga të gjitha trojët Shqiptare për lirinë dhe bashkimin e Shqipërisë Kombi Shqiptar u vlerësua lart për vlerat e tij përparimtare, për dashurinë e tij ndaj Atdheut dhe definitivisht si zot mbi trojët e tij.

Në kohën kur qarqe të errëta tentojn të njollosin UÇK dhe vlerat më të ndritura të njerëzimit që barte ushtria e popullit Shqiptar, në kohën kur tentohët të shtrembërohët karakteri, veprimtaria dhe Amaneti i saj; Kombi Shqiptar duhët të kujtoj më shumë se kurrë mundimin shekullor, historinë tragjike të Kombit, sakrificat e shumta për lirinë dhe bashkimin e Shqipërisë kulmi i të cilave ishte UÇK duke treguar vlerën e tij në mesin e Kombëve.


Dëshmori Jashar Salihu përcjelli botës se : kudo në Trojët Shqiptare mund të ndëgjoni fëmijët të thonë “Unë jam Adem Jashari”.

Flijimi i Adem Jasharit dhe familjës së tij ishte lajmtare e “Nëntorit të ri”, e luftës së re për bashkimin e Shqipërisë. Flijimi i Familjës Jashari bashkoj zemrat Shqiptare dhe i bëri të rrahnin si një trup që nga Jugu në Veri, që nga Perendimi në Lindje, në të gjitha trojët Shqiptare dhe në mërgatë, rreth një dëshire dhe një qëllim.
Dëshmori Jashar Salihu përcjelli botës se : kudo në Trojët Shqiptare mund të ndëgjoni fëmijët të thonë “Unë jam Adem Jashari”.

Prandaj, le të përkujtojm, të nderojm dhe të krenohemi me sakrificat e panumërta të Kombit Shqiptar, mendësinë përparimtare dhe të ndritur të tij dhe vlerave të tij më të larta njerëzore dhe liridashëse.

Njerëzve të mëdhenj të Kombit,
Nënave dhe grave Shqiptare,
Familjëve të dëshmorëve të Kombit Shqiptar,
Eprorëve të gjuhës dhe identitetit Shqiptar

KOMBI MIRËNJOHËS

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 58 vizitorë
Lexuar: 3,171 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi