Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Njė ditė eksituese pėr sportdashėsit e Kosovės
Publikuar më 23 maj, 2012 nė orėn 22:52 ( ) Agim Vuniqi | Sport |
Rrit madhësinë e shkronjave
U aprovua nga FIFA kėrkesa e FFK-sė pėr ndeshje miqėsore nė nivel tė pėrafqėsueseve shtetėrore

Lajmi i shumėpritur pėr aprovimin e kėrkesės sė FFK-sė pėr tė zhvilluar lojė miqėsore ndėrkombėtare tė reprezentacionit tė Kosovės me reprezentacionet tjera, ėshtė pėrafėrsisht i njė rėndėsie tė veēantė, sikurese ai qė pat korrur diplomacia amerikane dhe presidenti Nixon pėrmes takimit tė pingpongistėve tė SHBA dhe Kinės i njohur si "diplomacia e pinpongut".

Kritikat e deritanishme nė adresė tė FFK-sė kanė qenė shprehje tė humbjes sė durimit tė adhuruesve tė sportit, i klubeve, dhe i vet sporistėve, qė rezultoi se kanė qenė tė padrejta, ngase Komiteti drejtues i FFK-sė dhe kryetari i FFK-sė Fadil Vokrri, pėrndryshe legjenda e futbollit kosvar, kanė kryer punėt nė heshtje, duke u ofruar sportdashėsve tė Kosovės njė lajm historik, ndoshta njėri ndėr vendimtarėt nė historikun e sportit kosovar, qė kaloi njė rrugė tė vėshtirė, qė nga koha e pavarėsimit tė sportit, duke filluar me kryetarin e saj tė parė Rexhep Abdullahun, pastaj Sabri Hashanin e deri tė negociatorėt kryesor ministri i kulturės dhe sportit tė kosovės, Memli Krasniqi dhe, kryetari i FFK-sė Fadil Vokrri. Pėrndryshe Memli Krasniqi qė nga fillimi, kur mori pozitėn e ministrit, ka kryer reforma tė rėndėsishme nė sportin kosovar, duke punuar nė infrastrukturėn ligjore, por edhe duke u inkuadruar drejtpėrdrejtė me kryetarin e KOK-ut Besim Hasanin dhe trajnerin e saj Driton Kukaj, nė rastin e xhudistes Majlinda Kelmendi, si pėrfaqėsuese e denjė e sportit tė pavarur tė Kosovės, duke arritur normėn olimpike, pėr pjesėmarrje tė drejtpėrdrejt nė Lojėrat Olimpike qė do tė mbahen nė Londėr mė 2012. Prandaj ishte i denjė takimi i kryetarit tė FFK-sė me gazetarė, ku ai sqaroi strategjinė e FFK-sė qė u tregua e sukseshme, ishte ky suksesi mė i madh i diplmacisė kosovare tė sportit, jo si ai i vrapimit nė Afrikė duke hargjuar mjete tė mėdha finaciare pėr tė ngritur numrin e njohjeve. Domosdo duhet pėrmendur suksesin e sportistėve tė Kosovės, tė cilėt treguan rezultate kulminate nė arenėn ndėrkombėtare, pėr tu hapur sytė zyrtarėve tė FIFA-sė, se futbolli i Kosovės ėshtė vatėr e pashterrshme e talentėve. Ky ishte njė motivim mė tepėr pėr t'i dhėnė fund politikės diskriminuese ndaj sportistėve kosovarė nė nivel ndėrkombėtarė. Mė nė fund z. Blater ia bėri me dije Fedratave tė futbollit, sidomos asaj tė Sėrbisė se tė rinjtė kosovarė meritojnė tė realizojnė tė drejtėn e plotė tė luajnė me tė tjeratė nė fushėn e gjelbėr, pėr tė garuar me njėri tjetrin, mė mirė sesa tė urrehen apo tė luftojnė. Kjo fitore e sportit kosovar ėshtė njėkohėsisht edhe fitore e FIFA-sė, e cila nisi stafetėn e njohjeve tė reja tė sportit kosvar, por edhe shtetit tė Kosovės.

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Agim Vuniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 27 vizitorë
Lexuar: 2,625 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Tė krenohemi me lojtarėt shqiptar
E dielė, 29 qershor 2014 - 00:21
Unė kam lindur afėr atij vendi, ndjej njė lidhje me tė, ndaj dhe dua tė punoj aty ku mund tė lė gjurmėt e mia, do tė deklaronte para disa vitesh trajneri l...
Sevdail Sherifi drejt titujve dhe fitoreve tė...
E enjtė, 21 nėntor 2013 - 01:45
Menjėherė, me tu kthyer nga SHBA, e konkretisht nga New Yorku, pėr nė Zvicėr, boksieri nga Presheva, Sevdail Sherifi, falėnderon organizatorėt e meēit tė 1...
Dy binjakėt Ajeti kontratė profesionale me KF...
E shtunė, 04 maj 2013 - 13:51
Pas gati njė viti konsulte, vėllzėrit Ajeti(16)nėnshkruan pėr Bazelin dhe jo pėr Barcelonėn. Po mbushėn gati njė vit qė dy futbollistėt binjakė Albian d...
Sevdail Sherifi me nokaut e fitoi meēin kundė...
E dielė, 30 shtator 2012 - 15:28
Para pak ēastesh, pėrfundoi njė dramė e madhe e boksit nė Villars Sur Glane Fribourg tė Zvicrės, ku bashkėkombasi ynė Sevdail Sherifi, me plot meritė e rrė...
"Shkėlqimi” i Federatės sė Futbollit tė Kosov...
E hėnė, 09 janar 2012 - 20:10
Njė dekadė e mė tepėr pas clirimit tė Kosovės qytetarėt e Kosovės kanė pritur ndryshime kolosale nė tė gjitha fushat. U pa mė vonė se improvizimet instituc...
më shumë nga - Sport »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi