Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PDK-Viti: NJOFTIM
Publikuar më 13 mars, 2013 në orën 19:05 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Për mediet, partitë politike dhe opinionin publik

Lulëzimi i korrupsionit, nepotizmit, shpërdorimi dhe dhunimi i ligjit, shpërdorimi dhe dhunimi i parasë dhe pronës publike-komunale, diferencimi, denoncimi dhe dhunimi i të drejtave dhe lirive të zyrtarëve të administratës komunale janë vepër dhe përgjegjësi e Nexhmedin Arifit, kryetar i Komunës së Vitisë. Por, Dega e PDK-së në Viti ju njofton (për të satën herë) se Nexhmedin Arifi nuk ka asnjë lidhje organizative dhe as politike me Degën e PDK-së në Viti. Po mbushen tri vjet që N. Arifi ka ikur nga PDK-ja. Politikat dhe veprimtaria e tij komunale nuk janë të PDK-së. Madje, i gjithë angazhimi, politikat dhe veprimtaria e tij janë kundër PDK-së në Viti e më gjerë.

Dega e PDK-së në Viti edhe zyrtarisht para më shumë se dy viteve ka dalë nga koalicioni me AAK dhe AKR-në dhe ka dalë nga qeverisja komunale. Anëtarët dhe votuesit e PDK-së në Viti janë të indinjuar dhe të pakënaqur me “tendencën” e disa medieve dhe të disa partive politike për ta identifikuar N. Arifin me PDK-në në Viti. Kemi parë disa herë në KTV, në RTK, në gazeta të ndryshme dhe së fundi edhe në një “poster” të Lëvizjes Vetëvendosje N. Arifin të paraqitet si zyrtar-kryetar komune i PDK-së i korruptuar, nën hetime, me aktakuza... Prandaj, Dega e PDK-së, anëtarët dhe votuesit e saj të shumtë lusin mediet që mos ta dezinformojnë opinionin dhe mos t’ia ngarkojnë PDK-së (Degës në Viti) korrupsionin, shpërdorimet e shumta, etj. të N. Arifit, i cili ka tri vite që po qeverisë me të gjithë nga pak veç me PDK-në hiç, sepse kjo Degë është distancuar dhe po mbanë qëndrim të rreptë kundër korrupsionit, shpërdorimeve... të N. Arifit. Dega e PDK-së në Viti gjatë dy viteve të qeverisjes me komunën e Vitisë është dalluar për angazhimin e saj kundër korrupsionit, shpërdorimit të detyrës zyrtare dhe të ligjeve në fuqi, është dalluar për punën e mirë. Kjo Degë edhe këto tri vite është dalluar me angazhimin e saj kundër këtyre dukurive të shëmtuara në komunën tonë dhe vazhdon të jetë e vetmja opozitë e qeverisjes së Nexhmedin Arifit në Viti. Duke identifikuar N. Arifin me PDK-në sikur dikush po do me e përgjithësu dhe shpërnda përgjegjësinë. Jo, jo. N. Arifi nuk mund të fshihet pas PDK-së për bëmat e tij të shëmtuara dhe në kundërshtim me angazhimin, programin zgjedhor dhe politikat e kësaj Dege. Secili le të përgjigjet për (mos)punën e tij. Kështu thotë e drejta e shtetit dhe e Zotit.

Kryetari i Degës së PDK-së në Viti

Viti, më 12 mars 2013

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 28 vizitorë
Lexuar: 1,191 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi