Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Moikom Zeqo: Ja tre njollat e Ahmet Zogut, Lufta Nacional-Ēlirimtare shpėtoi Jugun e Shqipėrisė nga aneksimi
Publikuar më 29 nėntor, 2013 nė orėn 16:21 ( ) Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Studiuesi, historiani dhe shkrimtari, Moikom Zeqo, nė njė intervistė pėr gazetėn “Sot”, vlerėson rolin e madh qė ka luajtur intelektuali Ismail Qemali me bashkėpunėtorėt e tij nė krijimin e njė shteti demokratik shqiptar. Ai thekson rėndėsinė e madhe qė pati shpallja e pavarėsisė nga Ismail Qemali edhe mė vonė pėr fatin e kombit shqiptar. Moikom Zeqo vlerėson faktin qė Konferenca e Londrės njohu pavarėsinė e Shqipėrisė, pavarėsisht copėtimit tė trojeve. Sa i takon rezolutės ēame, Moikom Zeqo i bėn thirrje diplomacisė shqiptare qė tė gjejė konsensusin me Greqinė, pasi nė rast tė kundėrt ajo rezolutė ėshtė e pavlerė. Duke u ndalur nė ēėshtjet politike aktuale, Moikom Zeqo thotė se Shqipėria humbi njė shans tė madh pėr mospranimin e armėve kimike.

-Si i vlerėsoni kremtimet e festės sė 28 Nėntorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, pasi siē duket atmosfera ėshtė mė e zbehtė sesa njė vit mė parė?

Ky nuk ėshtė vit jubilar, pasi jubile ishte 100 vjetori i Pavarėsisė. Madhėshtia e festimeve mund tė mos jetė nė lartėsinė e duhur, por kjo nuk e justifikon faktin qė nė 101 vjetor tė mos bėjmė reflektime, pasi gjithmonė ka njė cak kohor pėr tė bėrė reflektime. Por, ēfarė pėrfaqėson 28 Nėntori i 1912? Historia shqiptare ėshtė njė histori e ndėrlikuar, histori fitoresh, por edhe disfatash. Ne nė 100 vjetor patėm fat qė tė kishim jubileun pėr pavarėsinė, qė pati njė karakter festiv. Nė kėtė 100 vjetor u botuan disa libra, njė nga kėto libra botova dhe unė pėr pavarėsinė, qė titullohet: “Njė komb, njė flamur”. Akademia e Shkencave duhet tė realizonte njė aksion botimesh. Ne nuk kemi tė botuara deri mė sot veprat e plota tė Ismail Qemalit. Ismail Qemali ėshtė njė intelektual i klasit tė epėrm. Jo vetėm kujtimet e tij, por ai ka njė numėr tė madh shkrimesh, por edhe njė numėr tė madh relacionesh dhe raportesh, qė lidhen me veprimtarinė e tij deri nė 1912. Ne nuk kemi tė botuar gjithė dokumentacionin e Qeverisė sė Vlorės. Nuk kemi tė botuar dokumentet pėr mjedisin evropian, qė lidhet me kėtė ēėshtje. 28 Nėntori i 1912 ėshtė ngjarja mė e madhe historike e shqiptarėve pas epokės sė Skėnderbeut. Shpallja e pavarėsisė ėshtė akti juridik mė i madh i tė gjithė kohėrave. Shqiptarėt si komb patėn njė lloj njohje ndėrkombėtare. Lidhja shqiptare e Prizrenit nė 1878 kishte tiparet e njė shteti, sepse kishte diplomaci tė jashtme me Abdyl Frashėrin, kishte ushtri, gjykata. Po tė ishin kushtet, shteti duhet tė ishte shpallur qė nė 1878. Megjithatė, pėrpjekjet e mėdha tė atdhetarėve tė mėdhenj, arritėn qė tė bėhej shpallja e pavarėsisė si njė akt juridik i vullnetit tė gjithė trojeve shqiptare. Ne e kapėm “trenin” nė momentin e fundit. Nėse nuk do ta kishim shpallur pavarėsinė nė 28 Nėntor 1912, ka gjasa qė historia e kombit shqiptar tė ishte krejt ndryshe. Ne mund tė mos kishim finalen pėr tė ardhur nė njė shtet kombėtar. Popuj mė tė mėdhenj, ndoshta edhe mė tė kulturuar se ne, nuk kanė arritur dot tė kenė njė shtet kombėtar. Baskėt, njė popull fisnik, i kulturuar, midis Spanjės dhe Francės, pavarėsisht se kanė vlerat e tyre nuk arritėn dot tė bėhen njė shtet mė vete. Po kėshtu, irlandezėt, skocezėt, apo kurdėt qė janė tė ndarė nė disa shtete. Shqipėria e bėri kėtė nė njė moment emergjence, nė momentin mė tė fundit. Po tė mos shpallej ky vullnet, ka gjasa qė Konferenca e Londrės tė mos e merrte kėtė fakt juridik tė mirėqenė; pavarėsinė e Shqipėrisė. Konferenca e Londrės e morri nė konsideratė kėtė fakt juridik, qė Shqipėria ėshtė shtet i pavarur dhe pėrveē anės negative qė pėrgjysmoi trojet tona, pati moment pozitiv pasi e njohu pavarėsinė. Nėse flasim pėr 101 vjetorin, duhet tė flasim edhe pėr 100 vjetorin e Konferencės sė Londrės. Shqipėria sot ėshtė Shqipėria e Konferencės sė Londrės. Shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ka statusin e shtetit tė dytė shqiptar nė Europė. Pa shpalljen e pavarėsisė nga Ismail Qemalit me bashkėpunėtorėt e tij tė ndritur, nuk do tė arrihej pavarėsia e Kosovės. Ne kishim njė diplomaci para shtetit, njė diplomaci e nivelit tė lartė, pa harruar edhe veprimin luftarak tė kryengritjeve shqiptare. Pavarėsia e Shqipėrisė ėshtė njė akt normativ ekskluziv i patjetėrsueshėm.

-Politika ka hapur njė debat qė lidhet me datėn e ēlirimit tė Shqipėrisė. Pretendohet se Gjermani i fundit ėshtė larguar nga Shkodra mė 29 Nėntor 1912. Festa e ēlirimit duhet tė festohet mė 28 Nėntor apo nė 29 Nėntor?

Unė mendoj se festa e 28 Nėntorit brumosi edhe njė gjė tjetėr, qė deri mė sot nuk ėshtė thėnė. Po tė mos ishte shpallur pavarėsia, Shqipėria nuk do mund tė luftonte fashizmin. Shqipėria arriti tė jetė subjekt i aleatėve tė mėdhenj tė antifashizmit, si Anglia, Amerika, Bashkimi Sovjetik. Prandaj, data 29 Nėntor ėshtė njė datė qė konfirmon 28 Nėntorin. Kjo ėshtė njė ēėshtje qė vetėm njerėzit diletantė, ambiguidė, njerėzit e errėt nuk duan ta kuptojnė. Sepse 29 Nėntori rikonfirmoi edhe njė herė kėtė pavarėsi tė arritur. Po tė mos ishte Lufta Nacional-Ēlirimtare ka gjasa qė gjysma e Jugut tė Shqipėrisė tė aneksohej.

-Sipas dokumenteve historike, akti pėr pavarėsinė e Shqipėrisė nė Kuvendin e Vlorės nuk morri shumicėn e cilėsuar tė votave, por vetėm 45 vota. Komenti juaj?

Nuk ka rėndėsi sesi arrihet njė akt normativ. Ai ka qenė Kuvendi i Vlorės qė zgjodhi kryetar Ismail Qemalin arriti konkluzionin qė Shqipėria tė ishte e mosvarme. Ajo qė ėshtė mė e ēuditshmja ėshtė qė forma qė zgjodhi Ismail Qemali nuk qe forma mbretėrore. Nė atė kohė gjithė shtetet evropiane ishin mbretėri. Ismali zgjodhi formėn republikane tė shtetit, dhe kjo i jep njė nder atij.

-Thuhet se himni i flamurit, i cili u kompozua nė Bukuresht, ėshtė i huazuar. Sa e mbėshtesni kėtė pėrqasje?

Nuk ka shumė rėndėsi ēėshtja nėse ėshtė muzika e huazuar. Teksti ėshtė i Asdrenit. Ky ėshtė njė himn tradicional, por ka pasur debat qė tė ndryshohet. Unė mendoj qė pėr arsye tė historicitetit, tė mbahet.

-Mendoni se janė vlerėsuar sipas kontributit historik personalitetet e Pavarėsisė?

Ėshtė bėrė njė vlerėsim i saktė i periudhės sė Pavarėsisė. Por, pėr kėtė periudhė disa personalitete qė kanė marrė pjesė nė aktin e madh tė firmosje sė Pavarėsisė, siē qenė disa nga ministrat e qeverisė sė Ismail Qemalit, pėr arsye tė jetės sė tyre tė mėvonshme, ose mospėrputhjeve politike, nuk janė pėrmendur, siē ėshtė rasti i Lef Nosit, Myfit Libohovės, etj. Nuk mundet qė shkenca historike shqiptare tė mohojė e tė heshtė pėr figurat historike, qė kanė luajtur role historike pozitive nė njė periudhė dhe tė mos pėrmenden fare.

Politikanė shqiptarė janė ndarė nė grupe pėr vlerėsimin ose jo tė figurės sė mbretit Ahmet Zogu. Komenti juaj?

Shkencėn historike nuk e bėjnė politikanėt, por historianėt seriozė dhe tė paanshėm. Jam kundėr vėshtrimit manikeist tė figurės sė Zogut, por jam kundėr mbivlerėsimeve tė tepruara, pa cekur edhe karakterin kontradiktor, dritėhijet e kėsaj figure, gabimet, tė metat, krahas kontributit. Nuk mund tė heshtet pėr marrėveshjen e turpshme mė 1924 tė Zogut me kryeministrin serb, Nikola Pashiqin, ikjen aspak dinjitoze mė 1939, ose pėr vrasjet e Luigj Gurakuqit, Bajram, Curit, Avni Rustemit, Hasan Prishtinės, etj. Nuk mund tė vlerėsohet me tone apologjike figura mė shumė figura e Zogut.

-Ndalemi tek njė ēėshtje tjetėr, ajo ēame, qė kur e kujtojmė tė vijnė nėpėrmend masakrat e Napolon Zervės mbi kėtė popullsi. Nė Fletoren Zyrtare ėshtė botuar rezoluta ēame, por nga ana tjetėr diplomacia shqiptare nuk ka dialoguar me Athinėn zyrtare pėr heqjen e Ligjit tė Luftės. A duket se rezoluta nuk ka asnjė efekt nėse nuk arrihet njė konsensus dy palėsh, edhe me shtetin helen?

Ligji i Luftės ėshtė nonsens arkaik, primitiv dhe pa asnjė vlerė juridike nga pikėpamja ndėrkombėtare. Pėrsa i pėrket ēėshtjes ēame, nuk mund tė jetė ēėshtje juridike thjesht e Parlamentit Shqiptar. Patjetėr duhet tė arrihet njė status bilateral. Pra, kjo ēėshtje duhet tė njihet nga tė dyja shtetet. Nėse nuk ka njė veprim juridik nga ana e shtetit grek pėr ēėshtjen ēame, nuk ka vlerė juridike rezoluta vetėm nga njėra anė. Duke qenė njė ēėshtje bilaterale, kėrkon njė status bilateral. Nėse arrin diplomacia shqiptare dhe ajo greke qė tė bien nė njė konsensus pėr tė arritur kėtė ēėshtje, atėherė kjo ėshtė njė ēėshtje plotėsisht e zgjidhur. Dhe nga ana tjetėr, unė nuk mendoj se do ketė ndryshim kufijsh politik midis Greqisė dhe Shqipėrisė. Futja e Shqipėrisė nė BE, ku vend anėtar ėshtė dhe Greqia, do tė jetė njė kohė e gjatė. Statusi i kandidatit do tė thotė tė jesh nė paradhomė, por nė paradhomė mund tė rrish dhe disa vjet. Kur tė bėhemi anėtar me status tė plotė, atėherė mundet qė ēėshtja ēame tė ketė zgjidhje juridike tė saktė sa i takon pronave, tė drejtave njerėzore, politike, etj. Ēėshtja ēame nuk mund tė jetė thjesht njė problem kombėtar, por ndėrkombėtar, pasi vetėm kėshtu mund tė zgjidhet.

-Ėshtė hapur debati pėr rishikimin e historisė. Nėse ka nevojė pėr rishikim, cila pjesė e historisė duhet tė rishikohet?

Ēėshtja e rishikimit tė historisė ėshtė njė ēėshtje shkencore. Historia do tė pasurohet dhe do tė rishkruhet nė detaje, por jo nė thelbin e vet. Unė do tė shkruaj me detaje, por nuk do tė mohoj faktin qė pavarėsia u shpall mė 28 Nėntor. Pra, rishkrimi i historisė do tė jetė i vazhdueshėm. Do shkruhen libra pėr pavarėsinė, por jo fakte qė quhen me fuqi tė patjetėrsueshme, do pasurohen figurat, biografitė e tyre, por nga pikėpamja e boshtit konceptual, historia duhet tė mbetet ajo qė ne njohim. Nuk mund tė mohojmė qė kemi qenė tė pushtuar 4 shekuj nga qeveria osmane. Nuk mund tė mohojmė qė Skėndėrbeu luftoi kundėr osmanėve dhe vdiq nė Lezhė mė 17 janar 1468. Ata qė flasin pėr rishikimin e historisė flasin broēkulla, flasin gjėra politike ose ekzibicioniste pėr t’u dukur interesant. Skėndėrbeun e kanė bėrė hajdut kuajsh dhe shėrbėtor tė spanjollėve. Por, duhet theksuar se Skėndėrebu qe njė luftėtar i madh i lirisė.

-Si e vlerėsoni tėrheqjen e qeverisė nga vendimi pėr asgjėsimin e armėve kimike tė Sirisė nė Shqipėri?

Ne duhet tė pranonim armėt kimike si pjesė e njė procesi ndėrkombėtar pėr paqen. Paqja ėshtė njė kaos suprem e njerėzimit. Ēėshtja pėr armėt nuk ishte njė ēėshtje bilaterale mes Shqipėrisė dhe Amerikės. Manipulimi i opinionit publik krijoi konfuzion. Shqipėria i kishte kapacitet dhe njerėzit pėr tė shkatėrruar armėt, dhe ne do ishim nė vėmendjen ndėrkombėtare. Bashkė me armėt siriane, do tė demontoheshin edhe mbetjet tona kimike, por kėtu u krijua njė klimė apokaliptike, se do ngordhnim si karkalecat! Posibiliteti pėr tė ndodhur apokalipsi ėshtė te vendet qė prodhojnė armėt. Siria i pati 30-40 vjet, ndėrsa Shqipėria 50 vjet dhe nuk ka ndodhur ndonjė apokalips. Shqipėria humbi njė shans, ky shans kėrkonte vizion dhe mė shumė dituri!

Gazeta Sot
29. 11. 2013

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 102 vizitorë
Lexuar: 2,560 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Flet poeti, filozofi, fotografi i n...
E martė, 14 nėntor 2017 - 04:25
“Si e kam njohur Ali Podrimjen dhe Ibrahim Rugovėn” “ ... njė rebel radikal, pėr tė cilin nuk ishte aq e rėndėsishme qė ta shpjegojmė botėn, mirėpo qė...
Aty ku ėshtė mėsuesi Vaxhid janė edhe nxėnėsi...
E enjtė, 21 shtator 2017 - 22:09
Mėsuesi Vaxhid Sejdiu me punėn, angazhimin dhe pėrkushtimin e tij nė kuadėr tė shkollės shqipe ėshtė bėrė model, se si duhet tė punojnė mėsuesit nė shėrbim...
Kėngėtari Nikollė Gjini, njė jetė me kėngėn s...
E hėnė, 19 qershor 2017 - 00:25
Publiku mė bėnė tė lumtur kur kėndoj dhe harroj ēdo gjė nga respekti pėr te para tij. Tallava, mendoj, ėshtė kanceri i muzikės popullore..
Jam krenar qė i takoj kombit shqiptar dhe e m...
E merkurė, 19 prill 2017 - 04:13
Intervistė me artistin e teatrit e tė filmit tė Kosovės, humoristin, studiusin serioz tė evenimeteve tė shumta, kritikun e artit letrar e pamor, Ismet Kras...
INTERVISTĖ ME KRYETARIN E LKSHMSĖ Z. HASAN QY...
E dielė, 01 janar 2017 - 05:45
Z.Qyqalla ky ėshtė viti i tret, nga themelimi i Lidhjes sė Krijuesve Shqiptarė nė Mėrgatė (LKSHM), ju si do na pėrshkruani shtegtimin e kėtij asociacioni, ...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi