Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Intervistë e imagjinuar me “Mësuesen e popullit”, Sevasti Qiriazi
Publikuar më 02 qershor, 2014 në orën 17:49 ( ) Afrim Morina | Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Intervistë e imagjinuar me “Mësuesen e popullit”, Sevasti Qiriazi, e cila është ndër personalitetet më meritore për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.

Qiriazi njëmbëdhjetë vjeçar u detyruar të lërë vendlindjen Peras, një fshat i Kolonjës, pasi u vra Mhilli në luftë kundër turqve, në fillim të shek. XIX., dhe të vendoset në Tërnovë, fshat afër Manastirit. Familja Qiriazi pati ndikim të madh në lëvizjen kombëtare, sidomos në lëmin e arsimimit, kryesisht të femrës shqiptare. Njëri nga dhjetë fëmijët e kësaj familje, Sevasti – a, është ndër femrat më frytdhënëse për çështjen kombëtare, e, kjo më shtyri për të zhvilluar një bashkëbisedim për kohën dhe për punën e saj për...

MORINA:- Ju zëni një vend të merituar në historinë kombëtare, në fundin e shekullit nëntëmbëdhjetë dhe në pjesën e parë të shekullit njëzetë. Mu për këtë edhe e pash të rrugës të bashkëbisedojmë për atë kohë.

SEVASTI:- Faleminderit, jam e gatshme t’ua përmbushi dëshirën e juaj

MORINA:- Ku i morët mësimet e para kombëtare?

SEVASTI:- Babai na tregonte histori të mahnitshme rreth stërgjyshërve tanë apo heronjve shqiptarë. . . . Ndjenjat patriotike të tim eti na ushqyen me frymën e tij, e cila me kalimin e viteve u rrit dhe na bëri të gjithë ne fëmijët patriotë të mirë, që u përpoqëm me mish e me shpirt për çështjen e Shqipërisë.

MORINA:- Përveç babait, pati edhe dikush tjetër ndikim në formimin e personalitetit të Juaj?

SEVAST:- Pa dyshim. Vëllai Qerasimi ishte ai që u përpoq që nga fëmijëria ime të më mbështesë në rrugën e vështirë që kisha zgjedhur, pra që nga përpjekjet për të mësuar shkrim leximin, e deri sa ishte gjallë.

MORINA:- Shtëpia Juaj ishte edhe një lloj strehe e veprimtarëve të kohës, rreth përgatitjes për kongresin e alfabetit shqip dhe aty patët rastin të njiheshit me...?

SEVASTI:- Nuk do t’i dalloja me emra, se të gjithë i ishin përkushtuar çështjes kombëtare, dikush me pendë e dikush me pushkë. Kohë e tillë ishte. Por do ta veçoja Alfavetarin e Naum Veqilhargjit, i cili me bëri shoqëri tërë jetën.

MORINA:- Me ndihmën e familjes u diplomuat në Kolegj dhe diploma e Juaj mundësoi regjistrimin në Byronë e Edukimit në Konstadinopojë?

SEVASI:- Dhe kjo më ndihmoi të marr Iradën, do të thotë lejen për të hapur një shkollë shqipe për vajzat.

MORINA:- Gjatë studimeve ndërmorët një veprim, për të parë Koto Hoxhin në burg. Ishte lehtë?

SEVASTI:- Jo. Më është dashur të vishem si burrë, ndryshe nuk lejohej dhe për fat nuk arritën të më dallonin.

MORINA:- Dhe...?

SEVASI:- I thash: “Kam ardhur t’ju sjell një fjalë shpresëdhënëse, t’ju them se fara që ju mbollët, tani ka dhënë frute të mira... Ideali juaj fisnik, që ju ka bërë të shkrini jetën për Shqipërinë, më ka udhëhequr në jetë. Ai më solli edhe deri këtu, t’ju shikoj si jini”.

MORINA:- Pse zgjodhët Korçën, e jo ndonjë qytet tjetër?

SEVASTI:- Aty ishte hapur shkolla e parë shqipe dhe mu në Korçën shqiptare, përmes pushtuesve, flitej vetëm greqisht dhe turqisht.

MORINA:- Pse zgjodhët edukimin dhe atë për vajzat?

SEVASTI:- Gruaja është shtylla e jetës. Sa më emancipuar të jetë gruaja, më i emancipuar është kombi.

MORINA:- Një pyetje që ka qenë dashtë t’ua parashtroja më herët, kur more diplomën, me çfarë porosie u ndatë me Naim Frashërin?

SEVASTI:- Më tha: “Motër! Nuk mund të bësh punë më të mirë dhe më të vlefshme për Shqipërinë nga ç’ke në mënd të bësh bashkë me tët vëlla për çlirimin shpirtëror grave të Atdheut tonë të vogël e të robëruar. Do të jesh besnike dhe durimplotë, që të bësh punë të madhe për kombin tënd. Detyrat tënde fillojnë tani. Arsimi është arma që zhduk errësirën. - Dalç faqebardhë.”

MORINA:- Vetëm këtë porosi morët?

SEVASTI:- Jo. Por edhe këtë: “Sevasti të jesh gjithmonë e ndërgjegjme dhe e entusiazmuar në të kryerit e barrës së shenjtë që po mer përsipër, duke i kushtuar gjithë mendjen e zemrës mësimit te arsimit kombëtar, duke predikuar idealin dhe duke mbaruar detyrat patriotike. Të ndezesh në të gjithë zemrat dashuri për atdhenë dhe dëshirë për të mësuar gjuhën amtare.”

MORINA:- Më 1908 u mbajtë Kongresi i Manastirit, edhe ju ishit pjesëmarrëse. Kjo u bë halë për Xhonturqit?

SEVASTI:- Për të luftuar punën e vlefshme të Kongresit të Parë të Manastirit dhe për të penguar mbrodhësinë të popullit shqiptar t‘arsyer me gjuhën amtare, Xhon turqit nisën fushatën kundër abscese shqipe duke botuar një abetare të tyren me shkronja arabe. E zemëruar nga kjo punë e keqe e xhonturqve kundra abecesë aty për aty shkrova hymnin e alfabetit i cili u këndua në katër anët e Shqipërisë më 1909.
Armiqëtë o shqipëtarë,
Po perpiqenë
Shkronjat turçe dhe greqishte,
të na apënë;
Le t'i mbajnë ata per vetëhe;
Kemi tonatë.


MORINA:- Ju duk se nuk e keni kryer misionin vetëm me himn?

SEVASTI:- Jo. Ajo që mbeti në formë konkrete dhe e dobishme prej dorësë sime, punë e frymëzuar prej Kongresit të parë të Manastirit, është botimi i abetares s‘ime të hartuar sipas rregullave që vendosi Kongresi vetë. Kjo abetare e para e llojit të saj, dolli pas disa muajsh dhe u lajmërua prej shtypit kombëtar si një punë e vlefshme.

MORINA:- NË vitin 1909 ishin dy momente me rëndësi?

SEVASTI:- Po. U hap shkolla normale në Elbasan, e cila përgatiste kuadro për shkollat shqipe në Shqipëri dhe i ndihmova bashkë me disa shoqe Parashqvis për të themeluar shoqërinë “Yll’i mëngjesit”, e cila do të luaj një rol shumë me rëndësi.

MORINA:- Armiqtë përpiqeshin për ta mbyllur shkollën dhe Ju patët deklaruar?

SEVASTI:- Nuk kam për ta mbyllur shkollën, sikur dhe me një vashë të mbetet.

MORINA:- Shkollën ua mbyllën. Dole në Evropë dhe u vendoset në Amerikë?

SEVASTI:- Në Amerikë vazhdova për të plotësuar studimet për një vit. Shkova në Chicago, për të vazhduar leksionet në Fakultetin e Pedagogjisë në University of Chicago.

MORINA:- Në Amerikë formuat një parti politike “Partia Kombëtare Shqiptare” dhe ishit kryetare e saj?

SEVASTI:- Duhej bërë e njohur amerikanëve dhe udhëheqjes së saj, çështjen shqiptare dhe përmes saj pata mundësin të jem pjesëmarrëse në Konferencën e Parisit. Për këtë pata shkruar dhe “Memorandumi mbi të drejtat, shpresat dhe aspiratat e shqiptarëve”.

MORINA:- Çka është më e rëndësishme për Ju?

SEVASTI:- Unë jam shqiptare. Ky është fakti më i rëndësishëm i jetës sime, edhe më i rëndësishëm se sa famiilja, sepse ndërgjegjia e këtij fakti më tregoi rrugën që duhet të ndiqja dhe më nguliti qëlimin e jetës sime. Ai ishte burimi i interesit dhe i idealit tim që në feminine e njomë për të paisur popullin tim me dije dhe për të bërë të rijetojë tek ai dashuria e pavarësia”.

MORINA:- Ju në kujtimet e Juaja shkruani, se çfarë ndodhi pas Konferencës së Londrës me Manastirin?

SEVASTI:- Të hyrit e Serbëve në Manastir pruri dëme të mëdha. Një qytet me 80,000 ndënjës ra, edhe ca muaj e sipër mbetën një e katërta e ndënjësve; shkretuan shtëpi, gjë e madh edhe morën arratinë, vetëm që të shpëtojnë nga zgjedha e tmerruar e Serbëve, dhe kështu Manastiri, një nga qendrat më të shënuara të imperatorisë u bë një shkretëtirë. Grekërit ëndërronin ato që po ëndërrojnë edhe sot. Serbët të dehur nga thesaret e mëdha edhe të pa pritura, po fluturonin. Bullgarët, që derdhën gjak 30 vjet në Manastir, po i bënin sehir me kokë ulur. Shqiptarët, me shpresë se edhe Manastiri do të hyjë përbrenda kufirit të Shqipërisë lirë, u ngjallë pak nga dëshpërimi edhe me gojë hapur po prisnin vendimet e konferencës Londrës, për kufit’ e Toskërisë. Më 12 gusht konferenca e Londrës përfundoj që e Toskërisë të nisë që nga hunda Ftelia dhe të vejë gjer në liqen të Ohrit, duke marrë brenda tërë kazan’ e Korçës. Për të hequr kufirin midis Kolonjës edhe undës Ftelia konferenca e Londrës përfundojë të dërgojë një Komision në këto vise edhe të heqë kufinë duke vënë re gjuhën e popullit.

MORINA:- Shqipëria ende është e copëzuar, çlirimi i pjesëve të saja nuk ka ndodhur, çfarë mund të na thoni?

SEVASTI:- Me këtë rast dëshironj t’u heq vërejtjen tërë patriotëvet shqiptarë se një nga kundërshtimet që kanë të jashtmit për një Shqipëri të lirë është se shqiptarët janë të përçarë edhe zihen kaq shumë midis tyre sa me gjithë që e dëshirojnë lirin’ e Shqipërisë nuk e shohin dot si mund të realizohet edhe në u realizoftë si mund të përmbahet. Se ka të këtilla përçarje unë shumë mirë e dij.

MORINA:- Shihni mundësin e bashkëveprimit kombëtar?

SEVASTI:- Po besoj se shqiptarët mund ta kapërcejnë këtë rrezik po të jenë të gatshëm t’i lënë mënjanë çështjet vehtiake edhe fetë edhe të mentojnë vetëm për të mirën e përbashkët.

MORINA:- Lidershipi shqiptar, sipas mendimit tim, është shumë i dhënë pas faktorit ndërkombëtar dhe pret...?

SEVASTI:- Nuk ka çka pret. Një komb si një njeri i veçantë lipset të rritet vehtë si një trup. Asnjeri tjetër nuk mund ta bëjnë këtë punë për të. Fati i Shqipërisë qëndron në duart e shqiptarëvet. Në qoftë se shqiptarët do të i lënë mënj’anë mendimet e tyre të pathemelta edhe dëmprurëse për hir të lirisë së kombit, besoj se Shqipëria do të ketë një të pritme të madhe.

Prishtinë, 30. 05. 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 108 vizitorë
Lexuar: 4,259 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Isuf Bytyçi: Bashkëbisedim me Tomë V. Gash...
E diel, 27 dhjetor 2020 - 20:34
Tomë V. Gashi është avokat, që nga viti 1992, i cili kryesisht, ka punuar gjyqtar për çështje penale 5 vite! Para kësaj kohe, ka punuar në Prokur...
Klasa politike vendoste pushtetin personal pa...
E enjt, 04 qershor 2020 - 19:19
Roli i Austrisë ka qenë më pozitivi, madje pa atë nuk do të mund të kishim krijuar dot një shtet shqiptar në vitin 1912. Ajo u mbështet herë pas ...
30 VJET NGA KRIMI SERB I HELMIMIT TË FËMIJ...
E shtun, 21 mars 2020 - 01:50
Dr. Shukri Gerxhaliu: “Kur është në pyete fëmija, populli e kombi unë jam i gatshëm të sakrifikohem”. Flet Dr.Gërxhaliu, doktori i cili tra...
KRAHËT E SHQIPES
E mart, 19 nntor 2019 - 03:25
Bashkëbisedim me Marsela Koçin, veprimtare e çështjes kombëtare dhe kryetare e „Lëvizjës KRAHËT E SHQIPES“ ⁃ Kush është zonja. Ma...
Rexhep Qosja: Fitorja e Kurtit sjell shpresë...
E hn, 07 tetor 2019 - 19:51
Akademiku shqiptar, autoriteti moral i shqiptarëve, këtej e andej kufirit, Rexhep Qosja dy ditë para zgjedhjeve shkroi editorialin “Zgjedhjet e parak...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi