Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Putini nė kujtimet e shokut tė klasės
Publikuar më 29 qershor, 2015 nė orėn 21:22 ( ) Prof. Dr. Eshref Ymeri | Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Parathėnien e intervistės dhe intervistėn e mėposhtme tė gazetares Natalia Dvali, tė botuar nė portalin ukrainas “Gordon”, e ka pėrkthyer dhe pėrgatitur pėr faqen e internetit Prof.dr. Eshref Ymeri.

Natalia Dvali
28 prill 2015

Ish-zbuluesi sovjetik, kurse tani analist amerikan i financave, Juri Shvec, i ka rrėfyer portalit “Gordon” pėr faktin se pavarėsisht nga jetėshkrimi zyrtar, presidenti Putin nuk ka punuar asnjėherė nė zbulim pėr shkak tė “aftėsive tė tij poshtė mesatares”, pėr nofkat e Putinit nė KGB dhe pėr dy shkresa, tė cilat mjafton t’i firmosė presidenti i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės qė ekonomia e Rusisė tė marrė rrokullimėn.

Juri Shvec, ish-oficer i Drejtorisė sė Parė Qendrore tė KGB-sė, i diplomuar nė Institutin e Zbulimit tė Jashtėm “Andropov”, kurse tani analist amerikan i financave, nė vitet ’80, nė kulmin e “luftės sė ftohtė”, ka pas qenė zbulues nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Ka pas punuar nėn maskėn e korrespondentit tė TASS-it (Agjencisė Telegrafike tė Bashkimit Sovjetik), merrej me grumbullimin dhe me analizėn e informacionit pėr ndonjė goditje tė mundshme tė papritur bėrthamore tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės kundėr Bashkimit Sovjetik.
Nė vitin 1990 atė e liruan nga shėrbimi. Tre vjet mė vonė, ai emigroi nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ku pati botuar librin me titull “Rezidentura e Vashingtonit: jeta ime si spiun i KGB-sė nė Amerikė”. 18 vjetėt e fundit, ish zbuluesi po drejton njė firmė pėr grumbullimin e informacionit dhe pėr vlerėsimin e rreziqeve tregtare tė kompanive qė planifikojnė tė administrojnė njė biznes shumėmilionėsh, si nė territorin e ish-Bashkimit Sovjetik, ashtu edhe nė mbarė botėn, duke pėrfshirė Amerikėn Latine, Afrikėn dhe Azinė.
Juri Shvec ėshtė njėri nga dėshmitarėt kyē nė seancat dėgjimore qė po zhvillohen tani nė Londėr pėr vrasjen e ish-oficerit tė Shėrbimit Federativ tė Sigurisė tė Federatės Ruse Aleksandėr Litvinjenko. Ka qenė pikėrisht Juri Shvec ai qė e pati ndihmuar Litvinjenkon tė grumbullonte dhe tė analizonte dosjen nė ngarkim tė Viktor Ivanovit, ortakut tė Vladimir Putinit, drejtor asokohe i Shėrbimit Federativ tė Federatės Ruse pėr kontrollin e qarkullimit tė narkotrafikut. Nė atė dosje qe grumbulluar njė informacion pėr lidhjet e Putinit dhe tė Ivanovit me grupin e organizuar kriminal tė Tambovit, i cili nė vitet ’90 merrej me tregtimin e narkotikėve dhe pastrimin e parave tė njėrit prej narkokarteleve mė tė mėdhenj kolumbianė. Nė pėrputhje me materialet e hetimit britanik, pikėrisht Shveci dhe Litvinjenko bėnė qė tė dėshtonte biznes-ujdia e njėrės nga korporatat kryesore evropiane me Federatėn Ruse, nga e cila Ivanovi planifikonte tė merrte njė shumė tė majme. Pėrveē kėsaj, Juri Shvec, nė cilėsinė e ekspertit, pati marrė pjesė nė ēėshtjen e imigrimit tė ish-kryeministrit ukrainas Pavl Lazarenko, kurse nė vitet 2002-2005 ai pati deshifruar dhe analizuar “shiritin e Melnjiēenkos” - njė regjistrim i pėrgjimit tė ish-presidentit tė Ukrainės Leonid Kuēma, nė kuadrin e hetimit tė ēėshtjes pėr vrasjen e gazetarit Gjergj Gongaxe. Atė deshifrim tė regjistrimit, Shveci e pati botuar nė internet-resurse me pseudonimin Pjetėr Lutėj.
Nė intervistėn ekskluzive pėr portalin “Gordon”, Juri Shvec ka rrėfyer sesi njė vit mė parė, para fillimit tė aktivizimit tė operacioneve ushtarake nė Donbas, qe pėpjekur tė jepte ndihmėn e vet “pėr tė likuiduar separatistėt e armatosur” dhe se ēfarė pėrgjigjeje i pati dhėnė atij udhėheqja ukrainase. Ai pati shpjeguar, gjithashtu, se pse e vlerėson Putinin si njė njeri me “aftėsi poshtė mesatares” dhe “cilat janė dy shkresat qė mjafton t’i nėnshkruajė” presidenti i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės Barak Obama, qė ekonomia e Rusisė tė marrė rrokullimėn.
Zbuluesi Putin ėshtė marrė me budallallėqe: zbulonte dhe denonconte thashethemet e studentėve pėr profesorėt, kurse nė Republikėn Demokratike Gjermane shtronte tryeza me tė ngrėna e me tė pira pėr shokėt e rangjeve tė larta qė vinin nga Moska.

Pyetje: A ėshtė e vėrtetė qė ju keni qenė shok klase me Vladimir Putinin nė Institutin “Andropov” tė KGB-sė tė Bashkimit Sovjetik?
Pėrgjigje: Ky informacion ėshtė bėrė i ditur nė muajin maj tė vitit 2001, nė sajtin e Shėrbimit tė Zbulimit tė Jashtėm tė Federatės Ruse. Nė atė material thuhej se unė jam tradhtar, sepse unė po bėja publike gjėra demaskuese pėr KGB-nė, kurse nė kllapa thuhej:
“Nė fillim tė viteve ’80 Juri Shvec ka qenė shok klase me Vladimir Putinin nė Akademinė e KGB-sė”.
Pyetje: Po cila ishte arsyeja qė shėrbimeve sekrete ruse u lipsej demaskimi juaj pikėrisht nė vitin 2001?
Pėrgjigje: Nuk e kam idenė. Me Rusinė passovjetike mua nuk mė lidhte asgjė, unė asnjėherė nuk kam qenė qytetar i Federatės Ruse, unė madje as pasaportė ruse nuk kam patur. Nė vitin 1993 u largova pėr nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, kursae tre vjet mė vonė botova librin me kujtime me titull “Rezidentura e Vashingtonit: jeta ime si spiun i KGB-sė nė Amerikė”. Sapo kujtimet e mia panė dritėn e botimit, nė Rusi filluan klithmat: se, demek, Juri Shvec paska zbuluar tė gjitha sekretet. Pėr ēfarė sekretesh ishte fjala, pėrderisa Bashkimi Sovjetik kishte kohė qė ishte shpėrbėrė, KGB-ja asokohe nuk ekzistonte, kurse pėrfaqėsuesi i KGB-sė Vladimir Krjuēkovi qe dergjur tashmė nė burg se qe orvatur tė kryente njė grusht shteti nė vitin 1991.
Pyetje: Mos ndoshta klithmat shpėrthyen pėr faktin se ju dini shumė gjėra pėr tė kaluarėn e Putinit-zbulues?
Pėrgjigje: Putini nuk ka punuar asnjėherė nė zbulim.
Pyetje: Por nė jetėshkrimin zyrtar tė Presidentit tė Federatės Ruse a nuk thuhet se ai ka shėrbyer si kundėrzbulues nė Leningrad (tani Shėn-Pteterburg), kurse mė pas nė Republikėn Demokratike Gjermane (RDGJ)?
Pėrgjigje: Pas pėrfundimit tė institutit “Andropov”, Putinin e dėrguan nė organet territoriale dhe, konkretisht, nė drejtorinė e KGB-sė pėr Leningradin dhe pėr qarkun e Leningradit. Kjo ėshtė jashtėzakonisht e rėndėsishme pėr tė kuptuar “Who is mister Putin?” dhe se ēfarė po ndodh tani me Rusinė.
Qė tė pranoheshe nė Institutin “Andropov” tė KGB-sė sė Bashkimit Sovjetik, ishte njė gjė jashtėzakonisht e koklavitur. Por po tė pranoheshe ama, atėherė gjasat ishin 99,9% qė ty do tė tė dėrgonin tė shėrbeje nė zbulim (me pėrjashtim tė shokėve tė republikave nga Republika Socialiste Sovjetike e Ukrainės dhe nga republika tė tjera: ata i dėrgonin nė Moskė pėr pėrgatitjen e kuadrove kombėtare, kurse mė pas shumė shpesh i kthenin mbrapsht). Por pėr Leningradin ndryshonte puna. Me mua kanė qėnė shokė tė institutit disa djem nga ky qytet, ata u emėruan nė Drejtorinė e Parė Kryesore tė KGB-sė, drejtori kjo qė pėrgjigjej pėr zbulimin e jashtėm, kurse Putinin nuk e emruan atje.
Pyetje: Pse?
Pėrgjigje: Pavarėsisht nga miti i pėrhapur, nė zbulim emėroheshin jo vetėm Xhejms Bondėt, se tė tillėt mund tė numėroheshin me gishta. Masa kryesore e bashkėpunėtorėve tė Drejtorisė sė Parė Kryesore tė KGB-sė, pėrbėhej nga njerėz me aftėsi mesatare analitike dhe me karakteristika tė pėrshtatshme psikologjike. Fjala kyē qė pėrdorej pėr karakterizimin e tyre ishte fjala “mesatar”. Fakti qė Putinin e dėrguan jo nė zbulim, por nė drejtorinė e KGB-sė nė Leningrad, dėshmon se mes kolegėve, aftėsitė e tij ishin poshtė mesatares.
Gjatė vazhdimit tė studimeve nė Moskė, Putini, si i ardhur nga njė qytet tjetėr, banonte nė njė objekt tė mbyllur qė ndodhej jashtė qytetit, thellė nė pyll dhe tė rrethuar me njė gardh tė lartė. Presidenti i ardhshėm i Federatės Ruse pati ndenjur atje 24 orė, shtatė ditė nė javė gjatė gjithė vitit. Nė Institutin “Andropov” studentėt i pajisnin jo vetėm me dije, por edhe i studionin pėr tė kuptuar nėse ata ishin tė pėrshtatshėm pėr tė punuar nė zbulim ose jo. Studentin Putin gjatė njė viti e patėn studiuar nė atė mėnyrė, siē nuk e studion asnjė laborator nė botė. Pėr t’u shprehur nė njė mėnyrė figurative, mund tė thuhet se atė e patėn pėrshkuar me tė gjitha rentgenėt e mundshėm, duke ia kthyer tė brendshmet nga jashtė dhe, nė pėrfundim, e nisėn pėr tė punuar nė qarkun e Leningradit.
Pyetje: Por ama nė Bashkimin Sovjetik, qyteti i dytė pėr nga rėndėsia, pas Moskės, ishte Leningradi. Pse ju shpreheni me kaq shpėrfillje pėr shėrbimin nė kryeqytetin verior?
Pėrgjigje: Drejtoria e sigurimit pėr Leningradin dhe pėr qarkun e Leningradit ishte njė zyrė tipike provinciale e KGB-sė qė nuk kishte asnjė dallim nga drejtoria e KGB-sė, fjala vjen, nė Zhmerinkė ose nė Berdiēevė. Sipas idesė qė qarkullonte, bashkėpunėtorėt duhej tė gjuanin spiunėt dhe tė rekrutonin tė vetėt, por, nė tė vėrtetė, me njė gjė tė tillė nuk merreshin, sepse nė mbarė botėn nuk kishte aq spiunė, sa kishte nė Bashkimin Sovjetik njėsi zbulimi territoriale. Kėshtu qė nė Leningrad zbuluesi Putin merrej me budallallėqe: zbulonte thashethemet e studentėve pėr profesorėt, thashethemet e profesorėve pėr rektorėt etj.
Pyetje: Megjithatė, nė vitin 1985, presidentin e ardhshėm tė Federatės Ruse e dėrguan me punė nė Gjermaninė Lindore, ku, sipas jetėshkrimit zyrtar, “ai kaloi me shėrbim nė njė pikė zbulimi territorial nė Drezden, nėn maskėn e detyrės sė drejtorit tė Pallatit tė Miqėsisė BRSS-RDGJ”, apo jo?
Pėrgjigje: Nė RDGJ nuk ka pasur rezidenturė tė KGB-sė dhe, nė bazė tė urdhrit, KGB-ja nuk merrej me veprimtari zbuluese nė territorin e vendeve socialiste, veēanėrisht nė RDGJ, e cila pėrfaqėsonte njėrin nga regjimet mė miqėsore tė Bashkimit Sovjetik. Gjermanolindorėt kishin njė zbulim agjenturor tė tyre tė mrekullueshėm. Kryesorja ishte qė atij tė mos i nxirrje pengesa. Ata e kryenin vetė detyrėn e tyre dhe i raportonin Moskės.
Rezidentura ėshtė njė nėnrepart konspirativ i zbulimit tė njė shteti nė territorin e njė shteti tjetėr. Nė RDGJ njė gjė e tillė nuk ekzistonte, por ka qenė njė pėrfaqėsi zyrtare e KGB-sė nė Berlin, nė Drezden dhe, me sa mbaj mend, edhe nė njė qytet tjetėr. Pse? Nė kohėn e Bashkimit Sovjetik, dalja jashtė shtetit ishte njė ngjarje e shėnuar pėr ēdo qytetar sovjetik. Dhe KGB-ja, pėr bashkėpunėtorėt e nėnreparteve territoriale, organizonte kėtė “festė tė jetės”. Oficerin e KGB-sė e dėrgonin pėr disa vjet nė RDGJ, ku ai dridhte zinxhirin dhe kthehej nė atdhe me njė aparat fotografik me lenten “Karl Cejs” dhe me njė takėm tryeze “Madona”. Kėto dy gjėra standarde ishin praktikisht rezultati i tij i vetėm i “veprimtarisė sė tij zbuluese” nė RDGJ.
Me tė njėjtat gjėra ėshtė marrė edhe Putini. Si drejtor i Pallatit tė Miqėsisė BRSS-RDGJ, ai kishte pėr detyrė tė shtronte tryezat pėr shokėt e rangjeve tė larta qė vinin nga Moska, t’i qeraste me tė ngrėna e me tė pira, t’u blinte gjėsend nėpėr shitoret e qytetit, tė shtronte pėrsėri tryezat, t’i pėrcillte pėr nė aerodrom dhe t’i niste pėr nė Moskė. Ja, kjo ka qenė gjithė puna “zbuluese” e Putinit nė RDGJ.
Pyetje: Ju po ngulni kėmbė se Putini i kohės sė shėrbimit nė KGB aftėsitė i kishte poshtė mesatares dhe se me zbulim tė vėrtetė ai nuk qenka marrė asnjėherė?...
Pėrgjigje: Nuk jam unė ai qė po ngul kėmbė, por jetėshkrimi i tij i rremė profesional. Vetė fakti qė Putinin, pas Institutit “Andropov” e rikthyen nė Leningrad, ėshtė mjaft domethėnės. Gjatė vazhdimit tė institutit, atė e patėn studiuar dhjetra pedagogė dhe instruktorė profesionistė dhe secili prej tyre, pas pėrfundimit tė studimeve, shkruante pėr ēdo student karakteristikėn pėrkatėse. Unė kam lexuar disa nga ato karakteristika: ato ishin tronditėse pėr nga thellėsia e pėrshkrimit tė aftėsive intelektuale dhe psikologjike tė studentėve tė diplomuar. Meqė ra fjala, a e dini se sa shumė dėshmon pėr njeriun nofka e tij? Nė KGB Putinin e quanin “Bisht Cigareje”, mė pas i vunė nofkėn “Tenjė e Zbehtė”, kurse tani e quajnė “Botoks” (botox - ilaē pėr heqjen e rrudhave tė fytyrės, prodhim i kompanisė amerikane “Allergan” - E.Y.).
Pyetje: Nė Ukrainė ka, gjithashtu, nofka pėr presidentin rus?...
Pėrgjigje: (Qesh). E di qė ka, Putin-lla-lla-lla. Strategėt e mėdhenj rusė qė patėn luftuar nė Krime kundėr perandorisė osmane, nga perandoresha Ekaterina patėn marrė prapashtesa tė bukura nė mbiemrat e tyre: Suvorov-Romnikski, Rumjancev-Tejdunajski, Potjomkin-Tavriēeski. Kurse Putini, pėr operacionin e Krimesė tė vitit tė kaluar, mori prapashtesėn kuptimplote k…uc.
Unė kam komunikuar me njerėz qė e njihnin mirė Putinin shumė kohė para se ai tė zgjidhej president. Tė gjithė theksonin se, pėrveē aftėsive tė rėndomta intelektuale, ai binte nė sy edhe pėr komplekse tė jashtėzakonshme inferioriteti. Putinin e torturonte pėr vdekje trupi i tij i shkurtėr, komleksi i inferioritetit i lexohej nė gjithė figurėn dhe fytyrėn e tij. Njė njeri tė tillė nuk mund ta dėrgoje si zbulues jashtė vendit, sepse atij i lexohej nė fytyrė shprehja: “Rekrutomė mua”. Ai prandaj edhe shkoi nė KGB dhe u mor me xhudo, pėr tė kompensuar sadopak kompleksin e inferioritetit. Nuk e di se si i shkuan punėt nė sport, por nė KGB ai nuk nxori absolutisht asgjė nė dritė.
Pyetje: Por megjithatė, nė dallim nga shokėt mė tė talentuar tė klasės, pikėrisht Putini ėshtė ai qė pėr 15 vjet po drejton pa ndėrprerje njėrin nga shtetet mė tė mėdhenj tė botės, apo jo?
Pėrgjigje: Po ai prandaj edhe u ngrit nė pozitė se nė kėtė mes kemi tė bėjmė me njė traditė tashmė tė kristalizuar tė sistemit politik, deri dje sovjetik dhe tani rus, kur nė sipėrfaqe dilnin… mbeturinat. Si shpjegohet qė nė vitin 1953 Nikita Hrushovin e emėruan Sekretar tė Parė tė Komitetit Qendror tė Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik? Se ai ka qenė njė njeri absolutisht i neveritshėm, njė gaztor i Stalinit. Por atė e emėruan si kukull, prapa shpinės tė sė cilės rrinin njerėz seriozė.
Leonid Brezhnjevin, si njė njeri i butė dhe mendjeshkurtėr qė ishte, po ashtu, e vunė pėrkohėsisht nė krye tė Bashkimit Sovjetik. Pas nja dy vjetėsh atė duhej ta zėvendėsonte njeriu me mend, “Shuriku i hekurt”, Aleksandėr Shelepini. Por tė gjithė kishin nevojė pėr njė kukull: se, gjoja, do t’ia mbledhim fijet dhe pas nja dy vjetėsh do ta shkarkojmė. Si pėrfundim, ato dy vjetėt u bėnė tėrkuzė deri nė 18 vjet tė epokės brezhnjeviane.
E njėjta histori po ndodh edhe me Putinin. Atė e zgjodhėn si njė kukull tė bindur, e cila, nė postin e kreut tė Federatės Ruse, duhej t’u garantonte sigurinė dhe kuletėn atyre qė u zuri vendin. Unė kam komunikuar me Boris Bjerezovskin, i cili pati luajtuar njė rol jo tė vogėl qė Putini tė bėhej president. Borisi mė ka thėnė:
“Mė jepni mua njė kanal televiziv dhe unė trungun kam pėr ta bėrė president tė Rusisė”
Ja kjo ėshtė e tėrė pėrgjigjja se si Putini u bė president.
Pyetje: Nė Rusinė e ditėve tona a ėshtė e mundur vallė njė pėrmbysje nė oborr, e cila do ta largonte Putinin nga pushteti?
Pėrgjigje: Ėshtė plotėsisht e mundur, aq mė tepėr kur “elitave” tė Kremlinit po u dėmtohet biznesi pėr shkak tė sanksioneve perėndimore. Ato as qė duan t’ia dinė as pėr Krimenė, as pėr Donbasin.
Konflikti kryesor strategjik tani ėshtė konflikti mes pikėsynimit tė Putinit pėr tė qendruar nė pushtet deri nė dėrrasėn e varrit dhe kėrkesave objektive tė vendit pėr njė zhvillim normal. Nė qoftė se Putini do tė vazhdojė tė rri nė krye tė pushtetit derisa tė jetė gjallė, atėherė Rusia ose do tė shpėrbėhet, ose do tė shndėrrohet nė njė shtet tė dorės sė tretė, si puna e Koresė sė Veriut ose e Mongolisė.
Pyetje: A nuk ju duket se elitat e Kremlinit i frikėsohen mė shumė rebelimit popullor, sesa sanksioneve perėndimore dhe prandaj nuk po kuturisin tė kryejnė njė grusht shteti?
Pėrgjigje: Kjo ėshtė njė sėmundje e rrėnjosur e “elitės” moskovite. Nė prag tė shembjes sė Bashkimit Sovjetik, te ne nė KGB, ēdo javė vinte njė punonjės partiak i radhės nga Komiteti Qendror dhe na thoshte:
“Qė ta merrni vesh, djema, ju duhet tė na ndihmoni tė rrimė nė pushtet, pėrndryshe ka pėr tė filluar njė rebelim i pakuptimtė dhe i pamėshirshėm. Atėherė edhe juve, edhe neve kanė pėr tė na varur nėpėr shtyllat e fenerėve tė rrugės, si nė Budapest, gjatė kryengritjes antisovjetike tė vitit 1956”.
Pyetje: Sa e madhe ėshtė mundėsia qė Putini tė shkelė sustėn bėrthamore?
Pėrgjigje: Ėshtė zero. Unė, nė kulmin e “luftės sė ftohtė” mes Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, profesionalisht jam marrė me problematikėn strategjike, kur rreziku i luftės bėrthamore ekzistonte realisht. Ē’do tė thotė tė fillosh njė luftė bėrthamore? Do tė thotė qė tė japėsh goditjen e parė, e cila ka si qėllim tė shfarosė maksimalisht njė sasi sistemesh raketore tė kundėrshtarit me bazė tokėsore, dhe kur, si kundėrpėrgjigje, do tė nisen drejt teje raketat e tjera, ato ėshtė e domosdoshme t’i rrėzosh nė ajėr me mjetet e tua tė mbrojtjes raketore. Bashkimi Sovjetik nuk e ka pasur asnjėherė potencialin e goditjes sė parė raketore, kurse Rusia jo qė jo.
Pyetje: Sipas tė dhėnave zyrtare tė shtatorit tė vitit 2013, nė arsenalin e Federatės Ruse kishte rreth 3 mijė mbushje bėrthamore, kurse nė burimet jozyrtare pėrmendet njė shifėr mė e madhe se 50 mijė, apo jo?
Pėrgjigje: Struktura e raketave ruse me bazė tokėsore ėshtė e tillė qė pėrafėrsisht gjysma e mbushjeve bėrthamore ėshtė e instaluar nė raketat SS-18 ose “Satana”, tė prodhuara nė byronė e konstruksionit “Jugorja”nė Dnjepropetrovsk. Ato janė prodhim i viteve ’60 tė shekullit tė kaluar. Atje ka afėrsisht nga 10 mbushje bėrthamore pėr ēdo raketė, por ato nuk e kanė saktėsinė e domosdoshme. Raketat janė parashikuar tė japin goditje nė sipėrfaqė, por jo nė objetiva tė saktė. Domethėnė, raketat ruse mund t’i fshijnė nga faqja e dheut Nju Jorkun, San Franciskon dhe qytete tė tjera tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Por pas kėsaj do tė vijė njė kundėrgoditje, e cila do ta fshijė nga faqja e dheut krejt Rusinė.
Faktor i rėndėsishėm kritik pėr tė marrė vendimin “pėr tė dhėnė ose jo njė goditje bėrthamore”, ėshtė fakti se me ēfarė saktėsie raketa jote do tė bjerė nė objektiv. Raketat sovjetike dhe tani ato ruse, dallohen pėr faktin se saktėsinė e kanė tė dobėt. Pėr mė tepėr, saktėsinė reale tė goditjes sė tyre nuk e di askush, sepse njė ndikim tė madh mbi trajektoren e fluturimit tė raketės ushtrojnė veēoritė atmosferike tė asaj zone, nėpėr tė cilėn ajo po shkon drejt objektivit. Ėshtė tjetėr punė kur bėhet prova e nje rakete, e cila fluturon nga poligoni lindor pėr nė Kamēatkė, sipas njė korridori tė caktuar me veēori tė njohura atmosferike. Por edhe nėse do tė jepet goditja bėrthamore, atėherė raketat do tė fluturojnė sipas trajektores mė tė shkurtėr, domethėnė pėrmes hapėsirave tė Polit tė Veiut dhe, si pėrfundim, askush nuk e di se ku do tė arrijnė ato, sepse prova tė tilla deri tani nuk janė bėrė
Madje edhe sikur Putini tė luajė nga tepeleku pėrfundimisht dhe tė kuturisė tė shkelė sustėn bėrthamore, shokėt do ta korrigjojnė shpejt e shpejt dhe do t’i shpjegojnė gjithēka.
Presidenti i Federatės Ruse s’ka shumė haber nga kėto punė. Nė filmin dokumentar me titull “Krimeja. Rruga pėr nė atdhe”, Putini mburret se si “e pati trembur” njė torpedinier tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Detin e Zi: demek, ne rreshtuam nė formacion tė hapur kompleksin e mbrojtjes bregdetare dhe e zhuluam atė pėr satelitėt, nė mėnyrė qė amerikanėt ta shikonin dhe tė tmerroheshin…
Po pse nuk doli askush qė t’ia shpjegonte Putinit njė hollėsi tė vogėl: largėsia e qitjes sė kompleksit rus ėshtė 250 km, kurse largėsia e fluturimit tė raketave tė telekomanduara qė lėshohen nga torpedinieri amerikan, ėshtė 2500 km. Po tė fillojė njė luftė serioze, komplekset qė kreu i Rusisė i ka vendosur nė Krime, do tė shfarosen nga flota e gjashtė amerikane nė Detin Mesdhe, madje pa hyrė fare nė ujėrat e Detit tė Zi.
Pėrveē anės teknike tė ēėshtjes, ekziston edhe ana psikologjike. Ju vėrtetė mendoni se njė njeri, i cili ēdo vit zhduket nga hapėsirat publike nga shtatė deri nė dhjetė ditė pėr tė bėrė tėrheqjen e lėkurės sė fytyrės dhe tė ngopet me botoks, na qenka i aftė pėr tė shpėrthyer njė luftė bėrthamore? Se nga njė kundėrgoditje, botoksi do tė shkrijė dhe do t’i rrjedhė nga frika.
Pyetje: Mos ju keni thjesht zili qė presidenti i Federatės Ruse ēdo vit ka mė pak e mė pak rrudha?
Pėrgjigje: Pėr tė shtypur sustėn bėrthamore, duhet tė jesh i pushtuar nga njė ide prej maniaku, kurse Putini ėshtė skllav vetėm i dy dėshirave plotėsisht tokėsore: ta zgjatė jetėn deri nė pafundėsi dhe tė mbetet nė pushtet pėrgjithmonė. Ju a e vutė re njė hollėsi tė rėndėsishme nė takimin qė u zhvillua nė Minsk?
Pyetje: Nė bisedimet qė vazhduan 17 orė nė Minsk nė muajin shkurt tė vitit 2015 pati shumė hollėsira tė rėndėsishme. Pėr cilėn e keni fjalėn konkretisht?
Pėrgjigje: Ishte fillimi i bisedimeve. Merkeli, Holandi, Poroshenkoja dhe Putini po hynin nė sallė. Lukashenkoja po i ulte vetė tė gjithė nėpėr vende. Sakaq, drejt presidentit tė Bjellorusisė turret kreu i Rusisė dhe gati s’po ia rrėmbente nga duart ndenjėsen ku do tė ulej. U krijua njė gjendje pėshtjellimi. Dhe a e dini se pse? Sepse lartėsia e ndenjėses ėshtė njė faktor jashtėzakonisht i rėndėsishėm i politikės sė jashtme tė Federatės Ruse. Ndenjėsja duhet tė jetė e lartė, nė mėnyrė qė Putini tė mos duket shkurtabiq. Por, njėkohėsisht, ndenjėsja nuk duhet tė jetė edhe shumė e lartė, nė mėnyrė qė kėmbėt e presidentit tė Federatės Ruse tė mos hallakaten nė ajėr. Pėrgatitja e ndenjėses pėr Putinin pėrbėn njė detyrė jashtėzakonisht tė rėndėsishme para ēdo daljeje tė tij nė publik. Atė ndenjėse e bėjnė gati qė mė herėt. Por nė atė rast, Lukashenkoja, duke mos e ditur njė gjė tė tillė, po ia ofronte dikujt tjetėr atė ndenjėse intime. Pėr pak sa nuk dėshtuan bisedimet e Minskut pėr shkak tė asaj ndenjėseje. Kurse ju po thoni “tė shtypė sustėn bėrthamore”. Ju lutem shumė!...
Pyetje: Po nėse shantazhi bėrthamor qenka njė bllof, atėherė cila qenka arsyeja qė Perėndimi reagon me kaq pėrtesė pėr agresionin e Rusisė nė Ukrainė?
Pėrgjigje: Kundėrvėnia e tanishme e Vashingtonit dhe e Moskės tė kujton marrėdhėniet e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės me Bashkimin Sovjetik nė fundin e viteve ’70. Nė krye tė Amerikės asokohe ishte Xhimi Karteri, liberal dhe i butė, i cili mundohej qė tė jetonte nė miqėsi me tė gjithė. Nė vend qė tė shfrytėzohej njė gjė e tillė dhe tė pėrmirėsoheshin marrėdhėniet me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Bashkimi Sovjetik filloi njė sulm serioz: ndėrhyri nė Afganistan, kurse raketat SS-20 i drejtoi nga Evropa. Si pėrfundim, pasi mbaroi mandati i Karterit, nė vitin 1981 president u zgjodh Ronald Regani, i rreptė, i cili vendosi t’i lante hesapet me marrėzitė e Bashkimit Sovjetik. Ai i shtoi shpenzimet pėr armatimet. Si kundėrpėrgjigje, gjeneralėt sovjetikė filluan t’i mbushnin mendjen Byrosė Politike dhe Sekretarit tė pėrgjithshėm tė Komitetit Qendror tė Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik se, demek, amerikanėt janė duke pėrgatitur goditjen e parė kundėr Bashkimit Sovjetik. Regani, nė tė vėrtetė, njė gjė tė tillė nuk e kishte planifikuar.
Pyetje: Si nuk e kishte planifikuar, pėrderisa pikėrisht gjatė presidencės sė Reganit “lufta e ftohtė” mes Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe Bashkimit Sovjetik pati arritur kulmin?
Pėrgjigje: Nė vitin 1985, mua, me detyrėn e korrespondentit tė TASS-it, mė nisėn pėr nė Vashington. Gazetaria ishte njė maskė. Unė erdha nė Vashington me detyrė “tė ndiqja nga afėr pėrgatitjen e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės pėr njė goditje tė befasishme raketo-bėrthamore kundėr Bashkimit Sovjetik”. Njė detyrė e tillė u qe ngarkuar edhe tė gjithė kolegėve tė mi nė linjėn e zbulimit politik. Pėr mua qenė tė mjaftueshme tre muaj pėr tė kuptuar njė gjė: detyra ishte njė gjepur e pastėr.
Nė fillim mendova se mos ndoshta ka diēka qė nuk arrij ta kuptoj. Iu drejtova bashkėpunėtorėve tė tjerė tė rezidenturės, por ata tė gjithė ishin nė njė mendje me mua. Edhe analistėt e Drejtorisė Qėndrore tė Zbulimit po tė kėtij mendimi ishin. Por ama tė gjithė, nė njė mendje, i raportonim Moskės se Pentagoni i mallkuar po pėrgatitet pėr njė goditje paralajmėruese kundėr Bashkimit Sovjetik.
Pyetje: Po si shpjegohet qė bashkėpunėtorėt e zbulimit tė jashtėm sovjetik e gėnjenin qendrėn?
Pėrgjigje: Po sepse nė Byronė Politike tė Komitetit Qendror tė Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik, e cila drejtonte shtetin, vazhdonte pėrhershmėrisht njė luftė e fshehtė. Nė fundin e viteve ’70, udhėheqja e ministrisė sė mbrojtjes dhe KGB-ja ranė nė ujdi dhe sajuan njė kėrcėnim tė paqenė pėr njė sulm tė befasishėm raketo-bėrthamor nga ana e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.
Pyetje: Pėr ē’arsye?
Pėrgjigje: Pėr t’i trembur anėtarėt e tjerė tė Byrosė Politike, pjesa mė e madhe e tė cilėve pėrbėhej nga 80-vjeēarė qė kishin rrjedhur nga trutė. Rreziku, qoftė edhe i paqenė, i goditjes sė befasishme raketore, e shtonte rėndėsinė dhe peshėn e ministrisė sė mbrojtjes dhe tė KGB-sė. Pėrfaqėsuesit e ministrive ushtarake filluan tė merrnin mė shumė para nga buxheti, dekorata, yje, shirita me ngjyra pėr pantallonat ushtarake. Nga zbuluesit sovjetikė kėrkohej qė tė jepnin informacion pėr pėrgatitjen e goditjes raketore nga ana e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Nėse ti raportoje se nuk ka kėrcėnim, atėherė tė kthenin menjėherė nė Bashkimin Sovjetik, si njė bashkėpunėtor i pėrgatitur nė njė mėnyrė tė pamjaftueshme.
Si pėrfundim, nė Bashkimin Sovjetik erdhėn e u krijuan dy realitete paralele: njėri i trilluar, qė sajohej nė kokėn e udhėheqjes sė vendit, mbi bazėn e atyre raporteve qė asaj i shkonin si reagim ndaj atyre detyrave tė rreme, tjetri - si njė jetė reale brenda dhe jashtė vendit.
Nė njė etapė tė caktuar, mes dy realiteteve u krijua njė humnerė: maja e pushtetit merrej me kėrcėnimet e supozuara, kurse ekonomia e vendit vazhdonte tė merrte tatėpjetėn, vendi po kalbej nga brenda dhe nė vitin 1991 u shpėrbė. Pikėrisht e njėjta gjė po ndodh edhe tani nė Rusi. Ashtu si edhe Bashkimin Sovjetik, atė po rrėnojnė ushtarakėt nė pushtet.
Pyetje: Na i bėni tė njohur emrat e gjeneralėve, marrėveshja e fshehtė e tė cilėve ēoi, sipas jush, nė shembjen e Bashkimit Sovjetik.
Pėrgjigje: Gjithēka zė fill nga kryetari i KGB-sė Juri Andropovi dhe ministri i mbrojtjes Dmitėr Jazovi. Nismėn e tyre e pėrkrahu njėri nga bashkėpunėtorėt mė tė afėrt tė Andropovit, shefi im i drejtpėrdrejtė (ai asokohe drejtonte zbulimin e jashtėm tė Bashkimit Sovjetik) Vladimir Krjuēkovi. Tė gjithė ministrat e mbrojtjes tė Bashkimit Sovjetik, deri te Dmitėr Jazovi, po ashtu, qenė pjesėtarė tė njė sajimi tė tillė.
Meqė ra fjala, vetėm nė saje tė faktit qė Krjuēkovi po i kallte frikėn me sukses Byrosė Politike me raketat amerikane, ai arriti tė bėhej kryetar i KGB-sė dhe tė merrte gradėn e gjeneralit tė armatės. Paskėtaj atij i shkanė trutė pėrfundimisht dhe deshi tė kryente puēin ushtarak tė gushtit tė vitit 1991 , pas tė cilit Bashkimi Sovjetik na la shėndetin.
Pyetje: A nuk po e zmadhoni rolin e gjeneralėve sovjetikė? Nė fund tė fundit, pikėrisht Regani ishte ai qė e futi Bashkimin Sovjetik nė garėn e armatimeve dhe uli ēmimet ndėrkombėtare tė naftės, ēka bėri qė tė shkallmohej pėrfundimisht ekonomia e Bashkimit Sovjetik, apo jo?
Pėrgjigje: Shtrohet njė pyetje:
“A ėshtė e vėrtetė qė Amerika hyri nė njė marrėveshje me Arabinė Saudite pėr t’i ulur ēmimet ndėrkombėtare tė naftės?”.
Kjo lė shumė pėr tė diskutuar. Edhe nė Rusi, po ashtu, po dėgjohen klithma se, demek, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės qenkan marrė vesh me Arabinė Saudite. Vėrtetėsinė e njė pohimi tė tillė unė e vlerėsoj 50 me 50.
Regani e futi vėrtet Bashkimin Sovjetik nė njė garė armatimesh, por gjeneralėt sovjetik e mbėshtetėn me kėnaqėsi dhe krejtėsisht pa mend nė kokė, pa e kuptuar qė njė gjė e tillė do ta merrte nė qafė ekonominė. Pikėrisht udhėheqja e ministrisė sė mbrojtjes dhe KGB-ja, para Byrosė Politike shtruan detyrėn pėr t’iu pėrgjigjur Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės njė mė njė: nė qoftė se amerikanėt ndėrtojnė njė raketė, edhe ne duhet tė prodhojmė tonėn, nėse ata prodhojnė njė nėndetėse, atėherė edhe ne jemi tė detyruar ta prodhojmė. Se nė ē’mėnyrė do tė pasqyrohej nė ekonominė e Bashkimit Sovjetik gara me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, pėr kėtė ata nuk e vranė mendjen shumė. Nė pėrfundim, kėrthiza shpėrtheu dhe gjithēka mori tatėpjetėn. Ngjarje absolutisht analogjike po ndodhin tani nė Rusi: ushtarakėt shpikin kėrcėnime tė rreme nga jashtė, i detyrojnė mjetet e informimit masiv dhe shėrbimet e veta tė zbulimit t’i fryjnė ato, kurse mė pas i marrin vetė pėr tė vėrteta.
A doni tė dini njė histori gjigande, tė cilėn rrallė kush e mban mend. Kjo ka tė bėjė me logjikėn e ekzistencės edhe tė Bashkimit Sovjetik, edhe tė Rusisė. Nė mesin e viteve ’70, nė Bashkimin Sovjetik prodhuan raketat SS-20 me rreze tė mesme veprimi. Nuk kishte as objektiv konkret, as detyrė konkrete: i projektuan, i konstruktuan edhe u mbyll hesapi. Kėshillėtari personal i Leonid Brezhnjevit, nė njė takim tė mbyllur nė ambasadė, na ka rrėfyer:
“Jemi nė aerodrom. Leonid Iliēi niset pėr njė vizitė jashtė vendit. Po e shoqėronin anėtarėt e Byrosė Politike. Sakaq Breshnjevit i afrohet ministri i mbrojtjes Ustinovi, tė cilit i drejtohej me “ti”, sepse ata njiheshin qė nga koha e Luftės Patriotike. “Lon, - i drejtohet Ustinovi, - ne raketat i bėmė, jo balistike, deri nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nuk arrijnė, por Evropėn e mbulojnė. Duhet bėrė diēka me to, kemi harxhuar para, prodhimin e tyre e kemi vėnė nė vijė, por s’e kemi tė qartė se ku t’i ēojmė. Mos ndoshta duhet t’i vendosim nė pjesėn perėndimore tė Ukrainės dhe tė Bjellorusisė, le tė rrinė atje?”. Brezhnjevi mendjeshkurtėr, qė i kishin rrjedhur trutė, pėrgjigjet: Jepi, Dima, Jepi”. Ja, ky ishte gjithė diskutimi i ēėshtjes strategjike”.
Kėshtu, pa kurrfarė arsyeje konkrete, Bashkimi Sovjetik vuri nė gatishmėri raketat SS-20. Shtetet e Bashkuara u ēuditėn, pa kuptuar asgjė, dhe, si kundėrpėrgjigje, vendosėn po nė gjendje gatishmėrie raketat “Pershing 2”, koha e fluturimit tė tė cilave deri nė Moskė ishte gjithsej 8-10 minuta. Atėherė u ēuditėn nė Moskė dhe qė asokohe filloi lufta pėr paqe. Putini mund t’i bėjė dėm kokės me kėrcėnimet e veta, se Shtetet e Bashkuara tė Amerikės do tė kujtohen pėr raketat “Pershing” ose pėr modifikimin e tyre bashkėkohor. Nėse ato do tė vendosen tani, fjala vjen, nė Priballtik, atėherė koha e fluturimit tė tyre do tė shkurtohet deri nė katėr minuta. Por duke patur parasysh faktin qė raketat e tanishme e kanė shpejtėsinė shumė mė tė madhe sesa tė zėrit, atėherė deri nė Moskė ato arrijnė brenda 2-2,5 minutave. Kėshtu merr fund edhe zgjidhja e ēėshtjes sė luftės bėrthamore.
Pyetje: A mendoni se Putini do tė kuturisė tė ndėrmarrė ndonjė sulm tė pėrmasave tė gjera kundėr Ukrainės?
Pėrgjigje: Nė zbulim dhe nė analitikė kanė rėndėsi hollėsitė. Unė ato nuk i njoh. Por po shikoj dy gjėra serioze.
Sė pari, grumbullimi i trupave ruse nė kufi me Ukrainėn ėshtė tashmė njė gjė e palejueshme. Ta mbash kot njė sasi kaq tė madhe njerėzish, ėshtė punė me zarar. Ata do tė demoralizohen dhe do tė shndėrrohen nė njė forcė tė rrezikshme pėr vetė Rusinė.
Sė dyti, Pėr Federatėn Ruse ėshtė tej mase e domosdoshme qė Perėndimi t’i heqė sanksionet dhe tė mos vendosė sanksione tė tjera. Para pak kohėsh, kryeministri Dmitėr Medvedjevi po ankohej, kur ishte duke raportuar pėr gjendjen brenda vendit. Nėse Putini do tė kuturisė tė ndėrmarrė ndonjė sulm, ekonomia e Rusisė s’ka pėr t’i pėrballuar dot sanksionet e tjera. Por ama duhet marrė parasysh faktori i “administrimit territorial tė KGB-sė”, shembull i qartė i tė cilit ėshtė Putini. Siē thoshte i ndjeri Bjerezovski:
“Ėshtė e vėshtirė ta parashikosh logjikėn e idiotėve”.
Pyetje: Atėherė a mund tė ma shpjegoni logjikėn e presidentit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, i cili po e frenon furnizimin e Ukrainės me armė vdekjeprurėse?
Pėrgjigje: Obamėn pikėrisht mund ta kuptosh: nėse armėt amerikane do t’i braktisin po ashtu si edhe armėt ukrainase gjatė tėrheqjes sė forcave tė Operacionit Antiterrorist nga Debalcevoja, atėherė do tė krijohet njė skandal dhe pėrgjegjėsinė pėr njė gjė tė tillė do ta mbajnė jo senatorėt qė po ngrenė zėrin pėr t’i dhėnė ndihmė ushtarake Ukrainės, por personalisht Barak Obama. Kjo do t’i japė njė goditje tė fuqishme pretendentit pėr postin e presidentit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nga Partia Demokrate. Obama duhet ta lėrė me dinjitet postin presidencial, nė tė kundėrt, emri i tij do tė mbulohet me turp.
Por ekziston njė problem shumė mė i rėndėsishėm:
“Kujt pikėrisht i duhen dorėzuar armėt vdekjeprurėse amerikane?”.
Pėr batalione vullnetare as qė mund tė bėhet fjalė, kurse ushtri e vėrtetė, nė kuptimin perėndimor tė kėsaj fjale, nė Ukrainė, deri mė sot, nuk ekziston.
Forcat e armatosura tė Ukrainės kanė ardhur duke u rrudhur dhe duke u shpėrbėrė qėllimisht. Presidentėt e vendit, me sa duket, kanė qenė tė mendimit se njė ushtri me aftėsi luftarake, pėr ta ishte mė e rrezikshme sesa njė armik i jashtėm potencial.
Pyetje: Si nuk ekzistuaka ushtria, kur gjatė vitit tė fundit pikėrisht ushtria doli nė skenė, pėr herė tė parė gjatė tėrė historisė sė Ukrainės sė pavarur?
Pėrgjigje: Situata rreth Ilovajskut dhe Debalcevos dėshmoi qartė se ekziston njė humnerė mosbesimi dhe madje armiqėsie mes efektivit tė forcave tė armatosura tė Ukrainės, qė ndodhen nė fushėn e betejės, dhe komandės. Komanda mund tė vendosė nė formacion luftimi forcat e Operacionit Antiterrorist, por sapo fillojnė veprimet luftarake, ajo e humbet lidhjen dhe drejtimin e tyre. Ushtria rezulton e braktisur nė mėshirėn e fatit dhe vjen e shndėrrohet nė njė turmė pa drejtim. Qarkullojnė fjalė: “Neve na kanė mashtruar” dhe ushtarėt fillojnė t’ia mbathin nė panik e sipėr. Sigurisht qė mes efektivit ka njė mori heronjsh, por problem kryesor, pėr shkak tė tė cilit njė vit pas agresionit ushtria ende nuk ekziston, ėshtė humnera e mosbesimit, e moskuptimit dhe madje edhe e armiqėsisė mes efektivit dhe komandės. Dhe nė kėtė mes fajtore ėshtė vetėm komanda supreme.
Gazetarja: Pėr fat tė keq, unė s’kam se ē’t’ju kundėrshtoj.
Pėrgjigje: Unė ju rrėfeva pėr gjeneralėt sovjetikė dhe rusė, kurse tani le tė flasim pėr gjeneralėt ukrainas. Ekziston nocioni “gjeneral kabineti”. Ende Gribojedovi shkruante, duke i vėnė fjalėt e veta nė gojėn e Ēackit:
Si ai me famė, me qafėn shpesh tė shtruar,
Si jo nė luftė, por nė paqe rrinin peqe,
Trokitnin dyshemesė pa u penduar!
Nė periudhėn e Evromajdanit, nė Ukrainė kishte 43 gjeneralė ushtrie. Pėr njė ushtarė tė aftė pėr luftė, i bie qė Ukraina tė zėrė vendin e parė nė botė pėr numrin e gjeneralėve. Ushtri s’ka, kurse gjeneralė tė njė ushtrie tė paqenė ka. Shumica e tyre patėn marrė shiritat e kuq tė pantallonave nė periudhėn kur forcat e armatosura tė Ukrainės po mpakeshin dhe po shpėrbėheshin. Presidentėt, me sa duket, ishin tė mendimit se njė ushtri e aftė pėr luftė pėr ta qenkej mė e rrezikshme sesa njė armik i jashtėm potencial. Forcat e armatosura tė Ukrainės nuk patėn marrė pjesė nė kurrfarė operacionesh ushtarake, madje nuk janė zhvilluar as stėrvitje ushtarake. E fundit, siē mė kanė thėnė, qenka zhvilluar nė vitin 1997, nė nivel divizioni. Kjo ėshtė qesharake. A mund tė ma shpjegoni se pėr ēfarė meritash kėtyre njerėzve u patėn dhėnė shiritat e kuq tė gjeneralit?
Gazetarja: Pėr shitjen e paligjshme tė armėve jashtė vendit…
Pėrgjigje: … edhe pėr shumat e parave pėr drejtuesit e lartė! Kėshtu qė tė kėrkosh strategė nė ministrinė e mbrojtjesė sė Ukrainės dhe nė shtabin e pėrgjithshėm, ėshtė njė gjė e kotė. Nė parim, atje nuk ka tė tillė. Ecuria e operacioneve luftarake nė Donbas, e vėrteton mė sė miri njė gjė tė tillė.
Pyetje: Ēfarė propozoni?
Pėrgjigje: Nė mesin e viteve’90, nė shtetin afrikan Sierra Leone patėn dalė nė skenė ca kryengritės, tė cilėt patėn rrėmbyer njė pjesė tė konsiderueshme tė territorit, tė pasur me diamante. Ushtria qeveritare s’qe nė gjendje tė bėnte gjėsend dhe ftoi disa tė huaj. Shkuan 157 specialistė ushtarakė tė stėrvitur mirė, tė cilėt, brenda dy javėve, i dhanė dėrrmėn ushtrisė kryengritėse qė pėrbej prej dhjetė mijė vetash.
Pyetje: Ju e keni fjalėn pėr udhėheqjen ukrainase, sė cilės i mungon intelekti pėr njė gjė tė tillė?
Pėrgjigje: Ose nuk i mjaftonte intelekti, ose nuk kishte dėshirė pėr t’i dhėnė fund luftės shpejt dhe pa humbje tė shumta.
Nė muajin maj tė vitit 2014, unė solla nė Ukrainė njėrin nga specialistėt ushtarakė mė tė mirė nė Perėndim. Ai do t’i kishte likuiduar separatistėt e armatosur brenda dy muajve. Por njė burokrat i juaj e zgjati e bėri tėrkuzė kėtė problem.
Pyetje: Nė muajin maj tė vitit 2014, para zgjedhjeve presidenciale, ju patėt ardhur nė Ukrainė. Cila ishte arsyeja?
Pėrgjigje: Solla me vete njėrin nga specialistėt ushtarakė mė tė mirė nė Perėndim. Ekspertė tė njė niveli tė tillė nė mbarė botėn mund tė jenė gjithė-gjithė 10 veta.
Emri dhe jetėshkrimi i tij dėshmojnė mė sė miri. Pėrvojė dhe dije, pėr mendimin tim, ai ka mė shumė se gjithė shtabi i pėrgjithshėm i Ukrainės.
Nė muajin maj tė vitit tė kaluar, numri i separatistėve tė armatosur, qė vepronin nė Donbas, arrinte nė disa qindra. Ne erdhėm me njė plan konkret. Partneri im ishte gati t’i jepte fund gjithė rrėmujės nė lindje tė Ukrainės, e shumta, brenda dy muajve. Plani ynė pėr likuidimin e separatistėve, do tė mund tė kushtonte sa vlera e dy tankeve T-90 qė shkojnė pėr eksport.
Pyetje: Unė kam kohė qė nuk kam kontakt me tregtinė ushtarake dhe nuk e mbaj mend se sa kushton njė tank. A mund tė mė thoni, ju lutem, se sa ishte vlera e projektit tuaj”
Pėrgjigje: Rreth gjashtė milionė dollarė, duke llogaritur qė gjysma e kėsaj shumė do tė shpenzohej pėr armatime, pikėrisht pėr ato lloje armatimesh, tė cilat Ukraina po i kėrkon nė Perėndim prej shumė kohėsh dhe pa rezultat. Neve na njohėn me njė njeri nga radhėt e udhėheqjes ukrainase, i cili asokohe kėtė problem mund ta kishte zgjidhur.
Pyetje: Nuk do t’ia pėrmendni emrin?
Pėrgjigje: Nuk ia vlen tė fut sherre tė tjera. Por, mė besoni, unė po flas pėr njė nivel shumė tė lartė. Sot kėtė emėr e ka dėgjuar gjithsecili nė Ukrainė, kurse nė muajin maj tė vitit 2014 ai mund ta kishte zgjidhur lehtėsisht problemin e separatistėve nė Donbas. Por nė vend qė ta bėnte njė gjė tė tillė, ai kėtė problem e bėri tėrkuzė. A e dini se sa i habit amerikanėt mė shumė se ēdo gjė tjetėr nė radhėt e burokratėve ukrainas? Fakti qė ata nuk pėrgjigjen konkretisht “po” ose “jo”, por rrinė e mbllaēitin diēka tė pakuptueshme.
Unė u ktheva nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, por pėrpjekjet i vazhdova, arrita tė ēaj deri nė nivel ministrie, pėrfaqėsuesit e sė cilės kishin njohje me presidentin e sapozgjedhur tė Ukrainės. Pėrgjigjja? Pėrsėri qetėsi. Dhe njė gjė e tillė ndodh kur delegacionet e Ukrainės bredhin nėpėr botė, duke kėrkuar armė pa pushim dhe marrin pėrgjigje negative. Por ama kur nė Ukrainė vijnė specialistė perėndimorė dhe propozojnė njė plan tė menduar, tė pėrpunuar deri nė hollėsi… A e kuptoni qė njė burokrat tipik ukrainas nuk zgjidh probleme, ai bėn sikur punon. Pikėrisht kėtu qėndron tragjedia e Ukrainės.
Nė fundin e viteve ’80, nė KGB rrėfenin njė anekdotė, nė tė cilėn pėrshkruhet me shumė saktėsi burokracia ukrainase e ditėve tona. Njė agjent tė CIA- e dėrguan nė Moskė dhe i patėn caktuar si detyrė tė kryente njė grusht shteti. Ai erdhi, vendi e kishte marrė veten, filloi vrasja e ndėrgjegjes dhe ai vendosi tė dorėzohej. Shkoi nė Lubjankė (selia e KGB-sė - E.Y.) dhe thotė:
“ - Unė, qė ta merrni vesh, djema, vij nga CIA, jam gati tė pranoj gjithēka”.
Njeriu i KGB-sė e pyet:
“ - A ke marrė ndonjė detyrė?”.
Amerikani pohon me kokė.
“ - Atėherė ju duhet tė drejtoheni nė kabinetin fqinj”.
Ai drejtohet pėr nė kabinetin fqinj:
“ - Unė vij nga CIA, jam ngarkuar me njė detyrė”.
“ - A ke me vete aparat radiopėrgjimi?”.
“ - Kam”.
“ - Atėherė shkoni nė kabinetin fqinj”.
Amerikanin, tėrė ditėn e ditės, e bėnė top futbolli, duke e pėrcjellė nga njėri kabinet nė tjetrin. Nė mbrėmje vonė, ai, krejtėsisht i rraskapitur, hyn nė kabinetin e fundit dhe thotė:
“ - Unė vij nga CIA, mė ėshtė ngarkuar edhe njė detyrė, kam edhe njė aparat radiopėrgjimi dhe shumė gjėra tė tjera”.
“ - Atėherė ik se s’ta kam ngenė dhe kryeje detyrėn qė tė ėshtė ngarkuar, mos mė pengo tė pėrgatitem pėr festėn e 1 majit”.
E njėjta gjė po ndodh edhe nė Ukrainė.
Pyetje: Mos ndoshta as niveli i pėrfaqėsimit tuaj, as niveli i specialistit tuaj dhe i atyre qė qėndronin pas, nuk i kanė lėnė mbresa udhėheqjes ukrainase?
Pėrgjigje: A ėshtė autoritet pėr ju niveli i komandantit tė trupave speciale mė tė mira tė botės? A nuk qenka autoritet niveli i komandantit tė operacioneve special tė NATO-s? Mos ndoshta mua, me planin tim, mė duhej t’i drejtohesha Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara qė nė Kiev t’i kushtonin vėmendje? Partneri im, si tė gjithė njerėzit seriozė nė Perėndim, e ka zakon tė pėrgjigjet pėr fjalėt e veta. Aq mė tepėr kur ai ėshtė i pajisur me pėrvojėn pėrkatėse tė operacioneve luftarake. Pėrderisa tha qė brenda dy muajve do ta zgjidhte problemin me separatistėt nė Donbas, kėshtu kishte pėr tė ndodhur, dhe tashmė, nė gushtin e vitit 2014, nė lindje tė Ukrainės gjithēka do tė ishte e qetė, pėr mė tepėr qė do tė ishin siguruar armatimet dhe trupat speciale me aftėsi luftarake.
Pyetje: Si e shpjegoni mospranimin nga ana e udhėheqjes ukrainase tė projektit tuaj pėr neutralizimin e separatistėve?
Pėrgjigje: Sistemi nuk punon dhe kjo ėshtė njė gjė e tmerrshme! Ukraina ka dy armiq: Rusinė putiniane dhe shtetin e vet, tė pėrfaqėsuar nga njė milet burokrat. A ju kujtohet vepra e Radishevit me titull “Njė udhėtim nga Peterburgu pėr nė Moskė”, tė botuar nė fundin e shek. XVIII? Si epigraf pėr librin e vet, Radishevi kishte marrė njė dyvargėsh nga njė poemė e Trediakovskit, duke e ndryshuar paksa:
“Njė pėrbindėsh kokorosh, fėlliqan,
katana, me njėqind gojė dhe lehan”.
Ky ėshtė pėrshkrimi mė i shkėlqyer dhe mė lakonik i aparatit burokratik nė Ukrainėn bashkėkohore. Kur askushi, me njė copė shkollė tė mesme, bėhet ministėr i mbrojtjes sė Ukrainės, atėherė me siguri qė shef i shtabit tė pėrgjithshėm duhet tė jetė ndonjė maturant i teknikumit tė gjellėtarisė.
Pyetje: Pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare tė vitit 2014, nė Ukrainė udhėheqja u zėvendėsua. Ju a keni bėrė pėrpjekje pėr t’ia propozuar sėrish projektin tuaj?
Pėrgjigje: Njėri nga ata burokratėt e lartė, deri tani vazhdon ta mbajė nė tryezė projektin tonė, pikėrisht ai, i cili del nėpėr ekrane televizive me kohė e pa kohė dhe shqyen kėmishėn nė gjoks, duke klithur: “demek, agresioni, agresioni!... Ne po i kėrkojmė tė na japė njė pėrgjigje pėrfundimtare, por burokrati herė ėshtė larguar, herė ėshtė shmangur, herė ėshtė rrėzuar ose ende nuk ka arritur tė kryejė nevojat pėersonale.
Mua tani mė shteruan tė gjitha fjalėt e hijshme. Ky pėrfaqėsues i udhėheqjes ukrainase shkoi tashmė me njė delegacion presidencial pėr tė marrė armatime nė Lindjen e Mesme, pikėrisht ato armatime, tė cilat ne ia kemi ofruar nė tabaka.
Pyetje: Po a nuk keni tentuar t’i drejtoheni drejtpėrsėdrejti Pjetėr Poroshenkos?
Pėrgjigje: Edhe nė kėtė mes ka njė problem. Ju vėrtet keni njė president tė mrekullueshėm, nė kuptimin qė sikur ai tė ishte ministėr i punėve tė jashtme, kandidaturė mė tė mirė nuk do tė kishte. Unė e kam ndjekur nė televizion kur Poroshenkoja po mbante njė fjalim nė Kongresin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės: ai pėrfaqėsonte njė model tė shquar tė artit diplomatik. Por ekziston ligji Merfi: ēdo nėpunės apo administrator, herėt ose vonė, arrin cakun e kompetencės sė vet.
Unė druhem shumė se zoti Poroshenko mund ta arrinte kėtė cak nė postin e kreut tė ministrisė sė punėve tė jashtme. Sepse nė postin e presidentit ai ka dy probleme shumė serioze: pėrzgjedhjen e kuadrove, para sė gjithash, tė kuadrove ushtarake, sipas kriterit tė besnikėrisė individuale dhe jo sipas dobisė profesionale, dhe, sė dyti, moskuptimin e faktit qė fati i Ukrainės vendoset, para sė gjithash, nė frontet e luftės dhe jo nė tryezėn e bisedimeve. Veē kėsaj, pėrpjekjet diplomatike nuk mund ta shndėrrojnė disfatėn nė fushėn e betejės nė fitore nė tryezėn e bisedimeve. Diplomacia mundet vetėm sa ta fiksojė pak a shumė nė njė mėnyrė tė sukseshme atė qė tashmė ka ndodhur nė fushėn e betejės. Siē ma ha mendja mua (me kėtė rast unė do tė dėshiroja ta kisha shumė gabim), zoti Poroshenko nuk ua ka shumė haberin ēėshtjeve ushtarake, prandaj nuk merret dhe aq me to, duke ua besuar fatin e vendit “gjeneralėve tė kabineteve”. Por ama kėsaj i thonė recetė e gatshme pėr njė disfatė tė tmerrshme.
Pyetje: A nuk ju duket se njė numri shumė tė madh njerėzish nė politikėn ukrainase, elementarisht, nuk iu leverdis ta ndalojnė luftėn nė Donbas, sė cilės mund t’ia shkarkosh mungesėn e reformave tė sistemit, duke vazhduar me kėtė rast njė biznes tė madh tė pistė?
Pėrgjigje: Kjo do tė jetė punė me zarar, ka pėr tė pasuar Majdani i radhės dhe pėrgjithėsisht gjithēka do ta marrė lumi. Unė, tė them tė vėrtetėn, nuk e kuptoj politikėn e kuadrit qė ndek Poroshenkoja. Ministri i kaluar i mbrojtjes sė Ukrainės (gjeneral-kolonel Valeri Geletei ka qenė kreu i ministrisė sė mbrojtjes prej 03 korrikut deri mė 14 tetor tė vitit 2014). Emėrimi i tij ėshtė njė diversion kundėr Ukrainės.
Shfletoj jetėshkrimin e kėtij “strategu”. Rezulton se ai paska mbaruar shkollėn e mesme Ivano-Frankovskaja, e specializuar pėr polici. Unė u ndodha nė njė gjendje shoku! Mė vjen zor tė pyes: zoti president i Ukrainės, sikur juve, mos e thėntė Zoti, do t’ju duhet tė bėni njė operacion tė vėshtirė nė zemėr, a do t’ia besonit atė njė maturanti tė shkollės sė mesme mjekėsore? Nė Bashkimin Sovjetik, njė njeri me njė arsimim tė tillė, e shumta, mund tė punonte si i plotfuqishėm i lagjes, kurse kėtu ai na qenka njė goxha ministėr i mbrojtjes i njė vendi qė po vazhdon luftėn…
Unė kam ndjekur nė televizion disas fjalime tė Geleteit. Atij i shkėlqenin dhėmbėt e sapozbardhur dhe njoftonte: unė, demek, kam mėsuar tė luftoj gjatė kohės qė isha nė postin e ministrit. Dhe kėto fjalė i thoshte nė prag tė rrethimit tė Ilovajit. Ai madje nuk arrinte tė kuptonte se “mėsimi i tij kur ishte nė postin e ministrit” u ka kushtuar jetėn qindra, nė mos mijėra njerėzve.
Kur njė askush me arsim tė mesėm, bėhet ministėr i mbrojtjes i Ukrainės, atėherė, me siguri, shef i shtabit tė pėrgjithshėm duhet tė jetė ndonjė maturant i teknikumit tė gjellėtarisė.
Por pavarėsisht nga situata e vėshtirė, ekziston njė shpresė e madhe. E kam fjalėn pėr brezin e ri tė ukrainasve, tė cilėt kanė hyrė nė politikė afėrsisht gjatė dhjetė vjetėve tė fundit. Kėta janė njerėz me trutė nė vend. Kur shtrohet njė detyrė, ata vrasin mendjen dhe kėrkojnė mėnyra pėr zgjidhjen e saj. Po burokrati tradicional ukrainas si e zgjidh problemin? Ai, para sė gjithash, bėn ca hesape:
“Po unė ē’do tė fitoj nė kėtė mes?”.
Dhe nė qoftė se nuk fiton asgjė, atėherė ai s’ka pėr ta zgjidhur. Dhe kur nga burokratė tė tillė varet fati i vendit, atėherė ky vend rezulton tė mbetet atje ku pėrfundoi Ukraina 25 vjet pas arritjes sė pavarėsisė: pa ushtri dhe pa para. Me sa duket, Ukraina duhet tė pėrjetojė skenarin biblik: Moisiu e udhėhoqi popullin e vet 40 vjet nėpėr shkretėtirė, nė mėnyrė qė nė tokėn e premtuar tė hynin vetėm si njerėz tė lirė. Me siguri qė vendit do t’i duhet tė presė, derisa pėrfaqėsuesit me vetėdije tė plakur burokratike do tė vdesin vetiu.
Pyetje: Po derisa tė largohen nga pushteti vetiu njerėzit e sistemit tė vjetėr politik, Ukraina mund tė zhduket, apo jo?
Pėrgjigje: Kėtu gjithēka varet nga fakti se ēdo tė ndodhė me fqinjin tuaj verior. Fati i Rusisė tani, nė njė masė tė konsiderueshme, varet nga presidenti i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Po nėnshkroi gjithsej dy shkresa, pa kurrfarė goditjesh bėrthamore, Obama mund ta bėjė Rusinė tė bjerė nė njė gjendje parainfarkti.
Pyetje: A mund tė flisni mė me hollėsi pėr kėtė ēėshtje?
Pėrgjigje: Sė pari, monopolet mė tė fuqishme tė naftės tashmė po i bėjnė presion Obamės, duke i kėrkuar qė tė heqė kufizimet pėr eksportin e naftės bruto. Ai, hėpėrhė, po reziston, por shpresat janė se do t’i heqė. Nėse Obama do ta nėnshkruajė kėtė shkresė, ēmimet botėrore tė naftės do tė bien menjėherė.
Sė dyti, ėshtė fjala pėr eksportimin e gazit tė lėngshėm. Sipas tė dhėnave tė janarit tė vitit 2015, nė tryezėn e Obamės ndodhen afėrsisht 100 kėrkesa pėr eksportimin e gazit tė lėngshėm nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Me kėtė rast, Obama ka nėnshkruar pesė prej tyre. Pritet qė pas shtatė-tetė javėsh, sasia e parė e gazit tė lėngshėm tė shkojė nė Evropė. Nėse do tė hiqen kufizimet pėr eksportimin e gazit tė lėngshėm amerikan, ēmimet ndėrkombėtare tė tij, po ashtu, do tė kenė njė ulje tė menjėhershme.
Edhe nė rastin e parė, edhe nė rastin e dytė, Kremlinit i vjen fundi. A e dini se ku qėndron veēoria karakteristike e Rusisė? Se vendet normale, me njė ekonomi tė qėndrueshme, gjithmonė janė normale. Kurse Rusia bėhet njė vend i pėrgjegjshėm nė politikėn e jashtme vetėm atėherė kur pėrjeton probleme ekonomike serioze. Sapo nė Rusi grumbullohen para tė tepėrta, Kremlinit fillojnė t’i shkasin trutė: ēunat humbasin toruan dhe tė bėjnė paēet.
Rusia ėshtė njė vend me orientim jotradicional, nė kuptimin qė nė planin strategjik ajo mban tė njėjtin avaz. Nėse Perėndimi nuk do t’i heqė sanksionet, pas dy vjetėsh Rusia do tė marrė tatėpjetėn.
Nė puset e naftės, tė cilėt tani janė nė shfrytėzim nė Federatėn Ruse, sipas vlerėsimeve tė specialistėve tė ndryshėm, naftė ka mbetur afėrsisht edhe pėr dy vjet. Burime tė reja nafte, pas vendosjes sė sanksioneve perėndimore, Rusia e ka tė pamundur tė vėrė nė shfrytėzim. Kėshtu qė pas dy vjetėsh, vendi do tė mbetet pa naftė (Citohet sipas: Natalia Dvali. “Shoku i klasės sė Putinit, ish-zbulues i KGB-sė: Ju seriozisht e keni kur mendoni qė Putini, i cili merret me heqjen e rrudhave tė fytyrės, do tė shpėrthyeka ndonjė luftė bėrthamore? Atij, nga frika, do tė fillojė t’i rrjedhė botoksi”. Marrė nga faqja e internetit “GORDON”. 28 prill 2015).

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Eshref Ymeri
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 60 vizitorë
Lexuar: 2,101 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Aty ku ėshtė mėsuesi Vaxhid janė edhe nxėnėsi...
E enjtė, 21 shtator 2017 - 22:09
Mėsuesi Vaxhid Sejdiu me punėn, angazhimin dhe pėrkushtimin e tij nė kuadėr tė shkollės shqipe ėshtė bėrė model, se si duhet tė punojnė mėsuesit nė shėrbim...
Kėngėtari Nikollė Gjini, njė jetė me kėngėn s...
E hėnė, 19 qershor 2017 - 00:25
Publiku mė bėnė tė lumtur kur kėndoj dhe harroj ēdo gjė nga respekti pėr te para tij. Tallava, mendoj, ėshtė kanceri i muzikės popullore..
Jam krenar qė i takoj kombit shqiptar dhe e m...
E merkurė, 19 prill 2017 - 04:13
Intervistė me artistin e teatrit e tė filmit tė Kosovės, humoristin, studiusin serioz tė evenimeteve tė shumta, kritikun e artit letrar e pamor, Ismet Kras...
INTERVISTĖ ME KRYETARIN E LKSHMSĖ Z. HASAN QY...
E dielė, 01 janar 2017 - 05:45
Z.Qyqalla ky ėshtė viti i tret, nga themelimi i Lidhjes sė Krijuesve Shqiptarė nė Mėrgatė (LKSHM), ju si do na pėrshkruani shtegtimin e kėtij asociacioni, ...
Bashkėbisedim me Profesor Mustafė Krasniqin
E enjtė, 29 dhjetor 2016 - 16:54
Mustafė Krasniqi, ėshtė njėri nder aktivistėt kryesorė tė Ēėshtjes Kombėtare nė Kosovė dhe, tani pėr Mėsimin Plotėsues nė Gjuhėn Shqipe, nė Bavari.
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi